Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Come te nessuno mai (1999)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re nessuno_mai.jpg
Ky file është shkarkuar 61 herë.

Regjia: Gabriele Muccino
Skenari: Adele Tulli, Gabriele Muccino
Aktor: Silvio Muccino

Perseri nje film mbi adoleshentet. Kesaj rradhe aktore dhe staf tjeter.

Filmi flet per rrembimet e asaj moshe, dashuria e pare, çorientimi ne prag te vitit 2000, etj. Aktor kryesor eshte Silvio Muccino (17 vjeç ne kete film), vellai i vogel regjizorit. Per te dy jane fillimet e kinemase. Bashke kane kontribuar edhe ne skenar. Por regjizori padyshim eshte shume i zoti.

Ky eshte pjesa me intense nga fundi i filmit. Vini re xhirimin e pashkeputur per 1 minut me rradhe. Jane skena te tilla qe Will Smith ka vleresuar per te vendosur (ne menyre spontane) te beje filmat e tij me Gabriele Muccinon vitet e fundit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Nëntor 2009 20:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ci sta un francese, un inglese e un napoletano (2008)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re cista.jpg
Ky file është shkarkuar 56 herë.

Regjia: Eduardo Tartaglia
Skenari: Eduardo Tartaglia
Aktore: Eduardo Tartaglia, Veronica Mazza, Genti Kame

Nje ushtar italian gjende ne lindjen e mesme. Atje i bie shorti te beje nje akt humanitar... duke e martuar nje grua qe do denohej me vdekje. Mirepo ai eshte i fejuar ne Itali dhe kjo i ben punet çorap. Kthehet ne Itali me gruan e martuar dhe ndan te njejten shtepi me te fejuaren dhe gruan e huaj.

Film i bukur dhe shume dinamik. Qofte fotografia, qofte efektet zanore jane bere shume mire. Muzika ritmike udheheq shikuesin nga skena ne skene. Regjizori eshte aktori kryesor, prandaj duhet pergezuar 2 here.

Per tu theksuar pjesemarrja e aktorit shqiptar Genti Kame, i cili luan nje rol te rendesishem, ate te ushtarit frances qe gjuan gruan e italianit. Genti Kame ka marre pjese ne filma shqiptare, italiane dhe franceze deri tani, duke treguar se Shqiperia ka aktore qe mund t'i hyjne ne pune nese kinematografia merr hov.


Fragmentet e meposhtme permbledhin pikerisht dy sekuenca te ushtarit francez:

Modifikuar nga Fajtori datë 08/11/2009 ora 22:14

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Nëntor 2009 22:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il ...Belpaese (1977)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re belpaese.jpg
Ky file është shkarkuar 50 herë.

Regjia: Luciano Salce
Skenari: Franco Castellano, Giuseppe Moccia
Aktor: Paolo Villaggio

Guido ka 8 vjet qe jeton jashte Italise. Ai kursen nje grusht para dhe kthehet ne Milanon e tij. Jemi ne mes te egersise se viteve '60-'70.
Mes sekuestrimeve, bombave e vjedhjeve njerezit jane traumatizuar komplet. Ata jetojne brenda shtepive te tyre, mbyllen me hekura dhe nuk hapin as deren. E gjithe kjo atmosfere krijon situata komike me shumice, kur nuk mungojne dhe levizjet politike: sindikatat, feminizmi, komunizmi, neofashizmi, droga. Guido ndeshet me te gjitha keto. Por ai i meson shoqerise nje leksion jete me monologun e tij te mbylljes.


E mbani mend rremujen e viteve '90 ne Shqiperi? Po atsmoferen e '97-es? Grabitjet, gjobat per biznesmenet, pengmarrjet e ndryshme, mitingjet, tankset ne rruge...? E keni parasysh kur ankohen se askush nuk zbaton rregullat dhe ata jane te paret qe futen me te kuqe? A ju kujtohet sesi diskutohej lloji i armes qe degjohej jashte dritares ne 97-en? E pra, ky film i ka te gjtiha si ne Shqiperi. Dhe i ka ne forme komike.

Salce eshte regjizori qe ka shpikur personazhin e Fantozzit, por kjo eshte nje parodi tjeter, jo thjesht humor banal me fatkeqesine e nje personazhi. Edhe pse stafi eshte i njejte me Fantozzin, filmi eshte shume me i bukur.

Nga ana teknike le shume per te deshiruar, xhirimet jane ne levizje dhe montazhi ku te kapi dora. Por kjo nuk vihet re, sepse filmi te perqendron tek tregimi, jo tek fotografia.

Ka disa parodi te tjera te situates italiane qe ngjajne: I maniaci, I mostri, In nome del popolo italiano, Made in Italy.

Kjo eshte nje permbledhje skenash (vini re monologun perfundimtar, sikur te ishte ne Vlore ne 1997):

Modifikuar nga Fajtori datë 16/11/2009 ora 21:52

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Nëntor 2009 03:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Romanzo popolare (1874)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re romanzopop.jpg
Ky file është shkarkuar 44 herë.

Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Age-Scarpelli
Aktore: Ugo Tognazzi, Ornella Muti, Michele Placido

Nje tjeter film mbi ndryshimet e viteve '70. Perseri ne Milano.

Giulio eshte nje burre rreth te dyzetave qe punon ne fabrike. Ai eshte sindikalist dhe me vizion te hapur mbi boten. Martohet me nje vajze 17 vjeçare nga jugu, te cilen e mbante ne krahe kur ishte bebe. Se bashku bejne femije dhe jetojne ne parafabrikatet e periferise. Giulio eshte nje lider ne shoqeri dhe meson shoket te zgjidhin problemet e familjes me dialog. Mirepo gjithshka ndryshon kur gruaja e tij bie pre e dashurise per nje karabinier. Giulio mundohet te mbaje veten dhe sillet si mashkull modern, por tradhetia i del ne enderr dhe nuk e le rehat. Mosha e vjeter e ben te kete akoma me pak besim tek vetja si mashkull. Keshtu del nga roli modern dhe shperthen gjithe xhelozine duke e nxjerre gruan nga shtepia.


Film i paharrueshem i mjeshtrit Monicelli.

Thuhet se roli u mendua per Nino Manfredin , por pastaj e mori Tognazzi (i cili ishte me i kerkuari dhe me i paguari ate periudhe).

Kjo histori eshte shume reale edhe sot. Pavendosmeria per te zgjedhur mes sjelljes civile dhe xhelozise se çmendur e mundon shpesh mashkullin modern. Perjetimi i ketij filmi do hape dyer te reja ne raportin e çiftit.


Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Nëntor 2009 19:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

I giorni più belli (1956)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re giornibelli.jpg
Ky file është shkarkuar 38 herë.

Regjia: Mario Mattoli
Skenari: Ettore Scola, Sandro Continenza, Ruggero Maccari, Fede Arnaud
Aktore: Mario Carotenuto, Memmo Carotenuto, Vittorio De Sica, Emma Gramatica

Ne Italine e pasluftes, nje biznesmen merret me ndertimin e nje kompleksi pallatesh. Ai ka blere token rreth e qark, ku ben pjese edhe nje shkolle e vjeter. Mirepo shkolla eshte akoma e hapur dhe banka rrezikon te terheqe financimet nese projekti nuk finalizohet.
Shkolla drejtohet nga nje plake e mire qe meson nxenesit me dashuri. Ajo ka kaluar breza te tere nxenesish dhe meson me pasion.
Po ku pyet biznesi per shkolle e per pasion. Gjithshka komplikohet kur djali i biznesmenit dashurohet me nje mesuese te shkolles, e cila eshte mbesa e plakes.

Film i embel me nje stil te vjeter. Sidoqofte i bere mire dhe i pelqyeshem. Vittorio De Sica thote disa fjale ne fund qe vlejne edhe sot. Ai thote "Shpesh kujtojme se leket jane gjithshka dhe humbasin ne sistemin ekonomik ku bejme pjese. Por harrojme pasionet e vogla qe na bejne njerez dhe na mesojne".

Nje fragment (biznesmeni tek drejtoria e arsimit):

E forte. Mesuesja i ka vene nxenesve emra historike qe ti hyjne ne mend. Ide shume e bukur.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Nëntor 2009 22:16
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

La mia vita a stelle e strisce (2003)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re stellestrisce.jpg
Ky file është shkarkuar 35 herë.

Regjia: Massimo Ceccherini
Skenari: Massimo Ceccherini, Giovanni Veronesi
Aktore: Massimo Ceccherini

Ne nje fshat te Toskanes rikthehet nga Amerika kusherira e Landos. Ajo kishte emigruar ne Amerike dhe tani kthehet te kaloje disa jave ne Itali se bashku me burrin. Por mysafiret amerikane jane plot huqe e vese. Kusherira eshte nje balene 200 kileshe qe ha tere diten, ndersa burri i saj eshte tipiku i ushtarakut nacionalist qe kendon kenge lufte ne 5 te mengjesit. Ata sjellin ne Itali prototipin e amerikanit obez, luftarak, intolerant dhe kapadai. Shtepia dhe jeta e Landos behet keshtu prone e mysafireve, te cilet ftojne edhe vajzen nga Amerika. Kjo eshte nje femer yll, qe i heq trurin gjithe fshatit.
Pasi duron per disa muaj harbutllekun e kusherinjve Lando shperthen dhe ... i jep nje leksion Italie.

Ndryshe nga filma te tjere te Ceccherinit, ky eshte i bukur. Qofte si xhirim, qofte si histori ka dale nje tregim i kendshem dhe real. Sidomos sepse aktoret amerikane e luajne shume mire rolin.

Ky eshte komiciteti toskan dhe shumica e stafit jane nga Toskana. Skenaristi (Veronesi) ka punuar edhe me nje toskan tjeter te njohur: Francesco Nuti.

Nje fragment:

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Nëntor 2009 03:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Indagine su un cittadino al di sopra di ogni sospetto (1970)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re indagine.jpg
Ky file është shkarkuar 31 herë.

Regjia: Elio Petri
Skenari: Ugo Pirro, Elio Petri
Aktore: Gian Maria Volontè, Florinda Bolkan

Filmi fillon me nje vrasje. Vrasesi eshte gjakftohte dhe i pergatitur per ate qe do beje. Ai vret te dashuren e tij.
Por ai nuk eshte njeri dosido, ai eshte shefi i zbulimit te vrasjeve ne ministrine e brendshme. Dhe kjo eshte dita e fundit ne detyre, para se te behet shef per krimet politike. Fillon keshtu hetimi i asaj vrasje, me drejtorin autoritar qe le gjurme gjithandej me vetedije. Por autoriteti i tij eshte i padiskutueshem dhe koleget evitojne çdo dyshim ndaj tij. Mes hetimit dhe levizjeve politike te viteve '60, inspektorit i plluskojne kujtimet sesi njohu te dashuren, çmendurin e saj, adhurimin per biznesmenet dhe pushtetaret. Dhe ishte pikerisht ajo qe stimuloi dhe zbuloi etjen per pushtet brenda inspektorit. Ai eshte pushteti, njeri mbi njerezit, ai qe mund te beje çdo akt pa u gjykuar si njerezit e thjeshte. Dhe pikerisht per kete nuk duron dot kur kupton se para saj eshte nje femije. Dhe perdor fuqine e tij per ta eleminuar ate femer qe e ben te ndihet i dobet si femije.

Filmi del ne 1970, dy vjet pas vitit te famshem '68. Ai mban brenda nje turp te madh per pushtetin, nje hetues-polic qe eshte vete krimineli. Dhe sikur te mos mjaftonte adhuron pushtetin dhe urren rremujen e atyre viteve. Per keto aresye filmi perbente nje shpulle ndaj autoritetit, nje perqeshje qe nuk kishte ndodhur kurre me pare ne nje film.

Regjizori mbaron montazhin dhe fton disa shoke ti hedhin nje sy. Mes tyre ishte Ettore Scola dhe Mario Monicelli. Kur mbaroi projektimi keta thone se regjizori me skenaristin do perfundonin ne burg me kete film, dhe i keshilluan te largohen nga Roma per ca kohe.

Nderkohe filmi doli dhe u hap fjala se pushtetaret do e ndalonin se shpejti. Ne kinema u be dyndje, sepse te gjithe donin ta shikonin para se te zhdukej nga kinemate. Per here te pare nje film u transmetua ne oren 12:30 te nates (ne kinema Ariston) prej rradhes se njerezve qe vazhdonin te rrinin tek dera. Filmi sidoqofte nuk u çensurua dhe transmetimi vazhdoi jave pas jave.



Filmi fitoi Oscar, por regjizori nuk shkoi fare ne Los Angelos per te marre titullin.

Florinda Bolkan (aktorja) tregon se disa skena jane spontane. Psh., ajo nuk e dinte qe Volontè do i gjuante me shpulla ne nje skene, thjesht gjate xhirimit u godit vertet. Po ashtu ne nje skene tjeter ne plazh i fut reren ne goje Volontèse pa qene fare ne skenar.

Ennio Morricone kujton nje shaka te hidhur qe i beri regjizori ne kete film. Ai e thirri te shikonte filmin e mbaruar, por kishte vene muzika te tjera. Morricone u be keq dhe ju mblodh nje lemsh ne gryke, por pas disa minutash Petri i thote se ishte shaka.

Ja si e tregon Morricone kete episod:

Modifikuar nga Fajtori datë 19/11/2009 ora 04:25

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Nëntor 2009 03:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Made in Italy (1965)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re madeitaly.jpg
Ky file është shkarkuar 25 herë.

Regjia: Nanni Loy
Skenari: Nanni Loy, Ruggero Maccari, Ettore Scola
Aktore: te ndryshem

Meqe mungonte ne kete teme thashe ta vendos tani.
Film nga Nanni Loy me rreth 30 episode te vogla qe pershkruajne Italine e bumit ekonomik me sarkazem. Ne cdo episod marrin pjese aktore te njohur (Aldo Fabbrizi, Alberto Sordi, Nino Manfredi, Walter Chiari, Anna Magnani, Pepino De Filippo, Catherine Spaak, Virna Lisi, Lea Massari etj.). Episodet jane krejtesisht te shkeputura nga njeri tjetri dhe zgjasin nga 1 minute deri ne 20 minuta.

Nanni Loy eshte autor i filmit Caffe Express (me Nino Manfredin qe shet kafe ne tren). I afte te shikoje aspektet tragjike te jetes se perditshme, kete e ka bere edhe tek "Made in Italy", edhe pse Italia ka qene ne bum te plote ekonomik. Skenari eshte i detjuar dhe i punuar me kujdes, gje qe me habiti ne fillim, por jo me pas, kur vura re se kishte vene dore Ettore Scola, nje mjeshter i skenareve te arritura. Pothuajse çdo episod le me nje shije keqardhje ne fund, sepse regjizori nuk tenton ta ktheje ne komicitet. Veç kesaj renditja e episodeve behet pa muzike dhe pa ndarje kushedi. Kjo e huton pak shikuesin, por gjithsesi formohet nje ide e Italise paradoksale, plot me difekte dhe cene.

Nje nga pjeset eshte shume e bukur dhe me kujtoi Shqiperine (shiko videon me poshte). Ne nje fshat te varfer femijet vijne verdalle, rruget jane me kalldrem ose pa shtruar. Dritaret pa xhama etj. Ne nje mur afishohet nje poster ku shkruhet "Aiutiamo l'India" (Le te ndihmojme Indine). Para posterit fytyra tipike njerezish te varfer dhe injorante, jo shume ndryshe nga ata ne poster. Nje grua me nje femije ne krah nuk di te lexoje dhe pyet "Cfare shkruhet". Nje burre fillon te lexoje rrokjet me veshtiresi, sepse as ai nuk di te lexoje. Kjo me kujtoi ndihmen qe Shqiperia jone pabukese do ti jape botes, qofte ne Indonezi gjate tsunamit, qofte ne Afganistan duke cuar ushtare.

Nje recension ne anglisht i NY Times i 1967:
http://query.nytimes.com/gst/fullpa...FB366838C679EDE

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Dhjetor 2009 22:31
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

All'onorevole piacciono le donne (1972)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re onorevole.jpg
Ky file është shkarkuar 22 herë.

Regjia: Lucio Fulci
Skenari: Sandro Continenza, Ottavio Jemma, Lucio Fulci
Aktore: Lando Buzzanca, Laura Antonelli

Gianni Puppis eshte nje senator i njohur dhe i suksesshem. Tashme ai eshte kantidati kryesor per President i Republikes. I rritur me parime fetare, ai nuk esht mesuar te kete femra afer, aq sa e marrin per homoseksual. Por zbulon se deshira per femrat ekziston qe çke me te. Ne menyre te pavetedijshme ai prek bythet e femrave, ndonjehere edhe te princeshave apo amabsadoreve te huaja. I shqetesuar per kete semundje ai largohet disa dite nga parlamenti per tu kuruar.
Nderkaq mungesa e tij kthehet ne problem shteteror, partite levizin, policia kujton se do beje grusht shteti, mafia nderhyn, gjeneralet behen gati. Vatikani ndjek ceshtjen me preokupim, sepse Gianni Puppis eshte pikerisht njeriu i tyre, i edukuar qe nje dite te behej president i Italise.


Megjithese eshte krijuar ne 1972 skenari ka nje origjinalitet te paperseritur me vone. Eshte fantastike menyra si vihen ne loje aparaturat shteterore dhe fetare me ane te nje deshire te thjeshte per seks. Ne ate kohe Italia po fitonte nje vetedije te saj mbi lirite seksuale, liri qe me vone do shprehej neper kinematografi dhe politike.
Grushti i shtetit, i cili ne film flitet vazhdimisht, ishte vertet duke u bere para se te prodhohej ky film (Golpe Borghese, 1970). Askush nuk e di pse deshtoi, por lidhja me nje aspekt qesharak ne kete film krijon nje karikature te vertete te aktoreve te pushtetit.


Ne Shqiperi analogjia eshte evidente me minisitrin Ylli Pango, i cili humbi postin per ti futur duart nje femre. Nje fat te ngjashem pesoi Sabit Brokaj. Por nga ana tjeter filma te tille ne Shqiperi nuk ekzistojne. Nuk ka asnje film te tregoje pushtetin shqiptar me ironi. Dhe te mendosh qe analogjite mes filmit italian dhe Shqiperise se sotme ekzistojne qarte.

Kuriozitete:


  • Ideja e komedise politike i erdhi Ottavio Jemmes, i cili bashke me Fulcin shkroi skenarin. Sandro Continenza ndihmon ne kompletimin e tij.
  • Si zakonisht filmat dergoheshin ne zyren e censures. Ne fakt ky film nuk kontrollohet aty, por shafqet direkt ne Ministrine e Brendshme, ku eksponentet e Democrazia Cristiana e shikojne per here te pare.
  • Filmi censurohet menjehere me pretekstin se ka skena lakuriq. Por producenti mbledh gazetaret dhe i tregon filmin. Ata binden se filmi eshte censuruar sepse ka permbajtje politike.
  • Pas presionit te opinionit publik zyra e censures behet tolerante. Pranon te lejoje publikimin nese priten disa skena. Ne fakt skenat e prera tregonin lidhjen e politikes me mafian e Vatikanin. Me ne fund, 2 muaj pas bllokimit te pare, filmi del ne kinema me pulle te kuqe (gjoja si porno). Ka shume sukses dhe me pas perhapet neper bote, ku ne Brazil hyn ne historine e kinemase per fitimet me te medha.
  • Pas ketij filmi regjizori fillon te pergjohet dhe ruhet me agjente. Poshte shtepise nje burre rrrinte vazhdimisht duke lexuar gazeten. "Edhe vajza ime e kuptoi qe gazeta ishte gjithmone e njejta", thote regjizori.
  • Titulli i plote i filmit eshte: "Nonostante le apparenze... e purché la nazione non lo sappia, all'onorevole piacciono le donne"



Nje fargment:

Modifikuar nga Fajtori datë 17/03/2011 ora 14:13

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2010 05:43
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Il comune senso del pudore (1976)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re il-comune-senso-del-pudore-visore.jpg
Ky file është shkarkuar 16 herë.

Regjia: Alberto Sordi
Skenari: A. Sordi, Rodolfo Sonego
Aktore: A. Sordi, Florinda Bolkan, Claudia Cardinale

Nje çift pleqsh vendos te shkoje ne kinema me rastin e pervjetorit te marteses. Por kinemate tashme transmetojne filma ndryshe nga ç'mund te prisnin. Pa dijenine e tyre Italia po peson ndryshime madhore ne sensin e moralit, ku nuditeti dhe erotizmi pranohen gjithmone e me hapur. Nga ana tjeter nje sere inspektoresh mundohen te çensurojne dhe ndalojne ethet erotike, por edhe ata fshehin deshiren hipokrite per te shfletuar revistat me pulle te kuqe. Kontrasti mes te kaluares dhe lakuriqesise moderne nuk ka nje zgjidhje. Dy pleqte veshtrojne ndryshimet qe ndodhin perreth tyre pa mundur te bejne gje. Shoqeria tashme ka ndryshuar dhe e vetmja pyetje qe mbetet pa pergjigje eshte "Ku po shkojme?".

Film tipik i A. Sordit, i cili flet mbi dilemat e viteve '70. Nga nje ane shoqeria kerkon liri dhe goditjen e vlerave te tejkaluara morale, ndersa nga tjetra ka frike te largohet nga tradita e familjes dhe fese. Eshte per tu vleresuar asnjanesia e filmit, Sordi nuk mban ane, por tregon cfare po ndodh.

Nga ana teknike ka gabime te dukshme, si çdo film i Sordit. Kamera leviz shume, drita eshte e bezdisshme dhe kendet jane fikse. Por qellimi arrihet mire, pershkruhet shoqeria ne ndryshim.

Temen e moralit Alberto Sordi e ka luajtur ne filmin "Il moralista" (1959). Aty ironizohet hipokrizia e censures dhe ndjehet shtytja drejt lirise. Por 17 vjet me vone, ne filmin qe po flasim te 1976-es, liria eshte marre dhe tashme dilemat nisin nga mungesa e pikave te referimit (si gjithmone pas nje revolucioni).

Nje fragment:

Vini re aktualitetin e problemit. Femije qe shikojne porno dhe i bejne ne shkolle. Neper filma ka vrasje dhe makabritet çdo dy minuta, etj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Mars 2010 16:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Enciklopedi e vogel e filmave italiane

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.