Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Fatos Arapi
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Fatos Arapi

Fatos Arapi lindi në qytetin e Vlorës. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar,1970; Shokët,1977; Deti në mes,1986; disa drama: Partizani pa emër,1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku,1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Mars 2005 19:00
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

                   Poezi    F.Arapi              POET  I SHKELQYER

                  Do ti marr gjith yjet

                  Me dore ti  shtyj

                   Te vijne te digjen .....

                                             te gjithe ...

                                                                Per ...........TY.

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2007 03:37
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Ti do t'më dashurosh patjetër

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër,
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!

Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditën e ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?-
Ti do t'më dashurosh patjetër.

Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërceva jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,-
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:

Ti do t'më dashurosh patjetër!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Gusht 2010 15:36
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Mendoj qe F Arapi, nuk eshte poet i mirefillte. tek poezite e tij pergjithesisht sheh nje linje frymezimi qe cfaqet tek tuk e zhduket prape, e duhen sy te stervitur per ta gjetur serisht andej ketej. E ndjen qe eshte atje dhe kaq. frymezimi poetik, nuk harmonizohet me vargun dhe nuk krijon strukture unike, solite e te pashkeputur.

Kapja e figurave letrare duket i sforcuar dhe i kerkuar. Kjo ben qe forma e vargur te jete me plot mballoma qe hedhura atje me vone gjate perpunimeve. Madje jane pikerisht keto perpunime qe veshin dhe kamuflojne frymezimin qe dikur ne nje moment ka ardhur tek poeti, ne disa raste edhe origjnal. Perpunimi do te thoja ka demtuar formen primare te poezise se tij.

Tentativat per te zbukuruar teknikisht vargun shpesh jane te deshtuara dhe pa sukses.

"Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër,
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër."


Jane ndoshta te vetmet vargje ku ndodhen pak a shume te gjithe elementet e nje gjinie te mire poeti. ka aty ritem e metrike, madje edhe frymezim. Figura te bukura e veshin frymezimin, idene e pare me nje rrobe transparente dhe plotesisht te kendeshme.

POR


"Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!"


Vini re shkeputjen e mendimit tek keto dy vargjet e tjera. Duket sikur poetit i erdhi nje shkendije frymezimi vetem sa per dy vargje dhe pastaj ajo shkendije iku dhe humbi, por ja qe ai kishte hedhur ne leter dy vargjet e para. Qe ajo duhej te vinte pa tjeter, ishte nje gje qe duhej thene. e si ta themi?

Ja fusim nje varg te trete, pa lidhje fare, madje pa asgje organime me strofen. duket sikur eshte shkruar nje ehre tjeter ne te tjera kushte.

tra la la la la la la

Ti do te me vish pa tjeter.

 

Matje edhe rima eshte e varfer tjeter-patjeter. E sforcuar dhe pa asnje bukuri

 

Strofa e trete eshte akoma me keq.

Ide te vjetra por jo vetem kaq. Ato nuk kane asnje lidhje me finalizimin e strofes.

mbasi ka kaperxyer ate (Mos do te thote kjo qe e ka harruar ate), pastaj veten dhe vdekjen, i kerkon asaj qe te vije patjeter, i bindur madje ne kete moment.

Kur e paskesh kaperxuer, perse i duhet kjo mike qe t;i vije?.

Vargu i fundit i strofes se trete eshte are i palidhur me tre te tjeret "

hapa krahet dhe te pushtova ty????

Asnje izometri, asnje izofoni, asnje kengezim tek kjo poezi.

Kjo lloj poezie duhej te klasifikohej si erotiko emocionale, por faktikisht duket si nje morg i eger ku shtrihet nje trup qe nuk do te rrije rehat atje ku e kane vene.

Nejse, puna e tij.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Gusht 2010 17:15
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Pra nuk e paskam pas keq une kur thashe me vete: " poezi si kjo e Arapit bej 3 ne dite"

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Gusht 2010 17:43
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Pra nuk e paskam pas keq une kur thashe me vete: " poezi si kjo e Arapit bej 3 ne dite"


Nuk e di. Mund te besh edhe me te bukura.

Problemi i kesaj poezie qendron ne ate qe vazhdimisht kritika e ka quajtur: Shterim, boshatisje.

Pra, vjen ideja, e ke ne koke dhe te zjen koka qe ta nxjerresh. Shterzoi mali e polli nje mi.

Kjo vjen kryesisht i akumulimit te paket per nje kohe te gjate, ose i gjendjes "se ndikuar" mendore te autorit.

Klara Kodra shpesh flet per kete lloj mosperputhje te frymezimit me vakumin leksikor.

Ndersa Kallulli, keto lloj poezish i quan: "Gezime qe te shtojne dhimbjen"

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Gusht 2010 19:16
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

-----------Fatos Arapi gjate komunizmit ka qene i menjanuar ne heshtje ----------Por gjithe poetet me t emire te Shqiperise e kan equajtur Fatosin Poetin me t emire shqiptar----------------Interesant eshte se edhe ky Ambasado Amerikan qe ishte i apasionuar pas letersise ---vleresonte me shume Fatos Arapin---------

---Fatois ne fakt u menjanua ne heshtje qe kur doli Driteroi------- Une tani nuk i mbaj mend poezit e etij--------sepse kam lexuar shume pak nga ai------kam lexuar vetme poezine aty qe ia thote per Yjet-dhe disa te tjera qe nuk i kam fixuar --por ato pak  qe kam pare ishin Brilante

---Biels edhe kjo peozia qe shan ky kauri ketu eshte shume e bukur ku thote

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër,
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër."


 -------------Po ta analizosh  vargun ,veren se ketu vargu nuk ka monotoni per hir te rimes, sic ndodh rendom --ka nje si perthyerje,  si befasim te brendeshem , qe e Freskon vargun--duke e bere rimen e vargut shume te kendesheme  --dhe ne t e njejten kohe percon nje mesazh shume realist ...........qe ti ndahesh nga njera dhe do shikosh per tjetren-----------.......dicka e ngjashme me Kadarene ku thote diku :..........Oh mirembrema dashuri e re.....!!!

---Absolutisht vargu i Fatosit nuk eshte i sfrocuar ---Perkundrazi Vargu i tij rjedh natyrshem dhe me kthesa te befasishme ---si tek ky varg aty--

--  Po natyrisht ne cdo poet ka mangesi  --psh po te shikosh vargun e Lasgushit ka poezi te tija Skandaloze nga Flklorizmat dhe nga Vargezimet bajate --Kurthtoe diku  :

-- Dole tek porta , sa te pashe --mua muaren ment, s'u mbajc e   rashe ---..................edhe ketu psh Lasgushi ka haruar te thote ne fund --loooooooooooool --po atehre s'kish lol , pransaj --Ose kur thtoe diku tjeter :--Ti ishe qershia qe lulezoje --dhe une bilbili qe ckisja..etj et. -----Se Lasgushi ka plot nga keto Vargje me te vertet BAJATE--- qe i ka analizuar shkelqyer Kudret Velca ---Mos te themi pastaj vargezimet e pafund folklorike dhe t emerzitshme te Lasgushit--te  cilat pa dashje mesuset e shkollave t e mesme tani jua japin nxenseve si  gjera te bukura , por ato jane tamam Bajate --dhe nxenseit nuk epelqejne fare Lasgushin --ju duket Poeti me i merzitshem i te gjitha koherave.....

-------------POR jo, Kjo nuk do te thote pse Lasgushi ka bere shume nga keto poezite bajate ,me mungese te thexuar frymezimi poetik ,me vargezime Bejtexhinjsh mejhanesh ...etj etj.........--dhe ne  te themi qe nuk eshte Poet i mirefillte  ?????

..........sic thote ky kauri i forumit ketu per Fatos Arapin--sepse sipas tij tek Fatosi Frymezimi here Duket dhe here zhduket..................kjo eshte gjeja me qesharake q e kam degjuar ne lidhje me Frymezimin & Poezine -----

---Tregon qe ky kauri si ne  te gjitha keto haberet qe vendos ketu  --nuk e ka haberin FARE se si eshte lidhja FRYMEZIM - ARTIST

------Po Frymezimi -ndaj quhet FRYMEZIM--------se te vjen ne nje moment dhe ti i frymezuar nga dicka , ben nje poezi  shume te bukur , apo nje fjalim  shume  te bukiur, nje pikture  apo skulpture shumete bukur--etj--ndaj kur ti thua dicka te bukur, jo te zakonshme njerezit thone ....ai ne nje moment te frymezimtit e tij hyjnor --..tha keshtu apo ashtu, etj etj ----

- Dhe kryeveprat e poezise, piktures, skuptures, fjalimet me te bukrua te politkaneve etje, jane nje moment frymezimi --

 -Por -tek  cdo shkrimtar,piktor, skulptor etj ---jo t e gjitha veprat e tij JANE  KRYEVEPRA -----shumica e veprave te tyre ne poezi, pikture, skupture etj  jane vepra te zakonshme,  -------Por kjo nuk do te thtoe se ata nuk jane Shkrimtare, Poete , skulptore, piktore te TALENTUAR------------Helloooooo !!!

-------psh Lasgushi vepren e tij me te mire ka  poemen me titull --KAMADEVA------Ky titull eshte i kopiuar nga nje poezi e vogel e Emineskut--dhe Lasgushi e ka kopiuar shume Emineskun ne shume poezi--

--Sot psh po te ishte Eminesku gjalle --do e kishte hedhur ne gjyq perVJEDHJE TE PASURISE INTELEKTUALE----------Megjithate duhet te themi se Lasgushi megjithse e kopjoi Emineskun me vepren e tij me te mire ai e kaloi ate-----------Por sic thashe edhe ne fillim LASGUSHI I MADH --KA plot poezi me mungese te thexuar frymezimi, dhe komplet bajate -------Por ASKUSH S'KA TE DREJTE TE MOS E QUAJE ATE POET E BILES TE .JASHTEZAKONSHEM-------------dhe po ashtu edhe FATOS ARAPI

Dhe qe ta mbyll ---ne lidhje me mungesen e  frymezimit ( ?????) ne nje veper po sjell thenien e famshme qe thuhet per Homerin:........edhe Homerin e ze gjumi nganjehere...

----O ju Anetaret e Forumit, Ju  i gjykoni NJEREZIT  E  te kaluares me MIZORI-------------tipike per njerezit e vegjel dhe te deshtuar ne jete------

-------Por nuk eshte faji i tyre per gjendjen ne te cilen ndodheni ju----------ata me shembullin e tyre ju sherbejne ju qe te  ngrini nivelin tuaj ---Intelektual & SHPIRTEROR----Ky i fundit eshte me i rendesishem per ju ketu, qe te pakten te quheni -NJEREZ .

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2010 05:41
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
-----------Fatos Arapi gjate komunizmit ka qene i menjanuar ne heshtje ----------Por gjithe poetet me t emire te Shqiperise e kan equajtur Fatosin Poetin me t emire shqiptar----------------Interesant eshte se edhe ky Ambasado Amerikan qe ishte i apasionuar pas letersise ---vleresonte me shume Fatos Arapin---------

---Fatois ne fakt u menjanua ne heshtje qe kur doli Driteroi------- Une tani nuk i mbaj mend poezit e etij--------sepse kam lexuar shume pak nga ai------kam lexuar vetme poezine aty qe ia thote per Yjet-dhe disa te tjera qe nuk i kam fixuar --por ato pak  qe kam pare ishin Brilante

---Biels edhe kjo peozia qe shan ky kauri ketu eshte shume e bukur ku thote

Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër,
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër."


 -------------Po ta analizosh  vargun ,veren se ketu vargu nuk ka monotoni per hir te rimes, sic ndodh rendom --ka nje si perthyerje,  si befasim te brendeshem , qe e Freskon vargun--duke e bere rimen e vargut shume te kendesheme  --dhe ne t e njejten kohe percon nje mesazh shume realist ...........qe ti ndahesh nga njera dhe do shikosh per tjetren-----------.......dicka e ngjashme me Kadarene ku thote diku :..........Oh mirembrema dashuri e re.....!!!

---Absolutisht vargu i Fatosit nuk eshte i sfrocuar ---Perkundrazi Vargu i tij rjedh natyrshem dhe me kthesa te befasishme ---si tek ky varg aty--

--  Po natyrisht ne cdo poet ka mangesi  --psh po te shikosh vargun e Lasgushit ka poezi te tija Skandaloze nga Flklorizmat dhe nga Vargezimet bajate --Kurthtoe diku  :

-- Dole tek porta , sa te pashe --mua muaren ment, s'u mbajc e   rashe ---..................edhe ketu psh Lasgushi ka haruar te thote ne fund --loooooooooooool --po atehre s'kish lol , pransaj --Ose kur thtoe diku tjeter :--Ti ishe qershia qe lulezoje --dhe une bilbili qe ckisja..etj et. -----Se Lasgushi ka plot nga keto Vargje me te vertet BAJATE--- qe i ka analizuar shkelqyer Kudret Velca ---Mos te themi pastaj vargezimet e pafund folklorike dhe t emerzitshme te Lasgushit--te  cilat pa dashje mesuset e shkollave t e mesme tani jua japin nxenseve si  gjera te bukura , por ato jane tamam Bajate --dhe nxenseit nuk epelqejne fare Lasgushin --ju duket Poeti me i merzitshem i te gjitha koherave.....

-------------POR jo, Kjo nuk do te thote pse Lasgushi ka bere shume nga keto poezite bajate ,me mungese te thexuar frymezimi poetik ,me vargezime Bejtexhinjsh mejhanesh ...etj etj.........--dhe ne  te themi qe nuk eshte Poet i mirefillte  ?????

..........sic thote ky kauri i forumit ketu per Fatos Arapin--sepse sipas tij tek Fatosi Frymezimi here Duket dhe here zhduket..ndaj Fatosi nuk eshte Poet i mirefillte ????................kjo eshte gjeja me qesharake q e kam degjuar ne lidhje me Frymezimin & Poezine -----dhe nga ana tjeter kjo tregon  qe tregon Cinizmin ne menyren me te felliqur te mundeshme  te nje njeriu tejet Primitiv dhe te paedukuar 

---Tregon qe ky kauri si ne  te gjitha keto haberet qe vendos ketu  --nuk e ka haberin FARE se si eshte lidhja FRYMEZIM - ARTIST --ne vlereresimine e nje Poeti,shkrimtari etj

------Po Frymezimi -ndaj quhet FRYMEZIM--------se te vjen ne nje moment dhe ti i frymezuar nga dicka , ben nje poezi  shume te bukur , apo nje fjalim  shume  te bukiur, nje pikture  apo skulpture shumete bukur--etj--ndaj kur ti thua dicka te bukur, jo te zakonshme njerezit thone ....ai ne nje moment te frymezimtit e tij hyjnor --..tha keshtu apo ashtu, etj etj ----

- Dhe kryeveprat e poezise, piktures, skuptures, fjalimet me te bukrua te politkaneve etje, jane nje moment frymezimi --

 -Por -tek  cdo shkrimtar,piktor, skulptor etj ---jo t e gjitha veprat e tij JANE  KRYEVEPRA -----shumica e veprave te tyre ne poezi, pikture, skupture etj  jane vepra te zakonshme,  -------Por kjo nuk do te thtoe se ata nuk jane Shkrimtare, Poete , skulptore, piktore te TALENTUAR------------Helloooooo !!!

---Psh Kadareja beri nje roman te fundit qe ishte qesharak fare---dhe i tha shumemire Rexhepo Qosja qe ai ishte nje roman MEDIOKER ,por kjo nuk od te thote qe Kadareja nuk eshte shkrimtar i Shkelqyer

----Apo psh Lasgushi vepren e tij me te mire ka  poemen me titull --KAMADEVA------Ky titull eshte i kopiuar nga nje poezi e vogel e Emineskut--dhe Lasgushi e ka kopiuar shume Emineskun ne shume poezi--

--Sot psh po te ishte Eminesku gjalle --do e kishte hedhur ne gjyq perVJEDHJE TE PASURISE INTELEKTUALE----------Megjithate duhet te themi se Lasgushi megjithse e kopjoi Emineskun me vepren e tij me te mire ai e kaloi ate-----------Por sic thashe edhe ne fillim LASGUSHI I MADH --KA plot poezi me mungese te thexuar frymezimi, dhe komplet bajate -------Por ASKUSH S'KA TE DREJTE TE MOS E QUAJE ATE POET E BILES TE .JASHTEZAKONSHEM-------------dhe po ashtu edhe FATOS ARAPI

Dhe qe ta mbyll ---ne lidhje me mungesen e  frymezimit ( ?????) ne nje veper po sjell thenien e famshme qe thuhet per Homerin:........edhe Homerin e ze gjumi nganjehere...

----O ju Anetaret e Forumit, Ju  i gjykoni NJEREZIT  E  te kaluares me MIZORI-------------tipike per njerezit e vegjel dhe te deshtuar ne jete------

-------Por nuk eshte faji i tyre per gjendjen ne te cilen ndodheni ju----------ata me shembullin e tyre ju sherbejne ju qe te  ngrini nivelin tuaj ---Intelektual & SHPIRTEROR----Ky i fundit eshte me i rendesishem per ju ketu, qe te pakten te quheni -NJEREZ .

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2010 05:49
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Mali tend me i larte Rajmond



Nuk duhen debate personale tek temat serioze o Rajmond. Ke te drejte qe te besh nje kritike te kritikes, me ngjyra po deshe. Do ta lexoja me kenaqesi, sinqerisht, por mos i demto keto tema.

Po te duash qyfyre hidhu nga temat e tjera.

Modifikuar nga shelgu datë 24/08/2010 ora 06:03

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2010 05:56
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 02/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Kete poezi Fatos Arapi ia ka kushtuar mikes se tij.

Më kërkove rrugëve të Korçës.
Perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,
thyente kokën nëpër kalldrëme,
gurët bëheshin fjalë xhevahir.
Në kërkim të tyre nuk e di
më gjete a të gjeta.

Erdhi një kohe,
që besuam se erdhi,
diku në një cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam se gjetëm rininë e shpirtit të humbur,
nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë
nuk e di,
më rigjete a të rigjeta.

Eshtë një kohë tani,
që nuk e di në është...
Rrugëve të botës
enigma e fjalës na bën ende shënjë.
Rend unë a rend ti,
të kërkoj a më kërkon,
nën dritën e xhevahirit të gjuhes sonë,
të gjej a më gjen
nuk e di...

Do vdes duke të kërkuar,
do vdes duke të gjetur,
nën driten e një xhevahiri,
xhevahir të fjalës, që nuk vdes!


__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2010 14:15
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Katilesha Kliko këtu për të kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Katilesha Shto Katilesha në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Katilesha në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:07 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Fatos Arapi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.