Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 4.33.
Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Kurse mua sot ditar per dreq me vajti dita , dmth ate ngritjen ne mengjes dhe ne vend te shkoj ne banjo per tu lare ngaqe fle akoma futem ne dhome tjeter gjumi dhe kerkoj lavamanin me sy mbyllur tek dritarja !!
Jo se ka edhe me keq e shof qe ska lavaman aty ia fus gjumit prap tek krevati tjeter !!
E c'te them me duket dita qe ne mengjes!
Nejse ska gje me te keqe te shkosh ne pune mire e bukur ne terezin tende dhe te shohesh ndryshimet qe te bejne te tjeret pa te pyet !!
Po kesaj si ia ve emrin ti ditar!!
Skane faj njerzit se nuk kan jetuar me socializmin , nuk dine ceshte tejkalimi i planit dhe normat !!
Boll per sot dhe te shpresojme ne nje dite me te mire se kjo !
Ne fakt un me ty ditar merem vetem kur kam dite te keqija !

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2005 03:52
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Dhe une po shkepus nje fragment nga filmi i dites se sotme. Hapa syte ashtu pergjumshem. Hedh veshtrimin nga dritarja. Nuk me behej te ngrihesha nga krevati ,por ja qe me duhej. U bera gati ashtu gjysme fjetur gjysme zgjuar. U nisa per ne shkolle. Per dreq sa dal nga shtepija pash nje makine me targe te Shkodres. Eh.. Sa do doja te isha ne Shqiperi belbezova me vete.Nejse.. vazhdova rrugen ashtu e merzitur. Ndohsta duhej ajo targe makine qe te me zgjonte mall. Pastaj me vone dhe nje telefon akoma me shume..Te tjerat po i mbaj per vete. Ky ishte vetem nje fragment . Ndonje dite tjeter do shkruaj perseri mbase.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2005 06:25
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

...Pasi bera rreth dy ore studim, vendosa te dal perjashta te marr pak ajer.
Nje shi i imet me lagu trupin.une vazhdova te ec...drejt pizzerise.
Zhurmat e makinave me tingellonin ne veshe sikur signale vdekjeje.
I urrej zhurmat, jam mesuar ne qetesi.
Me pelqen vendi ku jetoj.Pak njerez, pak shtepi rreth e rrotull,
asnje shqiptar afer!
Kjo e fundit s`me ben te lumtur!
Sepaku te kisha nje shoqe shqiptare, te flisnim dhe te kujtonim Shqiperine.
Leqe, une e pashe kete vere atdheun tim.I varfer, por i bukur.
E mendja me shkoi tek shtepia atje...Syte mu mbushen me lote,
e vazhdova te enderroj...
Nuk i harroj dot vuajtjet qe kemi hequr per te ardhur ketu.
Gjithe ajo rruge e gjate(anembane botes), gjithe ai stress, gjithe ajo frike.
Nejse kane kaluar vite tashme, thjesht po sillja ne mendje se cfare
heq shqiptari i shkrete,per t`i siguruar familjes se tij nje te ardhme te Lumtur,
nje jete te Persosur dhe me te drejta te Lira!
E vras mendjen shpesh dhe per asgjene.Jam kurioze te di gjithcka,
cfare behet andej, cfare behet ketej.
Shiu vazhdonte te zmadhohej...u laga e tera.
Hyra ne pizzeri, ashtu e bere qull-u buzeqesha te gjitheve
dhe ndalova tek banaku(ku ulem shpesh mbremjeve te qeta)...
Syte e mi shikonin larg...shume larg...aty ku Shpirti merr frymen cdo dite...

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Shtator 2005 06:35
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Ska gje me te keqe se pagjumesia !!
Dmth te duash te flesh dhe prape , sado qe mundohesha cdo gje me kot !
Shume gjera me vertiteshin ne koke , nga nje dite e lodhshme dhe me shume dhimbje (fizike) , them me vete sa i forte qe eshte robi , cdo gje e duron , thone qe ajo qe ste vret te ben me te forte!!
Ndoshta por do kalojne disa jave te mira per mua te filloj te besoj nje gje te tille !
Sapo erdha nga mjeku dhe diagnoza , frakture ne shpatull !!
Zot me jep fuqi !!

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shtator 2005 15:52
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ëndërruar
Mesazhe: 9455

Mbas dy dite shiu, sot dola pak te marr ajer. Por per trupin tim ajri ishte shume i ftohte dhe hyra prap ne shtepi te vesh nje xhup. Era e acaroji akoma me shume ajrin. Me duket nje dite dimri ne mes te dhjetorit. Por shikoj kalendarin dhe jemi akoma me 19 shtator, kur vjet ne kete kohe mbaj mend qe shkoja akoma ne plazh.

Me duket çudi si mund te ndryshoji bota.
Nganjehere mendoj te mos dal nga shtepia, te rri gjithe diten ne kervat, por mendja me fluturon ne mendime te pa percaktuara.
Mendoj shume per te ardhmen, por nuk e imagjinoj dot se si mund te jete.
Ku mund te jetoj, ke do te takoj ne rrugen time, kush do te me rri prane ne momentet e nevojes??????????

__________________
L'ottimismo è il profumo della vita!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shtator 2005 23:12
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Lela_Dr Kliko këtu për të kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Lela_Dr në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

perdite nga nje mister...

Eshte kaq e veshtire te komunikosh me nje njeri krejt te panjohur qe e ke perpara syve dhe qe kerkon te krijosh njefare lidhje miqesore edhe pse ky i fundit s'ben perpjekje.Kjo ndodh nga qe nuk ke krijuar aq shume afrimitet per te qene vetvetja qe ne fillim. Eshte ajo heshtja e sikletshme qe te ben te mendosh:c'te them tani?
Por nga ana tjeter po kjo gje nqs do behej nmp telefonit apo ekranit do ishte me e lehte, do ishte me e cliret ,me e hapur por dhe do ksihte me shume vend per interpretim, interpretim ky qe te con ne nje rruge ku s'duhet.
Ndonjhere,gati gati me duket se telefoni dhe erkrani jane mjete te nevojshme per sociophobiket,ata qe ndihen ne siklet kur kane prani rreth, qe ndihen nervoze ,qe duan hapesiren e tyre personale.
Por ka raste qe eshte e veshtire te komunikosh dhe me njerez qe i njeh kaq mire,sikur te ishin pasqyra jote.
Ndonjhere me duket se telefoni dhe ekrani eshte mjeti i vetem qe une mund te kem lidhje me te.
Kur e takoj cdo jave, largohem. Sa here ai afrohet se ndoshta ,ndoshta une i ngjall kureshtjen ( s'ka takuar kurre vajze te tille si une besoj) une me koshience ose jo gjej dicka "me te rendesishme" per te bere.
-He probably thinks you hate him since u act so cold-- me tha ajo teksa po qeshnim naten duke folur.
Por une kisha nje ide me te mire--une mendoja kaq bindshem se ai eshte kaq i njejte me mua ne shume aspekte sepse sa here flasim ne telefon po aq here nxjerrim se perballemi ne te njejtat sfida ne jete dhe menyra se si i kalojme ato jane te njejta.
a te jete me thelle?
a te jete valle se dua te largohem prej nje pjese te vetes sime,ate pjese qe shoh aq qarte tek ai?

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2005 09:34
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Dje kam fjet mrekulli , ajo te cuarit ne mengjes ma prishi pak , kjo ndodh kur haron !!
Nejse te mos qahem shume , penkilinat me qetsojne ne nje fare mase !
Dielli vjeshtuk ma bente me sy nga dritarja e dhomes se gjumit , ska gje me te bukur te zgjohesh nga zhurma e harabelave dhe gushkuqeve , se ketu vetem sorra shef!
Piva capucinon e mengjesit ne kopesht ne shoqerin e dy ketrave qe hani dhe me shifnin me ata syt e vegjel sikur te donin te me thoshnin , cfare ke qe shef ti sakat !!
Nejse zgjimi ishte i mire , te shohim vazhdimin megjithse nuk jam dhe shum entuziast , me duket vetja si nje parazit , qe nuk ka ndermend te bej asgje vec te thek byt*** maj kolltukut !!
Dhe ne koken time vazhdon te sillet verdalle ajo pyetja pa pergjigje !!
Pse mua ??????????????!!


PS analiste nqs ky ditari im nuk i pershtatet kesaj teme me thuaj ti kaloj ne nje ditar tjeter !!

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shtator 2005 16:00
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

U shtriva qe te fle,por gjumi s'me zuri. Ne koke me verviteshin mendime nga me te ndryshmet.U ngrita! Hyra te bej nej dush qe te kthjellohesha pak!Me ujin qe perkedhelte trupin tim, u bashkuan dhe lotet e mi!Ndjeva mall per "G"! Ashtu e humbur ne zhurmen e ujit dhe SI dallget e detit mendimet me vertiteshin ne koke .Degjoja telefonin qe binte,por se kapja dot! Nje mesazh i lene..- De.... ma bej te lutem te keqen M... nje telefon! Ishte mikja me e mire e jetes sime 'M"! Ashtu e lagur me vrap mora telefonin! Mendova se dola nga ajo gjendje qe isha,por malli u shtua me shume! Degjoja zerin e saj qe dridhej...Dhe mundohesha qe me fjale ta qetesoja pasi vetem fjalet ishin mudesia! Mos u shqeteso. C'do gje do shkoje mire degjo mua! Ok.- TE DUA SHUME me tha!- DHE UNE ME SHUME - I THASHE!Nuk prita me shume te degjoja fjale te tjera.Lotet perseri preken fytyren time. U mundova qe te mos e jepja veten ne telefon, sepse nuk doja qe tja shtoja merzine! Mbylla telefonin nen fjalen. Te puth shume nga Larg me Mall..D.. Merzia ime u shtua dhe me shume!>>>Ketu mbaron nje fragment i dites se sotme..Tregova ate qe vertet me beri te ndjehem keq,pasi shume gjera mund te ndodhin ne nje dite dhe te lene shije te keqe!Pyes veten!"Pse"?!Nuk gjej pergjigje vetem Heshtje! Eshte gjeja me e mire qe mund te besh sot. >>>>>

p.s Myzo te ruoj sherim te shpejte dhe me vjen keq!! Ca te besh! Te mirat dhe te keqijat per NJERIUN qenkan bere qe ti shpreh dhe ti duroje! Ec me kapedan se pall po ben.. Ta qaj hallin kur iken te flesh gjume qe fle vetem ne nje krah pa diten kush e ka problem shume Edhe 1here !Te shkuara dhe sherim te shpejte.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shtator 2005 01:33
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Demokrate4ever Kliko këtu për të kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Demokrate4ever't! Kërko mesazhe të tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Demokrate4ever në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

10 vjet ne CZ me te ik truri

sa gjera kane ndodhur, sa kam ndryshuar, sa gjera kam arritur, e sa gjera kam humbur. Kam frike te bej retrospektiven. jubileu mjafton per t'i thene vetes leviz, c'pret akoma.
tani po ja them une se nga familja kam nje jete qe e degjoj. ehhh u rritem thuaj.....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Shtator 2005 21:48
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

sot si dite ishte per te mbajtur mend. sa hap syte me marrin prinderit ne tel. "te na trashegohesh" me thane. "po pse na kishe thene asgje? ne nuk kemi asnje kundershtim. te kemi dhe djale te vetem."
Nuk po me behej te flisja. Edhe cfare ti thosha? Shume pune e veshtire. Fundja per gezim me moren. Dmth une nuk e dija akoma qe isha fejuar por c'rendesi kishte? Prinderit e mi e dinin dhe njerzit qe i kishin thene gjithashtu. Pse duhet te me pyesnin mua? Kot nuk thone qe i zoti i punes e merr vesh i fundit fare.
"Gezohem" thashe mbyturazi. "Flasim kur te me kete dale gjumi dhe kur te kujtohem me ke qenkam fejuar." dhe mbylla telefonin
Eshte e cuditshme sa nuk e vret mendjen kur te flihet gjume. Te pakten une keshtu qenkam. Fundja kisha gjithe diten te vrisja mendjen per ate pune. Tani ... le te flija dhe ca.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Shtator 2005 03:51
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.