Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. > Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 4.50.
a duhet te mesojen shqip femijet ne emigracion
po, jam dakort
jo, se s'u duhet
po si të duan
varet nga prindërit që kanë
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Jarigas
gigolò

Regjistruar: 08/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600

Citim:
Po citoj ato që tha atiola
ke te drejte nuk mendoj te kete gjuhe me te veshtire se tonen po ehte e bukur ama


e di cfare do doja une ridi te kisha nje shoqeri shqiptare prej 3-4 vetash dhe te flisja gjithnje shqip sidomos ne disa raste te vecanta ( )



atiola, më fal, por nuk jam njëmendje me ty kur thua se s'ka gjuhë më të vështirë se sa gjuha jonë......Kam njohur plot të huaj që e kanë mësuar
më mirë se ne....Le të mos flasim pastaj për gjermanishten, flamandishten, danishten, kinezçen, arabishten, japonishten e ku ta di unë....Edhe vetë anglishtja është shumë më e vështirë nga shqipja....(mendo pak po të mos bombardoheshim përditë nga anglishtja!!!!?)

Unë mendoj se varet vetëm nga vullneti ynë ....Dhe kur them këtë kam parasysh para të tjerëve veten.......Unë , fati deshi që kam fëmijë me një vajzë italiane....nuk dinë fare shqip......Unë shfajsohem duke thënë se koha që kaloj me ta nuk mjafton as për ti përkëdhelur, jo më për ti mësuar shqipen.....Nganjëherë them se jo më kot i thonë 'gjuha mëmë' dhe jo gjuha 'babë'....është nëna që i mëson gjuhën fëmisë......
Pastaj kujtojra mallkue njaj bir shqiptari, qi ket gjuh të perëndis, trashigim qi na la i pari, trashigim s'ja lÃ_ ai fmis..... e mbushem me idhnim...Janë vetëm marrina, si me shfajsue veten....Respekte......

__________________
Carpe diem

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Maj 2007 00:07
Jarigas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Jarigas Kliko këtu për të kontaktuar me Jarigas (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Jarigas Shto Jarigas në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Jarigas në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas


.Edhe vetë anglishtja është shumë më e vështirë nga shqipja....(mendo pak po të mos bombardoheshim përditë nga anglishtja!!!!?)




Mua me duket se ketu je shume gabim. Te krahasosh rregullat e gjuhes angleze me rregullat e gjuhes shqipe, cdokush do te dilte ne perfundim qe gjuha shqipe eshte me e veshtire. Pse? Sepse anglishtja nuk ka mbaresa, rasat e anglishtes fare pak ndryshojne, kur zgjedhohen foljet vetem nje "s" i shtohet ne rastin e peremrit te 3-te njejes, sendet nuk kane gjini dhe detyrimisht nuk kane mbaresa, etj. etj. Ndersa rregullat e gjuhes tone me duken shume te ngjashme me ato te gjermanishtes, jo fjalet, por menyra se si ndryshojne.

Ndersa per temen: nipi im tashme 5 vjec eshte rritur me gjysher dhe di ta flasi shqipen shume bukur. Megjithate, nqs nuk do te ishte gjyshi dhe gjyshja e tij, do te kishte qene e veshtire qe ta mesonte, pavaresisht nga deshira e mire e prinderve te tij. Nuk eshte vetem ceshtje mbendjemadhesie, nganjehere eshte edhe ceshtje pamundesie.

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Maj 2007 00:27
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Jarigas
gigolò

Regjistruar: 08/05/2007
Vendbanimi: napoli
Mesazhe: 600

Citim:
[i]Po citoj ato që tha Balerina [/Ndersa per temen: nipi im tashme 5 vjec eshte rritur me gjysher dhe di ta flasi shqipen shume bukur. Megjithate, nqs nuk do te ishte gjyshi dhe gjyshja e tij, do te kishte qene e veshtire qe ta mesonte, pavaresisht nga deshira e mire e prinderve te tij. Nuk eshte vetem ceshtje mbendjemadhesie, nganjehere eshte edhe ceshtje pamundesie. [/B]


Nejse, s'ka kuptim t'hahemi per rregullat e nji gjuhe apo te tjetres.....Desha vetem te themm se gjuha shqipe s'eshte nder me te veshtirat........
Kurse per tjetren ngulmoj ne bindjen se eshte vetem çeshtje vullneti.....Respekte...

__________________
Carpe diem

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Maj 2007 01:24
Jarigas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Jarigas Kliko këtu për të kontaktuar me Jarigas (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Jarigas Shto Jarigas në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Jarigas në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
alfeko sukaraku
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 14/07/2007
Vendbanimi: Tiranë
Mesazhe: 429

Nuk jamë njohës i mirë i çështjes por do i thosha edhe unë dy fjalë?

Në radhë të parë asnjë gjuhë nuk është e vështire për tu mësuar kur kjo gjuhë është gjuha e nënës....ska si të jet ndryshe?

Për sa i përket gjuhve të evropës ,ato pak a shumë bëjnë pjesë në grupime përveç shqipes...edhe 2 a 3 të tjerave?Kamë vrejtur se shqiptari ku do që ka shkuar e ka mësuar shumë lehtë gjuhën e vëndit në krahësim me ardhës të tjerë?Ç do të thot kjo?Unë besoj se shqipja ka mundësi më të mëdha tingëllore ndaj edhe lehtë mëson gjuhë të huaja në mënyrë të shkëlqyer.

Sa për fëmijët që mësojnë gjuhën e huaj para shqipes kjo ka të bëjë me ndërgjegjëzimin kombëtarë......punon kushë për këtë?Jo.Shqiptari  u la në mëshirë të fatit edhe akoma ndodhet në mëshirë të fatit në mes të katër rrugve edhe askush nuk do tja dijë për të......me që ra fjala lër të kujtojmë bullgarin?A e dini se për të marrë pashportë që të dalësh jashtë shtetit duhet të marrësh emër bullgarë,në se nuk e ke bullgarë?A e dini rëndësin e VIÇIT,apo AQIT?......pra ,bota shikon përpara edhe shumë largë në këto çështje?kurse shqipëria ka emra nga Jorgaqis,Antonio,Vojsava...etje.....................................feja miq feja ajo i bënë të gjitha...por shqiptari e ka lënë fenë e vetë ...fenë pellazge ,edhe na solli papën me Anastasin edhe Muxhahedinin në shqipëri....edhe këta emra të huaj do vendosin,gjuhë të huaja do mësojnë......deri sa të harrohet shqipja?

__________________
Ca thon kam fe,ca thone kam din/njani thote jam turke e tjetri latin/do thone jam greke shka ca te tjere/POR JENA VLLAZEN MORE TE MJERE/Priftnit me Hoxhet ju kan hutue/me u demue me u shkatrrue ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Korrik 2007 19:06
alfeko sukaraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të alfeko sukaraku Kliko këtu për të kontaktuar me alfeko sukaraku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të alfeko sukaraku't! Kërko mesazhe të tjera nga: alfeko sukaraku Shto alfeko sukaraku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto alfeko sukaraku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Ne fakt, une per vete kam ardhur qe 5 vjec ne Shqiperi, Prinderit tim, Xhaxhallaret etj, njerzit qe kam ketu dinin te flisnin Dhe Anglisht, por asnjehere nuk flisnin me mua Anglisht kur isha i vogel, sepse e dinin qe anglishten se kisha problem per ta mesuar, por gjithmone me flisnin Shqip. Keshu e mesova dhe shqipen. Jam kurioz te di cili prind nuk do femijen e tij te mesoje gjuhen meme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2008 05:09
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të THe_AnSwEr Kliko këtu për të kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të THe_AnSwEr't! Kërko mesazhe të tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto THe_AnSwEr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Korcari si yll
Ne fakt, une per vete kam ardhur qe 5 vjec ne Shqiperi, Prinderit tim, Xhaxhallaret etj, njerzit qe kam ketu dinin te flisnin Dhe Anglisht, por asnjehere nuk flisnin me mua Anglisht kur isha i vogel, sepse e dinin qe anglishten se kisha problem per ta mesuar, por gjithmone me flisnin Shqip. Keshu e mesova dhe shqipen. Jam kurioz te di cili prind nuk do femijen e tij te mesoje gjuhen meme.


 

Pershendetje Korcari

Ju thoni se keni ardhur 5 vjec ne Shqiperi.Po me pare ku keni banuar i dashur?Nqse ke ardhur 5 vjec patjeter qe duke shkuar ne nje shkolle ne Shqiperi ,ju do ta mesonit shqipen.Me sa shoh e shkruan shume mire.Kjo tregon qe edhe e flisni mire.Ke bere vetem nje gabimrinderit tim....Une do te thosha se per mua mesazhi juaj eshte pak konfuz e i pa qarte,prandaj ta kam bere edhe pyetjen.Une jam prononcuar ne kete teme edhe me pare.femija im i vogel tani eshte 13 vjec.Sa ishte me i vogel une jam munduar t'i mesoj shqipen e shkruar me rregullat e drejtshkrimit,sepse Albanian everyday ai e flet shume mire,por tani qe ai eshte rritur pak nuk pranon qe une te vazhdoj ta ndihmoj ne menyre qe ai ta persos ate.Nje shoqate shqiptare nga keto fitimprureset per vete, qe ka hapur nje kurs per femijet shqiptar ju meson femijeve gegerishten gje te cilen im bire nuk e kupton.Pra i duhet nje translator shqip-shqip.Ai shikon programe nga digitalb por me shume i ndjek ne versionin English.Mendoj se aktivizimi i femijeve tane me femijet e tjere shqiptare kur shkojme me pushime ju bene mire ne perdorimin e drejte te gjuhes.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2008 15:34
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

IQVLORA ne fakt, thashe qe kam ardhur qe 5 vjec Ne Amerike, dhe jo ne shqiperia. Mendoj se prinderi e ka si detyre ti mesoje femijes deri sa te rritet. Neqoftese ai kur rritet sdo ta mesoje, seshte faji i asnjerit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shkurt 2008 16:25
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të THe_AnSwEr Kliko këtu për të kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të THe_AnSwEr't! Kërko mesazhe të tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto THe_AnSwEr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kunder19
Anetar i ri

Regjistruar: 12/02/2008
Vendbanimi: shqiperi
Mesazhe: 27

Re: Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Citim:
Po citoj ato që tha Alban Kraja
Eshte e trishte te veresh shqiptare qe jetojne ne perendim tek perpiqen me ç'do kusht e rigorozisht tu flasin femijeve te tyre vetem ne gjuhen e vendit ku ato ndodhen dhe kurresesi ne shqip. Nje fenomen i tille, fatekeqesisht jo i rradhe, eshte shprehja me denigruese ndaj vendit te origines, ndaj prinderve, gjysherve e te afermve e ne te njejten kohe eshte shenje volgare e injorances te tejskajshme te atij qe e konsumon kete rrit makaber. T'u flasesh femijeve me doemos ne nje gjuhe te huaj eshte indikatori me flagrant i injoranzes te personalizuar qe godet mbi te gjitha ate qe vuan tmerresisht ndjejen e inferioritetit ndaj kujdo e ç'do gjeje.
T'u trasmetosh femijeve gjuhen e prinderve te tu, eshte shenje civilizimi, qytetarie e autorespekti. Femija qe rritet larg vendit te origjines ne nje menyre apo nje tjeter, permes kopshteve, shkollave e jetes sociale, eshte i kushtezuar qe te mesojne gjuhen e vendit qe e pret, po atehere perse kemi kaq ngut ti flasim qe ne ditet e para te jetes se tij ne gjuhe te huaj?
Sa gabim i pafalshem!!!
Po perse ndodh, sepse jemi te varfer? Te varfer ka edhe mjaft te tjere por nuk sillen si ne.
Ghithesesi, ne kete shoqeri njerezore ç'do gje leviz. Keshtu qe dhe pasuria e mireqenia levizin e trasferohen vazhdimisht. Mund te kete nje shembull me flagrant se ajo qe ndoll sot me femijet e emigranteve italiane ne Argjentine?
Cili nga ne nuk i ka pare te enden neper rruget e Italise te shperfillur e te injoruar nga vendasit pasi nuk flasin gjuhen e prinderve te tyre te ikur vite me pare nga Apeninet ne kerkim te pasurise ne Argjentine?
Kush mund ta mohoje mundesine qe nje dite, mbase keto femije shqiptar te lindur ne perendim, nje dite te rritur, mund te kerkojne per nje aresye apo tjeter te rikthehen per te punuar apo jetuar ne Shqiperi? Si mund te ballafaqohen me nje realitet te ri pa njohur as edhe gjuhen e ketij vendi? Sigurisht edhe me keq sesa ndihen emigrantet e shumte argjentinas ne Itali, viktima te prinderve te tyre nihiliste e injorante.
Te mohosh perkatesine tende do te thote te mohosh te qenurit tend por te pakten mos te shkojme me tej e te krijojme femije gjysmak pasi nje dite keta femije mund te mallkojne prinderit e tyre injorante e qesharak.


Nuk eshte e vertet ajo qe thua!
Tani jo te gjithe prinderit i mesojne gjuhen shqipe femijeve te tyre por pjesa dermuese e ben por duhet te dime dhe nje gje qe gjuha shqipe mesohet vetem e folur dhe jo e shkruar nga pamundesia,se prindi nuk mund te punoje dhe te beje dhe mesuesin ne te njejten kohe eshte e pamundur!
Keshtu qe ne kete mes nuk mund te fajtesosh asnjeri vetem dobesine e shtetit shqipetar.
Pastaj ka dhe raste kur familja mohon prejardhjen e vet por aty ndryshon puna.
Pershendetje.

Modifikuar nga Lela_Dr datë 05/03/2008 ora 17:45

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Mars 2008 08:45
kunder19 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kunder19 Kliko këtu për të kontaktuar me kunder19 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kunder19't! Kërko mesazhe të tjera nga: kunder19 Shto kunder19 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kunder19 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Mos u trembni per femijet ne lidhje me te shkruarin. Femijet e mij nuk kishin kurre fatin te shkonin ne shkolla shqipe.
Mundohuni tu flisni sa me shume femijve ne gjuhen tuaj, nje vit abetare do t'i ndihmoje ne shtepi per te mesuar germat dhe pastaj do ta mesojne shkelqyeshem nepermjet komunikimit me shoqeri ne Facebook, My space etj etj.

Te mijte tani e thajne fare shqipen, kuptohet me plot gabime ortografike.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Mars 2008 19:33
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Per mendimin tim eshte e kote. I gjithe ky diskutim behet vetem per brezin e pare, dmth per femijet qe kane shkuar te vegjel ne vend te huaj, ose qe kane lindur aty nga prinder shqiptare (te lindur dhe rritur ne Shqiperi).
Brezi i dyte (pra femijet e femijeve) nuk do te kene me lidhje me Shqiperine apo shqipen. Familja ku ata rriten do te kete vetem disa kujtime te largeta per Shqiperine. Ata nuk do ta konsiderojne Shqiperine si vendin e tyre.
Po t'i shikoni kombesite e vendeve te tjera (italianet per shembull) ata nuk e dine italishten. Mund te kuptojne ndonje fjale aty ketu ose dicka me shume.

p.s.
Shih kurtin per shembull. Lindur dhe rritur ne shqiperi dhe me shume flet anglisht sesa shqip... lol

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Nëntor 2008 20:08
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lost_soul Kliko këtu për të kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lost_soul Shto lost_soul në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lost_soul në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:48 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. > Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.