ksovari
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 17/08/2005
Vendbanimi: kosove
Mesazhe: 610
|
Re: Re: Re: Re: O dylan
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Lorie, pemen edhe mund te mos e shoh, por nqs dikush me thote qe pema ra, sepse fryu nje tufan i forte dhe e thyu, ose pema ishte e kalbur etj etj, dhe prezanton fakte dhe prova te kalkuluara, une e besoj.
Po nqs dikush me thote qe pema ra, sepse ashtu iu tek nje burri me mjeker qe ra nga qielli dhe duke ecur permbi uje permendi fjalet abracadabra, kete e kam te veshtire ta besoj.
Pastaj, une nuk mundohem te mohoj ekzistencen e zotit, sepse per mua zoti nuk ekziston. "Default posisition" eshte qe une jam njeri me arsye dhe asaj i therras, sepse s'kam mjet tjeter. Jeni ju qe i trokisni njerezve ne dere per t'i sjellur "lajmin e mire". Une deren e kam hapur dhe degjuar, por argumentat e tipit "burri me mjekerr" nuk i apelon arsyes time.
Po mundohem te lidhem me temen ne fjale, me ju. Nje ateist dhe nje dijetar lan takim per diskutim, por, ky dijatari u vonua ca. Ateisti u nervozua, dhe me te takuar dijetarin e ofendoi "ju proklamoni besim dhe korrektesi, ndersa ti nuk ke asnjeren, me le te pres koti". Dijetari me qetesi ia ktheu " I nderuar, kerkoj falje, por, rruges tek vija, pashe pran lumit nje anije qe vet ndertohej, vet ngriteshin velat, vet sistemoheshin drunjet, ia pershkruan komplet ndertimin e anijes". Ateisti me ironi " lere qe u vonove por, tash edhe po genjen. Si eshte e mundur te ndertohet anija pa doren e njeriut, a jeni i krisur apo qfare?! Dijetari ia ktheu " mire, por, ju kur nuk e besoni nje ndertim te nje anija pa doren e njeriut, qe eshte e arsyeshme, si mendoni qe ky univers, kjo gjithesi, keto krijesa te jene te krijuara vetvevetiu pa Krijuesin e gjithesise, te tokes dhe qiellit?"
E thash kete storie te shkurter, dhe meqe jemi ne prag te muajit te Ramazanit, muaj i begatise dhe i meshires, solidaritetit dhe sakrifices. shfrytezoj rastin qe te gjithe argjeruesve t'i uroj argjerim sa me te leht, pranim te veprave te mira.
__________________
zotriu i çdo pune është dije ndërsa zotriu i dijes është sinqeriteti, ambicia dhe vendosmëria në kapjen e saj.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|