diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Hapat ndjekin gjurmet kete nate , hap pas hapi vij tek ti porsi hije qe te ndjek nga pas por kurre nuk te arrin .Po me vyshket buzeqeshja dita dites ,paska mbaruar edhe vjeshta tani ,eshte dimer i ftohte acar porsi ti. Gjithmon kam qene i forte , gjithmon kam ditur se cfar te bej , cfar te them .Gjithmone kam ditur ti jap limite vetes duke dashuruar gjithmon me cak, dashuria e ka kufirin te thana i thoja vetes. Tashme asgje nuk eshte me teori se ti ma hodhe teorine poshte , e thyeve kete tabu te cilin nuk duhet ta kishe thyer kurre.Dashuria eshte amorfe ajo vjen ne forma te ndrryshme , ndoshta dashuria ime per ty ka ardhur ne formen e vuajtjes dhe absurdes. Sa do te doja qe jeta jone te ishte nje roman dashurie ku personazhet jetojne ne irrealitetin e ambsurdit duke thyer zinxhiret e se parashikueshmes e jeta eshte nje romanc intrrigash qe mbarojn me nje hapy end.Por fatkeqsisht s'eshte ashtu si dua, dhe kete realitet e pertyp me veshtirsi sikur dhembet e mi sjan aq te fort per ta perballuar dhimbjen e nje kafshimi . Po po, dhimbjen e nje kafshimi qe me bene endrra cdo nate me gjysmen e fytyres porsi hena se gjysmen tjeter ka frike ta trregoj . Dhe eshte ajo pjesa tjeter e endrres ( e henes) qe mua me mungon, qe mua me ploteson, me ben ti jap kuptim te pakuptimtit nje arsye mosarsyes .Ti do me thuash se jam bere shume filozofik dhe preferon me shume njerzit praktik, ata qe te thone se e bardha eshte e bardhe dhe ngjyrat e tjera jane relative. E di cfar eshte ? Une kam humbur shume nga vetja , ndonjehere me duket sikur kam brenda meje nje te panjohur qe pak nga pak po filloj ta urrej .Duke shkruar djeg nje cigare se tymi eshte me pak i hidhur se realiteti. E di cfar do te me thyash ... mos pi cigare se ste ben mire etj etj. Sot me the se une marr frym nga fryma jote se e ndez cigaren vetem kur pi ti, harrove qe helmin mire nga fryma ime por e marr edhe nga e jotja... Ok ok e di qe u bera i bezditshem, e di qe fillojm e zihemi per gjene me te vogel , me te pakuptimte dhe kurre nuk zihemi per gjerat qe ja vlejn .Jam shume i lodhur , dhe kembet nuk me mbajne , shishen e xhekut se ndaj nga dora edhe cigaren qe djeg trrishtimin e puth me mall se vret me nga pak .Shenje mazokizmi e di, te besh dicka qe e di qe do te te bej keq por perseri e ben . Edhe me ty ndodhi e njejta gje, e dija qe do me vrisje por perseri te desha edhe se ishe xhelati im .Sonte kisha nevoj te te flisja por ti s'ishe dhe une sdija ku ta coja trrishtimin, kerkoja ta flakja tutje por smundesha.Kerkoja kerkoja , te kerkoja ty porsi besimtari kerkon zotin ku te preh frikat e tij , porsi marinari qe kerkon yllin polar per te gjetur rrugen e humbur ne det. Une jam ne meshiren e dallgeve ne detin e dashurise time qe kerkoj yllin polar , por ti u fshehe pas reve gri si tymi i kesaj cigare qe me loton syte .Po flas percart e di, cfar mund te presesh nga une tani, llogjika ime ka ikur te fler me kohe .Ose me sakte qe kur te njoha ty u grinda me llogjiken . Dikush me tha se nuk mund te jesh i dashuruar dhe i zgjuar ne te njejten kohe, kishte te drrejt dhe ai ishte si une, jo i zgjuar... Ok me mire po iki se e zgjata shume, po marr me vete gllengen e fundit te xhekut , hirin e cigares qe tashme po puthet me filtrin se u trradhetuan nga buzet e mia , heshtjen dhe deshiren per ty... Naten D... ika
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Modifikuar nga diabolic datë 28/01/2006 ora 19:00
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|