Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Jozefina Topalli
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Joela
studente

Regjistruar: 30/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 47

Jozefina Topalli

Jozefina TOPALLI (ÇOBA)

DATËLINDJA:
26.11.1963, Shkoder

ARSIMI:
Shkolla e mesme “29 Nentori”, Shkoder (shkelqyeshem, me nota maksimale,)
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder dega matematike (shkelqyeshem, me nota maksimale,)
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder dega juridik (shkelqyeshem, me nota maksimale,)

EKSPERIENCA PROFESIONALE:
1990, Specialiste pranë Dhomës së Tregëtisë Shkodër;
1995, Kancelare dhe pedagoge ne Universitetin e Shkodres.

EKSPERIENCA POLITIKE:
1996, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Kryetare e Komisionit te Perhershem Parlamentar te ligjeve.
1997, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise.Zevendeskyetare e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Nenkryetare e Partise Demokratike te Shqiperise
2001, Deputete e Kuvendit te Republikes se Shqiperise.Zevendeskyetare e Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Nenkryetare e Partise Demokratike te Shqiperise

GJUHËT E HUAJA:
Anglisht, Frëngjisht, Italisht.

KUALIFIKIME:
1995, Universiteti i Padoves Itali, Mardheniet Nderkombetare.

DEPUTETE:
zgjedhur në zonën elektorale nr.7, Rrethi Shkoder.
Subjekti PD;

(Ky Material eshte marre nga faqja zyrtare e Kuvendit Popullor)

__________________
Të gjithë duan të shkojnë në parajsë,
por askush nuk do që të vdes...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Janar 2004 17:27
Joela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Joela Kliko këtu për të kontaktuar me Joela (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Joela't! Kërko mesazhe të tjera nga: Joela Shto Joela në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Joela në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra
Gazetare cnn

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 416

Po ROZA PATI?!

apo nuk ia di mire biografine asaj maj Joela?!

Ka qene sekretare e Shtetit per rinine dhe Gruan......

Jozefina per tu pare, artiste Femer!

Pashim.....

__________________
Urime per kete staf te mrekullueshem!
Jam vertet krenare qe flas serish shqipen e bukur!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Janar 2005 03:36
Sykaltra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra Kliko këtu për të kontaktuar me Sykaltra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra Shto Sykaltra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

jozefina eshte si shpirt, e bukur dhe inteligjente...

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Janar 2005 14:42
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
eng_girl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381

Znj. Topalli eshte ndoshta e vetmja politikane (duke perfshire edhe politokanë) shqiptare te cilen e respektoj.

__________________
"If I love you, what does that matter to you?!" - Goethe

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Janar 2005 21:19
eng_girl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të eng_girl Kliko këtu për të kontaktuar me eng_girl (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: eng_girl Shto eng_girl në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto eng_girl në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Jozefina Topalli

Intervista/ Socialistet dine te bashkohen
-Znj.Topalli, ju dukey se jeni nga zerat e vetem brenda PD-se, qe keni reaguar ne menyre kritike mbi mosreagimin e Prokurorit te Pergjithshem per dosjet e korrupsionit dhe per Qeverine. Pse?

Dua te saktesoj se une kam folur per Prokurorine e Pergjithshme. Kam folur disa muaj mbas ndryshimit te kokes se ketij institucioni. Kam vleresuar si disa shenja shpresedhenese, disa levizje te Prokurorise se Pergjithshme kohe me pare, dhe vazhdoj te mendoj se kohet e fundit, pavaresisht se Shqiperia vazhdon te identifikohet si nje vend, ku zoteron korrupsioni, trafiqet, droga, krimi i organizuar vazhdojne te qendroje ende i pandeshkuar dhe per kete nje nga institucionet, qe ka per detyre te ngreje akuza dhe te jete konkret ne luften kunder krimit te organizuar eshte pikerisht Prokuroria e Pergjithshme. Une vazhdoj t'i qendroj ketij mendimi, por kjo nuk do te thote se une nuk mbeshtes punen e Prokurorise nese ajo do te shfaqe ne Parlament nevojen e ndryshimit te ligjit, nje organizim te Prokurorise apo ndryshime te tjera, amendime te tjera, qe do te ndihmojne punen ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar ne pergjithesi. Une nuk mendoj se zeri im eshte nje i vetem. Perkundrazi, shqiptaret kane pare ne televizionet shqiptare dhe shume personalitete te tjera ndoshta edhe jo shqiptare, qe kane folur per nje shqetesim ne rritje ndaj ketyre fenomeneve te rrezikshme qe e bejne vendin tone te futet ne rrethin e kuq.

-A ka pasur verejtje ndaj jush, brenda PD-se? Pasi dihet qe deri tani, partia juaj ka percjelle vleresime per Prokurorin e Pergjithshem....

Une mendoj se PD ka per detyre qe ta inkurajoje punen e Prokurorise se Pergjithshme dhe une bashkohem me kete gjykim. Vazhdoj te mendoj se, edhe nese ka kritika ndaj ketij institucioni keto duhen pare si dicka pozitive dhe si nje vullnet politik per te hapur rrugen aty ku ne na eshte mbyllur, edhe pse dyert jane te hapura. Konkretisht, kam parasysh mosanetaresimin e Shqiperise ne NATO. Politika duhet te beje nje analize mbi kete dhe une jo rastesisht i kam drejtuar pyetje Ministrit te Jashtem, i cili besoj se te henen do te vije ne Parlament dhe te jape nje sqarim se cilat ishin arsyet, kushtet qe ata na kishin vendosur, cilat kushte ishin plotesuar, cilat jo dhe pse. Pavaresisht se NATO i kish hapur dyert, pranimi nuk u be. Mendoj se nje nga arsyet kryesore eshte mosfunksionimi kritik, mosrritja e angazhimit ne luften kunder krimit te organizuar dhe probleme te tjera.

-Ju vete, a keni marre verejtje mbi reagimin kritik tuajin?

Une besoj se fryma e pergjithshme ka qene nje mbeshtetje ndaj angazhimit per te nxitur jo vetem Prokurorine e Pergjithshme, por edhe institucionet e tjera qe kane per detyre te jene me aktive, me energjike dhe me te vendosur ne kete fushe.

-Se fundi, Parlamenti ka shtyre mandatet e y komisioneve, atij "Bipartizan" dhe "Kthimit te Pronave". Mendoni se kjo shtyrje e afatit kohor do te mundesoje realizimin e misionit per te cilin jane ngritur?

Jane dy komisione te rendesishme. Nese do te ndalesha te komisioni bipartizan, ka nje detyre shume te rendesishme, ate te rregullimit apo te korigjimit, qofte permes amendimit te nje infrastrukture, e cila ishte e pabesushme ne zgjedhjet e fundit dhe qe rezultoi si e tille. Per te plotesuar kerkesat e shtruara ne nje raport shume te gjere, me shume kritizere ndaj KQZ dhe institucioneve te tjera, per menyren se si u organizuan keto zgjedhje ka pasur nje angazhim shume serioz nga perfaqesues te opozites ne kete komision, ka pasur disa takime me institucionet nderkombetare. Me sa jam ne dijeni do te kete nje takim te afert shume te shpejte ne Vjene, gje qe do te thote se institucionet nderkombetare e kane marre vertete seriozisht. Di qe ka pengesa dhe veshtiresi brenda komisionit per te bere ndryshimet e domosdoshme. Do te jete nje pike e veshtire momenti i KQZ, i cili eshte institucioni kryesor qe administron dhe menaxhon zgjedhjet elektorale. Natyrisht qe, kerkohet nje reforme, por gjithsesi puna ne komision po vazhdon. Edhe pas takimit te Vjenes do te kete te tjere ketu ne Tirane ne prani te atyre qe kane ndjekur zgjedhjet e kaluara, qe kane bere verejtje dhe sugjerime dhe kerkesat e nevojshme per ndryshim. Mendoj se ishte e nevojshme shtyrja e mandatit te ketij komisioni. Eshte nje nder pikat dhe kerkesat kryesore te Komunitetit Nderkombetar per seriozitetin e punes se ketij komisioni dhe une uroj qe pengesat te mos jene me aq permanente nga pala e perfaqesuesve te PS dhe te konkludojme sa me shpejt te jete e mundur, per plotesimin e kerkesave te Komunitetit Evropian. Persa i perket komisionit te kthimit te pronave, mendoj se prona ka qene dhe mbetet nje nga problemet me te rendesishme per stabilizimin e shoqerise ne jeten sociale. Eshte nje problem jo i lehte dhe shume kompleks, i veshtire dhe qe ka nje kosto politike, per te gjitha partite, ne thelb te tij ne fakt qendron edhe ndryshimi i programeve mes PD dhe PS. Ky komision deri tani nuk ka funksionuar seriozisht, por kjo nuk duhet te demoralizoje forcat politike per t'u perfshire perseri ne punen e ketij komisioni. Une dje ne mbledhjen e byrose kam qene pro, per ta zgjatur mandatin e ketij komisioni, pavaresisht skepticizmit qe ka per vullnetin e pales tjeter, realisht per te punuar ne kete ceshtje kaq te rendesishme, qe ka lidhje me problemin e nje paqeje sociale ne Shqiperi, qe ka lidhje ne raport me Kushtetuten dhe respektimin e saj, qe deri tani eshte shkelur ne te gjithe nenin qe lidhet me kete ceshtje, por njekohesisht edhe me kerkesat qe ka vendosur komisioni nderkombetar dhe se fundi edhe ne takimet dhe deklaratat qe beri Kris Paten dhe protagonistet kryesore politike ne lidhje me kete ceshtje. E perseris nuk eshte e lehte eshte shume e veshtire. Forcat politike duhet te marrin parasysh edhe faturen politike dhe te kene kurajo qe problemet t'i zgjidhim sot e te mos ia leme brezave te tjera, gje qe sa me shume te kaloje kohe do te behet edhe me e nderlikuar. Megjithate, ky komision eshte mire qe te kete me shume transparence, ne menyre qe shqiptaret te binden se e kane vertete seriozisht. Eshte mire qe ky komision te beje nje raport, qe qeveria dhe vete kryeministri Nano te vijne he te raportojne mbi kete ceshtje ne Parlament, ne pergjigje te kerkeses qe duhet te beje ky komision. Ne rast te kundert, ne vete do te bejme nje kerkese per interpelance te Kryeministrit, ne menyre qe shqiptaret te dine nga goja e vete kryeministrit, cili eshte qendrimi i tij lidhur me kete ceshtje. Njekohesisht eshte e nevojshme qe te behet nje konfrontim mes materialeve qe ka sjelle qeveria per ato, qe ajo i quan "toka te lira". Sepse ne baze te asaj qe kane verifikuar anetaret e ketij komisioni, rezulton se nuk jane te tilla. Nese eshte keshtu, kjo do te ishte jo vetem nje tallje e madhe, por nje hap hap qe do te nderlikonte akoma me shume zgjidhjen e ketij problemi. Nuk jam dakord qe ne si parlamentare t'ia kalojme nje tryeze tjeter kete ceshtje. Per sa kohe, qe ne jemi ne Parlament kemi besimin e elektoratit dhe duhet ta marrim vete pergjegjesine. Nese eshte problemi i nivelit, ne kemi caktuar ne kete komision nenkryetarin e partise njeheresh kryetar i grupit parlamentar. Mendoj qe edhe PS perpara se te kaloje ne nje kerkese tjeter per nje tryeze te kryetareve, te rrise nivelin e perfaqesimit politik, te fuqizoje mandatin politik te perfaqesuesve te saj ne komision dhe te jete me serioze ne pune.

-Ditet e fundit, Kryeministri Nano ka realizuar nje numer levizjesh brenda stafit te vet. I vleresoni si levizje konstruktive apo si pjese te taktikes se tij per te shtuar ditet e qeverisjes?

Cdo kryeminister kerkon qe te mbaje sa me gjate pushtetin. Kjo vlen per te gjithe kryeministrat. Ne kete aspekt edhe Fatos Nano ketij qellimi i sherben ne te gjithe punen e tij. Persa i perket ndryshimeve qe ai ben, ne kabinet eshte nje problem i ekipit te tij, per te cilin nuk kam perse dhe nuk kam edhe informacionin e duhur per te gjykuar. Gjithsesi, secili ka te drejte te zgjedhe vete stafin e tij, shefin e kabinetit dhe keshilltaret, te cilet mendon se mund te jene eficent.

-A mund te kemi ndryshime ne kabinetin qeverises dhe nese po, cili do te ishte reagimi i opozites per keto ndryshime te mundshme?

Buxheti eshte nje prove e madhe per qeverine Nano. Nje buxhet i cili ne fakt eshte nje buxhet handikap, qe ne shikimin e pare. Nese rrezohet, ky buxhet krijon nje problem shume te madh. Pavaresisht se Kushtetuta parashikon mundesine e aprovimit te pjesshem te tij, ne krye te tre muajve, kjo do te tregonte se qeverisja eshte ne nje pikepyetje te madhe. Normalisht po te rrezohej buxheti, z.Nano do te kthehej mbrapsht dhe Shqiperise do t'i duhej te kalonte ne zgjedhje te reja. Por eshte e veshtire per ta menduar, sepse kur pales tjeter i kercenohen zgjedhjet e parakohshme ata dine te unifikohen dhe te votojne per buxhetin, pavaresisht se edhe ata vete e dine qe eshte me shifra te pamotivuara dhe te pajustifikuara. Viti i fundit ka treguar se socialistet qendrojne ne pushtet me paterica dhe patericat nuk shtyjne shume gjate. Mendoj se nje ndryshim i pjesshem nuk i zgjidh problemet ne Shqiperi.

Intervistoi: Juli Xhokaxhi

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Mars 2005 16:37
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

For more information, please contact:
Roza Pati, LL.M.
Executive Director
Graduate Program in Intercultural Human Rights
St. Thomas University School of Law
16400 NW 32 Ave.
Miami, FL 33054
Phone: 305 474 2447
Fax: 305 474 2413
Website: www.stu.edu/humanrights

Ms. Roza Pati is the Director of Recruitment and Program Development of the LL.M. Program in Intercultural Human Rights. She is a former Member of Parliament and Council of Ministers of Albania and the Valedictorian of the Charter Class of the LL.M. Program in Intercultural Human Rights. She has rich experience in the field of development and human rights with several international non-governmental organizations. She can be reached by e-mail at rpati@stu.edu, by phone at (305) 474-2447, and by fax at (305) 474-2413.


Ms. Roza Pati is the Executive Director of the St. Thomas University School of Law Graduate Program in Intercultural Human Rights. She is a former Member of Parliament and a former Cabinet Member serving as the Secretary of State for Youth and Women of Albania. She is the Valedictorian of the Charter Class of the LL.M. Program in Intercultural Human Rights, and is a Dr. iur. (Ph. D. in Law) Candidate at the University of Potsdam, Faculty of Law. Ms. Pati has rich experience in the field of development and human rights with several international non-governmental organizations.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Maj 2005 00:14
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

ah ja kam ziline......................

Femer -e bukur--e zgjuar--e kendeshme -shume simpatike e terheqese

Me duket--grua shume e moralshme--dhe nene shume e dashue e fisnike

Nje politikane--e zonja --e afte--e mprehte--e drejte --e pakorruptueshme

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Maj 2005 03:23
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lubi Kliko këtu për të kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lubi't! Kërko mesazhe të tjera nga: lubi Shto lubi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lubi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Re: ah ja kam ziline......................

Citim:
Po citoj ato që tha lubi
Femer -e bukur--e zgjuar--e kendeshme -shume simpatike e terheqese

Me duket--grua shume e moralshme--dhe nene shume e dashue e fisnike

Nje politikane--e zonja --e afte--e mprehte--e drejte --e pakorruptueshme



J. Topalli e drejt dhe e pa korruptushme? Po me cudisni! Me gjithe ato prona dhe pasuri qe ka ne Shkoder si i vuri? Apo vetem me trazhgimi sic pretendon ajo!
Edhe une kam prona dhe trashgimi dhe madje te konsiderushme por deri tani nuk kam marre asnje centimeter katrore kurse kjo zonje ka privatizuar gjysmen e Shkodres*.
Prandaj mos e beni me komuniste se Lenini dhe me katolike se Papa.

Ps.
*Gjsmen e Shkodres eshte menyre te theni se jo vertet ka privatizuar gjysmen e Shkodres.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Maj 2005 04:30
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të azurro Kliko këtu për të kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: azurro Shto azurro në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto azurro në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Jozefina Topalli?

Tja haj lali zemren aq e mire eshte.

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Maj 2005 16:30
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të oliinter Kliko këtu për të kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: oliinter Shto oliinter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto oliinter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Re: Re: ah ja kam ziline......................

Citim:
Po citoj ato që tha azurro


J. Topalli e drejt dhe e pa korruptushme? Po me cudisni! Me gjithe ato prona dhe pasuri qe ka ne Shkoder si i vuri? Apo vetem me trazhgimi sic pretendon ajo!
Edhe une kam prona dhe trashgimi dhe madje te konsiderushme por deri tani nuk kam marre asnje centimeter katrore kurse kjo zonje ka privatizuar gjysmen e Shkodres*.
Prandaj mos e beni me komuniste se Lenini dhe me katolike se Papa.

Ps.
*Gjsmen e Shkodres eshte menyre te theni se jo vertet ka privatizuar gjysmen e Shkodres.



po qe per pasuri kemi Blendi fevziun i cili ka deklaruar se ka nje pasuri te trasheguar, ka prona shume te cilat i ka marre, madje ka shkuar dhe per qejf ne hotelin e famshem te Emirateve ku eshte 2 mije dollare nata.
Nuk e shan njeri gazetarin se ka prona, ska pse te kete kritika.

Mos te flasim pastaj per Kryeministrin i cili posedon pasuri marramendese dhe deklaron pasuri qe se ka as nje biznesman i thjeshte.

keshtu te mos flasim per gjera pa vlere. Nese ka Jozefina para dhe prona, me siguri qe i ka me ligj, sepse po te mos ishte ashtu me siguri qe do e akuzonin dhe ate per hajdute sic akuzojne Fotiadhis Nanos...

pershendetje..

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Qershor 2005 13:44
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:12 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Jozefina Topalli

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.