ASTRA
Fidélité

Regjistruar: 25/09/2007
Vendbanimi: Ne qiell
Mesazhe: 37
|
Ishte ulur e qetë tek dritarja e dhomes dhe po shihte se si dielli i ndritshëm, duke u fshehur pas një mjegulle të hollë, po ulej me shpejtësi drej vijës së horizontit. Një ngjyrë e kuqe po përhapej gjithandej. Dukej sikur sendet po ngriheshin drejt qiellit, duke u shpërbërë në mijra pjesëza të ndritshme. Perëndimet, i kujtonin shtëpinë e saj të bardhë buzë detit dhe verandën e gjërë. Gjithmonë i kishte pëlqyer ky cast dhe ja ashtu e përhumbur në kujtime iu duk sikur u shkëput nga vetja.
Psherëtiu lehtë me një gaz të brendshëm dhe përsëri, kushedi se për të satën herë, solli ndër mend me hollësi çdo çast të mbrëmjes së fundit, klithmën e këputur, spazmën e çmëndur te fundbarkut të saj dhe tendosjen e egër drejt buzëve të tij. Ishte pra ai, hyjnori kulminacion, rreth të cilit janë shkruar mijra e mijra faqe librash.
Ajo e dinte mire, se kjo nuk ishte një pëpjekje e zakonshme. Jo, ajo isht dashuria...ëndrra e munguar, dhimbja në kraharor, ethja e buzëve të djegura, akti i ëmbël final. Atë mbrëmje, rrobat kishin qënë të tepërta. Zjarri në vatër…dëshmitar i një bashkimi shpirtërash. Asnjëherë më parë, nuk kishte qënë aq shumë në paqe me veten dhe me natyrën. Një qetësi e tillë mund të ishte, ose në varr, ose në parajsë. Ndjeu pas shpine nje zhurmë të lehtë dhe ktheu kokën pas. Ai ishte aty pas shpinës së saj dhe po i buzëqeshte lehtë…
.............
__________________
...il mondo è piccolo, il bianco si sporca
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|