Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Jeni pro apo kunder luftes qe ka filluar ne Irak ?
Ky sondazh është i mbyllur.
Jam Pro 10 47.62%
Jam Kunder 11 52.38%
Gjithsej: 21 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 19 Maj 2003, ora 01:30  (120 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

xenit

te gjitha perandorite qe ke permendur me larte mblidhi bashke dhe numero masakrat qe ato kane kryer apo krimet kunder njerezimit perfshi ketu edhe mongolet e leken e madh gjate gjithe historise dhe te jesh i bindur qe numri qe do te dale nuk do te jete as sa gjysma e krimeve qe ka bere amerika ne historine e saj te vogel por me krime shume te medha.dhe te dish nje gje shoku im dhe te jesh i bindur qe arma me e forte e te ashtuquajtures (nga amerika)demokraci dhe civilizim eshte qe KUR NJE KRIM E KRYEJM NE (BOTA E LIRE DEMOKRATIKE DHE E CIVILIZUAR)NUK ESHTE KRIM KURSE KUR ATE KRIM E KRYEJNE ATA(TE ASHTUQUAJTURET BOTA E PACIVILIZUAR DHE DIKTATORIALE OSE ME KEQ AKOMA NE MODEN E FUNDIT ISLAMIKE AI ESHTE BARBARIZEM)pra miku im ta dish qe ato vendet e varfera dhe diktatoriale ne te vertete kan bere vetem nje krim dhe ai eshte te enderrosh per liri dhe per sovranitetin e kombit tend.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Mars 2003 22:58
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Thumbs up

Meqe jam futur vone ne kete teme dhe shoh qe votimi qenka mbyllur, une voten time po e shpreh me fjale, dhe jam kunder luftes ndaj Irakut.
Nuk arrita t'i lexoj te gjitha mendimet e parafolesve, por pashe qe mendimi im, ne shume pika perputhej me fajtorin. Asnje shtet ne bote nuk ka te drejte t'i imponoje formen e qeverisjes nje shteti tjeter ne mijevjecarin e trete mendoj une. Kur flas me amerikane qe mbeshtesin luften, me vjen shume cudi, sepse atyre nuk u bie fare ne sy qe vendi atje po shkrumbohet dhe njerezve po u shkaterrohen shtepite e tokat, por u duket se ata irakenet jane njerez shpellash, qe shyqyr o zot qe na dolen keta amerikane tani qe t'i clirojne, t'i nxjerrin nga shpellat e t'i qyteterojne.
Ne Amerike njerezit shohin vetem cfare u ofrojne mediat Amerikane, dhe shumica e popullsise nuk e ka idene se si jetohet ne vendet e tjera, kujtojne se vetem ne Amerike haet buke, ne europianet hame bar, po ashtu dhe aziatiket. Pra eshte krijuar nje gjendje euforie, qe me kujton kohen e Enver Hoxhes, kur i gjithe populli ishte i bindur qe ishte populli me i lumtur ne bote, dhe qe ne Amerike njerezit hanin bar. Krejt e njejta situate.

Qe ta permbledh mendimin, mendoj qe lufta nuk eshte pergjigje, paqja, po. Dhe mendoj qe gjithmone zgjidhja me me pa gjak eshte ajo me e mira. TEk e fundit a nuk po behet kjo lufte " per te kursyer gjakun e pafajshem iraken nga vampiri Husein"?

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Mars 2003 10:41
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Kohet e fundit kane dale kenge te ndryshme per paqen. Shume artiste te njohur si Cat Stevens,Beastie Boys, Lenny Kravitz, Rem e Grenn Day kane prezantuar kenge te krijuara ne pak dite per ti thene me muzike luftedashesve mesazhin e tyre. Me rastisi te shikoj videoklipin e kenges qe Adriano Celentano ka krijuar Titullohet I Passi Che Facciamo. Mendoj se eshte videklipi me i bukur i dale nga kengetaret paqedashes.

Po e ve me poshte per shkarkim ose shikim. Eshte ne format Windows Media Player.

Per linje 56kbps
http://media.esperia.com/celentano/...acciamo_56k.wmv

Per linje 100kbps
http://media.esperia.com/celentano/...cciamo_100k.wmv

Per linje 300kbps
http://media.esperia.com/celentano/...cciamo_300k.wmv

Po nuk punoi linku me thoni.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2003 01:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Thumbs up

Nje fjale nga i madhi Dritero

AI QE TROKET NE NJE PORTE

I LUMTUR JE TI , QE TROKET NE NJE PORTE,
KUR KTHEHESH NGA LUFTA MES VAPES SE GUSHTIT,
KUR S'DUHET ASGJE,POR VETEM NJE GOTE,
ME UJIN E FTOHTE TE PUSIT.

I LUMTUR JE TI, QE TE FTOJNE PA BUJE,
NE DHOMEN E PAQES PA FJALE,
KUR DORE E NJE VAJZE ZGJAT GOTEN ME UJE
DHE ZOTIT I FALESH:"JAM GJALLE"!

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2003 01:54
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

kjo moda e fundit

kam vene re se shumica e artisteve dhe kengetareve sot po lozin lojen e popullaritetit dhe nuk eshte shume origjinale miku im sepse e kemi pare nje here ne vitet e luftes te vietnamit.eshte per te ardhur keq qe nje situate kaq tragjike e kan kthyer ne vegel per shitje cd-sh apo per karrierizem.mjafton te shohesh jeten e felliqur qe jetojne ata dhe te shohesh qe nuk e kan idene per vuajtjet ne bote por ju duket si ndonje program i fundit reality tv.Kurse per luften desha te theksoja qe perkunder propagandes te fox apo cnn apo cfardolloj korporate tjeter lufta nuk eshte kunder sadamit por kunder irakut te pavarur nga planet e neoliberalizmit te cilat e kan vendosur te ardhmen e irakut qe ne vitet 80 pavarsisht nga cmimi.me kujtohet intervista e zonjes magdalen -ish sekretare e mafias amerikane kur u pergjigj pyetjes nese ja vlente kundrejt irakut nje politik qe e ka cuar ne vrasjen e qindra mije femijeve me po ne besojme qe ai cmim ja vlen per te ardhmen e irakut.e pra miku im sot populli irakien nuk po lufton per te mbrojtur nje diktator por e verteta eshte qe irakienet po luftojne si luan te vertete kunder makinerise me te madhe shtypese e gjakatare qe ka par historia per atdheun e tyre dhe per te vendosur ne nje moment deciziv per te ardhmen e gjith komunitetit nderkombetar sepse sic tha edhe vete putin i rusise qe amerika nuk po fton irakun ne kete situate por te gjith komunitetin nderkombetar.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2003 15:34
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Lajme nga Iraku.

Forumi Global-Noglobal u kthye ne trajtimin e ceshtjes se Irakut. Mendova te hapim nje nenforum tjeter vetem per kete ceshtje por do spostonim aty pothuajse gjithe temat.

Sidoqofte po vazhdoj te shkruaj ketu. Kjo teme do permbaje lajmet me te rendesishme nga fronti, gabimet procedurale qe po ndodhin ne kete lufte, bombardime te gabuara, raketa qe nuk kane shenjester etj. etj.

Nje pjese do jete ne anglisht, shpresoj ta kuptojne te gjithe.

###########################
29 March 2003

RIYADH - Saudi Arabia said Saturday it had launched a formal protest with the United States after sea-launched Tomahawk cruise missiles fired on Iraq went astray and crashed in the kingdom.
The United States earlier announced that five missiles had hit the kingdom, while two had strayed into Turkey, and that the firing of missiles along most of their airspace lanes had been suspended.

Deri tani 5 raketa kane perfunduar ne Arabine Saudite dhe 2 ne Turqi. Hajde precizion hajde...

############################
Iraku hedh poshte rezoluten e re te programit Oli-For-Food.

############################
Imamet ne Arabine Saudite flasin kunder luftes amerikane ne lutjen myslimane te se premtes:

"They (Americans) feel no mercy for the weakness of old men, the illness of the sick ... or women grieving for the greatness of the tragedy," al-Budeir said.
He said the policies carried out are "unjust, irrational barbarism."
"It's a losing war that will have no winner," he said.
"We should stand by the Muslim Iraqi people in its tragedy and alleviate their suffering," he added.

Mbase barbarizmat te cilat i referohet ky imam gjejne shembull ne rrethimin e Bassores, ku njerezit po vdesin per uje dhe buke, ndersa keto mbahen jashte qytetit nga ushtria "aleate". (mbase...)
############################

Masakra e pazarit te Bagdatit akoma nuk dihet nga kush u be. Pentagoni ka thene thjesht se ka hapur nje hetim per kete ceshtje...
############################
Le Figaro: Coalition Troops Have Committed Hitler’s Mistake

Le Figaro reported Thursday, excessive extension of the US/UK troops on the territory of Iraq is their main problem.
The newspaper cited experts from the France Ministry of Defense who required anonymity.
For this very reason the German army was defeated in the Soviet Union in 1941-1942.
############################

The USA is still blaming Russia for illegal weapons supplies to Iraq.

Dje Bushi e kapi dhe me Sirine dhe Iranin sepse kane furnizuar me arme Irakun. Mbase ne "aksin e djallit" pervec Irakut, Sirise dhe Iranit do hyje dhe Rusia e me vone, pse jo, Kina ose Koreja e Veriut.

############################
Over 6,000 precision bombs dropped on Iraq: Pentagon

US and British forces have fired more than 675 Tomahawks and dropped more than 6,000 precision-guided bombs on Iraqi targets since the war began, the Pentagon said Saturday.
############################

BBC ankohet per genjeshtra nga ana e pentagonit. Keto "genjeshtra" kane bere rrjetin televiziv te jape lajme te rreme qe me vone i eshte dashur ti pergenjeshtroje. Nje punonjes i BBC ka deklaruar se kane marre lajme me te sakta nga Bagdadi sesa nga Pentagoni.

On Sunday March 23, British military sources claimed to have taken the port of Umm Qasr in southern Iraq. Three days later, they were still fighting to quell resistance.

On Tuesday, March 25, the British news was filled with reports of an uprising under way in Basra, Iraq’s second largest city. Claims of the “popular uprising” were first made by British military forces, but were later found to be untrue.

On Wednesday, March 26, the British military were cited reporting that “up to 120 tanks” were leaving Basra. The convoy was later found to be just three-strong.

Numerous other examples can be cited, including the continuous downplaying of the extent of popular opposition to the US/UK invasion and the particularly cynical claim that the Iraqi regime was responsible for the missile attack on a Baghdad market that killed 17 civilians.

An unnamed “senior BBC news source”, went further, stating: “We’re getting more truth out of Baghdad than the Pentagon at the moment.”

The misinformation in this war is far and away worse than any conflict, including the first Gulf war and Kosovo.
##############################

Nderkaq Al-Jazeera deklaron se faqja e tyre internetit mund te jete sulmuar nga vete Pentagoni. Al-Jazeera vendosi te hape versionin e saj anglisht keto dite tek http://english.aljazeera.net/ por kjo faqe eshte akoma e pamundur te hapet. Disa hacker kane sulmuar serverin e lajmeve ne anglisht duke bere akoma te pamundur lidhjen me ate faqe.
Pas sulmeve te ketij tipi (sic kam publikuar ne nje teme tjeter) editoret e rrjetit televiziv i kane kerkuar amerikaneve te ndihmojne ne mbajtjen e nje shtypi te lire duke evituar sulme te tilla qe vijne nga providerat amerikane.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Mars 2003 10:06
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Ndërsa lufta në Irak ka hyrë në ditën e 12-të, forcat e koalicionit kanë vazhduar sulmet mbi Bagdat dhe qendra të tjera në Irak gjatë natës së shkuar dhe mëngjesit të sotëm.
Pak çaste më parë agjencitë e lajmeve njoftojnë për 10 shpërthime në jug të Bagdatit. Dëshmitarët nga terreni thonë se pjesa lindore dhe jugore e kryeqytetit iraken janë të mbuluara nga re të dendura tymi.
Ndërsa siç njoftojnë burimet e Pentagonit forcat amerikano-britanike vazhdojnë të kenë si caqe të sulmeve të tyre pozicionet e gardës republikane të Sadam Hyseinit në jug të vendit. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit helikopterët amerikanë kanë vrarë 50 anëtarë të gardës republikane irakene.
Gjenerali amerikan Steinli MekKristël tha se trupat irakene janë gjithmonë në lëvizje si pjesë e përpjekjeve për të mënjanuar sulmet nga forcat e koalicionit.

"Çfarë shohim në terren janë ato që ne i quajmë lëvizje për të mbijetuar, dhe jo ripozicionime të reja që kanë të bëjnë me strategjinë ushtarake. Këto lëvizje synojnë mënjanimin e goditjeve ajrore të forcave tona kundër tyre", ka sqaruar gjenerali MekKristël.
Sa i përket ecurisë së fushatës, gjenerali amerikan Viktor Renuar ka hedhur poshtë zërat se ka ndërprerje të fushatës ushtarake. Ndërsa zëdhënësja e Pentagonit, Viktoria Klark lidhur me zhvillimet e luftës në Irak ka thënë:
"Trupat tokësore të koalicionit kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm në një kohë shumë të shkurtër. Sadam Hyseini ka humbur kontrollin në një pjesë të madhe të vendit. Megjithatë nuk duhen nënvleftësuar sfidat që na presin, të cilat mund të jenë shumë të vështira", ka pohuar zëdhënsja e Pentagonit Klark.
Nga zhvillimet e tjera në terren vecojmë bombardimet nga ana e trupave irakene pranë Camcamalit, zonë në veri të Irakut e kontrolluar nga kurdët. Këta të fundit njoftojnë se kanë ecur përpara me 25 kilometra të tjerë në territoret në veri të Kirkukut, në pjesën e kontrolluar nga trupat e regjimit iraken. Bombardime ka pasur dhe në qytetin verior të Mosulit.
Zjarr artilerie nga trupat irakene është dëgjuar dhe në Umr Kasër.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Mars 2003 12:03
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Fushata bombarduese në Bagdad ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe në mëngjesin e të dielës.
Një korrespondent i Rojterit thotë se bombat ranë si shi mbi kryeqytetin irakian duke goditur ndërtesat qeveritare dhe pozicione të gardës republikane rreth qytetit.
Objekt i goditjeve ishte edhe një kompleks breda pallatit presidencial të djalit të Sadam Huseinit.
Korrespodentët thonë se ata dëgjuan disa shpërthime në qendër të Bagdadit, ndërsa të tjerat u dëgjuan në periferi në veri dhe jugperëndim të qytetit.
Shpërthime edhe në zona të tjera
Ndërkohë stacioni televiziv Al Jazeera ka njoftuar për shpërthime të reja në dhe rreth qytetit të Mosulit që ka qenë objekt i sulmeve ajrore amerikane gjatë javës së kaluar.
Një korrespondent i Al Jazeera-s që është një nga gazetarët ndërkombëtarë në Mosul tha se shpërthimet u dëgjuan kryesisht në periferinë veriore të qytetit.
Përndryshe në Irakun verior ka njoftime se njësi ushtrie irakiane janë larguar nga pozicionet e vijës së frontit në veri dhe veri perëndim të Kirkukut.
Për vite qafa në perëndim të qytetit Chamchamal ka qenë pjesë e vijës së frontit midis ushtrisë irakiane dhe guerilasve kurdë, Peshmerga, të cilët kanë vetëqeverisur në veri të Irakut që nga Lufta e fundit e Gjirit.
Por, papritur vija e frontit u zhduk dhe ushtarët irakianë u larguan pa paralajmërim.
Tërheqja nuk ndodhi nën presion nga toka. Nuk ka pasur praktikisht asnjë shkëmbim zjarri përgjatë vijës së frontit, megjithëse qafa u bombardua dy herë nga avionët amerikanë.
Tani që ushtria irakiane është larguar, fshatarët janë të lirë të kalojnë pozicionet e vijës së frontit që më parë ishin një burim frike për ta.
Dukej qartë se tërheqja nuk ishte kaotike, por e rregullt. Nuk kishte shenja për nxitim dhe shumë pak pajisje ishin lënë pas.
Peshmergat kurde po e kontrollojnë zonën e lënë bosh, por nuk kanë dërguar forcat të konsiderueshme apo zënë pozicione në një vijë të re fronti më pranë Kirkukut.
Ata janë të vetëdijshëm që Turqia po i vëzhgon nga afër dhe mund të reagojë nëse ata lëvizin drejt qytetit.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Mars 2003 12:42
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Zëvendëspresidenti irakian tha se amerikanët duhet të presin më shumë sulme vetvrasëse ndaj trupave të tyre.

Fushata bombarduese në Bagdad ka vazhduar e fuqishme gjatë natës dhe mëngjesit të së dielës.

Downing Street vë në pikëpyetje se vrasja e civilëve mund të jetë bërë nga forcat britanike dhe amerikane.

Ish ministri i jashtëm britanik, Robin Cook ka bërë thirrje që trupat britanike të kthehen në Britani nga Iraku.

Zyrtarë amerikanë thanë se të paktën 50 ushtarë irakjanë u vranë gjatë një sulmi me helikopterë Apaçi mbi njësitet e Gardës Republikane afër qytetit të Karbalës.

Irakianët kanë akuzuar forcat amerikane dhe britanike se në mënyrë të qëllimshme, po gjuajnë mbi depot e ushqimit në qytetin jugor të Basrës.

Forcat amerikane kanë filluar bombardime të reja me artileti mbi Nasirijah i cili ndodhet në një rrugë strategjike mbi lumin Eufrat.

Një raketë ka shpërthyer pranë një dyqani në buzë të detit në Kuvajt Siti duke lënduar lehtë dy vetë.

Kombet e Bashkuara thonë se ngarkesa e parë me ndihma humanitare për popullin irakjan është gati të niset nga Kuvajti të dielën.

deri tani:
USA 36 te vrare 15 te zhdukur
U.K 23 te vrare
Ushtria irakene - nuk ka numra te konfirmuara
Civile Irakene ( sipas vleresimeve irakene)- 589 te vrare, 4582 te plagosur

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Mars 2003 12:50
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Një raketë goditi zyrat e misionit paqeruajtës në Kabul që ndodhen pranë ambasadës amerikane. (ax)
Ende nuk dihet se nga se është shkaktuar shpërthimi ose në se ka viktima apo jo. Automjetet e policisë janë parë duke shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Mars 2003 04:49
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.