Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Boks > Kreshnik Qato shpallet kampion bote
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Kreshnik Qato shpallet kampion bote

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re kreshnik.jpg
Ky file është shkarkuar 104 herë.

Mbrëmë në Durrës boksieri shqiptar fiton brezin e peshës super të mesme në kategorinë IBC

Kreshnik Qato kampion i botës


Llambi Kallço

Kreshnik Qato është shpallur kampion i botës në peshën super të mesme të kategorisë IBC, duke mposhtur ukrainasin Rizvan Magomedov në një ndeshje luftarake dhe plot emocione në ringun e pallatit të sportit "Ramazan Njala" në Durrës. Kreshnik Qato ka fituar me pikë ndaj kampionit Ukrainas duke marrë vendimin unanim nga të tre gjyqtarët e ndeshjes Nikolov i Bullgarisë, Hamzaraj i Shqipërisë dhe Abazi i Shqipërisë qw i kanë dhënë Kreshin Qatos 120 pikë nga 108 për ukrainasit Magomedov. Për vetë cilësitë që kishin të dy boksierët ndeshja e drejtuar nga gjyqtari Legland (Francë), ka dhuruar spektakël. Kreshnik Qato ka dominuar me teknikën e tij dhe goditjet me dy duar, ku e majta ishte shumë efikase, si dhe me goditjet në distancë. Nga ana tjetër ukrainasi Magomedov godiste fuqishëm, dhe ishte tepër i fortë në goditjet nga afër dhe tepër rezistent. Ndeshja është zhvilluar me 12 raunde, dhe gjithçka është zgjidhur përmes pikëve. Raundi i parë ishte i ekulibruar me goditje të forta të dyanshme, në një kohë që në minurtën e fundin Qato jep një goditje të fortë. Edhe në raundin e dytë epërsia ishte e Qatos që manovron mirë teknikisht, por dhe Magomedov godet rrezikshëm. Raundi i katër mund të quhet dhe raundi më delikat i takimit pasi Qato në fund të tij pëson një goditje nga afër nga Magomedov dhe bie në tapet. Boksieri që bokson për ngjyrat e Shqipërisë ka ditur ta kalojë këtë moment të vështirë dhe ta përfundojë pa probleme raundin. Në raundin e 5-të Qato reagon ashpër dhe tregon përgatitje më të mirë fizike duke shpeshtuar numrin e goditjeve, përballë një kundërshtari që është përpjekur ta bëjë nervoz. Raundet 8?12 mbajnë epërsinë e Qatos që bokson bukur më të dy duart, dhe godet me të majtën e hidhur, duke mbajtur në kontrroll takimin deri në përfundim të raundit të 12-të. Qatos i duhet ta mbrojë titullin e fituar mbrëmë pas 3 muajve. Pas kësaj fitoreje Qato do të shprehej: "Këtë titull ia kushtoj Shqipërisë dhe shqiptarëve, atyre që më mbështetën dhe më ndihmuan të arrija deri tek titulli.
Rezultatet e ndeshejve të tjera
Para dulelit për titull botëror janë zhvilluar dhe duele të tjera të ringut profesionist. Në peshën Gjel mes Aleksandër Vladimirov Bullgari dhe Oleg Shayner Ukrainë fiton me pikë unanime 59?56,58?56,58?56 Aleksandër Vladimirov. Në peshën e lehtë gjysmë e mesme mes Lutfi Gegës Shqipëri dhe Sergi Tertil Ukrainë fiton me pikë shqiptari Lurfi gega me rezultatet 59?55,60?55,60?54. Në peshën Super Pupël Tentcho Tontchev Bullgari dhe Rakhem Mingaleev
Ukrainë, fiton bullgari Tontechev, pasi gjyqtari kryesor Van de Ëiele ndërpret ndeshjen për dëmtim të Mingalev. Në peshën e rëndë, Coley Barret Britani e madhe fiton ndaj Velery Semishkur, Lituani me rezultatte 60?53, 60?53, 60?53.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2005 01:48
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 03/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Nje shembull per t'u pershendetur:
Fiton per Shqiperine me para borxh dhe i braktisur nga shteti.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 07 Mars 2005 01:51
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Endri Kliko këtu për të kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Endri Shto Endri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Endri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
halfgang
A_N_O_N_I_M_U_S

Regjistruar: 04/06/2005
Vendbanimi: NERIELO RECORD'S
Mesazhe: 2924

hallall per patriotizmin...

hallall per patriotizmin qe ka ky djale... nuk ka pasur dhe nje vezhgues nga shteti jone dhe jo me ndihme... dhe ne themi pse largohen keta nga vendi yne... turp te kete shteti qe nuk mbeshtet sportistat tane...
BRAVO KRESHNIKU...

__________________
R.E.S.P.E.K.T

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Gusht 2005 01:56
halfgang nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të halfgang Kliko këtu për të kontaktuar me halfgang (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: halfgang Shto halfgang në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto halfgang në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Kreshnik Qato, me ben te jem krenar.
Kreshnik Qato jo vetem veten e tij ka nderuar, por na ka nderuar te gjitheve, ka nderuar popullin e tij.
Ka nderuar flamurin shqiptar.
Uroj me gjithe zemer qe ky djale qe eshte kthyer ne simbol te kete suksese te me tejshme, megjithese eshte shpallur kampion i botes. Uroj qe kete titull ta marre perseri e ta mbaje gjate.
Te lumte vllai jone Kreshik Qato.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Maj 2007 08:46
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re kreshniku.jpg
Ky file është shkarkuar 33 herë.

Kreshik Qato.
Te lumte vlla Kreshik.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Maj 2007 09:03
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Glaukus
i heshtur ....

Regjistruar: 23/04/2006
Vendbanimi: buzë detit
Mesazhe: 6705

Kreshnik Qato - Vitor SA


Kreshnik Qato

13 - 08 - 1978
Durrës , Shqipëri
16 fitore , 6 humbje

Vitor Sa
13 - 03 - 1973
Portugali
13 fitore , 3 humbje

Ndeshja zhvillohet në pallatin e sportit " Asllan Rusi " në Tiranë për titullin vakant të versionit WBF , sonte në orën 20.00 ( 04 - 04 - 2008 )

Kreshnik Qato lufton për dy tituj në këtë ndeshje . Titullin e versionit WBF dhe titullin Kampion Mesdhetar të WBC .

__________________
- Hene duam ne heshtje,ashtu siç jam mesuar edhe une te dashuroj,ne Heshtje..Dhe vendosem te jetojmë të ndarë dhe të dashurojmë në heshtje!Kjo ishte menyra e vetme për të qendruar sa me afer njëri-tjetrit ..ndonese jo me trup.. por me zemër!

Modifikuar nga Glaukus datë 04/04/2008 ora 23:39

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Prill 2008 23:32
Glaukus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Glaukus Kliko këtu për të kontaktuar me Glaukus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Glaukus Shto Glaukus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Glaukus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

hallall e kam pas cun lagje ose me mire me thane qe ka pas gjyshen te lagja ime ,e kam njoftur personalisht ,kemi lozur futbull kur kemi qen te vegjel ...rob zoti familje e mire ..

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Prill 2008 23:59
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Komplimenti qe ngjyrat kuq e zi dikush i con kaq lart .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Prill 2008 00:07
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Glaukus
i heshtur ....

Regjistruar: 23/04/2006
Vendbanimi: buzë detit
Mesazhe: 6705

Thumbs up

... Organizimi më perfekt i realizuar gjeri tani , spektakël , tifozeria në maximum . le të shpresojm që do fitojë

Gjyqtari kryesor - Hollandë
treshja tjetër :
- Gjerman
- Polak
- Kroat



__________________
- Hene duam ne heshtje,ashtu siç jam mesuar edhe une te dashuroj,ne Heshtje..Dhe vendosem te jetojmë të ndarë dhe të dashurojmë në heshtje!Kjo ishte menyra e vetme për të qendruar sa me afer njëri-tjetrit ..ndonese jo me trup.. por me zemër!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Prill 2008 00:36
Glaukus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Glaukus Kliko këtu për të kontaktuar me Glaukus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Glaukus Shto Glaukus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Glaukus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Glaukus
i heshtur ....

Regjistruar: 23/04/2006
Vendbanimi: buzë detit
Mesazhe: 6705

nok daun që raundin e parë Qato ( 50 sec e fundit ) ......... megjithëse duket në formë , raundi i dytë më i mirë për të

__________________
- Hene duam ne heshtje,ashtu siç jam mesuar edhe une te dashuroj,ne Heshtje..Dhe vendosem te jetojmë të ndarë dhe të dashurojmë në heshtje!Kjo ishte menyra e vetme për të qendruar sa me afer njëri-tjetrit ..ndonese jo me trup.. por me zemër!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Prill 2008 00:53
Glaukus nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Glaukus Kliko këtu për të kontaktuar me Glaukus (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Glaukus Shto Glaukus në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Glaukus në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:34 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Boks > Kreshnik Qato shpallet kampion bote

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.