Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kjo politikane e pavlere
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Amon fute ne dore dhe hiqe nga politika se ajo me kedo te jete arrogante ngelet.



Se mos na behet dhe Lezha arrogant pastaj lool

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2011 00:26
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Le te behet. E cojme ne Big Brother pastaj.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2011 00:30
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Le te behet. E cojme ne Big Brother pastaj.




hahahaa

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2011 00:33
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petter
kazmolog

Regjistruar: 20/07/2009
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 2058

E mire, po tjet puna me te hedhur ne dore...un mendoj se do e kisha bere dhe politikane te mire, per ti ber qefin dhe artrumit lol

__________________
A question that sometimes drives me hazy: am I or are the others crazy?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2011 01:27
Petter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petter Kliko këtu për të kontaktuar me Petter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Petter Shto Petter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Piktor

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor

tani ne miting edhe mund te shkosh per apel, por vota eshte e fshehte

Rastesisht, sapo erdha ne Itali me ra rasti te marr pjese ne nja dy fushata elektorale ketu per pronarin e ndermarrjes ku punoja.

Vota eshte, por edhe nuk eshte, e fshete. Mund te te garantoj se me nje margine shume te vogel arrijne ta kuptojne, ta llogarisin, ta imagjinojne, te konkludojne qe i ke genjyer nqs u ke thene por nuk i ke votuar.

Mos harro se problemi i "genjeshtres" se votes ekziston vetem tek "te lekundurit" dhe ata nuk jane shume, nga te dyja palet, keshtu qe jane lehtesisht te kontrollueshem


Natyrisht ketu nuk ka pasoja, por ne shqiperi betoju sa te duash qe jua dhe voten, po dyshuan edhe nje cike fare qe s'e ke bere ...... fluturove.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2011 10:30
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Akoma te fshehtesia e votes ju? Heren e kaluar kerkuan fotografi fletes se votimit te bere me celular qe te jepnin leket e premtuara.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Maj 2011 18:54
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Akoma te fshehtesia e votes ju? Heren e kaluar kerkuan fotografi fletes se votimit te bere me celular qe te jepnin leket e premtuara.

Ketu futemi tek hilet bajate, une nuk i konsiderova sepse morra ne konsiderate nje votim normal (ku p.sh. celularet jane te ndaluar ne qender votimi).

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Maj 2011 12:24
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Nga Mustafa Nano

Para ca ditësh, midis orës 10:00 e 11:00 të paradites, po vija nga Tirana e Re në drejtim të bulevardit, dhe tek Libri Universitar doja të kthehesha djathtas e të merrja për nga Garda e Republikës. Por rrugën ma kish bllokuar një motoçikletë e policisë së qarkullimit rrugor, e vendosur për së gjeri, dhe një polic që urdhëronte të gjitha makinat të ecnin drejt ose majtas. Djathtas jo. Hapa dritaren e krahut të djathtë të makinës dhe kërkova pak konfidencë me policin: “Si është puna? Çfarë ka ndodhur?” Polici ma pranoi konfidencën, por më bëri një shenjë, me anën e së cilës donte të thosh: “S’kam ç’të bëj, nuk është në dorën time, prandaj ecni drejt”.

Mora drejt për nga bulevardi, u ktheva djathtas drejt Korpusit Universitar dhe po vija rrotull për të dalë tek hoteli “Carlsberg”, afër të cilit më duhet të ndaloja. Ngjitur me hotelin është një rrugë që lidh rrugën që kalon para shkollës “Petro Nini” me rrugën që lidh Gardën me Librin Universitar, dhe kalimi me një korsi është njëdrejtimësh, d.m.th mund të kalojnë veç makinat që duan të ikin drejt “Petro Ninit”. Edhe ajo rrugë ish e bllokuar. Nëse doja të futesha në të, nuk do t’më lejonin dy policë që rrinin pranë një makine. U shtyva pak më përpara në kërkim të një vendqëndrimi, pashë dikë që po dilte nga parkimi, ndeza sinjalin e bllokazhit, dhe po prisja disa sekonda të më lirohej vendi. Ndërkohë, ndjeva m’u pranë veshit zhurmën e rëndë të një motoçiklete. Hapa xhamin e dritares së krahut tim, dhe polici që kish shaluar motorin, më tha me ton urdhërues: “Lëviz shpejt”. “Merre shtruar, zotëri! Nuk kam ndërmend të lëviz, pasi do parkoj këtu mbrapa”, i thashë. “Lëviz përpara, të thashë, e sheh që rruga është e bllokuar?”, më tha ai dhe më pa në sy. Hodha sytë mbrapa, prej nga ai priste të vinin sinjale alarmante për të, dhe pashë që po vinte një eskortë shoqëruese. Eskorta po vinte nga rruga e bllokuar, nga ajo pra që lidhte rrugën ku isha unë me rrugën që kalon para shkollës “Petro Nini”. Dhe po vinte në drejtim të kundërt, në dhunim të plotë të ligjit. “Nuk kam ndërmend të lëviz”, përsërita, “duhet të lëvizësh ti, tok me atë që po shoqëron, pasi po bezdisni qytetarët”. Polici i dha gaz motorit dhe iku, por nuk e mora vesh nëse iku ngaqë më mirëkuptoi, apo iku ngaqë s’kish kohë të merrej me mua; në harkun e një a dy sekondave, u dha në të majtën time eskorta, e cila fluturoi në korridorin e hapur të rrugës.

Parkova, dhe pyeta dikë: kush është ky robi me eskortë që sapo kaloi? “Ai robi o Jozefina Topalli”, më erdhi përgjigjja. “Kët avaz bo për dit ajo”. Ja pra si na qenkësh puna! Kryetarja e Kuvendit paska shtëpinë në një nga pallatet e ngritur buzë asaj rrugës njëkalimshme. Dhe kur del nga shtëpia për në zyrë, a për në punët e saj, ajo përton të ndjekë drejtimin e lejuar që e çon në destinacion një a dy minuta më vonë, por bllokon tërë rrugën, dhe ecën në kundërsens. E pse mos ta bëjë? Kush do t’i thotë: mos e bëj? Kush do të protestojë? Por edhe sikur dikush të dalë të protestojë, ajo ka policë e eskortë me vete, të cilët jo vetëm mund të largojnë ndonjë protestues, por edhe mund t’ia hapin rrugën e mund të bllokojnë në funksion të kararit të saj çdo rrugë të mundshme.

Tani, unë e kuptoj, madje edhe jam dakord, që Kryetarja e Kuvendit të ketë një eskortë. Ajo, për shkak të detyrës, mund të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve e kërcënimeve të ndryshme. Është mjedisi i paparashikueshëm shqiptar që më bën të mendoj se do autoritete kanë nevojë për një eskortë. Në vende të tjera, sidozot në Norvegji, Suedi a Danimarkë, autoritetet kanë veç një a dy roje trupi, dhe ecin shpesh mes njerëzve, shkojnë në punë me biçikletë, ndonjëherë dhe me mjete të transportit urban, por hajt po themi se Shqipëria është një vend që fsheh rreziqe për autoritetet (rëndom për shkak të urrejtjes që ekziston për këta të fundit), dhe kështu një eskortë e lehtë është e kuptueshme.

Por po pyes Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, dhe do doja shumë të kisha një përgjigje. E kërkoj një përgjigje si qytetar i këtij vendi, që paguan taksa, me të cilat paguhet edhe Kryetarja e Kuvendit, edhe policët që e shoqërojnë, edhe makinat që e çojnë nga zyra në shtëpi, e anasjelltas. Nuk është e thënë t’më përgjigieni ju vetë, zonja kryetare. Mund të caktoni zëdhënësen t’më japë një përgjigje. Pyetjet pra janë: Pse u dashka që të bllokoni rrugët, zonja kryetare? Pse u dashka të ecni në drejtimin e ndaluar? Në cilin ligj a rregull e bazoni vendimin për të bllokuar rrugët, për të mos respektuar semaforët, e për të ecur në kundërsens?

Mua më duket e rëndë kjo gjë. Ka njerëz që mund të thonë: ç’merresh me çikërrima të tilla! Këtu po bëhen hatara dhe ti shqetësohesh nga bllokimi i një rruge. Jo, s’e pranoj këtë logjikë. Përkundrazi, mendoj se burimi i atyre hatarave qëndron pikërisht tek kjo arrogancë antiligjore e demonstruar nga ana e atyre që janë zgjedhur prej nesh të bëjnë ligje e të kërkojnë zbatimin e ligjeve nga të gjithë. Nga vetja në radhë të parë.

Prandaj, insistoj zonja kryetare të shpjegoheni publikisht për këtë sjellje. E nëse nuk e shihni me vend të më ktheni një përgjigje (unë kam besim se do ta jepni një shpjegim), ju ftoj që t’mos e bëni më këtë që bëni. Është e padrejtë, që ta bëni. Nuk ka asnjë logjikë që ta bëni. Ligji ua ndalon që ta bëni.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Tetor 2011 14:18
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të arturm Kërko mesazhe të tjera nga: arturm Shto arturm në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto arturm në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

I vemti gabim qe ka bere Jozefina ne kete rast eshte qe ka ecur ne rugen njekalimeshe ne drejtim te kundert --Ky eshte veprim i paligjshem nga ana e saj

--Ndersa ato te tjerat per eskorten e saj dhe per ndailim e ruges kur ajo kalon jane gjera normale per te gjithe pushtetaret e larte ne cdo vend demokratik


---------Nuk behet krahasimi me Danimarken , Hollanden apo vendet e tjera nordike,sepse ata jane popuj me nivel shume te larte civilizimi

--Por karahasimi mund te behet me fqinjet tane dhe po ta shikosh, jo vetem fqinjet tane , por ne te gjitha vendet demokratike pervec atyre te messiperme , autoritet e larta te pushtetit kane trajtim special .dhe shoqerohen me skorte ...

-Nje gje do shtoja :

-Nga qe opozita shqiptare ben oponence per gjera te dores se dyte, apo te trete
prandaj edhe eshte nje opozite jo credibile , qe po e perjeteson Berishen ne pushtet ......

-Ndaj Piktori nuk duhet te behet shume merak, sepse me kete lloj opozite Saliu do qendroje edhe nja 30 vjet ne pushtet

-Kjo eshte ajo qe mi ben mue nervat kacurrel kur thote Bjondia , se me kete lloj opoizte Sala do ja marri edhe Enverit per jetegjatesi ne pushtet.....

by the way , Nuk e di Juvja si i ka hallet looooooooooool hahahahahahaha jo per gje por nuk dua te me behet Bjondja me zemer,se nje Bjonde natyrale kemi

Megjtihse me duket kemi edhe Ceciljen, Amorken me Anen_1 bjonde natyrale
--Por sidoqofte prape jane shume pake--Duhet me punue me i shtue loooooooool


Tani po dal se jam tuj vesh nje kemishe Hugo Boss dhe me duket se e do bej me ...Kos --loooooooool .....

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Tetor 2011 20:45
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kendrevica
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/03/2011
Vendbanimi: Tirone
Mesazhe: 97

Shqiperine e mor saliu
ju vu zjarr
shqipetar mos rri koke ulur
shqipetar
Shqiperi te vodhen
ca zuzar
shqipetar ju vrane
ca kusare
Shqiperi te lodhen
ca zagar
shqipetar ju varen
ne litar
Shqiperi te perdhosen
ca qeveritar
shqipetar ngrihuni,mos i duroni
keta qyqar
Shqiperi mos duro
roberine
shqipetar shporrini
Jozefinen dhe salin.
shqipetar mos rri kot
largojini keta palaco
jo me dhune,por me vote

__________________
Ne nje vend ku intelektualet heshtin e nuk e ngrejne zeri,shoqerite nuk ecin perpara!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Tetor 2011 22:19
kendrevica nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kendrevica Kliko këtu për të kontaktuar me kendrevica (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kendrevica Shto kendrevica në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kendrevica në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:22 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kjo politikane e pavlere

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.