Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Shqiperi- Itali, kapen 1155 kg droge brenda 24 oresh.
Një koordinim i mirëorganizuar nga policia shqiptare dhe Guardia di Financa ka bërë që sasia prej 1155 kg kanabis të mos përfundonte në tregun e shitjes përtej Adriatikut.
Operacioni i rëndësishëm është zhvilluar mbrëmë, pas konstatimit të mjeteve të shpejta lundruese të cilët po lëviznin në ujërat detare. Duke dhënë koordinatat e sakta të lëvizjes së mjeteve lundruese policia e shtetit ka kërkuar ndihmën e Guardia Di Finanzia dhe Interforza për ndalimin e mjeteve lundruese të cilat transportonin lëndën narkotike. Për të njëjtin qëllim, policia ka informuar dhe autoritete policore greke.
“Në sajë të këtij bashkëpunimi të suksesshëm u bë i mundur bllokimi në zonën e Leçes në Itali i një sasie prej rreth 900 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, si dhe kapja e 3 shtetasve shqiptarë,”- thuhet në njoftimin për shtyp. Operacioni i antidrogës ka vazhduar më pas në tokën shqiptare. Policia informon se sasia prej 215.5 kg lëndë narkotike e cila ishte sekuestruar mbrëmë në Memaliaj, ishte pjesë e këtij operacioni.
Operacioni i antidrogës ka vazhduar më pas në tokën shqiptare. Policia informon se sasia prej 215.5 kg lëndë narkotike e cila ishte sekuestruar mbrëmë në Memaliaj, ishte pjesë e këtij operacioni.
Lënda narkotike u kap në flagrancë mbrëmë rreth orës 23.00’ në Memaliaj, në urën e Lumit Vjosë. Në pranga të policisë përfunduan Eduart Kujtim Lushkaj, 20 vjec, Eglivan Novruz Atija, 28 vjec, Selami Hamet Lushkaj, 37 vjec, të tre nga rrethi i Fierit, si dhe Andi Hysni Kurti, 41 vjec banues në Tiranë. Sipas policisë të katër të arrestuarit ishin me precedentë penalë. Të arrestuarit po transportonin lëndën narkotike prej 215, 5 kg nga Tepelena në drejtim të Fierit e më pas në Vlorë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se lënda do të trafikohej jashtë vendit në drejtim të Italisë.
Policia thotë më tej se objektiv i saj është sekuestrimi i të gjithë sasisë së lëndës narkotike të prodhuar në Lazarat apo gjetkë.
--------------------------------------------
Ketu mbaron lajmi i marre nga Balkanweb. Dhe ketu fillon prova se shqiptaret okazionalisht bejne tifozllek per drogen e Lazaratit. Ky eshte komenti i pare qe lexohet poshte lajmit:
Dërguar nga luli, hamburg gjermani më 02-04-2010 në 17:19
gjynah per investitoret,shum lek humbjedhe sakrific
---------------------------------------------
Edhe njehere nacionalizmi dhe kriminaliteti bashkohen. Ketij personi i dhimbset humbja ekonomike e ndertuar nga krimi. Ky do me gjithe shpirt vendin e vet... do preferonte qe droga shqiptare te mos kapej. Me ato leke te ndertohen pallate dhe dyqane. Pra ka shqiptare qe jane kriminele ne thelb, pikerisht sepse duan Shqiperine. Ja nacionalistet...
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Modifikuar nga Fajtori datë 02/04/2010 ora 21:03
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|