Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Boks > Luan Krasniqi Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 07/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Boksi.

Se kush nga ne ndoshta e njeh se kush eshte Luan Kransniqi.
Luan Krasniqi ka lindur më 10 Maj 1971 në fshatin Junik të Kosovës. Ai rrjedh nga një familje e thjeshtë kosovare dhe është fëmija më i vogël prej 8-të fëmijëve të familjes Krasniqi. Ai ka kaluar një fëmijëri të bukur në Junik, deri në vitin 1987, ku ai përfundoi shkollën fillore dhe 8-të vjeçare. "Kur unë dëgjova që ne do t´a shihnim përsëri babanë, i cili kishte emigruar në Gjermani që në viti 1970-të, u gëzova pa masë. Unë kisha ëndërruar të jetoja në një qytet të madh dhe kjo ëndërr mu realizua." Luan Krasniqi u stacionua në qytetin e Gjermanisë Rottweil, ku ai aty hodhi hapat e para në ringun e boksit duke përfunduar njëkohësisht abiturën dhe shkollën e tregëtisë. Ai merr pjesë në shoqatën e boksit BSV Rottweil duke u stërvitur nga një trajner i lartë boksi si Theo Korekesch.

Puno e palodhur dhe bashkëpunimi i mirë me trajnerin, bëri që ai t`i futej i sigurt karrierës së boksit, si një boksier i peshës së rëndë. Puna e fortë e tij dhe bashkëpunimi i ngushtë me trajnerin nuk ka rreshtur edhe në ditët e sotme. Ai së bashku me familjen e tij gëzoi të drejtën e shtetësisë gjermane. Për hërë të parë ai përfaqëson Gjermaninë në boks në turneun ndërkombëtar në Liverpool ku ai aty arriti të fitojë medaljen e artë. Në të njëjtin vit, ai vazhdon rrugën e fitoreve duke fituar përsëri një tjetër medalje të artë në Kampionatin e Boksit gjerman në Berlin. Po në qytetin e Berlinit ai në Kampionatin Botëror, mbajtur në vitin 1995, arriti të vitonte kuner wladmir Kliçko dhe morri medaljen e argjëndit. Më pas ai humbi me pikë me boksierin e famshën kubanez Felix Savon por po atë vit ai e mbylli me marrjen e medaljes së artë në Kupën ndërkombëtare Chemi në Halle.

Pas tre fitoreve të shkëlqyeshme ai i drejtohet Lojrave Olimpike ne Atlanta në vitin 1996. Ai me shpejtësi kaloi deri në gjysëmfinale kur aty pasi ishte lënduar poshtë syrit të djathtë, i këshilluar edhe nga mjeku, u detyrua të mos diltë në ring, gjë që ndikoi në mos realizimin e ëndrrës të tij për të luftuar për medaljen e artë. Ai kthehet në Gjermani duke i dhuruar asaj për herë të parë, që prej vitit 1976, një medalje bronxi për peshën e rëndë në Boks. Atlanta per Luanin ka edhe nje mbrese tjeter. Ai aty takohet me idhullin e tij, boksierin më të madh të të gjitha kohrave. "Muhamed Ali ishte dhe mbetet idoli im. Askush nuk ka arritur atë që ka arritur ai. Një fenomen i tillë nuk vjen më në jetë".

"Takimi me Muhamed Ali ishte per mua një nder i madh, gjë që unë nuk do ta harroj kurrë." Pasi hodhi hapat e parat plot sukses ai kalon tek ekipi i boksit Panix Promotion ku në këtë ekip ishte edhe Lennox Lewis. Më 2 shtator te vitit 1997 ai fiton për këtë ekip kundrejt boksierit Harry Senior vetëm me anën e një gjysëm pike. Kjo ishte koha kur ai konsolidohet si boksier dhe cilësitë e tij ngriheshin dita - ditës duke ecur gjithmonë drejt rrugës së profesionalistit dhe progresit. Muskujt e tij vinin duke u zmadhuar pa humbur atë shkathtësinë dhe refleksivitetin e tij. Më pas ai ftohet në Angli nga Big Bear Lake duke ushtruar mo boksierin e famshëm botëror Lennox Lewis, i cili përgatitej njëkohësisht për dyluftimin ndaj boksierit Golota. Aty Luani tregoi se mund t`i përshtatej atij niveli dhe kjo ishte edhe arsyeja që ai ka qënë edhe tre herë atje.

Ndërkohë që Lewis përgatitej për dyluftimet me Briggs, Mavroviç und Holyfield, ai ishte njëkohësisht sparring-partner më i mirë për Luanin. Kështu kapërceu Luani pengesat e para për të hyrë si "fillestar" në gjirin e boxierëve profesionalistë. Ai zhvilloi 15 dyluftime për Panix Promotion dhe në vitin 2000, kur Lennox Lewis u largua nga ky ekip, Luanit i duhej të shikonte tjetër alternativë. Në muajin Shkurt 2000 kaloi në Hamburg pranë Universum Box-Promotion, ku ai aty fitoi disa dyluftime. Ne Janar 2001 ai nënshkruan një kontratë 3-vjeçare me Universum Box-Promotion. Pika kulminante e karrierës së tij ishte data 5 Janar 2002 ku ai në Magdeburg te Gjermanisë fitoi titullin Kampion i Evropes kunder Rene Monse. Ai ishtë kampioni i parë i Evropës për Gjermaninë, që prej 29 vitesh.

Ja keshtu yjesh kerkon Shqiperia jone, qe te ket ,qe te marri fame.

E ndiqni ju Anetar Boksin?

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Modifikuar nga hirushja datë 17/11/2003 ora 23:59

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2003 00:10
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hirushja Kliko këtu për të kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hirushja Shto hirushja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hirushja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 07/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re b3.jpg
Ky file është shkarkuar 403 herë.

Luan Krasniqi

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Nëntor 2003 00:03
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hirushja Kliko këtu për të kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hirushja Shto hirushja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hirushja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
titi_ali_demsi
Anetar i ri

Regjistruar: 08/11/2003
Vendbanimi: Ne rruget e evropes!!!
Mesazhe: 29

LUAN KRASNIQI !!!!

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 2003122901.jpg
Ky file është shkarkuar 373 herë.

Luan krasniqi po pergatitet me 14 shkurt ne shtutgart ne nje ndeshje boksi per titullin kampion evrope ne peshat e renda - kundershtari i tij nje i panjohur i quajtur sinan samil sam!!!

I urojme fat boksierit shqipetare krasniqit dhe shpresojme te mos na shgenjej............ forca luan

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Janar 2004 01:14
titi_ali_demsi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të titi_ali_demsi Kliko këtu për të kontaktuar me titi_ali_demsi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: titi_ali_demsi Shto titi_ali_demsi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto titi_ali_demsi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
titi_ali_demsi
Anetar i ri

Regjistruar: 08/11/2003
Vendbanimi: Ne rruget e evropes!!!
Mesazhe: 29

luan krasniqi!!!

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re im660.jpg
Ky file është shkarkuar 348 herë.

Forca luan !!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2004 23:31
titi_ali_demsi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të titi_ali_demsi Kliko këtu për të kontaktuar me titi_ali_demsi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: titi_ali_demsi Shto titi_ali_demsi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto titi_ali_demsi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
titi_ali_demsi
Anetar i ri

Regjistruar: 08/11/2003
Vendbanimi: Ne rruget e evropes!!!
Mesazhe: 29

luani the best !!!!

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re im659.jpg
Ky file është shkarkuar 340 herë.

ec aty luan !!!!

Modifikuar nga qershor13 datë 22/07/2004 ora 14:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2004 23:34
titi_ali_demsi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të titi_ali_demsi Kliko këtu për të kontaktuar me titi_ali_demsi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: titi_ali_demsi Shto titi_ali_demsi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto titi_ali_demsi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Boksieri kosovar kthen titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë.

Pas përfundimit të meçit, Krasniqi u ka falur një "Ju dua" për festën e të dashuruarve tifozëve shqiptarë në sallë, pastaj ka puthur disa herë flamurin kuqezi dhe në fund ka përshëndetur nëpërmjet kamerave të gjithë shqiptarët anembanë botës
Dy nga gjyqtarët kanë vlerësuar se Krasniqi ka qenë më i mirë se turku, ndërsa gjyqtari i tretë e kishte vlerësuar meçin të barabartë.
Boksieri kosovar nga Juniku, me shtetësi të Gjermanisë, për herë të parë titullin e kampionit e ka fituar në janar të vitit 2002, duke mposhtur francezin Monse, por në mbrojtjen e parë ka pësuar humbje me dorëzim në raundin e nëntë nga polaku Saleta. "Çdokush mund të bëjë një gabim, sikurse unë gabova me Saletën. Humbja ndaj Saletës vërtet ishte e keqe, por tani jam më shumë i gëzuar me këtë fitore. Jam i gëzuar se tani ajo i takon së kaluarës dhe e kam kthyer titullin tim. Një meritë e madhe i takon trajnerit tim të ri," - ka thënë Krasniqi në deklarimin e tij të parë si kampion i Evropës, duke eliminuar përfundimisht kritikat dhe dyshimet rreth vendosmërisë së tij.
Kur kishte marrë vesh se duhet patjetër të kryqëzojë dorëzat me Samin, Luani kishte pësuar edhe një goditje tjetër: trajneri i tij, Michael Timm, sërish i ktheu shpinën. Duke e parë këtë si rastin e fundit për t'u zgjuar nga ankthi që kishte aq kohë që po e ndiqte, ai ishte mbyllur në palestrën e tij personale në Rotveil. Trajneri i ri, Torsten Shmitz, i ishte bashkuar stafit të Krasniqit vetëm katër javët e fundit.
Rauni i nëntë, më i vështiri për Luanin
Kanë qenë 12 raunde dhe mjaft grushte ndërmjet dy boksierëve.
Epërsia e Krasniqit ishte evidente në çdo raund, përveç atij të nëntit, që u quajt nga mediat gjermane kulminacion i forcës së turkut.
Dueli i parashikuar si emocional përfundoi me vlerësimet 114:114, 115:113 dhe 116:113 për boksierin e veshur kuqezi, të cilit gjyqtari Richard Davies i ngriti dorën në shenjë triumfi.
Kjo shkaktoi edhe reagime në kampin turk. Kjo është pasuar me një incident, ku përkthyesi dhe ndihmëstrajneri i Samit kapi për jake menaxherin, Claus Peter Kohl. Kohli, vitin e kaluar, është shpallur promotori më i mirë në botë nga versionet WBO dhe WBA. Incidenti, sigurisht, do të vërë në pikëpyetje edhe qëndrimin e boksierit turk pranë menaxherit gjerman. "Unë nuk e kuptoj reagimin e ekipit të Samit. Ai i ka pasur të gjitha mundësitë të përgatitet sa më mirë në palestrën tonë dhe me trajnerin e tij, ndërsa Luanit i është dashur të largohet dhe ta ushtrojë në kushte më të vështira stërvitjen e tij,"- ka deklaruar në ZDF menaxheri Kohl.

Kampi turk konteston gjykimin
Një gazetar gjerman, menjëherë pas përfundimit të duelit, pyet nëse stafi i Samit do të kërkojë ripërsëritje të dyluftimit. Zëdhënësi i këtij të fundit, Öner, u shpreh: "Jo këtu. Jo në këto kushte. Jo më këta gjyqtarë. Ky nuk ishte gjykim i drejtë. Që para një jave, të gjithë janë munduar që ne ta humbasim këtë dyluftim. Të gjithë. Kanë manipuluar testet mjekësore. Ata janë përpjekur që sot ta anulojnë këtë dyluftim. Luani këtu nuk ka faj, por organizatori. Luani ka bërë sot një dyluftim të mrekullushëm."
Lidhur me këtë, trajneri i Samit, Michael Timm, u shpreh më pas: "Kjo është pak emocionale. Ai ishte kampion evropian dhe është normale që kjo humbje i dhemb."

Ndërsa i akuzuari, organizatori H.P. Kohl, për këto akuza u përgjigj: "Kjo nuk është e vërtetë. Askush nuk i ka falsifikuar testet. Problemi është se Sinani ka Hepatitis B dhe ka vlera të larta të gjakut. Kjo ka ndodhur edhe para 4 muajsh, kur boksuam në Amerikë. Këtë mund ta vërtetojnë mjekët. Gjendja shëndetësore ka qenë në rrezik. Ne nuk duam të rrezikojmë jetën e askujt. Mjekët gjermanë donin të ishin të sigurt që para dyluftimit çdo gjë të ishte në rregull. Ishte një dyluftim madhështor. Luani fitoi.

Deklaruan:
Luan Krasniqi
: "Falënderoj publikun madhështor, që më mbështeti fort.
Nuk e kam pasur të lehtë këtë duel. Por përfundimisht besoj se humbja me Saletën ishte e vështirë. Natyrisht, më mirë që erdhi ky dyluftim rikthyes, ku unë fitova ndaj një boksieri me nam botëror, i cili vetëm falë fatit u bë kampion. I falem zotit që kjo përfundoi dhe riktheva titullin. Tani mendoj se gabimi i 20 korrikut është zhdukur sonte, aq sa përfundimisht nuk dua të dëgjoj më për atë ditë. Kurse trajneri Shmit është një trajner i shkëlqyer. Falënderoj edhe atë që më ka përgatitur kaq mirë. Torsten, të dua! Torsten, je i përkryer!"

Sinan Samil Sam: "Luani nuk e meritoi fitoren. Gjatë tërë ndeshjes bëri çmos t'i shmangej dyluftimit të afërt."

Trajneri i Krasniqit, Shmitz: "Ne kishim vetëm 4 javë për t'u përgatitur. Nuk mund të parashikonim se ç'mund të ndodhte pas 4 javësh. E rëndësishme është që fituam. Kisha disa pikëpyetje, pasi gjatë kësaj periudhe Luani ka lëvizur disa herë nga pesha e tij. Por vura re se ai ishte në gjendje të mirë dhe i ishin rikthyer energjitë e duhura për ta fituar dyluftimin."

Trajneri i Samit, Mishael Timm: "Ishte një dyluftim madhështor. Ata boksuan në linjën e tyre teknike dhe arritën fitore minimale. Ia uroj Torstenit dhe Luanit këtë fitore me gjithë zemër."

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Shkurt 2004 18:26
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Luan Kresniqi pas fitores

- Luan, urime per fitoren mbi Sinan Samil Sam. Si ndjehet kampioni i ri i Europes?

- "Ndjehem super. Eshte vertet nje ndjenje shume e mire. Une jam duke e marre veten ne shtepi, po lundroj ne internet dhe po lexoj letrat e tifozeve te mi. Une kam marre ne menyre te papritur kaq shume letra. Por gjithashtu une jam stervitur shume dhe e ndjej veten se vlej per kampion te Europes".

- A ishte kjo fitorja me e rendesishme e karrieres tuaj?

- "Padiskutim ishte suksesi me i madh imi deri me tani. Per mua ishte edhe me shume se nje sukses. E dija se do te ishte e veshtire

- Puna juaj ne Rotteeil bashke me skuadren tuaj duket se u shperblye mire.

- "Teresisht. Une isha shume i qete ne ring per shkak te punes qe kisha bere. Trajneri im me ndihmoi shume. Une u perpoqa edhe ne ring te mbaja kontakt me te, ndonese nuk ishte e lehte".

- A do te mbeteni serish me trajnerin Torsten Schmitz dhe a do te vazhdoni te sterviteni ne Rotteeil?

- "Ne Rotteeil ishte parashikuar te stervitesha vetem 3 jave. Tani une do te kthehem ne Hamburg dhe do te jem prane menaxhereve te mi. Me pas ne do te vendosim se ku, kur dhe me ke do te stervitemi. Por eshte e qarte se une dua te vazhdoj te punoj me po ata njerez qe kam pasur deri tani".

- Ekspertet kane thene se ndeshja juaj ishte me terheqesja per titullin e kampionit europian ne dekadat e fundit.

- "Ishte vertet shume e ashper, por edhe shume e paster. Se pari une duhet te falenderoj Sinan sepse ai boksoi shume paster. Ishin te gjitha kushtet qe ajo te ishte nje ndeshje shume e mire, sepse ne ishim te dy te paster si boksiere dhe dhame maksimumin tone. Se si renditet ky luftim, kete duhet ta bejne te tjeret".

- Por kjo ndeshje perfundoi shume keq me sjelljen josportive te Oner (menaxherit te Samil Sam).

- "Kjo la nje shije te keqe. Gjithkush mund ta shihte sesa paster luftuam ndaj njeri-tjetrit une dhe Sinan. Sidoqofte, njerezit thone vetem fjale te mira per kete ndeshje".

- A shkoi ndeshja ashtu sic e kishit parashikuar?

- "Ne menyre te papritur po. Une isha pergatitur vendosmerisht per ate menyre luftimi. Trajneri me dha forcen e duhur ne menyren e duhur. Ai me dha shume energji. Ky ishte nje sukses i madh edhe per te. Ne u beme gati vetem ne 4 jave. Askush nuk do ta kishte besuar kete'.

- A ishte ajo qe pame, me e mira e Luan Krasniqit apo ju mund te permiresoheni?

- "Une e pashe ndeshjen ne video, me pas, dhe mendoj se isha mire. Por une mund te boksoj me mire, ndersa ne ate ndeshje u ruajta jo pak. Kjo sepse ndeshja ishte aq shume e rendesishme saqe une nuk doja te rrezikoja me kot. Gjithkush qe e pa ate ndeshje mund te thote se Luani mund te jape me shume. Une thjesht duhet te vazhdoj te punoj qe te jem me i persosur".

- Si shpjegohet se ju nuk iu kishin leshuar nervat ashtu sic kishin parashikuar shume vete?

- "Une dua te them se une u bera shume i forte vetem nga vullneti per te fituar. Humbja ime me Saleten beri qe une te rrezohesha shume. Nuk dija si te kerkoja falje per ate qe kisha bere. Por une isha vetem 4 jave i stervitur dhe doja te perfundoja gjithcka ne 8 raunde. Une, ndoshta, isha ne kushtet me te keqija ne te gjithe karrieren time. Disa nga partneret e mi ne stervitje u larguan dhe me keshilluan qe te mos boksoja ndaj tij. Por une u ndesha ne Dortmund. Ne mendonim se Saleta nuk ishte nje kundershtar i vertete per mua dhe se une mund ta shtrija ne toke per 4 raunde. Por ai u tregua me i forte dhe ndeshja zgjati me shume. Por une nuk desha te dorezohesha. E dija se nje dite do te isha une ai qe do te qeshte. Dhe sot une mund ta beje kete, sepse e di se cilat jane mundesite e mia. Ne ate kohe nuk isha aq i pergatitur per nje ndeshje per titull europian. Me pas ne e dime se c'gjera negative u shkruan per mua dhe nese nuk do t'i kisha nervat e forta, nuk do ta kisha marre dot veten. Por une u ktheva, fitova pese ndeshje radhazi dhe te shtunen e shkuar e rifitova titullin europian. Tani une i kam bindur edhe kritiket me te medhenj. Ne jemi njerez dhe ne mund te gabojme. Por duhet te ngrihesh, te vazhdosh, te kthehesh aty ku e ke lene. Jo gjithkush e arrin kete".

- Sinan nuk pranon se e ka humbur ndeshjen. A e prish kjo fitoren tuaj?

- "Jo, kjo nuk mund ta hijezoje fitoren time. Ne fillim une nuk e kuptova se cfare po ndodhte. Vetem ne video degjova se cfare kishte thene Oner. Kjo me habiti, sepse Oner menjehere pasi une u shpalla fitues, hyri ne ring dhe me ngriti ne ajer. Kjo tregonte respektin e tij. Por sjellja tjeter ishte josportive dhe e papranueshme".

- Ndaj kujt do ta mbroni titullin?

- "Nuk e di ende se kush do jete sfidanti im. Une do te ndeshem me keto qe menaxheret e mi do te me vene perpara. Timo Hoffmann do te ishte interesant".

- Sinan Samil Sam do te doje nje revansh. A do ta kete ai kete?

- "Une kur u ndesha me Sinanin isha sfidanti i tij i pare. Por kur humba, une zbrita ne vend te 9-te ne renditje dhe punova per nje kohe te gjate qe ta rifitoja pozicionin tim. Edhe ai duhet te perpiqet shume. Sportivisht ai e meriton nje ndeshje tjeter, ndonese une nuk dua te kem te bej me humbes te keqinj".

- A mund ta imagjinoni nje ndeshje per titull boteror?

- "Patjeter. Une e kam thene gjithnje, une dua t'i fitoj titujt. Sinan i perkiste elites boterore dhe une e provova se mund te ndeshem me kete nivel. Per tre vjet jam stervitur me Lennox Leeis. Une kam besim ne vetvete dhe e mendoj me te vertete nje ndeshje per titull boteror. Por do te duhet kohe dhe kjo duhet arritur ndeshje pas ndeshjeje".

- Me cilin kampion bote do te doje te ndesheshe?

- "Do te ishin te gjithe njelloj per mua. Te gjithe kampionet jane te mire. Ne ate nivel askush nuk te fal ndonje gje. Por une mendoj se une mund t'ia dal me te gjithe".

- Cfare do te beni ne javet e ardhshme?

- "Une do te pushoj ne shtepine time ne Rotteeil, por edhe do te shkoj per ski e me pas ndoshta ne ndonje vend me diell. Me pas une do te kthehem ne stervitje si zakonisht".

The European Heavyeeight Ratings (Feb 04)

C Luan Krasniqi

1 Eladimir Klitschko
2 Vitali Klitschko
3 Andree Golota
4 Henry Akineande
5 Attila Levin
6 Timo Hoffman
7 Audley Harrison
8 Nicolay Valuev
9 Sinan Samil Sam
10 Stefen Nielsen

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 19:18
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Krasniqi: Do ta mbroj titullin në korrik

Data 30 korrik do të risjellë në ringun profesionist Luan Krasniqin për të mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë të stafit të tij. "Data 30 korrik është muaji që do të kthejë në ring boksierin Luan Krasniqi për të mbrojtur titullin EBU,"- ka bërë të ditur Kristof Ribarçik, zëdhënës i kompanisë që promovon duelet e kampionit të Evropës, Universum Box Promotion (UBP). "Data e sigurt është caktuar në fakt nga kanali televiziv ZDF, i cili do të transmetojë drejtpërdrejt duelin e ardhshëm të Luanit,"- ka thënë Ribarçik. Sipas tij, Krasniqi në fillim duhet të bëjë një mbrojtje vullnetare të titullit, ndërsa më vonë do të ndeshet me sfiduesin zyrtar, Timo Hofman. Hofmani, aktualisht është kampion i versionit ËBO Intercontinental në kategorinë e rëndë dhe ka një rekord prej 30 fitoresh (17 me nokaut) dhe tri humbje. Versioni evropian i boksit profesionist, European Boxing Union (EBU) ka caktuar datën 14 qershor si të fundit kur duhet të përfundonin bisedimet për caktimin e duelit Krasniqi-Hofman. Një rimeç të mundshëm me turkun Sinan Samil Sam, zëdhënësi Ribarçik e ka mohuar për momentin. "Largimi i tij nga kompania jonë nuk është arsye e rimeçit, sepse një rimeç mund të ndodhë vetëm pas duelit me Hofmanin dhe nëse dëshiron Luani t'i japë atij rimeç,"- ka thënë ai. Një performancë e mirë ndaj Hofmanit do të mund t'i hapë dyert boksierit kosovar me shtetësi gjermane për të sfiduar titullin e botës. "Në qoftë se paraqitet mirë në mbrojtje ndaj Hofmanit, që do të shënonte dhe ngritje të emrit të tij në rang-listat botërore, Luani do ta ketë të hapur rrugën për të sfiduar ndonjë titull bote. Aktualisht, gjërat nuk janë shumë të qarta në duelet e peshave të rënda, por një gjë është e sigurt: Luani akoma nuk e ka treguar gjithë potencialin që ka dhe, sigurisht, këtë do të ketë mundësi ta tregojë edhe në duele të tjera, që do të zhvillojë në të ardhmen,"- ka përfunduar Kristof Ribarçik. Hofmani 29-vjeçar, pas deklarimeve se do të jetë sfidues zyrtar i Krasniqit, ka shënuar dy fitore, ndaj Korei Sandërsit (partner i Luan Krasniqit në duelin e fundit) dhe Kuin Navarres. Luan Krasniqi e kishte fituar titulliun EBU për herë të parë në janar të vitit 2002, ndërsa e ka dorëzuar në mbrojtjen e parë më 20 korrik të dy vjetëve më parë ndaj Pzhemislav Saletës. Dita e të Dashuruarve e këtij viti, 14 shkurti, ka qenë data kur Krasniqi 32-vjeçar ktheu titullin, duke mposhtur turkun Sinan Samil Sam pas 12 raundave në bazë të vendimit të gjyqtarëve. Deri tani, ai ka shënuar 29 fitore (12 me nokaut) dhe një humbje. Dueli Krasniqi-Hofman është zhvilluar gjatë vitit 2001, kur Hofmani mbante titullin e kampionit të Gjermanisë në boksin profesionist. Ai kishte hequr dorë nga titulli për t'i ikur një ballafaqimi me junikasin, i cili më vonë e fitoi duke mposhtur Rene Hanlin.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Korrik 2004 14:21
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sheki
MILANIST

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: SHKUP
Mesazhe: 243

pershendetje

nuk ekam ditur se ka edhe rubrik te s[portit por tash e gjeta dhe dua te shprehem per te madhin luan krsniqi jo qe eshte shqiptar por ai eshte edhe nje njeri i madh ne shpirt. tash ne jemi edhe me te njohur se dikur se luan krasniqi beri hapin me te madh per titulin boteror ne baks ne kategorin e rende
urime urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

ti hirushe te pergezoj per te,men te fala

__________________
LIVE YOUR LIFE AND BE FREEE

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Qershor 2005 18:03
sheki nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sheki Kliko këtu për të kontaktuar me sheki (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sheki Shto sheki në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sheki në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

luan krasniqi

perseri ne duel botrore sonte drejperdrejte tv ZDF i deshirojme sukses luan krasniqit ok mir undegjovshemi mbase lojes te dashura shqiptare dhe sh.tung

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shtator 2005 22:40
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të naimi Kliko këtu për të kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të naimi't! Kërko mesazhe të tjera nga: naimi Shto naimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto naimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Boks > Luan Krasniqi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.