Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > GRUSHTI Tregim
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

GRUSHTI Tregim

[I]Tregim i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë…[/I]
 
'
 
.
   ......          ..................................Grushti
 
..........Ai hyri në klasë, ashtu i ndrojtur dhe pa dëshirë. Nuk njihte asnjë këtu dhe kishte atë mërzinë që na shoqëron përherë kur hyjmë në ambjente të panjohura. Zuri një vend bosh në bangën e parë dhe u përqëndrua në fletoret që kishte me vete. Qyteti nga vinte ishte një qëndër e zhvilluar, por relativisht e vogël. Prindërit ishin transferuar dhe në fakt ai vinte këtu pa dëshirë. Linte prapa një shoqëri të mirë dhe një qytet të dashur.
...........Vinte i hollë dhe i gjatë, por me trup të zhvilluar mirë. Kishte një fytyrë të këndëshme dhe dy sy të qetë. Në moshë të njomë kishte kaluar apendicitin dhe mbas tij një infeksion të dytë. Mjekët nuk i kishin vënë shumë shpresë, por më në fund jeta pat triumfuar mbi vdekjen. Kjo gjë e kishte bërë të vendosur në jetë. Gjithonë luftonte për të arritur atë që donte. Mjekët e kishin këshilluar se gradualisht duhej që të punonte për të forcuar muskujt dhe ai ishte bindur. Punonte çdo ditë për disa orë rrjesht. Trupi iu zgjat, por peshë nuk vinte, krahët iu forcuan por ai donte më tepër. Dhe kështu vit pas viti, erdhi e u bë një djalë i gjatë e i lidhur mirë. Tepër i përmbajtur; gjithmonë mbeti duke iu shmangur sherreve të zakonshme të fëmijrisë…
….........Ate moment, ishte i sigurt që të gjithë po e shihnin atë. Klasa me zhurmën e saj të zakonshme e trulloste sot pa ditur se pse. Papritur një fshirëse plot pluhur shkumbësi e goditi në pjesën e mbrapme të kokës. Qëndroi disa sekonda pa lëvizur, duke ndjerë mëshirë për veten dhe një urrejtje të pa kompromis për këdo që e kishte bërë atë veprim. Disa vajza iu afruan duke u përpjekur që ta qetësojnë. U ngrit ngadalë dhe u kthye me fytyrë nga grumbulli i nxënësve që po qeshnin me të madhe. Për çudi, duke parë ato fytyra idiote që e shihnin dhe e përqeshnin ashtu, pikërisht për fajin e vetëm se ishte i huaj aty, ndjeu mëshirë dhe keqardhje. Inati që i kishte hipur në fytyrë dhe që e kishte bërë që të zverdhej u zëvëndësua nga paqja që shoqëron gjithmonë fundin e një stuhije. Përdrodhi buzët me një të qeshur të hidhur dhe u ul përsëri në vendin e tij. Asnjëherë nuk e kishte menduar se  mund ta zotëronte veten aq mirë. Po në fund të fundit çfarë duhej që të bënte. Ai djali, që qeshte më shumë, ishte dy herë më i gjërë se ai dhe kishte dy duar të mëdha, që mund të të bluanin po të bëje gabimin dhe të rrëshqisje midis tyre. Dy vajza që ngjisnin si binjake, i qëndonin pranë dhe mundoheshin që t’i bënin  shoqëri. Ai i largoi me mirësjellje. E dinte mirë se ishte pikërisht një fjalë e mirë, apo një gjest i ngrohtë i ndonjërës prej tyre, shkaku i asaj fshirëseje mbi kokën e tij.

...........Qënja humane megjithse e zhvilluar, ruan në thellësi instiktet bazë të kafshës. Të mos guxonte kush dhe të hynte në teritorin ku dikush e quante veten mbret. Të mos guxonte dikush, që të trondiste sadopak pushtetin imagjinar të mashkullit, sepse pas kësaj fillonte ajo aq e mirënjohura lufta për post, lufta për dominim. Atë moment e ndjeu nevojën e mmiqve të vjetër më shumë se kurrë. Ata e njihnin, e donin dhe e kishin pjesë të tyre. Për këta këtu ishte vetëm një rival dhe asgjë më shumë.
...........Ra zilja dhe ai nuk po dinte se çfarë të bënte; të qëndronte akoma atje dhe të rrezikonte edhe një fshirëse tjetër, apo të lëvizte. Po ku të shkonte? Vendosi të rrinte, por duke i bërë një premtim vetes. Nëqoftëse ndodhte përsëri e njëjta gjë, ai do të ngrihej dhe do të shkonte të godiste në fytyrë, pikërisht atë më të fuqishmin prej tyre. Le të bëhej çfarë të donte. Edhe sikur ta dinte se do ta bënin copë, nuk kishte tjetër rrugëdalje. Dhe siç e kishte menduar përsëri një fshirëse fluturoi fare afër kokës së tij dhe u përplas në dërrasën e zezë.
 ..........Ai u ngrit i qetë, me një buzëqeshje të lehtë në të gjithë fytyren e tij, dhe ngadalë u drejtua nga grrumbulli ku ishin djemtë që këtë here po qeshnin si me zor. Aq i bënte kush kishte qëlluar. Ai duhej të godiste. E sa rendësi kishte se kush ishte fajtori!? Në këtë rast bëhe fjalë për domonim. Ai ose tani do të vendoste ndrerin e tij në vend, ose duhej që të largohej me bishtin ndër shalë nga klasa. Këtë të dytën ai nuk mund ta pranonte. Ai nuk iu bind vdekjes, që i erdhi aq pranë, si mund të trembej nga një mashkull…sado i fortë që të ishte.
...........Me një shpejtësi të rrufeshme e qëlloi djalin e madh pikërisht midis syve, atje ku ai mendoi se ishte vendi më i përshtatshem, E qëlloi vetëm një herë, por me të gjithë inatin e mbledhur në vite. Tani kishte erdhur çasti i tij. E qëlloi vetëm një herë dhe u kthye ngadalë për të ikur…Klasa kishte ngrirë. Ai ndjeu një zhurmë të mbytur pas shpine, por nuk e ktheu kokën. Po priste grushtin e madh që ta arrinte nga çasti në çast dhe ecte i tendosur. U ul në bangë, pa ditur se çfarë po bënte. E gjithë klasa i vinte vërdallë. Përsëri dy binjaket aty afer tij duke qeshur të gëzuara.
..........-Mirë ja bëre se e meritonte. Edhe sikur të vijë drejtori, ne jemi ne anën tënde.

...........Atëhere ai e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Ajo zhurmë e mbytur pas shpinës së tij kishte ardhur nga trupi i rëndë i djaloshit që po plandosej në tokë…

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Korrik 2007 23:38
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Re: GRUSHTI Tregim

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

.............

Bukur DXP....

Me pelqen menyra jote e te shprehurit.....Gjithnje kenaqem kur te lexoj....

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Korrik 2007 23:54
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Faleminderit

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2007 05:12
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Re: GRUSHTI Tregim

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
[I]Tregim i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë…[/I]

...........Qënja humane megjithse e zhvilluar, ruan në thellësi instiktet bazë të kafshës.
..........-.

...........

DXP

fatkeqesisht shume e vertete ne te gjitha koherat,dikush me pak e dikush me shume.
Urime per te gjitha shkrimet DXP.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2007 05:52
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Goku
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/09/2006
Vendbanimi: *****
Mesazhe: 1040

Shume interesante kjo histori...Por kam disa pyetje per kete djalin qe po flet a ka qene shoky yt ? Apo e ke degjuar kete histori ? Ose me mire te them a ke qene prezent ne ngjarje ?
Do te me pelqente te lexoja perfundimin.

__________________
The more things change, the more they remain the same.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2007 07:46
Goku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Goku Kliko këtu për të kontaktuar me Goku (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Goku Shto Goku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Goku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha Tigerblue
Shume interesante kjo histori...Por kam disa pyetje per kete djalin qe po flet a ka qene shoky yt ? Apo e ke degjuar kete histori ? Ose me mire te them a ke qene prezent ne ngjarje ?
Do te me pelqente te lexoja perfundimin.

Faleminderit qe e ke lexuar tregimin.

Dhe ne vazhdim por perpiqem qe te sqaroj dicka...Une kete pyetjen tende e quaj kmpliment dhe me plot respekt vazhdoj:

-Ne artin e shkruar, ne te cilin ben pjese edhe tregimi, midis te tjerash, ka edhe disa forma dhe struktura skeletike paraqitjesh. Dikush, e thote qe ne fillim perfundimin dhe pastaj e shtjellon ngjarjen, Te tjere autore, ngrehin shume ngadale formen e fabules dhe papritur i japin nje fund te cuditshem ose edhe nuk e perfundijne fare. Autore te medhenj iu kane dhene tregimeve perfundime te befta. Struktura klasike eshte fillim-brendi-mbyllje. Ngjarja ka nje kulm qe e arrin diku andej nga mesi ku edhe zgjidhet situata dramatike dhe pastaj autori ben shpjegimin mbylles.

 Vajti ne pyll..atje takoi princin...ai ishte me kale iu doli ujku....ketu fillon drama...princi e vrau ujkun....u zgjidh drama....dhe rrojten dhe u trasheguan lol

Une jam perpjekur qe te perpunoj stilin tim i cili sigurisht mund te klasifikohet ne nje nga ata te mesipermit. Po te lexosh me kujdes edhe tregimet e tjera do te kuptosh qe jane pak a shume te njejte. Ka nje ngritje te fabules dhe nje fund disi me te pjerret, po te flasim per relievin lol.

Kjo ngjarje mund t'i kete ndodhur nje komshiut tim, shokut mua, ketij tjetrit me siper, apo ty...kjo ka pak rendesi. e rendesishme eshte qe skeletit historik te perpiqesh ti veshesh petka arti.Kjo eshte shpesh shume e veshtire. Edhe atehere kur historia vete eshte plot fabul, nje histori pikante, perseri ndodh qe deshton krijimi..

Si perfundon ngjarja. Une e perfundoj ngjarjen dhe i jam nje fund jo te pakendshem.

Ideja kryesore eshte:

-Djali triumfon mbi friken e tij qe e kishte shoqeruar gjithe jeten mbas semundjes se kaluar.

Ide te tjera

 -Ai triumfon mbi te keqen dhe e ndeshkon ate.

-Klasa clirohet edhe ajo nga e keqja.

-e mira fiton lol

Miku im c'rendesi ka se si vazhdon jeta e ketij djali.. Ndoshta ai dashurohet me me te bukuren e klases, por ndoshta te nesermen e shtyp makina dhe megjithse fitoi mbi vdekjen gjate  semundjes perseri ajo nuk ju nda...

A s'ka bere vaki edhe keshtu? lol

Respekt

DXP

PS

 Faleminderit demokrate4ever, ja edhe kjo qe thua ti eshte nje ide e forte qe mund te dakle nga tregimi dhe qe une nuk e kapa dot. 

 Respekt per ty

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2007 08:05
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Jam dakord me ty Mister, edhe une kur lexoj nje tregim nuk perpiqem te shoh sa ka personale ne brendine e nje tregimi.

Une tregimin tend e mora si nje triumf te djalit mbi semundjen qe kish kaluar me vite dhe me pelqeu shume. Stili i prozes se shkurter me terheq jashte mase. Ne rini mbaj mend qe lexova "Tregime Amerikane te shekullit te njezet" dhe akoma i kam ne kujtese se sa te goditura ishin ato tregime, si ato pikturat e nje piktori, qe e shpreh talentin e tij ne dy minuta dhe jo ne vite.

Urime dhe vazhdo te shkruash

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2007 08:50
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Jam dakord me ty Mister, edhe une kur lexoj nje tregim nuk perpiqem te shoh sa ka personale ne brendine e nje tregimi

Oh, me paska shpetuar ky element.

 E di si eshte kjo gje. ja ta zeme se po lexon "njezetmije lega nen det" dhe thua:

-More sa i forte paska qene ky Zyl Verni, vend nuk paska lene pa bredhur. Qe te mos marr edhe te tjere shembuj me pikante nga bota e letersise, po vazhdoj.

Heroi qe zgjedh dikush eshte nje funksion i derivueshem, i cili nuk eshte e thene qe te jete edhe i vazhdueshem. Ti, jam i sigurt qe me kupton.

DXP

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 04:25
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

Heroi qe zgjedh dikush eshte nje funksion i derivueshem, i cili nuk eshte e thene qe te jete edhe i vazhdueshem. Ti, jam i sigurt qe me kupton.

DXP

Prap provimet e shkolles se mesme mua!
Lum si kotka qe ka bere te njejten shkolle me misterin!

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 05:23
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bleta punetore Kliko këtu për të kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bleta punetore në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore

Prap provimet e shkolles se mesme mua!
Lum si kotka qe ka bere te njejten shkolle me misterin!

Kemi qene ne nje bange, andej nga fundi i klases.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 05:41
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Mister_DXP Kliko këtu për të kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Mister_DXP në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > GRUSHTI Tregim

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.