Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Prokuroria, ndjekje penale për Harasanin
Cfare ka ndodhur me Harasanin? Mos valle po hetohet per kohen kur ishte drejtor ne KESH??? Mos ka filluar te lahen hesapet me korrupsionin???
Gabim. Lexoni me poshte per cfare behet fjale... :p
-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*
Tiranë-Prokuroria e Përgjithshme ka paraqitur zyrtarisht në Kuvend kërkesën për autorizimin për ndjekje penale të deputetit të Partisë Socialiste, Andis Harasani. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në mbyllje të seancës së sotme plenare informoi deputetët mbi këtë kërkesë të organit të akuzës.
Ndërsa deputeti i PS-së Andis Harasani është shprehur për mediat se akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë gjë tjetër veçse akuza qesharake të formuluara nga Kryetarja e Kuvendit Topalli.
Sipas Topallit, kërkesa vjen pas incidentit të ndodhur rreth dy muaj më parë nga deputetët socialistë, Andis Harasani e Ndriçim Hysa, të cilët tentuan të fusin në ambjentet e Parlamentit, sende të ndaluara me rregullore. Këto mjete të ndaluara, ishin kallinj misri pa kokrra që deputetët donin t’i demostronin në kohën kur plasi skandali me farën e misrit, ku humbën prodhimet e tyre me qindra fermerë në gjithë vendin.
Veprimi i tyre u parandalua nga punonjësit e Gardës së Republikës, ndaj të cilëve deputeti Harasani përdori tone ofendues dhe gjeste të dhunshme. Për këtë incident punonjësit e Gardës në Kuvend bënë kallëzim penal ndaj deputetit socialist.
Marre nga Shekulli
-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*
Drejtesia po vihet ne vend. Ish-drejtori i KESH-it i perfolur shume here per tenderat ne KESH dhe i denoncuar nga nje vajze per dhune ne 2005 hetohet per... kallinj misri ne parlament... Dhe per kete besoj do mblidhet parlamenti ti heqin imunitetin.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datë 14/11/2008 ora 13:59
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|