Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Ku asht,pse fshihet Sh.Nano?Se kuptoj Nanon?
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Ku asht,pse fshihet Sh.Nano?Se kuptoj Nanon?

Ku asht,pse fshihet Sh.Nano?Se kuptoj Nanon?

Me ban shume pershtypje personi i sh.Nano dhe personaliteti i tij si politikan.Sa here qe ne Shqiperi qe nga 1997-2004 ka demostrata masive ose ka levizje qytetare si ajo MJAFT ose edhe nji grup i vogel Studentash del ne shesh perballe Kryeministrise ai zhduket e nuk shihet.Nje Here asht ne Maqedoni nje here ne Turqi per vizita mjeksore e njehere ne Spanje per Internacionalen Socialiste.Ne vend te tij dalin zevendesat.
Ku ishte sh.Nano kur levizja Mjaft bani demostrimet e tija paqesore? Siguriht jashte vendi.U kthye per te dhene pergjigje atyre?JO
Ku ishte sh.Nano kur demostuan studentat?Sigurisht jashte vendi.U kthye per te dhene pergjigje atyre?JO
Ku ishte sh.Nano me 7 shkurt ne demostrimin masiv e paqesor ne Tirane?Sigurisht jashte.U kthye per te dhene pergjigje atyre?JO e ne te kundert zgjati viziten.
Cfare pret?Te kthehet kur te kete gati murin rrethues te kryeministrise? Nuk eshte turp qe ka vene Shqipnine ne gjendje gatishmerie NR 2 ndersa gjendja e gatishmerise NR 1 eshte vetem gjendja e luftes.
Ndersa qytetaret,studentat, levizja Mjaft demostrojne me kerkesa shume konkrete ai nuk denjon ti jape pergjigje atyre kjofte edhe tu i rrejte (genjuer) ashtu sic ka ba keto 7 vjetet e fundit.
Ne nje kohe qe vendi ka nevoje per qeverisje ai nuk gjendet ne kryeministri dhe nuk kryen detyren e tij institucionale si kryeminister i Shqipnise.Nuk e di po mendoj se nuk i pelqen me te loze kete rol, e mesa duket qytetaret e kane kuptuar dhe e ftojne te IKIN.Ndoshta eshte me mire qe te mos kthehet aspak,por te qendoje me pushime ne Spanje.
Nano nuk po e qeveris aspak kete vend.Ai po e shkateron jo vetem ekonomokisht por po shkaterron shqiptaret edhe moralisht.Ai po tallet me ne.Shqiptaret kerkojne pergjigje e ai s’pergjigjet!!!!
Koha qe kishte sh.Nano ne dispozicion ka skaduar.Kishte plot 7 vjet kohe te ndreqte sado pak kete vend e jo ta shkaterronte me shume.Atij si mbetet gje tjeter veqse te IKIN.
Nqs doni te replikoni JU LUTEM SINQERISHT mos me thoni ne pergjigjet tuaja jo Mjafti,jo Berisha,jo PS jo PD,jo e bardhe jo e zeze,jo jane njesoj jo kush te qeverise etj etj etj etj se i doli boja ketyne gjanave duke ia helle fajin te tjereve.
Me thoni:
Pse nuk po e qeveris kete vend si duhet por po e len ne meshire te fatit duke ike me pushime jashte?
Ku asht kryeminsitri yne sa here qe vendi ka nevoje per te?
Pse fshihet kryeministri yne sa here qe populli e therret e kerkon pergjigje prej tij?
Ka IKE apo ka qejfe me IKE?Prandaj une se kuptoj kete Shokun Nano e te shprehet me kjarte….per te miren e te gjitheve ne.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Shkurt 2004 14:49
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nano trimi,Nano lepuri

Gjer dje Nano me deklaratat e tij te jepte pershtypjen e nje luani,por sot te nje lepuri.Ku i bazoj keto qe thashe me lart?Sot z.kryeminister kishte mbledhur stafin e tij dhe se bashku me ca Andis Harasanis...e drejtorin e telekomit bene nje mbrapaktheu te fort dhe te pabesueshme.Pse ?Nga frika e qindra mijra qytetareve te revoltuar,per ngritjet e pa argumentuara te cmimeve te energjise elektrike dhe te telefonise fikse duke e ditur se papunesia eshte teper e larte dhe niveli ekonomik i popullit shqiptar eshte me i ulti ne Europe,ndersa ai dhe disa drejtore te KESH-it me emra grek nuk duan t'ja dijne.Per cmimin e bukes nuk u tha asnje fjale kur dihet se ne shqiptaret hame me shume buke se sa gjelle.Problem do ta kete Nano kesaj here me ate urrejtje qe eshte akumuluar ne shtresat e vobekta te shqiptareve.Gjer dje ky Harasanis lehte si nje qen i terbuar sikur do t'i shqyente gjithe kundershtaret,ndersa sot ishte ndryshe,i shtruar,sepse i zoti i kishte futur disa shkopinj kurrizit dhe vetem lepihej nuk turfullonte si dikur.Une nuk them qe mos te kete reforma,sepse ato jane te nevojeshme per te bere hapa drejt Europes por gjithmone duke i lene shqiptaret te marrin pak fryme,pra cdo hap duhet bere i studiuar mire jo i nxituar,sepse ne vend qe te pjellesh shtine.Cdo qeveri ne perendim bie sepse ngre taksat,ngre cmimet e karburanteve etj ,pra kur vjen koha e zgjedhjeve populli ja jep votat kundershtareve.Ne shqiptaret duam t'i rrezojme qeverite para kohe,sepse jemi shtatanike...Te presim se si do te zhvillohen ngjarjet mbas te shtunes,sepse edhe Berisha te tjera ngjyra po u jep problemeve mbas mutrave qe beri me protesten e pare.Dalte per mire ky sherr qe gjoja behet per te miren e shumices......

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 04:19
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

Nano eshte teknik!

Ju nuk merreni vesh o dialektare. Njehere thoni "Nano ik", njehere thoni "Nano rri", njehere thoni "Nano ku ishe". Meqenese dikush permendi "qenin" si krahasim me lejoni edhe mua te perdore nje fjale te urte popullore per tu dhene pergjigje pyetjeve qe shtron "tresh"-i.
"Qente le te lehin se karvani shkon perpara". Dua tu spjegoje me kete shprehje te urte se megjithese opozita nuk eshte e kenaqur per qeverisjen e PS-se kjo nuk do te thote se qeveria do nderpresi aktivitetet qeveritare vetem se del Berisha ne shesh. Ju lutem mos ma keqkuptoni krahsimin qe i bera militanteve te PD-se me qenin.
Une nuk ju kuptoje ju "trimave" qe kerkoni ta largoni Nanon me gure kur shprehni habine dhe pakenaqesine se Nano nuk eshte ne momentin qe ju gerthisni.
Ishit perpara kryeministrise dhe hodhet parrullen "Nano ik" dhe Nano e kuptoi kete dhe iku, tani kerkoni pse iku!!!!!!!!!!!!!!!
Opo cfare kerkoni???!!!
Te iki Nano???
Nano nuk do iki.

Nadja mire o Tresh! Po nuk e pate bezdi shkruaj ne gjuhe letrare se bejme pak veshtire te kuptojme ne disa raste dhe se e morrem vesh qe je nga Shkodra .

Tung.

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 07:32
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të uragani Kërko mesazhe të tjera nga: uragani Shto uragani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto uragani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Re: Nano eshte teknik!

Citim:
Po citoj ato që tha uragani
"Qente le te lehin se karvani shkon perpara"



se ke keq ti Uragan!!!!
po ti a e din ku po shkon karavani i sh.Nano.Ti ia din drejtimin?Une tham se ai po shkon drejt humneres... e po na merr te gjithve me vedi...
Pse sh.Nano nuk eshte ne krye te ketij karavani kur ne Shqiperi ndodhin demostrime anti-qeveritare por fshihet per ''pushime'' here ne Spanje e ne Turqi,apo pret qe te bijne njihere disa ne humnere, te bien ''koka'' si nga qeveeria e tij ashtu edhe nga partia e tij dhe ai pastaj te dale me dure te lame.
Ai nuk asht as politikan,as teknik,as drejtues partie TE MAJTE pse politikat e tia NUK JANE ASPAK TE MAJTA por po tregohen shume me te djatha se te djathtet,shume me kapitaliste se kapitalizmii ma i eger.....
Nuk e di a e keni pyte ndonjehere sh.Nano se cila eshte politika e tij si e majte Shqiptare dhe ''europiane'' sic i pelqen atij me u qujte?????
Me qa ka ba deri tash,ka ba politiken sociale ma te eger qe njeh ndonjehere historia e Shqipnise e s'po ti rendis se ti i din shume mire pse sigurisht qe ke njerez te cilet te diftojne e te ankohen.......
CIAO 3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 12:46
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

nuk te kuptova perseri....

Ma perkthe pak te lutem se ne nje pjese te mire te mesazhit tend nuk e kuptova cfare po thoje. Te betohem qe nuk kuptoj fare dialektin e veriut.

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 17:09
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të uragani Kërko mesazhe të tjera nga: uragani Shto uragani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto uragani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Dikush na kujton babain shpirteror te socialisto-ko.........

Shprehja qe perdorni ju e perdorte shume shpesh diktatori vend e pa vend.Mendoj se edhe ju po e perdornine nje moment qe nuk duhej ta perdornit,nqse e ke fjalen per sh.Nano se gjoja ai mendon keshtu si ju e keni gabim.Atij dhe te tjereve u ka hyre lepuri ne bark ,sepse kjo eshte nje revolte popullore kunder varferise qe ka pllakosur vendin.Pamvaresisht se protesten e organizon opozita per qellimet e saj,por aty ne ate mase te madhe njerezish ka plot edhe nga ata qe ja kane dhene voten kesaj qeverie e cila i zhgenjeu sepse ne vend qe te ndryshonte nivelin ekonomik e ka keqesuar ate me kontrabanden dhe korrupsionin qe ekziston ne qeverine e udhehequr nga ai.Pra ata qe do te protestojne neser nuk jane vetem demokrate.Po te tregoje nje ndodhi te vertete;punonjesit e ndermarrjes ku kam punuar ne Shqiperi vendosen te benin nje greve duke paralizuar prodhimin aty nga'98-a sepse kerkonin ngritjen e pagava.Nje inxhinier ju drejtua nje shokut tim te ngusht simpatizant i PS pse edhe ti do te solidarizohesh me sindikaten per greve?Po ju pergjegj ai sepse femijet e mij nuk i ushqen partia por duart e mia etj....Ta tregova kete shembull si ilustrim te asaj qe thashe me lart.Tregohu pak realist dhe mos thuaj se ne shesh do dali vetem Berisha,por dhjetra mijra qytetar te pakenaqur.Sipas tellallit te qeverise A.Dalipi thuhet se Nano neser do te rrije ne Tirane.Ngelet te shohim.Ti dhe gjithe ne e dijme si iken Nano dhe sa here eshte larguar e si eshte larguar por me duket se edhe kete here e pret e njejta situate.Nuk prese qe opozita te beje ndonje mrekulli sepse duke qene nje vend i vogel dhe pa tradite ne demokraci na fusin hundet te tjeret ne punet tona dhe politikanet bejne rolin e servilit ne te dy krahet dhe i bejne punet si syte e tyre.Ne qe jetojme ne perendim duhet te jemi realist e te mos prononcohemi me tifozllek sepse jemi koshient per veshtiresit qe ka cdo lloj qeverie qe mund te vij ne pushtet,por kryesore eshte qe dicka e mire te behet per ate popull te shume vuajtur,jo ti marrin frymen.Kur vjen puna edhe FMN -s i duhen argumentuar problemet qe ka vendi dhe populli me varferine jo te zbatohen ne menyre shabllone ato qe rekomandojne ata nga kolltuqet ne Washington.Asgje nuk varet nga ne dhe nuk na pyet njeri se cfare grijme ne sallat lart e posht,por ne duhet ta konsiderojme njeri tjetrin si vellezer socialist apo demokrat,(perjashto ketu ata qe per 50 vjet na i bene jeten si malorja e Llogorase apo e Qafe Krrabes kur ngjitesh nga Elbasani) qofshim nga bindjet dhe te sillemi me edukate dhe kulture me njeri tjetrin dhe ta shporrim urrejtjen se po behemi gazi i botes si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi.Ne duhet te jemi ne opozite si popull me kushdo qofte ne pushtet se ndryshe do grindemi me njeri tjetrin kur ata i kane xhepat plot dhe ne po bredhim neper bote si arixhinj(gabele) dhe te afermit tane atje jetojne ne mizerje e pasiguri.Boll me urrejtje se nuk i plas asnje politikani per ne e pse te na behet vone ne per ta.Ne djall shkofte Berisha e Nano e Ruci e kompani.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shkurt 2004 04:31
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

o trima

"Nano ik", Nano kthehu", "Nano nisu", Nano hajde", Nano ku je futur", " Nano po te kapa", "Nano te hengte mortja", Nano kriminel", " Nano ku do ikesh ", "Nano shtjer edhe njehere pa ta shohesh" te gjitha keto titujsh nismash, mitingjesh, inisiativash , levizjesh e protestash qe "shoqeria civile" me ne krye PD-ne e Bishes nuk mund te largojne dot qeverine qe shumica e Shqiptareve ka votuar. Berisha ne kete tentative te deshperuar u kerkoi "besen" te pabeseve, "fjalen e nderit " te degjeneruarve per te protestuar ne menyre paqesore. Si do ti justifikoni kesaj radhe veprimet tuaja o pseudodemokrate. Ku eshte ai karton i kuq e karton i verdhe qe i dhate qeverise? Pse nuk dalin asnjehere ato parashikimet e Doktorit tuaj ? Ne nje ane shyqyr qe nuk eshte me doktore se po te kishte te njejtin parashikim ose diagnostikim te semundjeve ne nje pacient do ta kishte marre ne qafe.
Mos valle Berisha nuk pati mbeshtetjen e komunitetit nderkombetare dhe qendroi urte si qene i rrahur?
Mos valle kishte frike nga organizimi i shtetit?
Apo me ne fund kuptoi se me dhune nuk ka shanse per te arritur cfare ai kerkon?
O trima!
Meqenese kemi perdoru si shpesh krahasime me fjalen "qen" me lejoni tu them edhe nje te fundit.

"Qeni qe leh nuk te ha".

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shkurt 2004 20:42
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të uragani Kërko mesazhe të tjera nga: uragani Shto uragani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto uragani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Re: Ku asht,pse fshihet Sh.Nano?Se kuptoj Nanon?

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Nqs doni te replikoni JU LUTEM SINQERISHT mos me thoni ne pergjigjet tuaja jo Mjafti,jo Berisha,jo PS jo PD,jo e bardhe jo e zeze,jo jane njesoj jo kush te qeverise etj etj etj etj se i doli boja ketyne gjanave duke ia helle fajin te tjereve.



Ah uragan uragan
edhe ju luta sinqerisht qe te mos futni ne mes Berishen e Shoqerine civile, etj etj etj
Me vjen keq qe te gjithe ata qe demostojne kunder nje politike sociale e ekonomike shkaterrimare te qeverise se sh.NANO i konsideron te DEGJENERUM......TE PABESE....

te lutemKUJDES me fjalorin e mesiperm,se askush se ka per detyre me ndi fymjet e tuja.....

flm 3Sh

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shkurt 2004 21:20
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
uragani
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 08/10/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 92

pambuk .... pambuk

Ne u lodhem me fyerjet tuaja ti nuk durove dot vetem nje here. Une dhashe mendimin tim ty po nuk te pelqeu eshte problemi yt. Keni ne maje te gjuhes fjalet kriminel, hajdut, drogaxhi etj etj dhe harroni se ai eshte lideri qe e kane votuar SHUMICA E SHQIPTAREVE. Ndertoni akuza te pabazuara dhe ne duhet t`ju durojme kur shani dhe ofendoni. Derisa ju te tregoheni me qytetare te njejten gje do beje edhe une. Ne raste se kerkon respekt perpiqu te respektosh. "Te pabese" e " te pashprese" jane te gjithe te degjeneruarit qe ndiekin nga pas Sali Bishen. Te gjithe ata qe shkaterruan kur ishin ne pushtet nuk meritojne te vleresohen qofte edhe nje moment te vetem.

Nqs deshirone te bejme nje diskutim civil perpiqu te flasesh pa ofendime qe te mos marresh te njejten gje. Kur gjygjsori shqiptare te vertetoje se Nano eshte kriminel hajdut apo i degjeneruar atehere une bie dakort me ty per ta share ne te kundert cdo fjale e tepert qe do hedhesh do te kthehet mbrapsht.

__________________
..nga ferra e vogel del lepuri i madh...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Shkurt 2004 23:53
uragani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të uragani Kërko mesazhe të tjera nga: uragani Shto uragani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto uragani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

tjeter eshte me u kape me nanon .....
tjeter me fy nje pjese te mire te shoqerise Shqiptare.....
ndyshimi eshte rrenjesor.....shume rrenjesor..........
asnjeri nuk eshte kape me simpatizantat e nanos dhe te PS dhe i akuzon per ato per ndonje gje si te PABESE E TE DEGJENERUME........edhe pse i rrine prana nje personi te dyshimte ne moral e ne veprimtarine politike-ekonomike.
TE thashe po ti s'merr vesht.Kjo teme nuk eshte per salen e shoqerine civile per eshte per sh.Sano i cili s'po arrin te na qeverise dot.
Per Nanon i cili po tallet me kete popull ne drite te diellit qe ngre Tarifat dhe shihe shihe pastaj i ule.....
I ulI po pasi jane bere ca demostrata te mira dhe pasi e mori vesht se po te losin shume me popullin shqiptar se ka te gjate........s eme te vertete po te filloje pushimet e prejtshme ne Selanik,Siros a ku tjeter i ka vilat e tia.

TI MOS E FYJ KETE POPULL SI TE DEGJENERUME se edhe ti pjelle e ketij populli je.Po pate gja i ke do te tema te mira per Salen e PD ku mundesh me u shprehe lirshem,prandaj rrespekt per nji pjese te mire te populllit
shqiptar.

RESPEKT E KUJDES,spo te kerkohet shume apo jo.......
ciao 3Sh

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Modifikuar nga tresh datë 22/02/2004 ora 14:10

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Shkurt 2004 00:07
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:07 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Partite dhe Elita Politike > Ku asht,pse fshihet Sh.Nano?Se kuptoj Nanon?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.