Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Shkrime te ndryshme
Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Shkrime te ndryshme

Ajo ishte e zemeruar dhe turfullonte e tera pa u menduar aspak per pasojat qe mund t’i shkaktonte ky zemerim kaq i madh, qe buciste ne gjoksin e saj te vogel dhe te ngritur perpjete, ne trupin e saj te shkurter dhe topolak dhe ne koken, qe ziente si kazan e pervelonte aty ku te dhemb.

“Tani do t’i telefonoj” tha me vehte me zemerim. Rrembeu me vrull pacavuren, qe ishte hedhur mbi bangon e kuzhines, fshiu duart dhe ngriti receptorin gjithe zemerim.

“Alo, jam une Irma. Mund ti flas pak Agronit ju lutem” i foli me ton te prere, ne nje kohe, qe te gjithe gishtat e duarve dhe krahet e vogla po i dridheshin nga zemerimi dhe emocioni ne te njejten kohe.

Nga ana tjeter e telit u degjua zeri i trembur dhe i habitur, duke u munduar te hiqej disi si serioz. “Po, une jam vete Agroni.” Dhe pasoi nje heshtje e vdekur, kaq e vdekur, sa ajo donte me cdo kusht t’i jepte fund me tonin e saj te prere. “Te lutem shume, mos me permend mua tjeter here, kudo qe te jesh. Cdo gje eshte e kaluar dhe e harruar. Te uroj naten e mire dhe te kesh shendet”. Degjohet nje peshperime neper dhembe si per te treguar, qe per shkak te nje keqkuptimi donte te kerkonte te falur, por per Irmen pak rendesi kishte nese do te degjonte fjalen “ME FAL”. Ajo nuk mori ne telefon per kete, as ajo vete nuk e dinte perse mori ne telefon, ndofta per te degjuar edhe njehere per here te pare apo te fundit zerin e tij te trembur dhe jo shume te sinqerte. Ajo nuk kishte shume deshire t’ja degjonte zerin, dukej cdo gje fallco dhe e peshtire ne cdo fjale qe vinte nga telefoni, me teper i pelqente te lexonte shkrimet e tij. Bota e tij e brendshme ishte krejtesisht e ndryshme nga ajo e jashtmja, dhe lum ajo qe i njihte atij vetem boten e tij te brendshme. Irma ishte njera nga ato grate me fat, qe nuk e njojti boten e jashtme te tij dhe kenaqej kaq shume me aq sa kish njohur tek ky njeri, nuk donte aspak te mesonte me teper, mjaftohej vetem me shkrimet e tij dhe fantasia e saj mbushej plot lumturi. Ai i mbushte nje boshllek, qe ajo vite e kishte te pambuluar, por me ne fund ai e mbushi kete boshllek dhe e permbushi misionin e tij, ashtu me ate menyren e tij te ndershme.

Sikur ai ta dinte se sa te lumtur beri nje femer, per nje kohe aq te shkurter, ai duhej te shkonte ne parajse me bekimet, qe mori nga kjo femer. Ajo shume here zemerohej me te, por i mungonte forca per te mbajtur inatin.

Uli receptorin me qetesi dhe hodhi floket e kuqerremte mbrapa me shpejtesi, duke marre fryme thelle dhe duke u pare ne pasqyren e madhe te dhomes se gjumit.

Cdo gje mori fund njehere e pergjithmone dhe Irma si per ti vene kapakun, u drejtua tek lavapjata e saj, per te mbaruar pjatat e palara te lena pergjysem nga duart e saj te vogla dhe te bukura, qe pervec se sinqeritet dhe dashuri nuk shprehnin asgje me teper.

“Eeehhhh, kjo paska qene jeta…. Me pjata fillon dhe me pjata mbaron………..” mendoi Irma dhe mendimet po i kthjelloheshin nga casti ne cast.

Qe nga ajo dite, ajo nuk ndjeu me nevojen te lidhej me me kete njeri. Cdo gje perfundoi ashtu si filloi, ja ashtu si nje loje kalamajsh……dhe lojrat e kalamajve jane gjithmone te bukura dhe lehte harrohen.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Qershor 2007 01:21
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Syte

Johana ecte rrugeve te zhurmshme te Athines e shkujdesur dhe mendonte per udhetimin qe do te niste te shtunen per ne States. Hapat nuk i kishte fare te sigurta dhe trembej per cdo hap qe hidhte. E bluanin vazhdimisht mendimet pafund ne koken e saj “A ja vlen vajtja ime ne States?” Brenda dy vjetesh ishte hera e katert, qe nisej dhe merrte kete rruge te larget dhe e linte veten ne duar te doktoreve, qe ishin me te famshmit ne bote per semundjen e saj. Syte i digjnin dhe i pervelonin nga e krojtura e vazhdueshme dhe e bezdishme. Drita e diellit vezullonte kaq eger ne syte e saj, megjithese syzet qe kish veshur ishin nga me te shtrenjtat ne markate dhe me mbrojtje te larte HV.

“Uufff” foli me vehte dhe me nervozizem, hoqi syzet nga fytyra dhe donte t’i hidhte ne nje kosh plerash, qe sa e kaloi prane, por pastaj me nostalgji u mendua thelle dhe tha: “ Jo, jo, prinderit e mij shpenzuan shume per keto syze. Eshte padrejtesi t’i hedh me kaq mosmirenjohje”

Ecte dhe qante me ze duke murmuritur “ Nuk arrita ti kenaq prinderit e mij me nje martese te lumtur dhe t’u sillja ne duar plazma te vogla, por a ja vlen kjo martese per mua?. Une jam 35 vjec tashme, por a eshte e drejte, qe une ne kete gjendje qe jam, te sjell femije ne kete bote? Edhe eshte, edhe nuk eshte. Aaahh, sa me djegin keto syte dhe keto lotet e flamosura nuk kane ndermend kurre te pushojne” dhe filloi t’i kruaje syte perseri me rrembim dhe nervozizem.

“Si tha doktori, eshte semundje shume e rralle persa i perket kancerit ne sy dhe mua me duhet te vizitoje States te pakten 4 here ne vit per therapi. Kaq shume i urreja States dhe ja Zoti me beri, qe une t’i vizitoj me shpesh se kushdo tjeter, qe donte te vinte ne kete vend te begate per gjithe te deshiruarit. Si nuk u gjend nje doktor i mire ne Athine per mua, qe une mund te kurohesha pikerisht ne kete qytetin tim, qe e dashuroj pa mase.”

Ecte neper Athine, sikur do ta perpinte te gjalle per here te fundit. “Valle a do te behem nje dite mire dhe te ngopem me qiellin e kthjellet te Athines time dhe me detin larg ne horizont duke e pare pa syze si njehere e nje kohe. Do te vete vone ne darke ne shtepi sonte”

“Ceeerrrr” bie zilja e celularit dhe nga ana tjeter degjohet zeri i embel dhe melodioz i mamase: “ Po he moj Johana, me thuaj te lutem kur do te jesh ne shtepi, neser je per rruge dhe ti e di mire se sa rruge e gjate eshte………….”

“Erdha Mama, me ler edhe pak te bredh ne rruget e Athines e te ngopem dhe do te jem ne shtepi aty nga mbasditja, mos u bej merak, jam mire….jam shume mire dhe ta dish qe therapia kete rradhe do te shkoje me mire, kam nje parandjenje te shkelqyer” dhe e mbylli celularin duke e urryer veten, qe po tallej kaq trashe me nenen e saj. Nena e saj ishte e re, e bukur, e zgjuar dhe askush nuk mund t’a genjente ate aq kollaj, por ja qe ajo duhet ta bente nje akt te tille, t’a genjente nenen e saj kapedane, per ti dhene kurajon, qe ajo vete e kish humbur brenda saj shume kohe me pare.

………….

Johana e gjeti veten e saj prane Metrose ne Sintagma dhe ne vend qe te merrte drejtimin per ne shtepi, mori ate te kundertin. Johanes i pelqente me shume kohet e fundit te merrte Metrone, se sa te ngiste vete makinen apo te merrte taksi.

Donte te ishte atje midis njerezve……….dhe te kish mundesi t’i shihte sa me nga afer…….

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Qershor 2007 19:08

Ngjyra portokall

"Tak-tak" troket dera e pasme e kuzhines dhe zhurma e madhe e fsheses me korent e mund kete trokitje te lehte dhe delikate.

Hapet dera ngadale dhe nje figure e bukur e brishte, qe dukej sikur do te thyhej kaq letshem cfaqet perpara deres, veshur ne portokall. Syte e ndritshem te vajzes magjishem qeshin me ate ciltersine e tyre dhe ngjyra e zeze e tyre shkon kaq shume me floket pis te zinj hedhur mbi supe. Vathet e florinjte bisht palloi shkonin kaq bukur me qafen e gjate dhe te zbuluar e boshe.

Dritani, qe sapo hyri ne kuzhine pas saj e sheh dhe e permban vehten nga bukuria e papritur e cfaqur perpara tij, duke u hequr serioz dhe menefreg. Ajo lehte, lehte vete ne pasqyre dhe hedh edhe nje veshtrim te shpejte mbi vehten, si per t'u siguruar nese vertet dukej kaq e bukur sa i thane te tjeret perpara se ta shihte Dritani.

"Dritan, perse nuk i thua Fines qe sot duket shume e bukur" i thote motra.

"Nuk eshte nevoja t'ja them, ajo e di qe ne portokall ajo duket nje perendeshe e vertet, prandaj edhe eshte veshur keshtu sonte, vetem per mua"

Te dy hypin ne makine me qetesi, duke lidhur rripat rreth tyre dhe makina zhduket ne rrugicat e lagjes..........

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Qershor 2007 20:01
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

Re: Syte

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Johana ecte rrugeve te zhurmshme te Athines e shkujdesur dhe mendonte per udhetimin qe do te niste te shtunen per ne States. Hapat nuk i kishte fare te sigurta dhe trembej per cdo hap qe hidhte. E bluanin vazhdimisht mendimet pafund ne koken e saj “A ja vlen vajtja ime ne States?” Brenda dy vjetesh ishte hera e katert, qe nisej dhe merrte kete rruge te larget dhe e linte veten ne duar te doktoreve, qe ishin me te famshmit ne bote per semundjen e saj. Syte i digjnin dhe i pervelonin nga e krojtura e vazhdueshme dhe e bezdishme. Drita e diellit vezullonte kaq eger ne syte e saj, megjithese syzet qe kish veshur ishin nga me te shtrenjtat ne markate dhe me mbrojtje te larte HV.

“Uufff” foli me vehte dhe me nervozizem, hoqi syzet nga fytyra dhe donte t’i hidhte ne nje kosh plerash, qe sa e kaloi prane, por pastaj me nostalgji u mendua thelle dhe tha: “ Jo, jo, prinderit e mij shpenzuan shume per keto syze. Eshte padrejtesi t’i hedh me kaq mosmirenjohje”

Ecte dhe qante me ze duke murmuritur “ Nuk arrita ti kenaq prinderit e mij me nje martese te lumtur dhe t’u sillja ne duar plazma te vogla, por a ja vlen kjo martese per mua?. Une jam 35 vjec tashme, por a eshte e drejte, qe une ne kete gjendje qe jam, te sjell femije ne kete bote? Edhe eshte, edhe nuk eshte. Aaahh, sa me djegin keto syte dhe keto lotet e flamosura nuk kane ndermend kurre te pushojne” dhe filloi t’i kruaje syte perseri me rrembim dhe nervozizem.

“Si tha doktori, eshte semundje shume e rralle persa i perket kancerit ne sy dhe mua me duhet te vizitoje States te pakten 4 here ne vit per therapi. Kaq shume i urreja States dhe ja Zoti me beri, qe une t’i vizitoj me shpesh se kushdo tjeter, qe donte te vinte ne kete vend te begate per gjithe te deshiruarit. Si nuk u gjend nje doktor i mire ne Athine per mua, qe une mund te kurohesha pikerisht ne kete qytetin tim, qe e dashuroj pa mase.”

Ecte neper Athine, sikur do ta perpinte te gjalle per here te fundit. “Valle a do te behem nje dite mire dhe te ngopem me qiellin e kthjellet te Athines time dhe me detin larg ne horizont duke e pare pa syze si njehere e nje kohe. Do te vete vone ne darke ne shtepi sonte”

“Ceeerrrr” bie zilja e celularit dhe nga ana tjeter degjohet zeri i embel dhe melodioz i mamase: “ Po he moj Johana, me thuaj te lutem kur do te jesh ne shtepi, neser je per rruge dhe ti e di mire se sa rruge e gjate eshte………….”

“Erdha Mama, me ler edhe pak te bredh ne rruget e Athines e te ngopem dhe do te jem ne shtepi aty nga mbasditja, mos u bej merak, jam mire….jam shume mire dhe ta dish qe therapia kete rradhe do te shkoje me mire, kam nje parandjenje te shkelqyer” dhe e mbylli celularin duke e urryer veten, qe po tallej kaq trashe me nenen e saj. Nena e saj ishte e re, e bukur, e zgjuar dhe askush nuk mund t’a genjente ate aq kollaj, por ja qe ajo duhet ta bente nje akt te tille, t’a genjente nenen e saj kapedane, per ti dhene kurajon, qe ajo vete e kish humbur brenda saj shume kohe me pare.

………….

Johana e gjeti veten e saj prane Metrose ne Sintagma dhe ne vend qe te merrte drejtimin per ne shtepi, mori ate te kundertin. Johanes i pelqente me shume kohet e fundit te merrte Metrone, se sa te ngiste vete makinen apo te merrte taksi.

Donte te ishte atje midis njerezve……….dhe te kish mundesi t’i shihte sa me nga afer…….

shume histori e hillur

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Qershor 2007 20:19
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të atiola Kliko këtu për të kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: atiola Shto atiola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto atiola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

MENGJES NE TREN

Me vrap nxiton te futet ne vagon perpara se te mbyllet porta me shpejtesi dhe me rrembim. Ze sediljen prane deres, qe ta kete kollaj kur te dale. Ulen bashke prane njeri-tjetrit. Djali vendos I-podin ne vesh dhe si gjithmone degjon muziken e tij te preferuar rape nga kengetaret zezake. Ajo mundohet ti flase here mbas here, por ai eshte komplet i zhytur ne ate muzike, qe nuk dihet nese eshte kulture apo opium per djalin e saj. Per nje moment me nje shenje nervozizmi i heq nje nga degjueset e veshit qe te mund ti flasi qofte edhe nje fjale dhe fjale e saj te degjohet prej tij.

"Degjo kurre mos e perserit kete veprim, se ndryshe nuk do te jemi prape bashke ne tren" i pergjigjet ai me nje ton te ulet, por nevrik.

Ajo fillon ti hedhe nje sy gazetes ne nje forme pikelluese shpejt e shpjet per te lexuar lajmet e rendomta te dites dhe ve re bashkeudhetaret e saj te mengjesit, njeri me xhin, tjetri me kostum, njera me barkun jashte, tjetri me karroce femijesh, dikush me valixhe.

Te gjithe kishin I-pod-et ne veshet e tyre.

Te gjithe ishin vetem, ashtu si edhe ajo vetem fillikat, packa se djali ishte prane saj, veshur me kostum e gravate, gati per te nisur diten e punes.

Te gjithe vetem...........dhe ajo si te gjithe gati per te nisur diten e punes vetem............

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Korrik 2007 19:23
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

HIPOKRITJA

E pashe nje mengjes tek bareste me shpejtesi me floket boje mjalti, qe ia merrte era dhe mendova: "Kesaj femre nuk ja vlen t'i flasesh, eshte vecse nje hipokrite, qe jeton ne vetmi dhe qe i pelqen vetmia"

I kalova prane dhe mendova mos isha gabuar, por jo, syte e saj flisnin me teper se shume goje llafazane. Ata sy veshtronin rreth e rrotull, si per te zbuluar kush tjeter ishte duke e pare ate ne kete moment. Sa sy komfjuze dhe te turbullt.

Jo ishte e kote ti flisja, megjithese kishim kaq kohe qe shkembenim e-maile dhe mesazhe shkrimesh, ajo nuk ishte gje tjeter, vecse nje plazme fallco qe donte te ishte gjithjmone sa me larg njerezve...........

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Korrik 2007 20:16
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Re: HIPOKRITJA

..........

Nuk e di ne i ke shkruar ti...por shkrimi i fundit me pelqeu....

Te tjerat do i lexoj ndonje here tjeter kur te kem kohe dhe mundesi.........

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Korrik 2007 00:07
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Te gjitha jane te mijat katilke :p te shkruara simbas momentit dhe damarit qe me vjen ne ate seconde. Ne hartime nuk kam qene keq, gjithmone merrja dhjeta, po edhe duke kopjuar nga pak nga shkrimtaret e medhenj

Ketu nuk kam te kopjuara, jane 100 per qind origjinale.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Korrik 2007 00:10
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Te gjitha jane te mijat katilke :p te shkruara simbas momentit dhe damarit qe me vjen ne ate seconde. Ne ahrtime nuk kam qene keq, gjithmone merrja dhjeta po edhe duke kopjuar nga pak nga shkrimtaret e medhenj

Ketu nuk kam te kopjuara, jane 100 per qind origjinale.

........

Aspak nuk eshte kopjim kotkesha...:p

Ne lexojme.....dhe kur duam te rijojme dicka ...,nuk kemi se si te mos ndikohemi nga ato qe kemi lexuar... E di ti qe edhe ne Akademine e Arteve dega e kompozicionit krijon nje pjese vete mbi bazen e nje modeli nga kompozitor te medhenj.....e njejta gje ndodh ne te gjitha fushat........edhe nder libra.....mes shkrimtarve te medhenj une shpesh here kam gjetur perputhshmeri shprehjesh dhe shtjellimesh te subjekteve.....  ....a shkrova boll tesh...:p

Edhe une kam qene e dhene shume pas hartimeve dhe punimeve ne proze...gjysa shkolls ka marre 10-ta neper hartime rej meje ...

Shkrime te mbara

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Korrik 2007 00:19
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Monitori

I ftohte, i ngurte, pa ndjenja, pa fjale, pa ze, pa tinguj, i frikshem dhe misterioz, vetem keshtu pershkuhej nga truri i vogel i saj kjo makine e cuditshme.

Ishte bere nje nga armiqte e saj, pa u atakuar kurre me te, vetem nga indiferenca e madhe, qe tregonte atje mbi tavolinen e vogel, sa here qe e shihte. Biles kishte filluar ta urrente aq shume, sa donte edhe ta godiste ndonjehere, si per te hequr ate friken, qe i shkaktonte kur mendonte ta prekte.

Ngjyra e miut te ketij monitori nuk ishte aspak terheqese per syte e saj, plogeshti dhe zymtesi i ngjallte, sa here qe e shihte.

Por nje dite e kuptoi se duhet ta bente mik kete armik te ri, qe erdhi ne jeten e saj. Filloi ta perkedhelte, si te duhet te marresh me te mire nje femije te vogel, qe mos te te urreje qe ne fillim. Leshoi doren mbi tastiere dhe gishtat sa filloi ti levize u shtangen nga frika se mos e lendonte kete armik te panjohur. I terhoqi me frike dhe agoni se mos ndofta dicka shkoi jo mire. Nuk u degjua ndonje bbbuuuuummm, coi doren tek mausi I vogel dhe degjoi nje klik, perseri nuk u degjua asnje bbbuuumm, por zemra e saj rrihte me shpejtesi dhe agoni.

Si te bente, te vazhdonte ta perkedhelte kete "dashnor-makine" te re apo ta perplaste atje ne nje rreze te dhomes? I duhej te gjente pune dhe te hapte syte, menyre tjeter nuk kishte.......

Monitori nga perkedheljet delikate te saj dhe me durim u kthye nga nje djall me ngjyre te zeze, ne nje dritare te madhe, ku mund te shihte drite, oqean, qiell, shoke, shoqe dhe libra plot.

Mire thote populli, mendoi ajo me vehte: "Puna eshte si te besh mik nje armik, ky eshte talent" dhe ajo vertet e beri nja nga miqte e saj me me vlere, ate qenjen pa shpirt...MONITORIN.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Modifikuar nga kotka datë 14/07/2007 ora 01:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Korrik 2007 01:23
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:22 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Shkrime te ndryshme

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.