Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
X
Kishte rene muzgu dhe qyteti dukej akoma dhe me i zymte ne kete gjysem erresire.
Rruget kishin zene te boshatoseshin disi nga makinat e shumta dhe nje smog i çuditshem te perfshinte me ngrohtesine e tij te padurueshme,te merrej fryma.Nje trishtim i pergjithshem dukej ne fytyrat e njerezve ate mbasdite te fundvjeshtes.Pritej shi,shi i rrembyeshem qe do te damkoste natyren me lageshtiren e tij dhe lypesit kerkonin qe tani nje vend ku te fusnin koken.
Dukej qe Timit nuk i bente pershtypje asnje gje.Gjithshka i dukej e zakonshme, monotone,dhe ecte si i pergjumur rrugeve.Shpesh here i merreshin kembet dhe kishte rrezik te binte,disa here u perpoq me shtyllat rruges,s’kishte faj ,ishte keq.Kishte shume pak leke me vete dhe ato ia kishte dhene e ema per te ngrene diçka.Por Timi kishte nevoje te blinte nje doze,duhej te qetesohej.Ku do ti gjente leket?
Befas i shkojne syte tek nje klub pokeri.Mendoi te provonte njehere fatin.I futi te gjitha leket qe kishte dhe pasi u rregullua mire tek karrigia e larte,shypi butonin e nisjes.Asnje gje.Vazhdoi dhe disa here ,por serisht asnje gje,ndersa leket sa vinin e pakesoheshin.
-Jepi ,jepi,jepi,-therriste ndersa nje leter e mire i binte,por me vone nuk dilte gje,-Kurve muti,jep ndonje gje mi te ***sha mamin,jep ndonje gje,-dhe i binte me shqelm makines,ndersa butonat i shtypte egersisht.Kur ja ku del nje tris damash.
-He tu befte Timi,he te keqen bukuroshe,-dhe i ra te zezes .U dyfishua shuma, ra te kuqes me nxitim dhe shuma u katerfishua.-Do ta zhvesh,do ta zhvesh kurven e mutit…..do ta zhvesh,-therriste me entuziazem dhe i ra prap te kuqes.Perseri doli plot dhe shuma u shtua.Kishte ngelur vetem nje leter.Ne ate kohe Fredi po kalonte perpara klubit, kur degjohet nje ze i larte,i deshperuar:-U te ***sha mamin,-zhurme ,goditje te forta,-Po jane leket e bukes mi mos i hengsh ishalla,-ishte Timi i terbuar.Fredi u fut ne klub dhe per pak sa nuk u perplas me te.
-He mo,ç’ke?-E pyeti Timin
-M’i hengri kurva e mutit,mi hengri,ishin dhe leket e bukes mo ia ***sha ate mamin!-Timi ishte gati ne te qare.Fredi e mori per krahu dhe dolen bashke.
-S’ke çfare t’i besh Timo,t’i hash mutin.Ajo o te merr,o te jep,nuk ke çfare t’i besh.
-Per nje leter muti,per nje….do ta kisha zhveshur 5mijeshin…….per nje leter muti.
-E mo mire harroje ate.Po me thuaj ,ke ndonje pike aty?-Fredi ishte keq per vete.
-Po te kisha s’do luaja poker ,bole.Po me thuaj ,si t’ia bejme?-e pyeti ndersa nje e verdhe vdekjeje i kishte rene ne fytyre.Fredi ngriti supet dhe filloi te mendohej.Kur syte i shohin Dorin.
-Ja dhe viktima jone Timo ,-i tha ndersa nje buzeqeshje djallezore iu shfaq ne buzet e holla.Timi pa Dorinen qe po kalonte rrugeve.Ajo dukej aq e bukur ate dite,aq terheqese.
Ua hiqte mendjen çunave qe u kalonte afer dhe ata fillonin e ngacmonin, benin komplimenete,ose kishte dhe disa nga ata perverse qe i tregonte gjuhen ne menyre te neveritshme.Por Dorit aq i bente .Nuk e kishte mendjen fare,dukej e turbulluar dhe e trishtuar bashke.Kjo i ndodhte shpesh nga mungesa e njeriut qe adhuronte.
-Nuk dua t’i bej grope Dorit,Fredo,nuk dua.Ajo eshte femer yll,gjithmone me ka ndihmuar dhe do te tregohesha ******hate fare…******hate muti,-tha Timi dhe u kthye nga ana tjeter qe te mos e takonte ne ate gjendje ku ishte.Por teper vone,Dori i pa dhe ua beri me dore.
-Çfare ke mor kar?!Do te qetesohesh apo jo.Ku do t’i gjejme leket?Dori eshte shansi yne i vetem qe kemi.
-Nuk dua mor burre,nuk dua,-iu kthye Timi i nevrikosur por deri diku i lekundur.Me te vertete qe Dori ishte shansi i tyre i vetem.
-Mire ,ti s’ke per te bere asnje gje ,more vesh?Vetem mbylle gojen e me shih mua,-tha Fredi dhe nderkohe mori nje pamje te deshperuar,nervoze e deri diku te terbuar.Dori u afrua buzagaz dhe i takoi te dy.
-Ç’kemi çuna,si jeni?-u tha ,por kur vuri re Fredin e shqetesuar ne kulm,u shqetesua dhe ajo menjehere,si shpirtmire dhe e paster qe ishte.
-Fredi?!…Ç’ke keshtu…..Çfare keni keshtu?!-filloi t’i pyeste dhe njehere shikonte Timin,njehere shikonte Fredin.Dashur pa dashur,edhe Timi kishte te njejten pamje nga shkaku mungeses se helmit,ndonese jo aq te ekzagjeruar sa te Fredit.
-Zagaret e mutit….kurvaret e poshter…-filloi te thoshte Fredi dhe sillej sa andej, ketej.
-Ç’ke mo?!-pyeti dhe njehere Dori.
-Ma bllokuan makinen e plakut policet….zagaret e mutit.Me kane mbajtur dhe dokumentet ngaqe s’kisha diçka ne rregull…me mungonte nje dokument muti qe as e kam idene se çfare eshte.Ata duan leke ******hatat,duan leke,ja kete duan.-perfundoi Fredi . “**** i s’emes”-mendoi Timi ndersa shikonte i habitur ne kulm lojen perfekte teatrale te Fredit.Ai ishte nje aktor i lindur. “I ati ka nje muaj qe e ka shitur makinen dhe po kerkon nga dita ne dite te gjeje nje me te mire!**** i s’emes,çfare rene”-vazhdonte te mendonte Timi.
-Sa te duhen Fred,me thuaj,mbase te ndihmoj.-i tha Dorina e shkrete qe s’dyshoi per asnje gje dhe nxorri kuleten.-Na merri keto Fred,kaq ka Dori ,ishallah te bejne pune,-dhe ia la te gjitha leket qe kishte ne dore.
-Jo..jo..nuk dua te te shqetesoj ty mor lal..-tha Fredi gjoja i prekur dhe beri sikur s’deshte t’i merrte.
-Po merri mor Fred…ti jep motra me gjithe shpirt..,je ne hall…..mos m’i kthe …te lutem,-Dori ishte gati ne te qare nga mendimi qe Fredi nuk deshte ta pranonte ndihmen e saj.Timit iu tha peshtyma ne fyt.I dukej vetja zagari i zagareve,******hate.Per nje moment u be gati te thoshte dicka.I vinte t’i binte Dorit ne gjunje dhe t’i kerkonte te falur per kete maskarallek,por ndeshi ne veshtrimin kritikues te Fredit dhe e mbylli gojen.
-Rrofsh shpirt!-i tha Fredi Dorit dhe e perqafoi me dashuri,pastaj e puthi lehte ne faqe.Dori e lumtur qe Fredi i mori leket,i pershendeti te dy dhe u nis per ne pune te vet,duke thene qe nxitonte.
-Per pak sa nuk e prishe te gjithen,-iu hakerrye Fredi Timit ndersa po shkonin te merrin mall.
-Je ******hate….je ******hate muti…-i tha Timi gati ne te qare .Por nuk kishte nga t’ia mbante,ishte i pafuqishem kundrej nevojes per te bere heroine.
-Mbylle!Si do te sajoheshim sot he?! Me thuaj ,si?!-i bertiti Fredi,pastaj filloi te qeshte çuditerisht.-Çfare te ngrene qe i ka bere Timo!Jam i madh,te thote Fredi qe jam i madh…
-Je ******hate..,-Perfundoi Timi ndersa Fredi sa s’po kercente nge gezimi,nga vetekenaqesia per lojen artistike qe kishte bere.-Jam i maaaadh…
Te dy tashme ndodheshin ne shtepine e Fredit .Prinderit e tij kishin dale dhe ishin plasur te dy ne divanin e sallonit.Nderkohe Fredi u çua,nxorri mallin nga xhepi dhe e la ne tavoline.Pastaj shkoi ne dhomen e vet.U kthye mbas disa çastesh me dy shiringa dhe uje te distiluar.I la dhe ato ne tavoline pastaj u fut ne kuzhine.
-Fredo,s’e kam bere ndonjehere me shiringe,-tha Timi disi i frikesuar.Nderkohe degjonte se si hapeshin e mbylleshin dollapet me shpejtesi.
-Çfare kerkon atje?
-Limontozin…s’po e gjej,-erdhi zeri i dridhur i Fredi.-E gjeta…,-dhe u kthye i gezuar,
ndersa ne kuzhine ishte nje rremuje e vertete
-Fredo,s’e kam bere ndonjehere me shiringe….kam njeçike frike..-tha Timi me nervozitet
-Ç’ke mor lal,ta ben Fredi aq lehte sa s’do ta ndihesh fare…Kam dore te lehte fare.Do jete klas ,qafsha plaken,eshte yll fare.
Nderkohe nxorri te dyja shiringat nga kellefi.Mori njeren dhe pasi hapi shishken e ujit,e mbushi plot.E leshoi ne tavoline dhe hapi mallin.E derdhi te gjithe ne lugen e thelle,pastaj i hodhi disa kokrra limontoz.Mbeshteti lugen me shume kujdes ne tavoline dhe i derdhi ngadale ujin e shiringes.Ndersa Timi e shikonte si i trallisur.
-Merre çakmakun dhe ndize nga poshte,-urdheroi Timin qe beri siç i tha.Ndezi çakmakun me duart qe i dridheshin tmerresisht.Malli filloi te merrte disi ngjyre,nje ngjyre kafe ne te kuqe dhe pas pak filloi te flluskonte,ndersa leshonte nje ere te çuditshme,eren e zakonshme qe leshon kur zihet.
-Qenka mall perle..-tha Fredi ndersa e mbeshteti serisht lugen mbi tavoline.-e pe si u shkri menjehere?
Mori nje cigare dhe i nxorri me dhembe filtrin.Ndau nje fije te holle dhe pasi e ferkoi aq sa u be si top,e hodhi ne lugen tashme te nxirre krejtesisht nga poshte.Mori nje shiringe dhe filloi ta mbushte me kujdes duke futur majen e ages ne filter.
-Po filtri çfare i ben?-pyeti Timi,i bere qull ne djerse nga sikleti.
-E filtron,çfare i ben.Ka tere ato pislliqe brenda,kushedi se çfare i hedin ******hatat.-u pergjigj Fredi dhe pasi mbushi njeren nga shiringat deri ne gjysem,te njejten gje beri dhe me tjetren.Me ne fund ishin gati.
-Hajde se do ta besh ti i pari,-tha Fredi dhe iu afrua Timit me shiringe ne dore.Timi zhveshi krahun dhe filloi te shikonte damaret.
-Kape fort me dore qe te dali damari,-e urdheroi Fredi dhe filloi t’i binte krahut lehte me gishta,-me fort,shtrengoje fort mor burre.-Timi po sforcohej perhere e me shume,ndersa sumbulla te medha djerse i rridhnin ne balle.Me ne fund doli dhe Fredi ia futi lehte agen nen lekure.
-Ooh,-bertiti Timi nga frika.Fredi e pa i habitur.
-Ç’ke mor burre,qetesohu..e ke gati fare damarin,-i tha ndersa gjaku gufoi brenda ne shiringe duke u perzier me lengun e kuqerremte.Fredi filloi ta shtynte pistonin ngadale,oh shume ngadale.
-Aaahhhh,-ia beri Timi ndersa koka iu var mbrapa,-eehhh…çfare ylli qe qenka Fredo….me duket sikur gjaku po pershkon me shpejtesi gjithe trupin tim…me furime ….eehhh..
-Te thashe qe eshte yll..te tha Fredi…-dhe nderkohe zhveshi krahun e tij.-Timo,hajde m’a mbaj pak krahun,-i thirri,por Timi ishte shtrire krejtesisht ne divan dhe psheretinte duke mos ia vene veshin.Fredi e pa qe s’i dilte gje me Timin dhe mbasi hoqi lidhesen e kepuces,lidhi krahun me te.Po mundohej te gjente damarin, por s’po i dilte.Futi agen nen lekure dhe filloi t’a kerkonte.Fatkeqesisht i ishin kalçifikuar te gjithe damaret ngaqe kishte kohe qe çpohej dhe s’po e gjente qe s’po e gjente,ndersa krahu i dhimbte tmerresisht.
-Kurva e mutit-murmerinte,-Po dil mi kurve dil,-por ja qe s’po dilte damari i pabindur.
- Pse me denon o Zot….pse….pse me torturon keshtu…?!-uleriti ndersa nja dy lote i rreshqiten faqeve.
-O Freedooo …çfare ylli qe qenka…klas fare….-u degjua zeri i Timit.
-Pusho mor te ***sha mamin…******hate ….une s’po gjej damarin ….kurven e mutit..-dhe vazhdonte te kerkonte.Me ne fund u duk gjaku ne shiringe dhe Fredi mbajti frymen.E beri ngadale,shume ngadale.Kur arriti deri ne fund,thithi dhe pak gjak dhe i dha fund.U var i teri ne divan.Ishin bere te dy dru,ndersa nje qetesi,relaksim…..parajsa vete kishte pushtuar shpirtrat e tyre…..
X
Klodi perplasi deren e makines dhe rrotulloi çelesin ngadale,pastaj qetesisht u afrua tek dera e shtepise ku e pritnin Fredi dhe Helena.
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|