Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Bukuroshja ime
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Bukuroshja ime

Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim e besonim se te gjitha enderrat do te na realizohen. Aq shume e kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, pervec kurores se marteses, u betuam perpara Zotit edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cfare mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit ne cdo dhembje e veshtiresi, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje premtim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush.
Kalonim caste shume te lumtura... I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur bukur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte,e doja dhe me donte.
Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine dhe kenaqesine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja "me e bukur se nena". Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia u mbush me gezim e hare. Kishte shume kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise "vaji" ne shtepine tone.Sa i lumtur isha kur degjoja te qarat e vajzes sime! Isha njeriu me i lumtur ne bote.
O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe me dhe.

Por, gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas gjithe ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume... shuummmee... ahh...
... u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq.
Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme... enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime.
Me la vetem, me la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat zevendesuan driten e saj. Shkoi pergjithmone, pa i pare vajzat duke shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare "nene", i la te vetme qe une ti ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to,i la qe une ti perqafoj ne vend te saj, kur te zgjohen naten te trembura nga ndonje enderr e keqe une ti perkedhel, une tu fshij lotet kur te lendohen duke luajtur...
O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Me kujtohen ende fjalet e saj ne momentet e vdekjes:
" Te lutem, mos e merr parasysh besen qe i kemi dhene njeri- tjetrit. Martohu te lutem e mos mi ler vajzat ne duar te botes. Te lutem .... lutej ajo me lot ne sy duke e duruar dhembjen e madhe te semundjes se rende qe e kishte kapluar.
"Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te kujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk te kam dhene besen per ta shkelur ate. Ta kam dhene besen perpara Zotit se nuk do te dua askend pervec teje.
Te premtova o e bukura ime se edhe ne xhenet me ty do te jem, askush nuk mund te me kete mua pervec teje"... Pas ketyre fjaleve me shperthyen lotet si shi. E perqafova fort per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim.... O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja.... o Zot, o Zot...

O e bukura ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta... Vajzat tani jane rritur dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhur dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur te vogla me pyesnin ku eshte nena? Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te arte, me ngjyrat me te bukura.
" Babi, e pse vdiq nena?
" Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle.
Ishin keto pyetje prej te cilave mundohesha shume,nuk i perballoja dot, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh.
Ah, sikur te ishe ate dite kur vajzat u bene nuse. Ah, sikur ti kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti.
Ate dite qava shume, qava shume o e bukura ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percolla pa ty, shkuan duke qare sikur ishin te vogla femije, duke te permendur ty e duke lotuar, ne vend qe te gezoheshin.
Tashme jam vetem,skam askend pervec Zotit tim,jam me Ate te i cili gjithmone jam mbeshtetur,me ate qe i kam besuar, i jam lutur, jam me ate qe nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte nje premtim para Tij, per Te.
O e bukura ime lutem dite e nate tek Ai qe degjon cdo ankese , tek Ai qe pranon cdo lutje qe ne Xhenet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e e gjelberta te parajses, te jemi bashke ne vendin ku nuk ka me vaj e as pikellim.
Le ta dijne te gjithe xhenetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete bote me vuajtje,po e pres engjullin e vdekjes qe te vije e te me transferoje sa me shpejt tek ti.

O Zot, me bashko ne ate bote me ate qe desha e qe me deshi fort.
O Zot, na meshiro ne te dy, dhe te gjithe besimtaret qe kane dashur njeri-tjetrin per Ty. O Zot, te lutem duaji te gjithe ata qe e duan njeri-tjetrin per Ty.

O Zot kerkoj dashurine Tende, dashurine e te gjithe atyre qe kerkojne dashurine tende, dhe dashurine per cdo pune qe me afron drejt dashurise Tende.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 00:57
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sUgA__tIlOnCe
nGaDaLe

Regjistruar: 01/09/2003
Vendbanimi: ~*~nZ~*~
Mesazhe: 1069

ohh mo indrittttt sa me ke prekur o zot ca ylliiiii
po tamam ehste perrall se nuk existon kjo dashuri si kjo ne realitet
sh e bukur per zotin...yll

__________________
*Wn we wer kids, belongin felt gd,I c death roun d corna Bt havin respect,tht feels even better*

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2004 17:57
sUgA__tIlOnCe nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sUgA__tIlOnCe Kliko këtu për të kontaktuar me sUgA__tIlOnCe (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sUgA__tIlOnCe Shto sUgA__tIlOnCe në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sUgA__tIlOnCe në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Smile

Pershendetje!

Brune nuk e di nese egziston me te vertete kjo dashuri por nese do te egzistoje eshte me te vertete dashuri model, pasi ti qendrosh besnik ketij premtimi tere jeten eshte dicka mjaft e veshtire.
Me vjen mire qe ju ka pelqyer, kjo pjese e shkurter imagjinare pasi ...

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Qershor 2004 01:47
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Re: Pershendetje!

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Brune nuk e di nese egziston me te vertete kjo dashuri por nese do te egzistoje eshte me te vertete dashuri model, pasi ti qendrosh besnik ketij premtimi tere jeten eshte dicka mjaft e veshtire.
Me vjen mire qe ju ka pelqyer, kjo pjese e shkurter imagjinare pasi ...



Indrit, shyqyr qe eshte imagjinare... sepse po te ishte realitet , dhimbja do t'ia kalonte dashurise.


Perveç talentit dhe ndjeshmerise qe percjell ky shkrim "bukuroshja ime" ajo qe me beri pershtypje eshte prania ne kete teme e nje tjeter shkrimi (atij fillestar) qe s'ka te beje absolutisht me bukuroshen...


Nuk e di , kush si e qysh... por jam vertete kurioz t'a dij perse ky ngaterrim...!!? vetem nqs ti Indrit ke ngaterruar temat...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2005 23:06
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diellza26
i am a good person

Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359

po citoj ato qe tha Erzeni

"Indrit, shyqyr qe eshte imagjinare... sepse po te ishte realitet , dhimbja do t'ia kalonte dashurise"

Tregimi eshte nje imagjinate shume shume e ndjere dhe sic e kam thene diku tjeter duke iu referuar nje shkrimi te Indritit; Vetem nje shpirt i ndjeshem, dhe njekohesisht i talentuar mund te shkruaje copeza te tilla letrare, te mbushura plot dashuri dhe dhimbje.
Shpresoj qe "bukuroshja jote imagjinare" e radhes te jete me e gezueshme.
Me pelqen qe fundi te jete gjithmone i lumtur si ne perralla.

ju pershendes te gjitheve.

__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Qershor 2005 18:33
diellza26 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diellza26 Kliko këtu për të kontaktuar me diellza26 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: diellza26 Shto diellza26 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diellza26 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Shume histori e dhimbshme....por me pelqeu shume.....dhe mendoj.....valle ekzistojne akoma burra te tille ne kete bote?????????

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Qershor 2005 02:42
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Lela patjeter qe ekzistojne. Indrit shume e bukur komplimente

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2005 17:15
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Hektori Kliko këtu për të kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Hektori Shto Hektori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Hektori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Indriti na ka sjell talentin e tij te cilin e vleresojme dhe e urojme edhe sa me shume shkrime te tjera ne rrugen e tij kurse sa per ata lloje burrash si ky qe shihne ne kete tregim nuk egzistojne te dashur femij .Pasi te keni kaluar te 30-tat mund te ktheheni e te jepni pergjigje sepse tani shume anetare nga forumi jane me mosha te vogla adoleshente dhe jetojne me perrralla akoma gje qe ne realitet eshte 100% ndryshe.Natyra eshte me e forte se njeriu!!!!!

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2005 18:33
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ruby_DR
Special

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: aty ku nuk ta pret mendja
Mesazhe: 2080

indrit me te verte esht shum fsntestike dhe prekse..... qe ne fillim kur kam lexuar shkrimet e tua ishin te mrekullueshme

komplimenti lal

te pershendes

__________________
<<<<<<<< VENTO DI PASSIONE MAI DOMATA>>>>>>>>>>>

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Korrik 2005 20:41
Ruby_DR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ruby_DR Kliko këtu për të kontaktuar me Ruby_DR (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ruby_DR't! Kërko mesazhe të tjera nga: Ruby_DR Shto Ruby_DR në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ruby_DR në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje te gjithe!

Qe te mos ju mbetem borxh po ju pershendes perzemersit, Erzeni, Lela, Diellza,Hektori amoxilo dhe Rubi.
Jeni vertete shume te mire.

Nderkohe qe pershendes te gjithe ato anetare qe e kane lexuar kete postim, dhe ju them qe me te vertete edhe sot e kesaj dite egzistojne njerez te tille, ndoshta eshte pakesuar numri i tyre por ama nuk Zhduket perfundimisht.
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shtator 2005 20:07
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:53 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > Bukuroshja ime

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.