Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Dashuri e ndaluar... vijimi....
Ditet kalonin pak ngadale, nuk kishte njeri ti shtynte.
Nadia merzitej dhe demoralizohej per cdo dite gje qe e vuri re edhe babai i saj.Fillimisht u hoq sikur nuk kuptoi qe Nadia eshte e trembur dhe e trishtuar ,por me pas nuk nguroi ta pyese:Cke o bija ime qe te shoh kaq te merzitur?
E di qe te kam munduar, te hoqa nga shkolla per te te bere shebertoren time, te kerkoj te falur.
Une te shkaterrova, por ama nuk kisha tjeter vec teje o drita ime.
Ne kohe kur shoqet e tua loznin e qeshnin,kur ato rrinin mbi libra, ti rrije mbi koken time. Ty te kam pasur djale, ty te kam pasur vajze, ty te kam pasur gjithcka, ti je e vetmja qe me ke mbetur ne kete bote o drita e syve te mi.E di qe nuk te kam ngopur dot as me buke, madje qe as kam pasur mundesi te te blej nje rrobe te re, nderkohe qe shoqet tuaja visheshin si mos me mire.Fliste babai i gjore dhe lotet i mbuluan fytyren e rrudhur ca nga semundja e gjate e ca nga pleqeria.
Edhe Nadia qau, perqafoi babane fort,dhe i tha: te betohem baba qe nuk jam merzitur me ty, ti me rrite e me bere kaq sa jam,me edukove, sa here mbaj mend qe me ngrije hopa si nje kukull drejt llampes…
Se ke idene sa e gezuar isha kur ktheheshe ne shtepi nga puna e rende, isha aq e gezuar sa rendja me vrap te te hapja deren perpara nenes.
Me pas te hidhesha ne qafe e qendroja minuta te tera ne perqafimin tend.
Me rrite qe te me kesh prane ne keto momente te veshtira, ndaj mos ma permend sherbimin sepse nuk po bej asgje me shume nga cme takon.
Ti nuk ke askend ku te perplasesh, por ama as une nuk…
Deshi te thote se edhe une nuk kam asnje tjeter pervec teje ne kete bote, por i erdhi ndermend fytyra e Enesit sikur i thonte:Kaq shpejt me harrove?
Me pas mbizoteroi nje heshtje e thate,baba e bije prisnin qe njeri prej tyre te thyeje heshtjen.Nderkohe u degjua zeri i dobet i babait.
Po atehere cfare ke o bija ime qe rri kaq e merzitur? C’fare ke qe nuk ve asgje ne goje? Mos valle je e semure?
Jo, u pergjigj Nadia, tjeter gje kam por nuk jam ne gjendje te te them momentalisht, megjithese te dua shume.
Jo, ngulmoi Babai me vendosmeri, une dua te di cfare te ben te vuash kaq shume, dhe te lutem me trego mos mi shto dhimbjet ende.
Me ne fund Nadia i tregoi nje pjese te historise, dhe turpi e mbuloi te teren, faqja e saj u skuq si nje qershi e porsapjekur.
Enesi njihej per zemren e tij te bardhe dhe te gjithe flisnin per te ne qytet.Edhe babai i Nadias kishte degjuar per te, befas e mbuloi gezimi ne fytyre dhe u gezua qe e bija e tij, tashme do te kishte nje tjeter jete.
Per kete merzitesh i thote me cudi? Mos valle mendon se une mund te te prish lumturine ty o bija ime? Ti do te jesh bashkeshortja e nje njeriu te ndershem, nje njeriu te respektuar, te dashur tek te gjithe.Ti deri tani ke mbjellur vec miresi dhe tashme do korresh ate cka mbolle.
Joooooooo, jo briti Nadia, une kam bere edhe nje gabim te madh qe po me rendon kaq shume sa nuk mund ta mbledh veten,mezi pres te kthehet Enesi e ti tregoj.
Po ma trego o bija ime sepse cdo gabim ndreqet. Jo kundershtoi Nadia me force, jooo.
Te lutem, te lutem, pergjerohej dhe qante babai derisa Nadias ju mbush mendja te tregonte tere te verteten pasi nuk kishte kuptim qe edhe i ati te vuante per kete “gabim”. Une … Une… he pra bije fol, ngulmon Babai si per ti dhene zemer.
Une pres…Mos u merzit qeshi Babai, pune ditesh eshte do te kthehet Enesi.
Jo thote Nadia une… He pra cfare ti? Une … Une pres nje femije.
Si i thote babai? Po po, pres nje femije me Enesin.Babait filluan ti erresohen syte, fytyra ti skuqej, rrudhat ti shtohen, gjaku filloi ti qarkulloje me shpejt se zakonisht, ju duk sikur tavani i shtepise se vjeter ju shemb mbi koke, dhe briti: perjashta, perjashta… Bertiti aq shume sa mezi mbushej me fryme.
Jo baba te lutem, ja priti e bija, te lutem…Jashte , jashte perseriste goja e babait por ama jo edhe zemra.
Deshi s’deshi ju bind urdherit te babait, mori nje bluze te vjeter e cila me shume kishte lecka te arnuara sesa copen e saj arigjinale.Mori edhe nje batanije dhe doli jashte ne kopesht te fleje.
Ku kishte gjume,i ftohti nga njera ane, Enesi dhe babai nga ana tjeter…
Duke qene ne kete gjendje te rende psikologjike i shkoi ne mendje te vrase veten.
Donte te jetonte,por nuk duronte dot qe ta tregonin ne gisht si nje imorale, nuk donte qe te thonin njerezit”e bija e filanit”.Megjithate ndryshoi mendje,i erdhi keq per Enesin qe e donte aq shume,i erdhi keq qe edhe per babane qe do te mbetej fare i vetem, i erdhi keq edhe per femijen qe kishte brenda barkut te saj.
Duke menduar ne kete gjendje e zuri gjumi, sepse ishte raskapitur gjithe diten pas puneve te rendomta.
Nderkohe babai i saj nuk kishte gjume,nuk i shkonte kurre ndermend qe e bija te kish bere dicka te tille.E donte shume te bijen, dita qe kishte lindur ajo kishte qene me e lumtura e jetes se tij.Ajo ishte e vetmja qe i kishte sjelle kaq hare dhe qe i bente me te lehta dhimbjet e semundjes se pasherueshme.
Sa gjera kujtonte babai… I binin ne mend castet kur e percillte per ne shkolle,momentet kur e merte nga shkolla.I kujtohej edhe koha kur kishte pasur ditelindjen dhe Nadia i kishte bere nje dhurate te cilen e kishte blere me parate e kursyera nga cokollatat.
Kujtonte babai dhe qante, derisa ne nje moment e mblodhi veten, duke thene: A ka njeri qe nuk gabon?A mund te hidhet tutje nje roman nese nuk na pelqen kapaku i tij?
A mund ta shkel me kembe tere sherbimin e sakrificen qe beri per mua ime bije?
O Zot… O Zot me fal, me fal, me faaaal, si munda te mohoj time bije…
Kaq tha babai, mblodhi tere forcat te ngrihej ne kembe dhe pasi provoi disa here rradhazi u ngrit dhe doli kembadoras ne kopesht te gjente te bijen.
Me ne fund e pa ne kopesht ku e kishte mberthyer gjumi, fytyra i ishte nxire nga te ftohtet, lotet i kishin ngrire ne te dy syte.
I thirri:Ngrihu Nadia dhe fale babane… e shterngoi fort ne qafe, madje e puthi midis dy syve ne ballin e vogel.
E mori, brenda te flinte dhe e qetesoi qe cdo gje do te shkonte per mrekulli. Une kam degjuar per kete djale, ai eshte shume i dashur dhe nuk ka pasur qellim te luaje me ty.
Qe neser do te vete te flas me babane e tij Xhavitin, do ti tregoj fill e per pe.
Nadias i shkelqyen te dy syte e kaltert, syte i qeshen dhe akulli qe kishte zene rrenje ne zgavrat e tyre u shkri nga loti i nxehte i gezimit.
Me pas ashtu e lumtur, perqafoi fort babane dhe qendroi per minuta te tera ne perqafimin e tij.Nderkohe, qe lote gezimi dhe dhebjeje rridhnin ngateruar nga syte e te dyve.
Vijon----
__________________
Duro, duro...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|