Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Petro Marko, iu rrëfej Himarën time
Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Petro Marko, 60 vjet fshehur në arkivat e gazetave

Alma Mile

Ndërsa shfletonte ato faqe të zverdhura nga koha, një gulç lotësh i mblidhej në grykë. Bashkë me ato tregime që s’i kishte lexuar më parë, po zbulonte dhe një pjesë të jetës së babait të saj. Kishte dëgjuar shumë për jetën e tij, por kur shihte ato shkrime nëpër gazeta, gjithçka dukej më e gjallë. Ndihej e mahnitur. Kishte qenë 18 vjeç atëherë, jetim, pa një udhërrëfyes, megjithatë, ai kishte ditur të gjente rrugën e vet. Arianita Marko, e bija e shkrimtarit Petro Marko, është një nga përzgjedhëset e tregimeve që janë përfshirë në librin e sapobotuar nga “OMSCA 1”, “Tregime të zgjedhura”. Në këtë përmbledhje, e para e këtij lloji, janë përfshirë 48 tregime të Markos, prej fillimit të krijimtarisë së tij në vitin 1931, deri në 1991, kur jeta e shkrimtarit u shua. Sipas Arianita Markos, këto tregime janë mbledhur nëpër fletët e shtypit të shkruar, arkivuar pranë Bibliotekës Kombëtare, drejtuesit dhe punonjësit e së cilës, janë treguar shumë të gatshëm për të ofruar të gjithë ndihmën e mundshme. Mbi këto arkiva është punuar gjatë një periudhe kohore 2 -mujore. “Ishin aq shumë tregime saqë e kemi pasur me të vërtetë të vështirë për të zgjedhur mes tyre. Megjithatë arritëm të shkëpusnim një numër prej tyre, ato që janë koherente edhe për ditët e sotme. Bëhet fjalë për ato tregime të cilat trajtojnë probleme që i ndeshim edhe sot”, - thotë Arianita Marko. Dhe në të vërtetë në pjesën më të madhe të tregimeve që përfshihen në “Tregime të zgjedhura”, trajtohet tema e emigracionit, të cilën vazhdojmë ta përjetojmë edhe sot. Vajza e valëve, me flokë të zeza, shprishur nga era dhe sy të mbushur me lotë, vazhdon të presë më kot e ulur në breg të detit, burrin që t’i kthehet prej brigjeve përtej. Ashtu sikundër viteve ’30, kur Petroja ishte një djalë me kaçurrela, edhe sot, shumë vajza dhe gra presin me ankth burrat, vëllezërit, fëmijët, që të kthehen. Ndërkohë që një tjetër temë e trajtuar gjerësisht prej tij, është varfëria, përpjekjet për të mbijetuar, etj. Motivet e tregimeve ai i gjente në fshatin e lindjes, në njerëzit që e rrethonin, kripa dhe aroma e bregdetit të ashpër të Jonit, tek përditshmëria që ishte e njëjtë dhe për ata që jetonin në Shqipërinë e Mesme, apo në veri. Duke qenë se bëhej fjalë për një material mjaft të bollshëm, i cili nuk mund të përfshihej vetëm në një libër, e bija e shkrimtarit është e mendimit që të vijojë botimi i tregimeve, apo i publicistikës, në të tjera përmbledhje. “Kjo përmbledhje, është vetëm fillimi i komunikimit me lexuesin, pasi mendojmë që pjesën e mbetur ta përfshijmë në një tjetër botim”, - thotë Marko. Ndërkohë që drejtuesi i Shtëpisë Botuese “OMSCA 1”, Luan Pengili, shprehet mjaft optimist për veprën që sapo ka botuar. “Mund të them me bindje të plotë që prej të gjithë librave të botuar nga shtëpia jonë botuese, veprat e Petro Markos janë tërhequr prej lexuesve, më tepër se veprat e shkrimtarëve të mëdhenj të huaj. Ndërkohë që libri i sapobotuar mund të konsiderohet si një ndër më të mirët e shkrimtarit”, - thotë Pengili, i cili shton se shumë shpejt “OMSCA-1”, do të nxjerrë prej botimit një tjetër libër të Markos, romanin “Stina e armëve”. Përveç stafit që punoi për mbledhjen dhe përzgjedhjen e tregimeve, ndihmesë për botimin e këtij libri ka dhënë dhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Në faqet e shtypit
Për të nxjerrë në dritë “Tregime të zgjedhura”, për muaj me radhë, janë shfletuar qindra gazeta që ruheshin në arkivat e Bibliotekës Kombëtare. Ato datojnë prej vitit 1931, kur Petroja ishte vetëm 18 vjeç, për të kaluar më pas në shtypin e viteve ’60 dhe ’80. Ndër gazetat dhe revistat e shfletura, ku dhe janë marrë 48 tregimet e përmbledhjes, janë “Ora”, ku shkrimtari ka botuar tregimet e para, gjatë viteve ‘31-’32. Për të kaluar tek “Demokratia” në vitin 1933, “Besa”, revista “Java”, “Drita”, “Pionieri”, “Hosteni”, revista “Nëntori”, “Ylli”, “Në shërbim të popullit”, “Republika” në vitin 1991. Pjesa më e madhe e tregimeve janë qëmtuar nga gazeta kulturore “Drita”, gjatë viteve ’60 dhe ’80. Ndërkohë që brenda përmbledhjes “Tregime të zgjedhura”, përfshihen 18 tregime të shkurtra të cilat Petro Marko i ka botuar gjatë vitit 1945, në gazetën “Bashkimi”, në rubrikën “Një orë në Tiranë”. Gjatë periudhës së shfletimit të arkivës, u grumbullua një material mjaft i pasur nga krijimtaria letrare dhe publicistike e shkrimtarit, të cilin “grumbulluesit” e tyre, kanë vendosur ta botojnë në disa përmbledhje tregimesh.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shtator 2003 22:09
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Petro Marko

Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes njeriu dhe krijuesi - Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar. Me romanet e tij Petro Marko hyri në personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare që sollën risi të vërteta në traditën letrare shqiptare. Tek vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse sa rrojti ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara. Petro Marko lindi në fshatin Dhërmi të Himarës më 1913. U shkollua në vendlindje dhe në Vlorë. Pak kohë studioi në Athinë. Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare në Vlorë (të cilën e kreu në vitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra). Petro Marko ka një biografi nga më të pasurat dhe më të bujshmet në letërsinë shqiptare. Deri në vitin 1936 ai punoi në Tiranë si gazetar dhe po atë vit, në moshën 23 vjeçare u nis vullnetar në Luftën e Spanjës, si luftëtar në brigadat internazionale. Pas Luftës së Spanjës, gjatë kthimit për në Shqipëri, ai do të ndeshet dhe do të marrë pjesë në shumë beteja antifashiste nëpër Evropë. Pas kthimit në Shqipëri në vitin 1940 do të burgoset nga italianët, që aso kohe e kishin pushtuar Shqipërinë, dhe do të përfundojë në kampin e ishullit Ustika afër Palermos. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin '44, Petro Marko do të marrë pjesë në rradhët e partizanëve italianë, duke i rënë kryq e tërthor Italisë, si luftëtar dhe si komandant me përvojë luftarake. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës "Bashkimi" në Tiranë, por shpejt do të përjetojë disa nga vitet më të rënda nëpër burgjet e shtetit shqiptar komunist, për të cilin Petro Markoja kishte luftuar nëpër Evropë dhe Shqipëri më se 10 vjet rrjesht. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi t'i rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë aso kohe nga jashtë kryesisht nga Beogradi.
Në kulturën dhe letërsinë kombëtare Petro Marko është personalitet i përmasave të mëdha me shpirt e mendje të paluhatur para çdo stuhie. Ata që e kanë njohur nga afër Petro Markon e kanë ndjerë se brenda tij rrezatonte një besim madhor ndaj njeriut dhe mirësisë. Vetëm një lartësi shpirti e tillë mund ta përballonte ndeshjen sy më sy me vdekjen, që ai e përjetoi aq shumë herë gjatë jetës së tij. Dhe sa herë ngrihej në këmbë ai do ta niste nga e para luftën ndaj së keqes po me atë forcë besimi, po me atë rrezatim mirësie. Të tillë e ndjen lexuesi Petron në romanet "Hasta la vista"(1958) dhe "Qyteti i fundit"(1960), ku rruga e tij jetësore e asimiluar artistikisht, është aq e pranishme. Në vitet '70 ai do të shkruajë romanin "Një emër në katër rrugë", ndërsa periudhën e vështirë të jetës së tij në ishullin e Ustikës do ta përjetësojë në romanin e tij të rëndësishëm "Nata e Ustikës"(1989). Paraqitja e shkrimtarit Petro Marko me dy romanet e tij të parë "Hasta la vista" dhe "Qyteti i fundit" në vitet '60 është një kthesë e vërtetë në historikun e shkurtër të romanit shqiptar. Dhe nuk është fjala për rrumbullakësimin e një përvoje krijuese, por përkundërazi për ndërprerje dhe dalje nga një përvojë e shartuar jonatyrshëm në rrjedhat e letrare shqiptare, ishte një synim që rrëfimi romanor, pjesërisht në vitet '40, '50, do të çlirohej dhe të hapej si vizion, univers krijues dhe si spektër tematik.
Krahas kësaj prirjeje të brendëshme që kanë të dy romanet e përmendur përballë veprave të të njëjtit zhanër të deriatëhershëm, këto vepra qëndronin superiore dhe si artikulim artistik. Dhe pikërisht për natyrën e risive, për natyrën që pretendon ndryshime të vërteta të vlerave letrare. të gjitha veprat e Petro Markos u pëlqyen dhe u kërkuan nga lexuesi.
Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triunfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Pas tërë atij ferri nëpër të cilin kalon njeriu në rrëfimin e Petro Markos, ai arrin të mbetet i pamposhtur nga mizoritë e botës. Këtë bërthamë të brendëshme e rrezatojnë personazhet nga romanet e tij, këtë shkëlqim biblik reflekton Petro Marko njeri dhe Petro Marko shkrimtar në tërë veprat e tij.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Shtator 2003 23:17
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Petro Marko, iu rrëfej Himarën time

Me rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone, ne perkujtojme me mburrje treqindvjetorin e çeljes se shkollave te para shqipe ne Himare. PETRO MARKO, 1962.


Himara është e Himarës. Kjo para se gjithash duhet te jete ne kokat e te gjitheve qe ne keto dite te nxehta zgjedhjesh, po e shfrytezojne problemin e saj per te derdhur lloj-lloj gjerash. As me shume e as me pak, po te shfletosh historine do te mesosh se himariotet kane qene ata qe ia kane dale si pak kush shtypjes turke. Mbase jane te vetmit ne historine e gjalle ballkanase qe do te meritonin emrin Epirote. Ata kane qene luftetaret qe kane ndihmuar fqinjet greke ne kryengritjen e tyre. Sepse ate qe dinin ta benin me mire se te gjitha gjerat e tjera ishte pikerisht ajo: Lufta. Po vitet shkonin dhe himarjotet pane se atje ku shkonin per te shpetuar, apo atje ku dergonin thirrje per ndihme se pane çfare kishte bere kultura. Dhe vendosen qe te kultivonin gjuhen shqipe, madje edhe ritet fetare t'i benin shqip. Paçka se shkollat shqipe qe ata i mbajten me dashuri u antemuan shume here nga fqinjet e tyre helene. Fatkeqesisht, gjithmone pasi ftoheshin gjakrat shqiptaret i harronin, ndersa grekërit i shfrytezonin. Kjo i beri ata qe te mbeteshin gjithmone indiferente dhe syte t'i derdhnin nga deti. Fundja, kur i duhej qe te shpetonin iknin prej andej; me ate siguronin ushqimin dhe me detin ishin dhe të pavarur.

Ne kete speciale te bazuar nga libri me kujtime i Petro Markos do paraqitet edhe një herë per popullin ajo qe ka shkruar shkrimtari i madh per Himaren. Ndersa, ne nje shkrim te tij, te vitit 1962, do te sillet nje kujtese per shkollat e para shqipe te tyre. Kaq mbase do te mjaftonte per te kuptuar se kush jane himarjotet ne te vertete dhe pse politikanet i shfrytezojne nga ana tjeter. Nuk kane kaluar shume kohe, qe kur Marko i shkruan keto kujtime. Duket sikur eshte ende i gjalle, ashtu si jane dhe himarjotet e tij qe permend. Himara eshte me shume se nje krahine e Shqiperise, ajo eshte nje krenari per te gjithe rajonin. Eshte krenaria e dinjitetit te mbrujtur me vetmohimin e vet dhe me mbijetesen e ashper. Ja pse grekërit kane qene kaq xheloze, pavaresisht marredhenieve te jashtezakonzhme me himarjotet. Dhe ja pse edhe shqiptaret jane aq te prekshem kur kujtohen ata. Ndersa, ata pak veta qe bertisnin me flamurin e fqinjit tone ne ditet e zgjedhjeve do te mbeten per mbushjen e kronikave te medias dhe kalkulimeve te skuthave politike.


PETRO MARKO: SHKOLLA SHQIPE TRE SHEKUJ ME PARE

Tani qe nisem te shkruajme vete historine tone, dalengadaledo do te shfletojme gjithe shekujt e kaluar, do t'u heqim pluhurin qe u kane hedhur ata qe mohonin egzistencen e nje populli qe ka çare rrugen e tij me shpate ne dore dhe do ta nxjerrim ne shesh, me fakte, perpjekjet e panderprera te gjysherve dhe stergjysherve tane per ruajtjen e lirise se tyre, per ruajtjen e traditave dhe te gjuhes se tyre. Une nuk jam historian, po meqe ne te gjithe e kemi per detyre t'i ndihmojme historise sone, me rastin e pesedhjete vjetorit te Pavaresise sone, do te them disa fjale per shkollat Shqipe në Himarë.

Dua te shtoj se Himara para disa shekujsh, sidomos pas vdekjes se Skenderbeut, quhej gjithe krahina e Laberise se sotme, domethene duke nisur nga Radhima, ne Lekel e ne Butrinto. Dhe, siç dihet nga historia ajo krahine qe nder zonat qe i rezistoi turkut shekuj me rradhe. Aty sulltanet kane thyer koken e tyre, aty gjeten strehe shume nga shqiptaret qe nuk duruan dot zgjedhen turke. Dhe, pasi aty vendi ishte i varfer dhe nuk mund te mbante nje popullate te madhe qe shperngulej nga te kater anet e Atdheut tone, e vecanerisht nga veriu, andej iknin per ne Itali e vendoseshin ne tokat e mbretit te Napolit, me te cilin Himariotet qysh nga Gjon Kastrioti kishin aleance.

Po nuk ishin vetem te pushkes, banoret e Himares. Ata ishin dhe te penes. Dhe sipas dokumentave qe do te paraqesim shkurtimisht ketu, do te shohim se ne fshatrat e Himares jane çelur shkolla shqipe para tre shekujsh. Gjate viteve tridhjete, revistat STUDI ORIENTALI, STUDI ALBANESI dhe veçanerisht Nilo Borxha, kane nxjerre nga arshivat e Vatikanit dokumenta te rendesishme per Himaren, sidomos per shekujt XVI, XVII, XVIII. Po ç'jane keto dokumenta? Jane relacionet dhe letrat e misionareve baziliane ne Shqiperi. Keta misionare baziliane, shumica arbereshe ose me kombesi te tjera por qe dinin shqipen, me shume per interesa politike se sa fetare, erdhen ne Himare. Them politike, se aso kohe Himara ishte ne lufte te perhershme me Turqine dhe kerkonte ndihma ngadoqe te mundte, per te luftuar shkelesin qe kercenonte edhe Italine dhe Evropen.

Bezdisja qe u jipte Himara turqve ishte patjeter nje pengese per ndermarrje te medha pertej kanalit te Otrantos. Prandaj shohim kreret e Himares t'i drejtohen mbretit te Napolit, Papes se Romes, Spanjes, Polonise, Rusise per ndihme materiale dhe jo bekime apostolike e lavderime. Duke pare kete gjendje ne Himare, Papa dergoi misionaret unike qe meshonin me ritin ortodoks. Nga te paret, qe erdhi ne fshatrat e Himares, ishte njefare Neofat Rodino. Ky ndenji aty pak a shume nga viti 1630-1642. Himariotet i kerkuan te çelte shkolla per te mesuar femijet e tyre. Per kete shkruan Nino Borxha fragmente nga relacionet e misionareve: "Sa per popullin e tij te dashur, ishte e kollajshme qe te kujtohej kurdohere ky prift i mire, nga librat qe ky i shkruante edhe i botonte me te hollat e tij dhe i shperndante falas..."

Kjo do te thote se ky ne shkolle kishte pregatitur njerez qe i kendonin librat e tij. Nje nga nxenesit e tij, qe me vone u be prift, ishte papa Dhimitri nga Dhermiu (gjilek)... "Nga nxenesit e mi,- thote Neofi Rodino, - eshte nje me emerin Dhimiter, nga Dhermiu, i cili e njeh fare mire dhe ne menyre elegante gjuhen shqipe, pasi eshte i atij kombi dhe katolik i vertete". Me ndihmen e tij ai perktheu shqip katekizmin, por siç duket nuk u botua se nga Roma u pergjegjen "Doktrina Kristiane eshte perkthyer dhe botuar shqip.." (nga Pjeter Budi).

Ne nje leter Neofit Rodino, midis te tjerave thote "Jam kurdohere midis malesoreve te mi te dashur gjithnje i zene per t'i evangjelizuar dhe per te mesuar femijet e tyre....". Sipas Rodotas, Rodinoja "ka qene i pari mesonjes dhe drejtonjesi i misionit ne kete krahine ,,,. Keto banore nuk shkonin ne meshe, nuk dinin as formulen e pagezimit...shkonte fshat me fshat, punonte e lodhej shume, e veçanerisht me punen e perditshme te shkolles...". Pas Neofit Rodinos, punoi ne shkolla edhe Kostantin Onofrio, "Dergoi ne Palase doktor Krisafiden per te celur shkolle ne shtepine e kapedan Lekes, mik i at Onofrios, qe ishte ne Dhermi, ku jipte mesim ne shkollen e atyshme. Ne Dhermi at Onofrio shkollen e mbronte me anen e kavalier Ninas. Ketu mirrte pjese nje numer i madh i rinise..." Kurse misionari Stanilas, shkruan ne relacionin e tij per shkollen e Dhermiut... "Ketu u themelua nje shkolle e Vertete Misonare nga Kostandin Onofrio...dhe kjo shkolle ka dhene frutet e saj te para. Kur iku Onofrio, duallne nende prifterinj te rinj, ndryshe nga te tjeret, qe mezi shkruanin e lexonin..."

Me vone ne Dhermi arriti De Kamilis Xhovani, qe jipte mesim ne shkolle ku mirrte pjese nje numer i madh nxenesish...Ky i shkruante leter Kolegjit e midis te tjerave thoshte: "Himarjotet me kane shkruar lutje e me shume kercenime, qe te shkoje tek ata per te dhene mesime ne shkolle, por une do te qendroj ketu ne Dhermi..." Me vone, "De Kamilis edhe ne Himare dha mesim ne shkolle.. "edhe si mesonjes kishte nje reputacion te madh andej vinin nxenes nga Saranda, Lukova, Nivica, Piqerasi, Kudhesi e te tjere..". "Edhe une u mesoja nxenesve te mi letra (gramatike)..." - thote vete ne raportim De Kamilis.

Edhe imzot Stanilas ka dhene mesime ne shkollen e Dhermiut. Po ky, u luftua ashper si dhe De Kamilis nga peshkopi ortodoks, i cili kur shkoi ne Dhermi dhe pa femijet te shkonin ne shkolle e te mesonin, i mallkoi. Po pse i mallkoi? Pse dhespoti i Janines ose i Delvines qe vareshin nga Fanari mallkoi shkollat e atjeshme? Sepse ata mesonin shqip. Se librat qe lexonin, ishin shqip dhe jo greqisht, sic ishin librat e Patriarkanes qe i sherbente verberisht sulltanit. Sepse librat e Rodines ose dhe Nilo Katalanos, siç do ta shohim me poshte, ishin shqip se flisnin fshatrat e Himares. Po te ishin greqisht, ata do te lexonin librat e Fanarit, po siç e thane edhe misionaret, fshataret kishin harruar edhe formulen e pagezimit, qe do te thote se ata nuk dinin te lexonin librat e Patriarkanes, qe ishin greqisht, se s'kishin bere shkolle. E misionaret baziliane, nuk bene punen e Patrarkanes t'u mesonin nxenesve greqisht per te lexuar librat fetare te Fanarit! E pame qe katekizmi i Papa Dhimitrit "nuk u botua, mbase ishte botuar ai i Pjeter Budit". Dhe per te lexuar nxenesit librin e Pjeter Budit, patjeter u duhej te te mesonin shkollen shqip.

Po dokumenti me i sakte, qe verteton se ne ate shkolle mesohej vetem gjuha shqipe eshte puna e madhe e Nilo Katalanit.. Ne kohen e tij, ne Dhermi, shkolla ishte zgjeruar shume. Aty vinin nxenes nga Dukati, Terbaçi, etj. "Gramatiken shqipe Nilo Katalanua e beri per 80 nxenesit e tij te shkolles se Dhermiut". Ate perdorte per mesim. Ky beri edhe nje fjalor shqip-italisht...Sipas Zef Skirioit, kjo gramatike dhe ky fjalor gjenden ne duart e Skirojve. Ne kohen e Nilo Katalanos, qe vdiq atje ne dhe varrin e ka ne Shen Thanas te Dhermiut, Patriarkana e ndezi me shume luften kunder shkollave shqipe. Dhespoti i Janines, qe shkonte rralle ne fshatrat e Himares, mallkonte dhe shpifte kunder atyre qe ndiqnin shkollat shqipe.

Kjo lufte pershkruhet shume ne relacionet e bazilaneve. Me vone misionari Zef Skiroi, midis te tjerave shkruante..."nderhyrja e misionareve midis ketyre njerezve kryelarte, qe i duan dhe i nderojne, ne kundershtim me ortodokset (grekërit) qe i luftojne, ka rendesi...Se atyre u intereson per te patur mesonjes, qe i mesojne femijet e tyre falas..katekizmin dhe gramatiken...". Ne letrat e vete himarioteve, qe u benin misionareve edhe vete Papes, i luteshin qe "Perveç ndihmave materiale, sidomos ne arme, duhej t'u dergonte edhe njerez me shkollat e tyre te çelura dhe per t’u mesuar femijeve te tyre dijeni dhe kulture.."

Kam shkruar dhe kam pare varrin e Nilo Katalanos qe eshte brenda ne Ajovime te Shen Thanasit, nje kishe e vogel nja pesedhjete metra nga shtepia ku kam lindur....Akoma e mbajne ne goje, brez pas brezi emrin e Papa Dhimitrit, sterniperit e tij ne Gjilek. Gogua me tha kete vere: "Ne kishin ne karselle nje ungjill te motçem shqip...dhe disa shkrime te tjera shqipe, qe i ruanin brez pas brezi si gjera te shenjta, po ne luften italo-greke, kur u shperngulem nuk i muarrme me vete...Kur u kthyem, nuk i gjetem. i kishin marre italianet..."

Me keto pak gjera, del se si para tre shekujsh ne Dhermi dhe ne gjithe fshatrat e Himares (Himare, Vuno, Palase) kishte shkolla shqipe. Stergjysherit tane luftonin me pushke ne dore duke mbrojtur lirine dhe nderin e tyre, po ishin dhe ne lufte per shkollat shqipe, per te mesuar shkrim e kendim, per te levruar gjuhen stergjysherore, gjuhen trime. Qysh atehere, Patriku i Stambollit me anen e dhespotit te Janines mallkonte dhe çkisheronte gjithe ata qe mesonin ne shkollat shqipe, aq sa nje nga misionaret shkruan midis te tjerave:" Kur erdhi Dhespoti i Janines dhe pa nxenesit ne shkolle dhe degjoi meshen nga Onofrio, iu versul dhe e kapi nga mjekrra brenda ne kishe...". Vetekuptohet egersia e agjenteve te Fanarit, qe s'lane gje pa bere per te çkombetarizuar krahinen heroike te Shqiperise, Himaren e Laberine. Me rastin e pesedhjete vjetorit te pavaresise sone, ne perkujtojme me mburrje treqindvjetorin e çeljes se shkollave te para shqipe ne Himare. PETRO MARKO.


Pergatitur nga Ben Andoni

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Nëntor 2003 01:39
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

Apologjia ime (Jetes) Petro Marko

Marrëzi, turp, turp dhe mëkate
për jetën e tërbuar
se kur më ndal, o gjenerate,
qe vuan rrugës ndonjë nate,
më merr për te dënuar
dhe, me një zë që vret,
ngahera më pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jetë, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne ç’ dhera e në ç’dete?!
-Çudi! Ç'kerkon prej meje ti
dhe si, o jetë, pyet,
kurse në varfëri
më hodhe kur më gjete
të lindur nga skelete
pa dritë, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S’e di! Jo, Nuk e di!
Po lërmë, o jete, ç’ke me mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atëherë, jetë e krisur,
për mua mos pyet
se qysh në n’agim kam nisur
të shkel si skllav i shkretë
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . .
-O mëkatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i çmendur ëndërrtar,
s’jeton me shqetësime!...
-Mu thell’ në brendësire
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplotë,
në gjirin tim si hekur,
si hekur e çelik,
qëllo,qëllo, o me kamxhik;
pa frik’ e pa mëshire
e pa pendim,
se mu në thellësire
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
që çeli varrin tënd...
1937

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Janar 2006 23:04
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cupka Kliko këtu për të kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cupka Shto cupka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cupka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

Pjesët janë shkëputur nga publicistika e Petro Markos e vitit 1936, e shkruar pak kohë para zgjedhjeve parlamentare. Ato janë botuar në organet e shtypit "Arbëria" dhe "Vatra". Ajo që të bie në sy, është se sa pak kanë ndryshuar kohët, ose më mirë deputetët.

Bujaria e deputetit

Një hallexhi erdhi në Tiranë. Kishte ardhur edhe herë të tjera, disa muaj më parë, por s'ia kishte vënë njeri veshin. Iu lut deputetëve të krahinës së vet që ta shoqëronin gjer në ministri, por ata, të zënë me plot punë të tjera, u mjaftuan duke i dhënë vetëm kartëvizita për kopistët e arkivistët. Këtë radhë, hallexhiu, s'kishte nevojë për njeri. Por të tjerët kishin nevojë për të. Kur ai po shkonte në ministri, i pari deputet i krahinës së vet që e takoi, desh ta shoqëronte:
-O, mirë se erdhe Mehmet Aga!
-Mirë se të gjeta, bej.
-Ku po shkon kështu?
-Ja gjer në ministrinë e...
-Po si bëhet, mor jahu, që nuk më ke thënë mua? Unë do të bëj ç'të mundem, për të të plotësuar dëshirën. Ti e di se sa jam kujdesur për popullin që përfaqësoj.
-Po, mor tungjatjeta. Të faleminderit, por mundem ta kryej vetë këtë punë.
-Jo, xhanëm, si do ta kryesh vetë? Duhet të kesh me vete një deputet, kur shkon te ministri. Përndryshe s'të dëgjohet fjala.
-Të faleminderit, por...
Katundari desh t'ia thoshte se s'kishte nevojë për të. Mirëpo deputeti nuk e la të mbaronte fjalën. E kapi për krahu që ta shoqëronte në ministri. Hallexhiu, s'kuptonte pse janë bërë kaq të mirë deputetët këto vitet e fundit... (Se afronte koha e votimit dhe deputetët kishin nevojë për votën e tij. Shënim i autorit).
Si do të priten deputetët
Më falni dhe mos e merrni për ters, mor jahu, se deputetët tanë s'priten kollaj. Fjalën e kam këtu, se qysh tani bëhen përgatitje të mëdha, për të pritur "baballarët" triumfonjës, se e plotësuan mirë detyrën e tyre.
-Nga t'ia mbajmë? I thoshte pardje një deputet sivëllait të afërt.
-Them t'iu bëj një telegram që të dalin dhe të më presin, se unë e di që ushqej simpati të madhe në popullin bujar të qytetit tim.
-Po, po, e kam marrë vesh. Unë mendoj se ku do ta shkoj verën, se që të vete në fshat nuk guxoj, vallahi të them. Dikush më shkroi se janë bërë gati të më presin me saze e gërneta. Unë s'vete se e di që do të më futin në valle... unë mezi lëviz e jo të kërcej. Dhe u mbetet hatri, kur s'kërcen me ta. Atëherë thonë: "Ky s'pranon", dhe hajde në vjeshtë t'u marrësh ndonjë votë. Meazallah, se s'u bën qejfin, të lënë fare...
Prandaj, do të preferoj që të shkoj jashtë dhe të mos piqem fare me asnjë. Se dije, që të çmohesh shumë, mos para eja në kontakt me ta se të njohin. Se më duket, më dolli kripa më, mor katran.
-Kam marrë vesh, shtoi një tjetër, që kudo bëhen pritje të mëdha. Gjithë atdheu është në lëvizje.
-Mor mirë thua ti, ia priti tjetri, unë kam kohë që lloisem se ç' këmbë do të hedhim të fundit atë ditë të zezë që do të dalim përgjithmonë nga kjo vatra jonë e shenjtë. E vras mendjen mor jahu...
-Jo, mor të vraftë. Për këto lloisesh ti? Po të hedhësh të djathtën, atëherë mot ishalla, do të jesh i partisë së djathtë, e po të hedhësh të mëngjrën, do të jesh i së mëngjrës.
-Ç' janë këto që më thua. Kalama jam unë, apo rezervist që do të më bësh mua talim. Unë them që po të hedhësh këmbën e djathtë do të presin mirë mileti. E po të hedhësh të mëngjrën do të të nxjerrin avaze. Këtë e kam kënduar në "Kujtimet e Nastradinit".
Ndërsa në Tiranë bëhen këto bisedime, ndër katunde dhe qytete përgatisin, pritje të mëdha. Ndër disa vende thonë se do të bëjnë "arco di trionfo" nga do të kalojnë baballarët e kombit, të cilët, në zgjedhjet e ardhshme do të emërohen jo gjyshërit, por stërgjyshërit e kombit.
Importimet tona dhe deputetët
Një deputet i ynë shkoi te një dyqan mobiliesh për të blerë një sallon. Këto mobilie bëhen këtu, janë të forta, të mira e të lira. Deputeti s' kishte pëlqyer plaçkat që i dëftuan. Dyqanxhiu i kishte lavdëruar këto dhe i kishte thënë se në Shqipëri s'mund të bëhen më të mira se ato dhe fjalimi kishte vazhduar kështu:
Deputeti: - Pffff... S' më pëlqejnë! Më mirë të sjell nga jashtë një sallon.
Dyqanxhiu: - Po ne me se të rrojmë, kur njerëzia të sjellë nga jashtë mobiliet?
Deputeti: - Po unë dua mall të mirë dhe me që s'ka këtu, do ta sjell nga Vjena.
Dyqanxhiu: - S'kini të drejtë, z. deputet. Me të vërtetë, malli i Vjenës është më i mirë se ai i Shqipërisë. Mirëpo, kjo mund të thuhet edhe për... deputetët. Edhe ne e dimë se deputeti i Anglisë ose i Zvicrës mund të jetë më i mirë se ai i Shqipërisë, por, megjithatë, deputetët nuk i biem nga ato vende dhe kënaqemi me ata që kemi këtu!..

Ata që duan ta marrin vesh se cili është deputeti në fjalë, le të drejtohen në zyrat e "Arbërisë".

Marrë nga libri
“Ditën që rrojta unë...” nga Tirana-Observer.

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Janar 2006 23:08
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cupka Kliko këtu për të kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cupka Shto cupka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cupka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

-----Mendoj se Petro Marko eshte nje shkrimtar i zakonshem--pasi gjuha letrare qe ai perdor eshte shume e thjeshte dhe menyra se si e percon mendimin tek lexusi eshte teper e rendomte--s'ka aspak ate intrigim qe te japin as shkrimtaret medioker e jo me shkrimtaret e talentuar--------vepra e tij pasi e lewxon nuk eshte aspak mbreselenese----

-------Ate qe nuk e kuptoj eshte pse Kinoteatri i Vlores mban emrin e tij-------sepse Vlora ka letrare te talentuar si Fatos Arapin  ----------gje qe sipas meje duhet hedhur ne referendum popullor ne qytetin e Vlores kush duhet te mbaje emrin e kinoteatrit te qytetit-----------

--Sa per himariotet si njerez --------ata kane nje munges te thexuar te identitetit kombetar-------per arsye se jane fshataret me injorante te rethit te Vlores---dhe ndaj dhe bijen pre e agjentures greke-------mbiemrat e tyre jane ne pergjithesi katolike dhe mysylmane--

-------------ndersa si njerez , po te kesh nje hall dhe te trokasesh ne deren e tyre ata nuk te pergjigjen fare --------jane shpirtra te helmatisur  njerezish te neveritshem  dhe fshataresh koketrashe qe te vjen per te vjelle te bisedosh si me ata por edhe me ata pake intelektuale medioker qe kane te cileve  eshte mire qe populli i vlores tu japi nje mesim qe ta mbajne frymen jo ne greqi---POR NE ETIOPI--------NE ATDHEUN ORIGJINAL TE GREKEVE

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2007 22:12
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Gjaku shqiptar i Himarës (Pjesë e shkëputur nga libri i "Intervistë me vetveten")

PETRO MARKO

Pra ç'jemi ne?Shqiptarë!Po pse e humbëm gjuhën?Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshët dhe gjyshet dinë më mirë shqipen se greqishten?Pse qajmë e këndojmë në shqip?Pse fjalët e urta i themi në shqip?Siç duket që nga viti 1820 e këtej, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e shqiptarëve, qoftë në Mesolongji, qoftë në revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptarë, po dy krahina autonome që nuk njihnin as Greqinë, as Shqipërinë, së cilës i kishte humbur edhe emri.
Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me turkun.Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan dhe u ndanë. Megjithëse u ndanë në dy fe nuk e humbën kurrë lidhjet e gjakut dhe të fisit. Çdo fshatar kishte të tijtë në një fshat të myslimanizuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës.Kur bëheshin operacione ndëshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin përtej maleve, në Mesaplik e në Kurvelesh, për t'u mbrojtur, siç bënin gjer në atë kohë, por iknin me varka për në Korfuz ose për në Gjirit, nën mbrojtjen e venecianëve.Aty shkonin pleq e plaka dhe fëmijët. Burrat luftonin. Aty rrinin shumë vjet, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore. Thonë se banorët e Dhërmiut shkonin në ishullin grek, kurse ata të Himarës në Gjirit.Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhërmijasit flasin si korfjanët, kurse himarjotët, si gjiritlinjtë. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha këndohej greqisht. tregtinë e bënin me Korfuzin, Janinën. Pak nga pak u shkëputen lidhjet me Labërinë, me Dukatin.Greqia, që u çlirua e para, thoshte se kudo ku janë ortodoksë, janë grekë; myslimanët janë turq. Nisi antagonizmi turq e kaurë! Propaganda bënte punën e saj. Kjo u thellua në kohën e Ali pashë Tepelenës, i cili dërgoi një delegacion në Himarë, që dhe Himara të myslimanizohej.Paria e Himarës delegacionin e priti në Qeparo, se kishte më shumë kapedanë. Delegatët e Ali pashë Tepelenës u thanë mendimin dhe qëllimin e vizitës. Më plaku i kuvendit himarjot u tha delegatëve:- E falënderojmë pashanë, që mendon për të mirën tonë. Po i thoni pashait se këtu poshtë, në fshat, kemi një fushë që s'ka ujë. Thahet në verë dhe nuk na jep asgjë. I jemi lutur Krishtit dhe Shën Mërisë, Shën Kozmait dhe Shën Spiridhonit, po s'na dhanë ujë. Në na dhëntë Muhamedi ujë, menjëherë bëhemi myslimanë. Kështu i thoni pashait. Kur vajtën e ia thanë pashait përgjigjen e bregasve, ai qeshi me zemërim dhe tha:
- Eh kaurët e dreqit, do të ma paguajnë!
-Pastaj, duke qeshur : - Pizevengët, janë të zgjuar, s'ke ç'thua, janë rrufjanë të mëdhenj!
Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqisë. Shumë kapedanë, sidomos paria, kishin privilegje.
Dhe paratë e mirëbërësve himarjotë, që i kishin lënë në bankat greke për shkollat e Himarës, ishin një shkak shumë serioz për propagandën greke.

Gjikë Bixhili nga Dhërmiu kishte fituar shumë para në Rusi, ku e kishte marrë Pano Bixhili, përfaqësues i himarjotëve pranë Carit, në Petërsburg. Mësuesit dhe shpenzimet për shkollën merreshin nga fondi i Gjikë Bixhilit. Gjikë Bixhili ndërtoi dhe një shkollë, që është sot e kësaj dite. Ne kur ishim të vegjël, në shkollën e fshatit shihnim portretin e tij, të varur në klasë.
Siç i la Gjikë Bixhili paratë në bankën greke, ashtu i lanë dhe shumë mirëbërës të tjerë nga Jugu, si Zhapa me shokë. Ishin miliona, të cilat u bënë burim për të ushqyer propagandën greke në vendin tonë, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, që merrej me çlirimin e Vorio Epirit, domethënë të Shqipërisë së Jugut. Paratë u vunë në dispozicion të parisë.Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeveritë reaksionare nacionaliste të Megali Idhesë ( Megali Idheja: që Greqia të behej e madhe duke përfshirë në kufijtë e saj jugun e Shqipërisë dhe vendet ballkanike ku janë ortodoksë).Himarjotët që emigronin në Greqi, kishin privilegje: përkraheshin si bij të një "krahine heroike greke" me histori trimërie e burrërie.Fatkeqësia ishte se Shqipëria u çlirua e fundit në Ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartisë, autonomisë, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u çlirua Shqipëria, me kufijtë të cunguar shumë, propaganda greke e ushqeu shumë idenë e autonomisë së Himarës: as shqiptarë, as greke! Kishte hedhur rrënjë të thellë kjo propagandë në shpirtin e himarjotëve, të cilët sytë i mbanin nga Greqia.Krerët himarjotë, si Spiro Miloja, një luftëtar që e ndihmoi shumë Greqinë, ishte në krye të kësaj propagande, me gjithë farefisin dhe sojin e tij të përndarë në Dhërmi, Vuno e gjetkë.Spiro Miloja ishte nga Progonati. Në fshatin tonë ai kishte farefis Llukë Zh. e të tjerë, që propagandonin ndarjen e Himarës nga Shqipëria. Si bazë kryesore të propagandës përdornin dhe këtë: Pse Labëria u bë turke? E pse te mos bëhemi edhe ne me Greqinë, që është armike e betuar e Turqisë, siç jemi dhe ne armiq të betuar të turkut. Shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishte tetë priftërinj.Lidhjet ekonomike, privilegjet në Greqi, interesimi i Greqisë për himarjotët, sillogu vorioepiriot ndikuan shumë për t'i bërë himarjotët t'i kthenin sytë nga Greqia dhe të ëndërronin për një autonomi. Pastaj, edhe në kohën e pavarësisë himarjotët panë se asnjë qeveri e Tiranës nuk u kujdesua asnjëherë për ta. Nuk shkonin as xhandarë dhe nuk merreshin në asnjë punë. Ata pëlqyen të mërgonin: herën e parë në Llavrion, ku kishte miniera; në Korint, për të hapur kanalin; në Vllahi, në Rusi, pastaj në Amerikë, në Francë, në Meksikë, në Argjentinë, në Australi, Kanada e gjetkë. Kështu ne dinim më mirë ku binte Buenos Airesi sesa Kukësi, që nuk ia kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, që nuk ja kishim dëgjuar kurrë emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfuzi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnjë lidhje me atdheun tonë.Disa përçarës, vetë regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na përçau. U ndamë në fshat në dy parti: pendëkuqet që deshën Shqipërinë dhe shkollat shqipe; dhe pendëbardhët, që deshën Greqinë e shkollat greke në fshat. Këtë përçarje e ushqeu shumë Musa Juka, duke na armiqësuar vëlla me vëlla.Familja jonë bënte pjesë në partinë e pendëkuqeve dhe mbanim në ballkon kurdoherë flamurin e Shqipërisë. Kapedanët e Spiro Milos na kishin ardhur disa herë në shtëpi, duke na thënë se Andrea Deshën që ne të linim shtëpinë e të shkonim në Korfuz, ku do të na mbante me shkolla e me pensione Athina.Qoftë im vëlla, Fotoja, qoftë kushëriri im Jani, i sikterisnin duke u thënë: "Andrea Markoja u vra për Himarën dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta për Himarën dhe jo për Greqinë. Himara sot është dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajmë dhe flamurin ditë e natë në ballkon. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron".

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Shtator 2010 01:57
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

------------Qe ai eshte patriot i Shqiperise, kjo nuk ka asnje dyshim, por me nje lule nuk vjen pranvera----

Bashkefshataret e tij jane Antishqiptare te eger--- ---Aq sa edhe greket vete cuditen me urrejtjen e tyre ndaj Shqiptareve.Ndaj ajo eshte nje populllsi ARMIKE--DHE DUHET GODITUR.---Por Sala ka zgjedhur qe te mbijetoje politikisht duke perdorur spiunet e grekut--------Ndersa Edi  eshte nje idiot ne politike qe ka nivel te ulet fare ---keshtu qe ata do vegjetojne midis nesh me enderren e tyre per kryengritje te armatosur

-----------Por kam pershtypjen qe ata here pas here do te goditen nga rinia e Vlores---e cila gradualisht e sa vjen do nderjgejgesohet gjithmone e me shume per armiqesine e bashkefshatareve  te Petro Markos ---

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2010 06:16
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Kur flitet per percarje, behet fjale per nje sistem te sofistikuar qe prodhon cdo dite, plane, idera, kurthe.

Jo gjithmone njeriu eshte i afte qe te dije te perplloje cdo situate.

Mendoj qe rolin me negativ dhe antipatriot e luan pikerisht politika e deshtuar brenda vendit. Jemi ne te ligj dhe te papergatitur. Jemi ne me myk anadollak, dhe jemi ne prape qe nuk dime, nuk duam shume here qe te behet Shqiperia.

Nuk duam se me kete menyre jemi mesuar, duke vjedhur njeri tjetrin e duke ja futur njeri tjetrit.

As qe mund te pritet nje politike konstruktive ndaj Shqiperise, prej Greqise, dhe edhe Italise. Po te shikosh harten e botes, e kupton se si fuqite e medha kane lene rajone sherri e percarje kudo neper bote. Palesina, Indi-Pakistan etj etj.

Pra e vetmja menyre qe te marre drejtim te mire puna eshte stabiliteti brenda vendit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2010 06:47
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

------ Nuk ka lidhje kjo pune me stabilitet  apo jo----Kjo eshte e  thjeshte fare----Kur dikush eshte kunder interesave te vendit ......i Tregohet Vendi -, dhe qe ne fillim, ne menyre qe fenomeni  te mos mari tiparet e Ortekut ---

- Por sidoqofte nuk eshte vone akoma,---- prape ka kohe tu tregohet vendi atyre, sepse jane shume pake -------------Por ata qe udheheqin, nuk dijne te udheheqin, ky eshte problemi  

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2010 06:55
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Petro Marko, iu rrëfej Himarën time

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.