Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Mesazhe dashurie > Letra dashurie > Letra qe shkruhen por s'postohen kurre
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

"Ndjenja"- nga - Equis

Një mizori emocionesh, ankthi, frika, dëshira, dëshpërimi, mungesa, malli, xhelozia, dashuria, shtypne pa mëshirë në zemrën time deri poshtë në stomak. Oh është një grumbull ndjenjash të pamëshirshme që po më mbysin ndërsa shoh fotografinë e saj, ndërsa shkruaj një tjetër letër mbas dhjetrave që kurrë nuk i ka marrë. Sidoqoftë janë të shkruajtura në një gjuhë tjetër që nuk do të kuptonte asnjë fjalë. Por nëse do ta prekte, do të intuitonte habitshëm deri në prefeksion gjithë kuptimin e saj. Janë fjlaë, fjlaë ndoshta boshe pa kuptim, ndoshta me shumë kuptim. Oz zot janë ndjenjat e mia që po mundohem t'i hehd në letër, ndërsa ndiej që lotët e mi kanë prekur disi qerpikët e lodhura. E dashuroj akoma... E dashuroj gjithnjë... me të njëjtën forcë, shkëlqim. Eh.. kjo ndjenjë është e pathyeshme, përherë e pastër, e ndritshme, e shtrenjtë. Është thesari i shpirtit tim, thesari i jetës sime.
Një pyetje mizore rëndon shpirtin tim. Ohjanë qindra pyetje që kurrë nuk do të mund t'u jap përgjigje....
A më ka dashur vallë? Po tani ndjen diçka për mua.... çfarë është kjo ndjenjë?? Shoqëri...Dashuri... mëshirë... urrejtje... neveri... keqardhje... erotikë?!! A mos ndoshta në shpirtin e saj nuk egziston më as pika më e vogël e ndjenjës për mua?? Oh Zot .. të lutem më ndihmo!!!
Sa herë i jam lutur zotit, shpesh herë jam ndier me të vërtet mirë. Imazhi i saj rrotullohetngadalë në shpirtin tim. Si një top fluturon në ajër dhe largohet... larg shumë larg....dhe ndërsa mbyll sytë më në fund i çliruar, ndiej befas një dhimbje të jashtëzakonshem të shkaktuar nga një shigjetë e helmuar. Imazhi i saj... Gjithmonë largohet ngadalë por kur kthehet është me të vërtetë e vetëtishme si një shigjetë që më hap plagë të reja midis mijëra plagëve të tjera të pashëruara të shpirtit tim. Ndihmë...o zot jam i dëshpëruar, i vrarë ... ki mëshirë për mua... më vrau ëngjëlli im i vogël... shpirti im... drita ime... vajza ime e vogël... princesha e ëndrrave të mia....
Jam vetëm i humbur në një luftë të pashpresë me fatin tim të gjetur dhe të humbur njëkohësisht. E dashuroj atë vajzë që ndoshta ishte e imja... për dy vjet rresht e shtrëngoja në krahët e mi.. o ëndërr e pamëshirshme mizorisht e lumtur, ndërsa i thërrisja qiellit yjeve ... Është e imja !! është e imja !!!

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Modifikuar nga iliriusa datë 23/01/2006 ora 14:19

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Mars 2003 20:29
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ersa
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 9

Valle ku je tani???????

Ben ftohte... Bora pothuajse ka mbuluar cdo gje dhe une rri prane dritares me koken mbeshtetur mbi xham dhe veshtroj. Ashtu, krejt papritur mendja me shkon tek ty i dashur dhe mbi xhamin e dritares te mbuluar me avullin e nxehte shkruaj emrin tend. Per cudi, sa here qe mbaroj se shkruajturi shkonjen e fundit, emri yt mbulohet perseri me ate avullin e ngrohte dhe une filloj e shkruaj perseri. Me duket sikur i ja kthyer viteve te femijerise por me nje ndryshim-kete here nuk jam jashte me femijet e tjere duke luajtur me deboren, por jam ketu, brenda prane dritares, duke shkruajtur emrin tend. Mijera mendime vin rrotull e rrotull brenda sirtarit qe ndodhet ne mendjen time. Valle ku ndodhesh tani i dashur?! Mos ndoshta edhe aty ku je ti po bie bore????? Apo ndoshta ke shkuar diku?? Por jo kjo mendje dhe kjo zemer xheloze do te mendoj dhe me thote se edhe ti je prane dritares duke shkruar emrin tim. Ah, sikur te ishe ketu i dashur! Dhe ja papritur ne jemi te dy, ne mes te asaj debore dhe ti me terheq floket me me terheq drejt vetes. E une perkedhelem ne krahet e tu dhe vrapoj larg teje. E ti si nje femije me ndjek nga mbrapa duke qeshur. Dhe ja, ti me kap nga mbrapa dhe te dy rrezohemi mbi kete cercaf te bardhe qe natyra na ka falur Ti qesh dhe une si nje femije mundohem te ngrihem sepse dua te loz, por jo ti me mberthen ne krahet e tu dhe une humb nen perkedheljet e tua... Papritur degjoj nje hapje dere. Me vrap fshij emrin tend mbi xhamin e dritares dhe ashtu me ate imagjinaten time pyes perseri veten: "Valle, ku do jesh tani i dashur??????????"

__________________
Shoot for the moon, even if you miss you'll land among the stars!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Mars 2003 05:26
Ersa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ersa Kliko këtu për të kontaktuar me Ersa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ersa Shto Ersa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ersa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Letra qe shkruhen por s'postohen kurre. #1

Ti ike, edhe koha ndali me zhurmen e hapave te tu qe largoheshin, koha ra pertoke dhe u thyhe...
Gishtrinjt e tu lane shkarravitje te huaja mbi lekuren time, mesazhe te humbura dashurie ne nje gjuhe qe gjithekush e ka harruar, edhe ti...
Si mundem une te vazhdoj keshtu, me shkarravitjet e tua ende aty, edhe pa asnje njeri ne bote qe mundet ti lexoj, as une...
Si eshte kaq e lehte per ty harrosh, te ngrihesh e largohesh, e te lesh pas thatesire....
Toka te vdekura...- zemren time!
Zemren tende?- as une s'e di kujt i perket tashme, ti ike...
edhe llogjika ndoqi hapat e tu e me la mua pas, nje shpirt te mbytur ne lot, te braktisur...Errera te kallkanta me fishkullojn trupin dhe shkarravinat prej gishtrinjve te tu zgjohen, marrin fryme, dhembin...
E me duket sikur ky ishte qellimi i dashuris sime per ty..., te me digjte, pervelonte derisa te perfundoja si tani- nje grusht hi i zi!
Edhe ti iken..., largohesh....
Edhe bota shkundet, dridhet teksa goje te brendshme hapen edhe pertypin brenda universin, qe thjesht nuk egziston pa ty.
Ti krijese mizore me syte blu! Rrembeve gje qiellin tim per ti pikturuar ashtu?
Ti krijese mizore, mizore... qe e pate kaq te lehte te kthehje kurrizin edhe te ikje...
Ti engjelli zi qe me ofrove parajsen kur s'e dija qe egzistonte, edhe ma zhvate nga krahet kur e deshiroja me teper se jeten.
Ti krijese mizore-mallkimi im i embel me fytyre engjelli.
Une u ngjita pas teje edhe, edhe ne hapat e fundit ti me terhoqe zvarr...
Edhe tani, ekoja e hapave te tu me terheq nga pas, edhe kur as zhurma me e vogel e hapave te tu te ndihet..., me thuaj c'ndodh atehere?
A mundem une vertet ta rezistoj ate heshtje? Ate heshtje te vdekur e te ftohte qe ti le pas?
Oh, Po cfare di ti? Ti engjell i zi me sy blu, me sy prej qiellit tim.
Me thuaj cfare di ti? Ti je shendruar ne ca hapa qe largohen...
Zot, si te mallkoj!
Te mallkoj per kete bishe qe ngjalle brenda meje e qe me the ishte nje mrekulli...
Kete te mallkuaren dashuri!
Kete dashuri qe me shkerrmoq ngadal....
Zot, si te mallkoj......
Zot, si te dua!!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Gusht 2004 05:19
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

ilirusa shume e ndier, te le pa fryme kur elexon.

sikur ta dije sa te kuptoj

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2004 22:53
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kosovare
Anetar i ri

Regjistruar: 01/09/2004
Vendbanimi: Kosove
Mesazhe: 11

Iliriusa... sa [prapa me ke kthyer me kete leter .....

__________________
Ahhh syte e tu

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Shtator 2004 18:36
kosovare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kosovare Kliko këtu për të kontaktuar me kosovare (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kosovare Shto kosovare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kosovare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Letra patetike

Letra patetike qe me kthejn prapa ne nje kohe kur njihja e mund te shijoja vetem dhimbje...
Germa te cilat i vendosa mbi leter me nje copez shpirti shoqeruar, ndersa sot i veshtroj, ftohte, pa ndjenja..., ndoshta shkruajta aq gjate sa e humba gjithe shpirtin ne letra e germa per te krijuar fjale qe tani me duken te huaja....

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Dhjetor 2004 01:17
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Letra qe shkruhen por s'postohen kurre.#2
Ti as me shikon me, edhe sikur, une reflektohem ne syte e tu si ne nje copez akulli; nje imazh I larget, I ftohte, lehtesisht I thyheshem…
Por s’ka rendesi!
Njerzit me flasin, pyesin, kerkojen, madje edhe me bertasin…, prape s’ka rendesi.
Bota eshte akoma aty, duke u plakur e ndryshuar ngjyrat…prape, s’ka rendesi.
Asgje s’ka rendesi. Edhe sikur te shoh floket e mi te thinjen prepara syve te mi teksa shoh veten ne pasqyre nuk do te habitesha. Aspak!
Asgje s’ka rendesi!
Asgje!
Gjithecka pushoi se egzistuari. U zhduk! U shkri ne harresen e shkaktuar prej vec disa fjaleve…
Prej prekjes tende te fundit…
Gjithecka…eshte harruar. Varrosur ne heshtjen tende. Ne mungesen tende.
Po ti je ende ketu. Akoma prane; po te zgjas krahet mund te te arrij ende…por ne nje fare menyre nuk je. Nuk egziston. I gelltitur ne nje humnere te erret ti, bota… gjithecka…
Edhe une tek buzet e kesaj gremine gjigante, veshtroj posht me sy te venitur qe nuk shohin me ngjyra…
S’ka rendesi!
Gjithecka eshte larguar!
Gjithecka ka marre fund!
Ka vdekur!
Po kalbet…..



*******

Ndonjehere e gjej veten duke menduar per ty, gje qe me ndodh shpesh, pothuajse gjithe kohen edhe pse ia kam ndaluar vetes. Mbushem me zemerim cdo here qe mendoj se ti me le menjan pa me dhene as nje gjysem mundesie. Por prap mendoj per ty edhe krejt pa pritur e ze veten si ne faj, duke buzeqeshur. Sikur te mund ti jepja vetes nje shuplak ne keto momente do ta beja sepse e urrej veteveten pse te dua. E urrej veteveten pse mendoj per ty. Urrej veteveten pse zgjedh te kujtoj gjithe momentet e bukura ne lidhje me ty ,fjalet e embla ti peshperite te me lehtesoje plaget e shpirtit, menyren se si me prekje lehtazi, ngadal qe une te mos trembesha, dhe se si bere qe te kisha nga nje kujtim special per cdo vend ku shkuam sebashkuedhe harroj te keqiat qe ti me shkaktove, fjalet e ashpra qe bertiten buzet e tua me qellim qe te me lendonin deri tek rrenjet e mia si njeri. Ate shikimin e neveritur qe me dhe kur shtyte tutje krahet e mi zgjatur drejt teje…
Edhe se si ia dole mban te shkaterroje cdo kujtim te ngrohte qe kisha nga ty kudo ku kishim qene bashke edhe rikrijove te tjere momente…
Intervale te shemtuar e te dhimbshem kohore qe me trubullojn shikimin nga lotet…
Nderkohe qe fjalet apo shikimet e tua u kthyhen ne kete dore te hiret gishtrinjte e se ciles me shtrengojne ne fyt, une zgjodha mos te kujtoja me te keqiat prej teje.
Preferoj te kujtoj si me buzeqeshje me ate shikimin magjepes qe fshinte boten perqark teje. Si me mbroje, si shqetesoheshe per mua…
Kujtoj se si e beje boten te ndryshonte ngjyrat e menyrat thjesht duke qene aty prane meje,duke veshtruar ne syte e mi, e besuar pafajsin qe shihje aty e transportohej ne syte e tu.
Zgjedh te kujtoj me te mirat prej teje sepse perndryshe…
Djalli ta marre, une as qe mundem ta perballoj mendimin se ti je ashtu sic po me shfaqesh tani…
Te dua, prandaj preferoj te justifikoj sjelljen tende me cfardolloj arsye gjej aty prane.
Te justifikoj ty.
Qe te mund te te mbaj ende ne ate pedestalin ku zemra ime te ka vendosur.
Te justifikoj ty.
Edhe pse ti ke ikur edhe une gjej veten ketu, vetem, duke shkruajtur letra qe edhe une e di se jane patetike.
Ti kujton se une nuk e shoh veteveten?
Kujton se nuk me vjen turp nga keto qe bej e them? Kujton se nuk e di se sa qesharake eshte gjithecka qe bej?.
Kujton se nuk e shoh veteveten?
As mos e ve ne dyshim!
Une…une vetem sa e justifikoj veteveten duke u rikujtuar se sa njeri i mrekullueshem je ti, sa magjepes, sa e lehte eshte te te duash…
Pastaj e rikujtoj vetevete se nuk duhet te mendoj per ty. Se une te urrej!
Zot, qesh kaq shume sa here ia permend kete gje vetes. Qesh me gjithe shpirt edhe atehere kur mungesa jote me grryen se brendshmi.
“Mbaj mend: Te urrej!”
Cfare lloj urrejtje eshte ajo kur duhet ti kujtosh vetevetes te urresh.
Pyes veten nese ti do te shpenzoje ndonjehere kaq shume kohe duke u munduar te justifikosh veprimet e mia, apo ndjenjat e mia,,,
Apo vetem ti kujtoje vetevetes…. Te urreje….

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Tetor 2005 10:07
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Letra qe shkruhen por s'postohen kurre.#3
Mendoja sesi mund te shkonin gjerat midis nesh per ore te tera. Enderroja sesi ti do te thoshe fjalet e duhura, veproje drejt...
E te jepja ty vlera qe ti nuk i ke, e te adhuroja per veprime qe ti nuk i bere kurre.
Mendoja per ty cdo minute te cdo dite edhe vetem tingelli i thjesht i germave qe formonin emrin tend ne buzet e mia, largonte rete dhe une e gjeja veten ne kete bote te ndritshme, te ngrohte qe kujtimi yt krijonte.
Deshiroja kaq shume qe ti te ishe me mua sa here jeta ishte bujare edhe me jepte momente te vyera, pika-lumturie.
Deshiroja qe ti te ishe aty kur jeta tregohej mizore edhe njerzit me shkelnin persiper derisa shpirterisht kthehesha ne pluhur...
Edhe para se te njihja, ishte nje lloj force perqark meje qe me drejtonte nga ti...
Edhe une, si nje anije e shkaterruar ne kerkim te tokes ndoqa driten qe ndricoi e cau stuhin per te arritur tek ty.
Rash ne kraharorin tend, e etur per prekjen tende...dhe rigjeta veteveten aty.
Dhe ti me mesove c'eshte dashuria, perkedheljen e huaj te buzve te tua ne buzet e mia...
Me shtrengove ne krahet e tu edhe mure te fortifikuar u ngriten rreth meje te me mbronin nga bote, nga vetja...
Edhe largove frikat e mia, ndalove kohen befas, edhe fshive gjithe lotet e mi, te te shkuares dhe te tashmes.
Prekja jote..., mbyll syte dhe e ndjej ende, perveluese mbi lekure..., mundohem por lekura ime refuson te harroj. Trupi im eviton harresen.
Zemra ime cuditerisht preferon torturen ne vend te paqes.
Edhe para se te njihja ty, egzistonte nje force terheqse qe me shtynte drejt teje, koncidenca vetem me pas munda ti njoh. Perseri, tani, si atehere...une vazhdoj te enderroj.
Ti puthe buzet e mia lehtazi, me kujdes, si te kishe frik se do te me lendoje, ose trembje ne nje fare menyre. More duart e mia ne duart e tua - gishtrinje qe dridheshin perqafuan njeri-tjetrin. Me buzeqeshje me hape portat e parajses pastaj me shtyte mes nje deti te cmendur dallgesh te zeza dhe ende me te zeza...
Me fishkullove me fjale mizore, tinguj te dhimbshem buzet e tua bertiten dhe me le vetem rrethuar nga erresira, dhe erera te mbytura ne shi dhe me meret fryma nga ajri i lagur.
Cuditerisht une enderroj ende...
Cuditerisht une.....

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Tetor 2005 10:08
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
historiani
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 11/11/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 83

Urime ,shume te bukura , dhe nje pyetje je vajze apo djale ?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Janar 2006 17:17
historiani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të historiani Kliko këtu për të kontaktuar me historiani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: historiani Shto historiani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto historiani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

Iliusa, sot po germoja te letersia se mo gjeja ndonje "bombe" nga keto qe shkruan ti, dhe ja ku gjeta ca letra qe s'qenkan postuar.........

hemm, edhe mua me ke kthyer 10 vjet prapa me kujtime.....
Shume e ndjere!

1 pyetje kam, edhe pse s'do cuditem nese do me ngelet retorike..:p

Duhet te dashuroje vertet nje shkirmtar per te shkruar gjera te dhimbshme apo mjafton dhe talenti apo fryti i imagjinates..??

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Janar 2006 17:56
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Mesazhe dashurie > Letra dashurie > Letra qe shkruhen por s'postohen kurre

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.