Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Liqeni i kripur
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Liqeni i kripur

Kapitulli i pare

KLAJDI DHE ENSI

Njerëzit që unë dua me të vërtetë marrin shpesh herë mesazhe dashurie nga unë.



Gjithmonë atëherë kur nuk e presin.



Ngaqë më njohin mirë, miqtë dhe mikeshat e mia të zemrës nuk çoroditen e as nuk e pyesin më veten se pse në orët apo ditët më të pakuptimta u shkruaj herë pas here fjali të shkurtra të tipit “të kam shumë xhan…”, ose: “kur të pashë në mëngjes duke fjetur qetë me kokën e përkulur pakëz jashtë krevatit, dhe me fëmijën tënd pranë teje, - atë ëngjëllin e vockël që e dua aq shumë, i cili flinte horizontalisht mbi jastëk e me duart e hapur, - u ndjeva i lumtur që ju kam të dyve në zemrën time”, apo: “e di ti, qe jam i bekuar që të kam njohur?”



Unë jam aq egoist sa kam nevojë që t’i befasoj njerëzit me dashuri.



Në mënyrë që ata pastaj të më duan!



U kujtoj se unë jam ende këtu, sidomos atëherë kur për shkak të rrethanave të jetës dhe të përditshmërisë së tyre të ngarkuar me njëmijë halle, porosira, apo nevoja për të plotësuar harrojnë për momentin ekzistencën time.



Ua them shkurt dhe qartë se sa shumë i dua, dhe pas pak minutash fluturoj kur në celularin tim ndjej dridhjen e mesazhit që më thotë: “o shpirti im…, të dua edhe unë, të dua aq shumë sa nuk e ke idenë!”



Në të tilla raste gëzohem që kam mundur të ndryshoj për mirë ditën e dikujt dhe ashtu si njeriu i përzhitur në diell i cili mezi pret të zhytet në ujrat e kthjellët të detit, po ashtu ripërtërij unë shpirtin tim të etur për dashuri.



Ndonjëherë, me vetëm një mesazh në telefon…



Kur shkruaj atë mesazh, përveç dashurisë së sinqertë që ndjej karshi personit të cilit apo së cilës po i drejtoj mesazhin, ndjej, në fakt, edhe vetëkënaqësinë se personi tjetër do të marrë edhe goditjen e fortë në zemër kur do risjellë ndërmend kujtimet e veta me mua, dhe do i vijë aq e papritur ajo shpulla “si dreqin nuk e kam marrë në telefon këtë njeri që më dashka vërtet kaq shumë?!” Pikërisht në atë moment nevoja ime për të ndjerë dashurinë e atij personi do të arratiset nga unë e përmes telefonit do të shndërrohet në një bretje të dhimbshme ndërgjegjeje. Më shkëlqejnë sytë nga ligësia dhe me shkojnë buzët vesh më vesh duke u ngërdheshur për këtë turbullirë psikologjike që sapo kam shkaktuar!



Tani që po mendoj këto tipare të karakterit tim, ndihem i vetmuar dhe jashtëzakonisht i frikësuar për moshën time. 27 vjeç, janë edhe pak, edhe shumë. Frikshëm shumë… Shumë për mua, që ndihem akoma 15! Por që nga sot jam 27 dhe i mbushur me dështime, me vendime të marra aty për aty e në nxitim e sipër. Madje shpesh nën efektin e alkoolit, pak përpara dehjes së plotë.



Edhe këto shpërthime të befasishme mesazhesh dashurie-egoizmi-ligësie, i ndërmarr në më të shumtën e rasteve në këto momente të jashtëzakonshme eksitimi shkaktuar nga alkooli, atëherë kur akoma s’më ka mbërthyer plotësisht aq sa të më errësojë gjykimin.



Meqë është pasdite, pasditja e së dielës, jam i sigurt se shumica e miqve të mi kanë tentuar të dëfrejnë nëpër ambiente qejfi qysh dje në mbrëmje deri sot në mëngjes, kështuqë do të jenë tani duke u kujdesur të shërojnë dhimbjen e kokës dhe bezdinë e një guri që ndjejnë në stomak.



Po kalon dita dhe qartazi askush prej këtyre “qejflinjve” apo “qejfleshave” të natës nuk do kujtohet për ditëlindjen time, ndaj vendos që atë gurin në stomak dhe atë goditjen e fortë që ndjejnë çdo 5 minuta prapa kokës (aq sa nuk guxojnë as që të ngrihen nga shtrati), t’ua bëj edhe më të rëndë.



I shkruaj fillimisht Helenës, shoqës sime të fakultetit, e cila deri para pak ditësh kishte 5 vjet që ishte zhdukur - në kuptimin e mirëfilltë - nga jeta ime. 5 vjet më parë ajo vendosi të provonte një eksperiment në jetën e saj duke u larguar nga Shqipëria por e paaftë për të pranuar dështimet e mundshme që mund të kishte, vendosi të na tregojë gjithçka vetëm tani, 5 vjet më vonë, e bindur se ia ka arritur qëllimit të saj për ta rifilluar jetën atje në Bolonja, pra ka mundur të mos dështojë!



VIJON

K..... P

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Mars 2011 17:16
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Tani, vetëm pas 5 vjetësh na tregon “sagën” e saj, pasi është e bindur se ia ka dalë mbanë. Fundja pse duhet që njerëzit të të tregojnë me detaje se çfarë nuk shkon në jetën e tyre, ndërkohë që mund të të duan atëherë kur gjithçka u shkon mirë, dhe kur nuk kanë pse të justifikohen?!



5 vjet pasi u zhduk e pasi injoroi gjithë shqetësimin tonë, ajo më mori në telefon mua, pastaj Kidin, Krisën, Evin dhe pa u shfajësuar aspak për këtë “tradhti” 5 vjeçare, na njoftoi se ndodhej në Shqipëri e se kishte nevojë dhe mall të na takonte!



U takuam dhe u çmallëm me të vërtetë, jo thjesht për të plotësuar nevojën e saj, por edhe tonën. Por mua edhe pas këtij takimi nuk më iku gjurma e zhgënjimit që kjo mike aq e mirë përpara 5 vjetëve, më la në zemër.



Pasi çudit kamarierin kur i kërkoj të më shërbejë gotën e tretë të verës brenda 50 minutave qysh kur jam ulur në këtë kafe-librari të këndshme (duke ndjerë kështu ca gram më shumë peshën e vetmisë e të frikës), i shkruaj Helenës një mesazh në telefon: “Nuk di për ty, po unë të kam menduar shumë këto 5 vjet dhe të kam shumë xhan…”



Brenda pak çasteve më përgjigjet “Të ka kapur nostalgjia, apo je i mërzitur?”



Për vetëm një sekondë, aq sa zgjat leximi i këtij mesazhi, më bën të ndjej sërish atë që kam ndjerë këto 5 vjet karshi saj, vetminë, zhgënjimin dhe ndjesinë e dështimit. Por vazhdoj, me gurin më të rëndë të peshës, atë që unë mendoj se do ta sëmurë edhe më shumë pas vodkave-red bull që ka pirë një natë më parë: “Jo moj, as njëra, as tjetra. Jam i sinqertë, sidomos sot që kam ditëlindjen…”



Ndjej thellësinë e sinqeritetit të saj kur ma kthen: “Koha që kam kaluar me ty, Kidin, Krisën dhe Evin, është periudha më e bukur për mua. Të kam shuuuuumë xhan, dhe për mua je akoma fëmija plot shpirt dhe energji i grupit tonë. Je akoma 14, jo 27… U bëfsh 100 zemër! Do të të merrja më vonë në telefon, tani po shkoj te Krisa që të ishim bashkë kur të flisnim në telefon. Por ti je aq i keq, si gjithmonë… E prapë je më i miri…”



Nevoja për të marrë dashuri në këtë formë të çuditshme që ndonjëherë karakteri i njeriut e shfaq haptazi pa patur frikë as edhe nga vetvetja, mund të jetë egoizëm, por jo gjithmonë është ligësi…



Nga dritarja e vogël ngjitur me tavolinën ku unë jam ulur, shikoj një djalë jo më shumë se 20 vjeç, që zbret nga një makinë e vjetër që parkon në trotuarin buzë hyrjes se kafe-librarisë. Dhe teksa ecën drejt meje, drithërohem aty për aty kur ia prek me sy format e bukura të shpatullave, gjoksit të formuar, e kofshëve me muskuj të butë e të njomë mrekullisht të brishtë, por bindshëm mashkullorë. E ul kokën i dorëzuar, kur me ecjen e tij të çlirët, të rregullt por edhe shpërfillëse më bën te mendoj se 27 ndoshta nuk janë shumë, jo aq shumë sa për të mos përfunduar në shtratin e tij gjithë natën! E ngre sërish kokën aq sa për të dalluar sy ndër sy ngjyrën shkatërruese bojëqielli të syve të tij, vetëm një sekondë përpara se të ulet në tavolinën ku një vajzë e re ka disa minuta që është ulur, para tij.



Ai rrëshket atje duke më kthyer kurrizin e duke më flakur përfundimisht të vetëm në kujtimet e mia, pikërisht ditën e vitit të 27 të lindjes sime. Dhe më bind, se ndoshta ky vit është momenti kur unë duhet t’i them me zë të lartë botës se jam homoseksual!



E ndoshta duke e turbulluar kështu ujin që rrethon jetën time, të mund të fle i qetë se nuk po vras askënd, të mund të guxoj t’i them të dashurit tim se gjatë ditës sime mund të ndodhë që të “tronditem” mbi 10, 15 herë, apo 20 herë si ky rast kur shikoj një tjetër qënie njerëzore joshëse, por prapë atë, të dashurin tim dua!



E ndoshta të bind veten time se ajo që unë ndjej e që jetoj në çdo moment të ditëve të mia, në të vërtetë është një e drejtë, e bukur, e jo detyrimisht një nevojë për të qenë “i lig”.





* * *





Ul kokën gati i turpëruar kur me bisht të syrit kuptoj se gjithë këtë tërheqjen time seksuale ndaj çunit të bukur që sapo u ul në tavolinë, e ka ndjekur, ndoshta që nga fillimi, vajza e ulur në tavolinën ku ai vetë u ul! Dhe them me vete, edhe sa herë të tjera Klajd, do të ndjesh turp për atë që je?!



Disa orë më vonë, afër mesnatës, ndodh një furtunë me të dashurin tim. Një gabim i vogël shndërrohet në preteksin për t’i thënë njëri tjetrit gjithë të këqijat e kësaj bote. Për ta lënduar njëri tjetrin në nervin më të ndjeshëm të shpirtit tonë, për t’i shkarkuar njëri tjetrit fyerjet më të rënda për supet e më të dobtit të kësaj bote!



Pasi vuaj orë të tëra duke u përpjekur të kuptoj, dorëzohem…



Dhe bindem se historia ime është një histori e jashtëzakonshme, të paktën kështu e mendoj unë, që e kam jetuar mes qindra e ndoshta mijëra vetëve, pa u kuptuar asnjëherë as nga njëri, e as nga tjetri.



Se historia ime ka brenda saj dashuri, edhe urretje.



E se unë nuk mund të hesht më, pikërisht për faktin se këta qindra apo mijëra njerëz të jetës time, ndoshta kanë të drejtë të kuptojnë njëherë e mirë, nëse unë i dua, apo nëse unë i urrej.



27 vjeç! Jam tamam në kohë…

K.P.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Mars 2011 17:20
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

* * *





Zgjohem i djersitur. Duhet të jetë ora 11 e mëngjesit. Të bërtiturat e time mëje që në atë orë është duke bërë punët e shtëpisë e që unë e pengoj me siguri, si edhe bulzat e djersës që më kanë mbuluar trupin, më detyrojnë të ngrihem nga krevati.



Jam 14 vjeç.



Sapo kam filluar të zbuloj se sa herë që zgjohem në krevat, penisi im është gjithmonë i ngritur. Dhe ndihem në siklet, sidomos gjatë verës, kur ngaqë fle zbuluar kushdo që hyn e del në dhomë mund të shikojë këtë të enjtur të pakontrollueshme poshtë breçkave të mia...



Qëndroj edhe pak në shtrat, shtrirë barkas, derisa e detyroj veten të ndihem në turp në mënyrë që penisi të ulet!



E ndërkohë vazhdoj të dëgjoj mallkimet e time mëje, që me një fshesë në dorë kujton se nuk po fshin shtëpinë, por fajet e jetës së saj!



Pasi e kam “zbutur” fajin tim, ngrihem, shkoj në banjë, pastaj i them time mëje se po shkoj në plazh. Më duket se më thotë të njëjtat gjëra që më thotë përditë në mëngjes: “ti vetëm të flesh di, pastaj të shkosh në plazh, pastaj të vish me rërë nëpër këmbë, pastaj kërkon të hash, pastaj do të flesh e të zgjohesh për të dalë përsëri! Kujton se s’kam qejf unë të shkoj në plazh, të fle sa të dua, e të pres kur më ushqejnë?”



Ime më është personi më i aftë për të më bërë të ndihem i vogël. Ashtu si edhe i dashuri im! Imë më, di të thotë gjithmonë atë që nuk duhet ta thotë, ashtu edhe i dashuri im! Ime më më njeh shumë mirë. Ashtu si edhe i dashuri im! Megjithatë ime më do pa kushte. Ndryshe nga i dashuri im…



Rrugës për në plazh ndihem i lumtur! Kur jeton në një qytet të vogël turistik që gjatë dimrit braktiset nga të gjithë, por gjatë verës pushtohet nga kushdo, e ndjen dyfish gëzimin e fëmijëve turistë që argëtohen në breg. Turmat e njerëzve të panjohur rrugëve nuk të bezdisin, përkundrazi të mbushin shpirtin. I shikon me vëmendje, kërkon të dëgjosh se çfarë i thonë njëri-tjetrit, përpiqesh madje t’ua mësosh dialektin e nëse të duken nga e folura se mund të jenë nga Tirana, atëherë mund edhe t’i ndjekësh pa u vënë re, në mënyrë që të dëgjosh më shumë nga jeta e tyre. Jeta e Tiranës, është si një parajsë e ndaluar për një fëmijë të provincës! I cili ndonëse ndihet Zot gjatë verës në qytetin e tij turistik, po aq ndihet i vetmuar gjatë dimrit…



Ndjej se po fluturoj teksa po shkoj atë ditë në vendin ku shokët e mi bëjnë plazh. Ec përgjatë plazhit, shikoj fëmijët që luajnë afër bregut dhe mezi pres të zhytem në ujë!



Në çadrat që kanë pushtuar plazhin (atë copë tokë ranore ku gjatë dimrit unë eci i vetëm duke u përpjekur të mos lejoj rërën të më futet në këpucë apo nën çorape) shikoj ndonjë çun në moshën time dhe penisi im kryeneç fërkohet nën rrobat e mia të banjës, pa frikë se mami, nëna, apo kushdo tjetër në shtëpi po “heton”.



E fërkoj me dorë e njëkohësisht e rregulloj në një pozicion më të rehatshëm, kur befas për pak sa nuk më godet një biçikletë që kalon pothuajse 1 apo 2 centimetra majtas meje.



Shmangem përnjëherë dhe shikoj se biçikletën po e nget Tani, çuni “haram” i lagjes.







* * *





Tani nuk e ka ditur atëherë, e ndoshta as edhe tani nuk e ka kuptuar dot, që për mua ishte njeriu më i bukur, në gjithë qytetin “e bukur” turistik! Tani është jo më shumë se 17 vjeç, teksa tenton të më impresionojë me biçikletën e re, me të cilën për pak më shtyp. Kur ishte 9 vjeç më marroste me ato veprimet e tij “rebele” që ngaqë ishin veprime të një fëmije, nuk para viheshin re seriozisht.



Mbaj mend gjyshen time kur rrinte në rradhën e qumështit. Unë i rrija mbrapa dhe nuk flisja, as ankohesha nga dielli i fortë, nga erërat e këqija të djersës së atyre dhjetëra burrave e grave që si ne rrinin në rradhë, ndërkohë që Tani rrinte kaluç mbi murin përballë dyqanit të qumështit, muri rrethues i një kopshti, dhe që aty vetëm qeshte, shante me zë të lartë ata apo ato që hynin pa rradhë duke u shtyrë, e kur mundej, merrte ndonjë guriçkë dhe godiste më llafazanin apo më llafazanen e rradhës së qumështit! Që nga maja e atij muri që mua më dukej aq i lartë.



Duhet të isha jo më shumë se 6 vjeç, e qëndroja ngjitur nënës sime duke adhuruar lirinë e atij “rrugaçi” të bukur dhe vuaja me gjithë shpirt për faktin që nuk isha edhe unë, si ai, atje majë atij muri, larg nga era e djersës së burrave e grave që ndonëse e kishin të përcaktuar ose djathtas ose majtës drejtimin e rradhës së secilit, prapë ngatërroheshin e shtyheshin para apo mbrapa njëri tjetrit…





* * *



Pasi për pak sa më shtypi, Tani e kthen biçikletën e unë nuk di nëse po më rreh zemra se ai po kthehet nga unë, apo sepse kam frikë se mos më thotë ndonjë gjë të keqe, apo se mos po vjen që të hakërrehet, apo se mos ka vendosur të bëjë ku e di unë, ndonjë …rrugaçëllëk në mes të rrugës!



Që asgjë nga këto të fundit të mos ndodhë, vendos të veproj I pari një teknikë kjo që me kohën munda ta përmirësoj, edhe në kushte të tjera jetësore, qoftë edhe në marrëdhënie pune, sepse është fare e thjeshtë: nëse shikon një kamion që po të vjen me shpejtësi për të të prerë rrugën, më mirë tërhiqu në kohë!



I them aty për aty: shumë e bukur biçikleta, do ma japësh një xhiro?

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2011 04:54
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

* * *





Bota ku ne jetojmë është një xhungël ku kafshët i njohin mirë aftësitë e njëra tjetrës.



Njerëzit e njohin mirë përparësinë e njeriut tjetër që ndeshin në rrugë, ashtu si për shembull, krokodili i ujrave të kripura ka mësuar falë qindra mijëra viteve se nëse kërkon ushqim në det, e i vetmi ushqim që gjen është një peshkaqen i bardhë, mund ta hajë atë përbindësh deti me vetëm dy sulme të befasishme.



Por pikërisht atëherë kur mendon me prepotencën e muskujve e lyspave të ashpër e çjerrës të kurrizit si zhguall, se ka arritur ta shkatërrojë këtë peshk të pamëshirshëm, peshkaqeni e tërheq në mënyrë tinzare kafshën në thellësi të detit dhe e mban gjatë nën ujë, atje ku krokodili fillon të ndjejë mungesën e ajrit dhe dalëngadalë trulloset, humb zhdërvjelltësinë, ritmi i zemrës i zvogëlohet dhe në një sekondë të vetme e le vetën të rrotullohet, në mënyrë të tillë që peshkaqeni t’ia pikasë ngjyrën e bardhë të barkut, e vetmja pjesë e butë ku mund t’ia fusë dhëmbët!



Dhe ndonëse rrjedh gjak e është i plagosur në vdekje, “ujku i detit” rimerr forcat për herë të fundit, i jep vrull muskujve prej peshku gjigand që mbartin forcën e qindra mijëra vjetëve luftë për mbijetesë që nga dita e 3-të e krijimit të botës, dhe sulet me gojën e hapur: dhëmbët e peshkaqenit, shqyejnë Brenda një sekonde sulmi të vrullshëm pjesën e butë, të bardhë e të parrahur nga rrezet e diellit të krokodilit, i cili jep shpirt, para se të përfundojë i gjithi në stomakun e këtij peshku hileqar!

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Mars 2011 04:56
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

“S’është problem fare, por biçikletën nuk e kam unë, e ka Tomka, ai shoku im e s’ta jap dot pa i marrë atij leje”, thotë Tani, që vazhdon ta tërheqë prenë në ujëra më të thella: “por po të duash hajde me mua me biçikletë të shkojmë të stadiumi, e atje duhet të jetë Tomka. I them unë, pa merak, e bëj pastaj xhiro sa të duash me biçikletën”…



Unë jam 14, ndërsa Tani është 17 vjeç!



Unë dal nga shtëpia më shumë gjatë verës, sepse në dimër, në mungesë të liqenit, peshkimit e argëtimit në plazh shokët e mi janë aq pa fantazi sa të argëtohen me brishtësinë time, duke e tallur e duke e quajtur atë femërore.



Tani, jeton më të shumtën e ditëve e netëve të tij jashtë shtëpisë dhe librat nuk i ka hapur asnjëherë.



Unë lexoj libra e qaj në banjë.



Tani mendon se jeta është shumë më e thjeshtë: ai pi duhan, disa herë ka provuar hashash dhe ka pirë alkool aq shpesh sa të mendojë se Zot i qytetit është ai, jo poeti ynë më i njohur!



Unë jetoj në ëndrra.



Tani jeton në xhungël.



Unë endem rrugëve të Parisit, Romës, Berlinit, Nju Jorkut, e kudo ku personazhet romantikë të librave të mi dashurojnë e dashurohen.



Tani jeton në rrugët e provincës, ku fëmijët më të guximshëm e më liridashës e më rebelë nuk bëhen më të mirët, ashtu siç u takon, por më të këqinjtë e qytetit!



Unë Tanin e përfytyroj si në libra, e imagjinoj dhe e dëshiroj njësoj si personazhet që i kam njohur në të ftohtin e dhomës sime pak të ndriçuar.



Tani mua më njeh shumë mirë, dhe e kupton qartë se me ka në dorë…



E më hip në biçikletë dhe nisemi drejt stadiumit të qytetit, larg plazhit, atje kun ë provincën tonë burrat tradhëtojnë gratë, e ku gratë shpëtojnë shpirtin me burra të tjerë. Në atë stadium, ku prej kohësh nuk zhvillohet më asnjë aktivitet sportiv, fëmijët meshkuj fillojnë të masturbojnë për herë të parë, ndërsa fshatarët e gjendur për hall në qytet, kryejnë nevojat personale.



Tani më drejton në një nga këto dhomat e katit të dytë të stadiumit, atje ku herët futbollistët ndërroheshin e bënin dush, e më thotë: “Shkojmë aty, se atje duhet të jetë Tomka…”



Mua më rreh zemra fort, por penisi nuk më ngrihet…



Filloj të ngjis shkallët, ndërsa ndjej erën e specave të pjekur që dikush aty afër i ka gatuar në oborrin e shtëpisë. Tani që kujtoj edhe erërat e aromat e fëmijërisë sime, më duket se verën e identifikoj gjithmonë me specat e pjekur, të shoqëruara me sallatën me perime të freskëta të zjerra e të mbuluara me vaj ulliri. Dhe me shalqinin e madh që e blinim me “provë”: shitësi këpuste një copë nga fruti i bëshëm dhe e nxirrte jashtë për të na treguar sa i kuq ishte! “Zemra” e shalqinit, që ne njerëzit e rritur në juglindje e quajmë karpuz, ishte në fakt fara e atij fruti me shumë fara të tjera të vockla brenda, pra pjesa e tij më e ëmbël, e cila ishte e destinuar gjithmonë të shijohej nga më të vegjlit e familjes.



Bën shumë vapë teksa ngjit shkallët e stadiumit dhe unë e ndjej nxehtësinë jo vetëm në të gjithë trupin por edhe brenda kokës. Por ndërsa i fshij bulzat e djersës mbi gjymtyrë, s’mundem të freskoj dot trurin që po më pëlcet nga frika, kënaqësia, pasioni dhe ëndrra e diçkaje që vetëm e kam lexuar, po që asnjëherë nuk e kam prekur dhe jetuar…

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Maj 2011 01:11
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Tani ecën para meje. Hyn në një prej dhomave të vetmuara e pa dyer, e pasi nuhat erën e keqe vendos të shikojë dhomën tjetër. Unë e ndjek i penduar tashmë…



Penisi i tij është ngritur e unë e dalloj qartë, teksa ai kërkon të bëjë dashuri me mua, duke evituar erën e jashtëqitjes së fshatarëve që ende ka mbetur në ato dhoma, të vetmet dhoma dashurie e jashtëqitjeje për njerëzit e provincës!



Tani nuk po pyet shumë, sepse po jeton vrullshëm gjakun e tij të xhunglës, ndërsa shpirti im po qan se kjo nuk ka asnjë lidhje me atë që unë kam ëndërruar e lexuar në romanet e mia të fëmijërisë!



Unë zgjas hundën majtas që të nuhas edhe njëherë erën e shalqinit e të specave të skuqur, ndërsa Tani vendos të futet në dhomën e fundit, aty ku mes jashtëqitjeve si në të gjitha dhomat e tjera, ka të paktën edhe një karrige prej druri.



Më detyron të zhvishem, ndërkohë që unë skam më fuqi të kundërshtoj, sepse më mungon ajri dhe ndoshta si ai krokodili i shkretë s’mundem të jem më vetvetja!



Kur ai studion brenda dy sekondave gjithë intimitetin tim, unë pikas se mund të jetë e magjishme sikur t’ia puth buzët e trasha dhe ndonëse unë jam i trullosur përfundimisht, gjej forcën të kërkoj: Të t’i puth pak buzët…?



Tani është një kafshë e zhdërvjellët xhungle, por është edhe një njeri i mjerë si unë, ndaj mi zgjat buzët pa lëng e më dhuron të vetmin akt fisnikërie në atë ambient me erë të keqe. E pasi turpërohet nga ky veprim prej njeriu, në mes të atij qyteti antinjerëzor, shndërrohet papritur në një peshkaqen dhe më turpëron…



Kur unë bërtas nga dhimbja, ai tërhiqet i frikësuar.



Kur unë qaj nga fyerja, ai merr më shumë zemër.



Prishet shumë shpejt dhe me inat mbi trupin tim, pa e kuptuar se unë nuk ndjeja më, as erën e specave që më kujtonin gjyshen, as temperaturën e lartë të verës, as erën e shpifur të jashtëqitjeve rrotull nesh. E nuk perceptoja dot as derdhjen e tij të parë plot epsh mbi trupin e një fëmije që sapo e kishte ç’virgjëruar….



Ika i turpëruar dhe e mbylla veten time në një dhomë perversiteti pothuajse përgjatë gjithë jetës, e cila herë më shpëtonte e herë më shkatërronte!



Nisa të zbres shkallët e te shkalla e pestë apo e gjashtë, apo e gjashtëmbëdhjetë e atij “stadiumi turpi” ndjeva për herë të parë nevojën të hakmerrem, jo ndaj “peshkaqenit”, po ndaj njeriut që m’i kishte zgjatur buzët pa ndjenjë… Dhe i rrashë me shkelm biçikletës, në fund të shkallëve, ndërkohë që dëgjova të qeshurën apo zgërdhirjen e Tanit që më fyente sërish, duke imituar fjalorin e kafshëve më të plakura të xhunglës që njihte: “Këtu jemi Ne, nëse vendos ta vazhdosh ‘profesionin’”…





* * *



Kam dy vjet tashmë që jetoj i lumtur por edhe i trishtuar historinë më të madhe të dashurisë në jetën time.



Kam disa orë që nuk flas me të, në fakt, pasi për shkak të një arsyeje absurde u zumë duke ofenduar e lënduar njëri tjetrin më keq se ç’do bënte një hebre plak përballë një ish oficeri nazist.



Unë ende besoj se pas dy orësh urrejtje përballë njëri tjetrit, ata të dy, nazisti dhe plaku hebre do lodheshin nga urrejtja apo ndjesia e fajit dhe do të përfundonin duke qarë hallet e përbashkëta të pleqërisë, e ndoshta do gjenin mënyrat më njerëzore për ta kuptuar, e jo për ta urryer më njëri tjetrin.



Ndaj shpesh herë unë e përfytyroj të dashurin tim si një oficer nazist, që më bërtet “Shnel…! Shnel…!”. E ndoshta unë gjej forca të protestoj kundër tij me tone më të larta zëri e me më shumë shpirt se ato “shnel”, “shnel”-ët e tij…



E tentoj të shkëpus me inat prangat e robërisë që i dashuri më ve herë pas here…



Pastaj e ve veten në pozicione të ndryshme dhe kënaqem duke ëndërruar se ndoshta do ishte më argëtuese që të isha unë oficeri nazist me çizme të rënda, me uniformë që bie erë ushtari e me një kamzhik në dorë t’i bërtisja të dashurit tim: Shnel…., Shnel…



Megjithatë ai është arsyeja pse sot jam gjallë dhe me kujtesë e shëndet mendor normal, madje të admirueshëm! Ndonëse ai këtë gjë nuk e ka kuptuar e as nuk e ka pranuar ndonjëherë.



Ai është arsyeja pse unë duhet të rrëfej për jetën time, jetë që mund të përfaqësojë fare mirë një seri vitesh absolutisht të zakonshme dhe pa asnjë nerv, spec apo erëz më interesante se jetët e të paktën 6 miliard njerëzve të tjerë në këtë planet…



Por që unë besoj se duhet ta rrëfej, qoftë edhe për të vetmen arsye që t’i përshkruaj të dashurit tim motivin pse unë jam ky oficer hijerëndë nazist që e trajtoj atë herë pas herë si të ishte i burgosuri im në Aushvic! Apo pse pastaj, papritur e pa kujtuar shndërrohem në një fëmijë që kap me dashuri një copë nga fustani i mamit, teksa bashkë me të shkojmë duke buzëqeshur drejt dhomave të gazit në Birkenau, duke i besuar oficerit me kamzhik që na thotë se do bëjmë dush e pastaj do flemë…



Përpara pak kohësh e vizitova Aushvic-Birkenau në Poloni dhe pashë me sytë e mi makabritetet që vetëm një njeri mund t’i shkaktojë njeriut tjetër, e mesa mbaj mend unë, nuk ka as edhe një të mbijetuar nga ata që hynë në dhomat e gazit duke besuar se po bënin dush.



I them vetes: Klajd, a ia vlen ta bësh këtë rrëfim kur nuk e di akoma nëse do dalësh pas kësaj i gjallë, apo do vdesësh përfundimisht?!



Kujtoj nazistin, e njëkohësisht viktimën time, e them me vete se, po, sigurisht që ia vlen që unë të sakrifikohem që ai, i dashuri im të pranojë më në fund veten e tij.



Ia vlen se s’bën, që ai mos ketë frikërat që unë kisha!



Duhet më shumë se kurrë që unë “të vdes”, në mënyrë që i dashuri im, ende i ri në moshë, “të jetojë”…



Ndonjëherë mendoj se si ka mundësi që i dashuri im nuk më bëri asnjëherë pyetje në lidhje me detajet e atij momenti të parë seksual timin me Tanin! Jam i sigurt se do ketë menduar në e kishte të zhvilluar ai djalë organin e tij gjenital, apo jo. Nëse ndjeva unë dhimbje, apo jo. Nëse veç poshtërimit, kisha ndjerë ndoshta edhe kënaqësi, apo jo!



Bebushi im nuk më pyeti asnjëherë për këto detaje, por ai nuk u interesua asnjëherë as edhe për çfarë bëra unë më vonë, pasi zbrita shkallët e atij stadiumi dhe as se çfarë ndjeva pas atij momenti.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Maj 2011 01:13
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Nuk di pse vendosa të mos shkoja në plazh, atje ku më prisnin shokët. Askush nuk kishte pse të dyshonte për çfarë kishte ndodhur, kështuqë as unë nuk kisha pse të mos shkoja atje për ku isha nisur. Por më duket se isha aq shumë i frikësuar, sa doja me gjithë shpirt që të mos shikoja askënd e mos më shikonte askush me sy! Gjeta disa rrugica të paasfaltuara ku nisa të ecja me kokën e ulur e me shapkat e plazhit që ngecnin në çdo gur sado i vogël që më dilte përpara.



Ngaqë ishte mesditë dhe bënte shumë vapë, nuk pashë asnjë këmbë njeriu në rrugica, veç disa pulave tek-tuk që as nuk shqetësoheshin kur u kaloja pranë, në momentin që çukisnin gurë apo thërrime buke në mes të pluhurit.



I urrej pulat se më duken aq budallaqe! Por më shumë urrej gjelat që më duken edhe më budallenj se pulat!



Ndonjëherë duhet shumë mund edhe përpjekje për të bërë dallimin mes këtyre kafshëve shtëpiake dhe njerëzve që na rrethojnë. Si të parët, si të dytët, bëjnë ekzaktësisht atë që u kërkohet të bëjnë: të qëmtojnë thërrime në mes të pluhurit, ose të këndojnë krenarisht me zë të stonuar atëherë kur gjithë të tjerët ose i ka zënë gjumi, ose “janë duke vdekur”, ose kërkojnë të flenë, ose “kanë vdekur”, ose thjesht nuk duan të dëgjojnë më kaposha të stonuar në jetën e tyre.



Eshtë torturuese që ndërsa kërkon të flesh gjumë, apo të vdesësh apo të mendosh, papritur t’i prish të gjitha këto plane hyjnore një kafshë idiote aty poshtë pallatit tënd!



Vite më vonë, kur mora një shtëpi në qendër të Tiranës mallkoja veten, Tiranën e Shqipërinë sa herë që një gjel diku rrotull pallatit tim këndonte çdo prag mëngjesi, fiks në orën 3. Ndoshta e kam gabim dhe ndoshta jam më pak romantik se ç’duket, po asnjëherë nuk e kam kuptuar në është një vlerë folklorike, apo ndonjë vlerë bashkëjetese të kesh pula që qëmtojnë thërrime apo gjela që këndojnë në qendër të një kryeqyteti, në shekullin e 21-të.



Janë shumë më fisnikë krokodilët përballë peshkaqenëve të bardhë!



Pastaj, kur e pashë veten shumë afër shtëpisë pyeta dikë në rrugë se sa ishte ora, e pasi kuptova se do i ngjante shumë e çuditshme time mëje nëse kthehesha në shtëpi aq herët, vendosa të bëj këmbët pis me rërë, në mënyrë që kurdo të kthehesha në shtëpi, të paktën askush mos dyshonte se unë nuk kisha qenë në plazh…



Ashtu siç ndahen klasët e trenave, avionëve dhe çdo ambienti tjetër publik në botën moderne, po ashtu ndahen edhe parcelat e plazhit me rërë, mes njerëzve që pretendojnë të jenë më të pastër, dhe atyre që ndoshta janë apo sillen si më të pisët.



Po unë edhe jam, edhe ndihem i pisët në ato momente, ndaj zgjedh me ndrojtje të ulem në pjesën e plazhit publik ku bëjnë banjo dielli njerëzit më të bukur e më të pisët të qytetit tim: komuniteti rom dhe egjiptian.



Njerëzit e sotëm e kanë harruar bukurinë dhe kënaqësinë e të shtririt lakuriq, në rërë, ndaj përdorin shezlongje e lloj lloj kremrash, si të jenë në permanent apo si të jenë duke sfiluar në pasarela mode. Plazhi i sotëm në Shqipëri i ngjan gjithnjë e më shumë një ambienti depresiv, fallco dhe aspak argëtues, por unë në moshën 14 vjeçare pa e kuptuar fare bëra zgjedhjen më të bukur, kur pasi u njoma në ujin e ftohtë të liqenit, u shtriva direkt në rërën e ngrohtë. Shtriva trupin fillimisht, e pastaj vendosa kokën në rërë, dhe u ndjeva i relaksuar.



Mbylla sytë dhe u ndjeva rehat, mes fëmijëve të shëndetshëm e me ngjyrë kafe që gëzoheshin me rërën e me ujin e freskët. Madje ndjeva një dritë të jashtëzakonshme, aq të jashtëzakonshme sa kur po endesha në botën e gjumit, në ato sekonda apo të qindttat e sekondave sa je ende i ndërgjegjshëm, unë u ndjeva i lumtur…



E kërkoj me dëshpërim edhe sot atë ndjesinë e pafajësisë së moshës së adoleshencës. E më duket, se nëse ka një parajsë ndjenjash sot, ajo u përket fëmijëve, por edhe adoleshentëve.



Të parët jetojnë të lumtur të tashmen e tyre, të dytët janë të detyruar të jetojnë të tashmen duke mallkuar puçrat në fytyrë e duke mos u ndjerë rehat me trupin e tyre e ndërkohë hedhin sytë herë pas here me shpresë nga një e ardhme që ata nuk kanë pse mos e ëndërrojnë si më të mirën e mundshme.



Ndërsa “pleqtë” e kësaj bote, jetojnë gjithmonë ose me të kaluarën që kanë humbur, ose me të ardhmen që nuk kanë për ta patur asnjëherë.



Zot, të lutem më bëj edhe njëherë 14 vjeç!

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Gusht 2011 23:06
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Jetoj me mamin tim - më të fortën e më të bukurën e botës -, dhe me gjyshen, nënën time që e dua aq shumë, - më e mira e botës!



Eshtë marsi i vitit 1997.



Jam 15 vjeç!



Një natë të trazuar zgjas kokën nga dritarja e banjës dhe shikoj në fund të rrugës kamionë të rëndë, të ndryshkur që ulërijnë teksa transportojnë dhjetëra e qindra ushtarë të eksituar, të frikësuar e të rrasur prapa tyre. Shikoj papritur edhe tanke të blinduar që vërshojnë më me ngadalë se kamionët, por më të zhurmshëm e më të frikshëm në mes të qytetit.



Pastaj marrin kthesën duke u drejtuar më në juglindje të Shqipërisë!



Thërras time më në dritare dhe ajo ndihet e eksituar se diçka e jashtëzakonshme po ndodh. Ashtu si edhe ajo, edhe unë ndjej se vërtet diçka e jashtëzakonshme po ndodh!



Ajri është i freskët, por jo i ftohtë.



Prej javësh nuk e kemi më në këpucë dëborën që çdo vit pushton qytetin tonë, por në vend të saj kemi sikletin kolektiv: a do ta japë Presidenti dorëheqjen, apo jo?!



Komshinjtë tanë të katit të sipërm na flasin që nga dritarja e tyre se shteti po shkon në jug me të gjithë armatën shekullore të blinduar që i ka mbetur, pasi Jugu do pushtohet nga Veriu!



Eshtë shumë e çuditshme sesi frikërat e psikopatitë e një vendi të trazuar, të varfër e fare naiv përjetohen në mënyrë kolektive me të njëjtin intensitet nga të gjithë banorët. Dhe gjithçka që ndihet në ajër dhe në përfytyrimet apo fantazitë më të shthurrura të një kombi të shtypur, thuhet pastaj me zë të lartë, nga ndonjë komshi i katit të sipërm.



Dhe ne të tjerët e besojmë si të ishte një zbulim biblik!



Të tjerët poshtë nesh e besojnë, gjithashtu. Madje, duke qenë se janë një kat më poshtë, besimi u përzihet edhe me njëfarë dyshimi konspirativ, edhe më i vërtetë se besimi vetë!



Lajmi shkon me shpejtësi marramendëse në çdo dritare të hapur, në çdo pallat, pallat më pallat e pastaj shtëpi më shtëpi.



Eksitimi e trullosja kolektive ndihen njëlloj ngado, derisa më në fund dëgjohen krismat e para të armëve.



Qyteti i vogël, ku asgjë nuk ndodh në sipërfaqe, befas fillon të qëllojë me kallashnikovë të çliruar nga harresa, perden e rëndë dhe monotone që rëndon shpirtrat e mërzitur të provincës.



Në liqen mjelmat tmerrohen nga krismat, fusin qafën e gjatë e të bukur nën ujë dhe arratisen pa u ndjerë drejt Maqedonisë.



Pulëbardhat fluturojnë të çoroditura! Nuk dinë nëse duhet të ndjekin mjelmat apo të kullufisin në gojë peshqit e ngordhur në sipërfaqen e liqenit.



Nositi legjendar, e ka vrarë veten me kohë! Ai thjesht zgërdhihet nga fundi i liqenit, atje ku vazhdon të jetojë e të vetvritet me poetin e madh...



Ndërsa zgalemët e zinj e të veckël, mezi presin që pulëbardhat të ndjekin mjelmat, e pastaj duke përfituar nga dritat e vazhdueshme të breshërive në qiell, t’i pikasin lehtazi e më në fund t’i kullufisin vetë pllashicat e ngordhura që notojnë pa shpirt në sipërfaqen e liqenit…



Mbi kokat tona, komshiu mbyll dritaren duke e përplasur fort, ndërsa unë dhe ime më bindemi se një kapitull i ri më në fund po troket në jetët tona, në dukje monotone…



* * *



Gjatë gjithë natës ata që nuk kishin armë në shtëpi rendën drejt komisiariatit të qytetit dhe depove të armatimit ushtarak përreth qytetit dhe zhvatën aq sa mundën automatikë, pistoleta, granata, flakë-hedhëse, plumba, bomba dore, granata-hedhëse, anti-ajrorë, jelekë anti-plumb.



Të nesërmen, imë më doli nga shtëpia bashkë me një komshie për të bërë pazar. Mbaj mend që ishte e terrorizuaar nga fakti që në shtëpi nuk kishim miell, oriz, sheqer dhe kripë mjaftueshëm. Këto e terrorizonin më shumë se krismat dhe plumbat që atë mëngjes ishin shndërruar si fishekzjarre në mes të ditës. Kur ime më doli nga shtëpia, nuk kishte asnjë pistoletë në çantë, ashtu si komshia, dhe si pothuajse gjithë gratë e tjera që atë ditë kanë bërë ndoshta pazarin më pa kuptim në të gjithë jetën e tyre!



Disa nga këto artikuj ushqimorë që na mungonin, ime më besonte se do të na vinin si me porosi nga familja e tezes sime, e cila jetonte më në Juglindje të Shqipërisë atje për nga ku besoj se ishte drejtuar një natë më parë ushtria. Besoja, ashtu si ime më, se ajo ishte tezja me më shumë mundësi financiare për të menduar fillimisht për kalamajtë e saj, e pastaj edhe për të motrën, për mamanë, e në fund edhe për nipin më të vogël, që isha unë.



Vras edhe sot mendjen për të kujtuar nëse ime më doli atë mëngjes në mes të krismave e të plumbave qorrë sepse kërkonte miell, oriz, e sheqer, apo se donte të blinte një kilogram patate për të gatuar drekën e ditës, meqë aq të holla kishte në xhep!



Vendosa të dal, 5 minuta pasi ime më kishte dalë nga shtëpia. Asaj i ziente gjaku i mbijetesës, i mëmësisë, që ia bënte më fisnike e më njerëzore përpjekjen për të blerë patate që unë të ushqehesha, ndërsa mua më ziente gjaku i kuriozitetit, për t’i dhënë më shumë kuptim moshës sime, në fillesat e adoleshencës.



Po e shkreta nëna ime e mirë, nënoçka më e bukur e më e jashtëzakonshme në botë, sa shumë u trondit kur unë u vesha shpejt e shpejt e duke përfituar nga mungesa e mamit vendosa të dal jashtë në mes të plumbave!



Atëherë më dukej e pakuptueshme pse ime gjyshe nuk kundërshtoi aspak kur ime më tha se do dilte të bënte pazar, madje me seriozitetin e mbi 70 vjetëve femërore, i tha “Po” duke heshtur, “lejes” së sime mëje për të siguruar mbijetesën tonë, duke guxuar të dalë nga shtëpia!



Ama u sëmur ajo plakë fisnike, u zvogëlua në trup e në shpirt dhe filloi të qante me dënesë dhe e terrorizuar kur më pa mua të dilja nga shtëpia!



Nënoçka ime, ti nuk e ke idenë sa të dua!



Të dua më shumë se gjithçka, sepse e kuptova që ti nuk kishe frikë nga plumbat, por nuk doje që unë të zbuloja një botë që në mes të çmendurisë vidhte e bastiste gjithçka!



Nënoçka ime, ti nuk e ke idenë sa më merr malli për ty!



Sepse ti i dije të gjitha perversitetet e kësaj bote, por ato nuk të trembnin. Ty të tmerronte perversiteti i turmës, i depersonalizimit të njeriut, e ti doje të më mbroje jo nga plumbat që s’kishte pse të vinin drejt meje, se ti vetë e kishe kaluar vetë një luftë botërore, po doje të më kurseje nga ajo shëmti që unë do shikoja, do përjetoja e do prekja 5, apo 10 minuta pasi ta përplasa derën në fytyrë, duke vrapuar drejt gjullurdisë e kaosit që po më thërriste gjakun, si të isha një gazelë në mes të pyllit.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Gusht 2011 23:08
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

Turma po drejtohej për nga qendra e qytetit, atje ku ngrihej në mënyrë pompoze e vetmja ndërtesë e lartë: Hotel Turizmi. Sapo dola në rrugë pashë disa nga shokët e klasës që nga makinat e kushërinjve më të rritur nxirrnin dorën e qëllonin me pistoletë e futeshin pastaj sërish në makinën që vazhdonte të ecte me shpejtësi në rrugë, duke qeshur e duke u kënaqur si asnjëherë tjetër në jetën e tyre.



Edhe i kisha zili që ata, ndryshe nga unë e kishin një pistoletë, edhe më dukej e çuditshme që njerëzit duhet të qëllonin duke mos e patur këtu rrotull “armikun”, e duke mos patur po këtu rrotull “rrezikun”, çfarëdo rreziku!



Por në fakt, m’u deshën pak minuta që të dilja nga kllapia e ndjesisë se diçka argëtuese po ndodhte, e ajo që më në fund nisja të shikoja me sytë e mi, nuk kishte asgjë argëtuese.



Ndërtesa më e lartë që unë kisha njohur gjatë fëmijërisë, një ndërtesë komuniste me 7 kate, turizmi i qytetit tim, rëndohej në çdo moment nga vërshime turmash brenda tij. Me vështirësi arrita të hyj edhe unë në katin e parë, pastaj në katin e dytë, pastaj më i tronditur nga ç’po më shikonin sytë edhe në katin e tretë, të katërt, të pestë… Atje, më duket se në katin e pestë, një grua e moshuar më pa që po ecja i tromaksur sa andej këndej pa ndonjë qëllim, e më bërtiti: Hajde këtu, Klajd!



Kishte aq shumë njerëz që vraponin poshtë e lart nëpër katet e hotelit, që rrëmbenin çdo gjë që shikonin, kolltuqe, etazherë, karrige, ambazhurë, gota, pjata, frigoriferë, televizorë, radio, dyer, krevatë, koka krevatësh, sa mua po më vinte koka vërdallë. Kur dëgjova atë “Hajde këtu, Klajd”, u përmenda e shkova si i kurdisur drejt komshies sime të moshuar. Ajo pothuajse më urdhëroi të kacavirresha në mur, e ta ndihmoja që të shkulte perden në formë tyli që akoma qëndronte e varur në atë ambient që ishte zbrasur nga çdo oriendi e lëvizshme.



U ngjita me mundim dhe ia shkëputa nga mbërtheckat atë perde-tyl, dhe vrapova nëpër shkallë, me qëllimin për të ikur nga ajo ëndërr e çuditshme që as edhe unë nuk e kisha ëndërruar, kur në katin e parafundit pashë Tanin, më 5 apo 6 shokë me pistoleta në duar që qeshnin me të madhe me njëri tjetrin...





* * *



Njërin prej tyre e mbajta mend mirë, ishte Tomka, emrin e të cilit Tani e përdori atë ditë vere kur e pyeta për biçikletën. Nuk e kujtoj dot as sot nëse kishte kaluar mëngjesi dhe ishte drekë, apo nëse ishte mëngjes akoma. Por përfitova nga rrëmuja e njerëzve që bastisnin gjithçka si të çmendur për të gjetur një cep të ngushtë mes tyre dhe zbrita drejt daljes.



Me aq sa mund të vrapoja në atë marrëzi kolektive njerëzish që ose shtyheshin për t’u ngjitur në katet e sipërme, ose zbrisnin poshtë të ngarkuar si mushka pa samarë, me lloj lloj oriendish!



Në hollin e atij që kishte mbetur nga hoteli i dikurshëm, ndërtesa më e lartë dhe më dinjitoze e fëmijërisë sime, dikush po tentonte të shkëpuste nga dyshemeja një sixhade të bukur, por ngaqë një Zot e di si e me çfarë e kishin fiksuar atë sixhade, budallai mezi po e shkulte nga parketi, i ndihmuar nga dy apo tre fëmijë të vegjël.



Vrapova edhe më shumë duke marrë frymë disi më i qetësuar sapo dola në rrugë.



As Tani, as Tomka, i cili duke u zgërdhirë me pistoletën në dorë pak më parë më kishte parë drejt e në sy, nuk më kishin ndjekur!



Të kthehesha në shtëpi sa më parë! Këtë doja…



Ajo që nga dritarja më ishte dukur aq shumë tërheqëse, tani po më shfaqej qartë se çfarë ishte: një marrosje e pashpjegueshme, e paimagjinueshme, e papërfytyrueshme e një qyteti të tërë.



Vite më vonë kur mbaja shënim në fakultet një leksion për Revolucionin Francez më vinin ndër mend pikërisht këto imazhe, por sërish ishte e vështirë për t’u krahasuar një fshatar gdhë francez me një hushtë në dorë, me një shqiptar në shekullin e 20-të me një pistoletë në dorë e në dorën tjetër me një granatë!



Rrugës për në shtëpi po mendoja me shqetësim për mamin që kishte dalë për të blerë patate, në një kohë kur, ata që shikoja në rrugë kishin dalë për të vjedhur! Dhe më duket se nisa të vrapoja edhe më shumë, e ndërsa vrapoja nuk u besoja syve që edhe gratë nëpër rrugë mbanin pistoleta, në të njëjtën dorë që mbanin edhe çantën e tyre të bukur.



Dhe qeshnin!



Pse qeshnin xhanëm?!



Si mund të jenë kaq budallaqe gratë në këtë qytet?!



Po se mos vetëm ato!



Atë ditë të gjithë qeshnin e ishin të lumtur e gëzonin si të ishin rilindur…



Vetëm unë rendja me të katërta, si të kërkoja të hapja sytë e të kuptoja se kisha qenë në gjumë, i tromaksur se dikush po më ndiqte me një pistoletë në dorë!



E keni parë ndonjëherë atë ëndërr?



S’ka rëndësi nëse është pistoletë, apo një hu me majë të mprehtë, një thikë e spërkatur me gjak, apo ndoshta një sfurk me katër maja të mprehta që sapo kanë përshkuar tej e tej plëndsin e një lope, e ashtu me katër majat e ndotur me zorrët e asaj kafshe të qëndrojnë gati dy centimetra larg fytyrës, teksa ti i lutesh kujtdo fuqie natyrore që të të zgjojë, përpara se majat e mprehta të ta bëjnë shosh surratin!



Nëse nuk e keni parë një ëndërr të tillë, ju uroj që Zoti mos ua dhëntë ndonjëherë mundësinë ta shikoni…



Por unë vetëm për ëndrra që nuk mendoja në ato çaste, kur teksa ktheva për një sekondë kokën pas, pashë Tomkën, të vetëm e me pistoletë në dorë…!



Po më ndiqte, më dukshëm e më frikshëm se fshatarët francezë në leksion apo ëndrra…



Ndaj e dëshirova në atë çast ëndrrën me thika e me sfurqe të spërkatur me fëkalje kafshësh që më drejtohej drejt syve e fytyrës! Se të paktën, do të ishte ëndërr, makth apo diçka ireale…



Renda edhe më shumë!



Por pikërisht për shkak të kësaj gjëndje: ku trupi, shpirti e ndjesitë bashkohen në një, - ngaqë kanë frikë -, ndaj nuk munda që të isha indiferent e i verbër ndaj asaj që shikoja përreth meje teksa vrapoja e arratisesha…



Afër postës së qytetit, atje ku kryqëzoheshin rrugët pashë një grumbull prej 15 apo 20 fëmijësh që vinin drejt meje të ngarkuar me arka me plumba. Njëri, më i madhi në moshë i cili duhet të ishte jo më shumë se 13 vjeç mbante në dorë një karabina që ishte pothuajse sa gjatësia e gjysmës së trupit të tij dhe ia drejtoi armën me kërcënim një motorri që i kaloi me shpejtësi para këmbëve.



Por në vend që të shtinte drejt motorrit u ul në mes të rrugës, dhe gjuajti në ajër. Një grumbull njerëzish u mblodhën menjëherë tek fëmijët pasi besuan se ndoshta djali që shtiu ishte plagosur. Brenda pak sekondave turma u bë edhe më e madhe e unë përfitova nga kjo rrëmujë e re që të ndërroja rrugën e t’i shpëtoja Tomkës.



Ngado njerëzit gjuanin në ajër dhe bërtisnin, ulërinin, takoheshin tërë qejf me njëri tjetrin, hynin nëpër makina e tërboheshin pastaj me shpejtësi nëpër rrugë. Nuk ishte çudi që në dritare të shikoje ndonjë plakë me kallashnikov në dorë, që merrte në shënjestër zogjtë e terrorizuar!



Një skenë të tillë nuk e pashë atë ditë, por pashë se si posta me atë abaxhurin e bukur e gjigand prej druri dekorativ ishte bastisur, i kishin thyer xhamat dhe qindra e qindra zarfa, letra, pulla e shkresa të ndryshme ishin të gjitha përtokë, të shkelura të hapërdara deri në mes të kryqëzimit.



Pak më poshtë Pallati i Kulturës s’kishte më as xhama e as dyer, po ngjante me një guvë të madhe nga ku hynin e dilnin njerëz, por që nuk mbanin asgjë në duar dhe unë mendoja se, aty çfarë kërkonin, xhanëm?!



Më vonë besova se kishin shkuar për të marrë garderobën e shfaqjeve, por kur pashë pastaj me sytë e mi se si kishin shkulur edhe stolat prej druri të sallës së shfaqjeve, e konfirmova se nuk isha në ëndërr…



Po të ngrije sytë në qiell do shikoje ngado shtëllunga tymi, pasi siç po kuptoja të gjitha institucioneve shtetërore u ishte vënë flaka pasi ishin bastisur.



Unë i ktheva sytë mbrapa dhe m’u duk se Tomka nuk ishte më pas meje dhe vetëm atë çast pasi mora më shumë frymë pyeta veten: “po ai çfarë kërkonte nga unë?”

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Gusht 2011 23:09
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

* * *



E takova sot të dashurin tim, pas disa ditëve, - shumë të gjata për mua, - që nuk i flisnim njëri tjetrit…!



Në vend të heshtjes, unë i dërgoja çdo një orë mesazhe në telefon, duke tentuar t’i shpjegoja apo t’i përshkruaja mënyrën si e shikoj botën e nëpër të, me egoizëm e me djallëzi, të diktoja edhe qëndrimin apo pozicionimin që duhet të ketë ai në këtë botë…



“Ti je i keq”, më thoshte vazhdimisht këtë herë, “je i keq!”



U ulëm në një restorant që ofron ushqime me fruta deti dhe ashtu si herën e kaluar kur kishim darkuar në këtë restorant, edhe këtë herë na shërbeu një kamarier i ri dhe tërheqës. Aq tërheqës saqë sa herë kalonte para nesh, ne të dy heshtnim dhe e kthenim kokën drejt tij, teksa rregullonte tavolinat e tjera të restorantit, apo teksa hiqej sikur bënte ndonjë gjë aty përpara tavolinës sonë…



Por pak më vonë nisi të na bezdiste prania e tij dhe na ra në sy njëkohësisht se më shumë se bënte punë, ai thjesht na afrohej sa herë të mundej në mënyrë që të dëgjonte se për çfarë po flisnim me aq pasion, herë duke ulur zërin e duke u përlotur me dashuri dhe me dhimbje, herë duke picëruar sytë nga inati, gati duke bërtitur.



Ensi kishte veshur një bluzë të bardhë dhe më dukej vërtet vetja i keq kur ai më fliste e unë kujtoja sa shumë e kam lënduar këtë njeri, më të dashurin për mua. Se kjo dashuria ime ndaj tij ka pasur përmasa cikloni, cunami madje! Tani që dëmi është bërë ne po rrimë përballë njëri tjetrit, ai i veshur me bluzë të bardhë, ndërsa unë i bindur se jam i keq!



Ose se edhe nëse nuk jam i keq, jam sjellë shumë keq me të.



E kam përmbytur me dashuri jetën e tij, por në një vorbull të tillë nuk ka vetëm dashuri, ka edhe njëmijë e një ndjenja të tjera të forta, jo aq të bukura sa dashuria! Dhe bebushi im tani po përpiqet që të shpëtojë sa mundet atë që mund të shpëtohet, pas një përmbytje.



E sërish, për të disatën herë vazhdon të mos më lerë vetëm, vazhdon të mendojë për mua, e sa herë e bën këtë, vuan vetë, edhe më shumë…



Atë moment jam oficeri nazist, ndërsa Ensi është i përndjekuri im!



Eshtë një nga rastet e rralla kur unë vishem me këtë kostum ushtarak, ndërkohë që përgjatë gjithë jetës më është dukur se kam qenë unë i përndjekuri.



Tamam si atë ditë të shkalluar, kur pasi vrapova drejt shtëpisë përfundova para kopshtit në lagjen time, para të njëjtit kopsht ku kisha kaluar 2 apo 3 vite të vegjëlisë. Njerëzit po bënin të njëjtën gjë edhe në atë ndërtesë, e cila kishte filluar të nxirrte tym dhe si të gjitha institucionet e tjera po bastisej e po vidhej.



Ndjej në çast një dorë të fuqishme që më futet nën krah dhe me merr me vrull përpara, e pa e kuptuar gjendem mes gjullurdisë së njerëzve brenda kopshtit. Tomkën…, nuk e paskërkisha lënë mbrapa me vrap e ja tani, më mban dorën e krahun të shtrënguar fort, qesh me të madhe duke nxjerrë dhëmbët gjysëm të verdha e gjysëm të krimbura e me pistoletën që mban në dorën tjetër me kërcënon mos flas fare.





* * *





E parandjej që diçka e keqe do më ndodhte por në atë moment nuk kam asnjë forcë t’i shkëputem nga dora dhe ajo pistoleta tani nuk është si pistoletat, karabinatë apo kallashnikovët që pashë atë ditë në rrugë. Ajo pistoletë është drejtuar nga unë, e askush nga ata dhjetëra të çmendur aty brenda nuk ka as sy e as veshë për mua. Ata të pagdhendur, pasi kanë vjedhur çdo gjë të lëvizshme brenda kopshtit kanë hequr energjinë dhe po nxjerrin nga muret kabllot që përcjellin rrymën elektrike pasi siç dëgjoj në rrëmujë e sipër, ato janë prej bakri.



Tomka më drejton në bodrumin e kuzhinës, atje ku kuzhinieret mbanin ushqimet edhe drutë për të ndezur sobat e mëdha të zjarrit. Asgjë nuk ka mbetur, vetëm një tavolinë e pisët dhe ca dru që duhet të kishin qenë pjesë e stivës së madhe të druve, edhe ato të grabitura. Dhe më në fund e kuptova se çfarë kërkonte Tomka nga unë…



“Hiqi pantallonat”, më thotë me sytë që i shndrisin nga ligësia. “Do të ta fus edhe unë, si Tani”.



Kur tentoj t’i shkëputem me dredhi, më godet me pistoletë në kofshën e djathtë, me një forcë që nuk e kisha besuar se mund ta kishte.



“Hiqi pantallonat vetë, po të them që mos të t’i gris unë!” Më godet sërish në këmbën e djathtë, dhe këtë herë dhimbja është më therrëse. Pastaj e vendos pistoletën në rripin e pantallonave dhe unë ndjej për vetëm një sekondë se jam akoma i gjallë, vetëm gjatë sekondës së parë pasi nuk e kisha më pistoletën të drejtuar nga unë. Por edhe trup më trup Tomka është më i fortë se unë, dhe arrin të m’i ulë pantallonat edhe mbathjet…



Të m’i ulë deri në fund!



Më shtrin në tavolinën që kishte mbetur në bodrum dhe në atë moment kam aq turp sa dëshiroj me gjithë shpirt që askush mos hyjë e mos më shikojë në atë pozicion.



Shtrëngoj dhëmbët dhe trupin në mënyrë që Tomka, i papërvojë të mos dinte si të depërtonte.



“Lirohu”, më bërtet!



Dhe me grusht më gjuan në kofshën e djathtë, sërish në të njëjtin vend.



Po unë kam vendosur mos e lejoj të shkojë deri atje ku do ai dhe refuzoj të liroj muskujt e mi që në atë moment janë me muskulozë se kurrë më parë…



“Lirohu”, më bërtet sërish!

E më godet përsëri në kofshë, e pastaj më godet edhe tre herë të tjera, edhe më fort…



“Lirohu, o bythq…., se qejf do bësh, do të të pëlqejë, ty të pëlqen vetë, vetë i kishe thënë Tanit të ta fuste!”



Po unë refuzoj e qëndroj akoma i fortë!



Ai e njom me pështymë… e teksa bëhet gati të shtrihet mbi mua më godet me forcë në kokë, me një forcë që m’u duk se do të ma shpërthente e do ma hapte kafkën. Më gjuan sërish në të njëjtin vend në këmbën e djathtë, e cila tani më duket komplet e mpirë dhe nuk ndjej më asnjë dhimbje.

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Gusht 2011 23:11
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Morfine Kliko këtu për të kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Morfine't! Kërko mesazhe të tjera nga: Morfine Shto Morfine në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Morfine në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Liqeni i kripur

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.