sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Zotëri jeni në qytetin e gabuar
1 Shkurt 2007 @ 1:41 pm · në Politike, Opinion · nga Genty
"Ma kthe qytetin tim" është titulli i videoklipit më të ri të këngëtarit Ermali Mamaqi i cili, për ata që nuk e dinë, është edhe djali i tezes së Sokol Olldashit. Ata që ishin fundjavën e kaluar në "Venue dance club", nuk kanë parë vetëm këngën e re të Ermalit por njëkohesisht janë njohur edhe me siglën e fushatës së kandidatit të mazhorancës.
Mbas këngës, Olldashi mbajti një fjalim për "elektoratin" në "Venue" me parrullën "Ma kthe qytetin tim" drejtuar direkt apo indirekt kryetarit të tanishëm të Tiranës. Për të bërë një kronikë paralele, motoja e tij të kujton atë që tha rreth 4 vjet me parë kryebashkiaku i Torontos, David Miller, i cili pas fitores u shpreh se "Qytetarët e Torontos votuan që të rimerrnin qytetin e tyre".
Do të ma kishte qejfi që Ermal Mamaqi ti kishte dhuruar një sigël unike dhe jo të kopjuar kushëririt të parë. Gjithsesi, Olldashi si duket i kishte marrë masat përderisa kishte ftuar të afërm dhe simpatizantë të PDs, pasi shumë vetë e dinë që nuk ka lindur në Tiranë, por në Durrës dhe thirrja "Ma kthe qytetin tim" dukej abstrakte e thënë nga Olldashi. Kjo më kujton edhe një fragment të këngës "Tirona" nga WSF ku kryebashkiaku i tanishëm Rama shprehet "provinciali thotë, jam prej Ali Demi". Fare mirë këto fjalë do të ishin një sigël madhështore për Bamir Topin, por për një person që qytetin e tij e ka 15 minuta larg, përgjigja do ishte: "Zotëri jeni në qytetin e gabuar"
Genty
Vargjet e këngës nga Ermal Mamaqi:
Ma kthe qytetin tim...
Ti me thua eja dalimDiçka aty do të gjejmëRrugëve të këtij qytetiKërkojmë stolin nën një pemë
S'njohim rrugët, s'gjejmë dot pemëtHutuar si zogjtë në prillDy të marrë që vrasim kohënRrugëve vetëm për një trill
Refreni
Duam stolin dhe dy gërmaDuam pemën me dy zogjNjë gërvishtje me dy zemraKy qytet nuk ma jep dot
Si dallëndyshe je hutuarQë strehën tënde më nuk gjenQerpikët nuk kanë të ndaluarMbi sytë e zbrazur si ky liqen
Mbi sytë e zbrazur si ky liqen….Mbi sytë e zbrazur si ky liqen
Kot më pyet më tejKërkon arsye për gjithēkaEdhe stoli ynë dhe pema,si çdo gjë quhen "Para"
Janë zhdukur s'di se kuPas fasadash portokalliImitojnë vjeshtën e largëtFyejnë vjeshtën që më dhe ti
Qyteti i kthyer në fjetoreNë asnjë ëndërr s'më del tiKëtu të rriturit s'kujtojnë dotFëmijët s'kanë më fëmijëri.
Ç'të bëjmë për atë stol të vjetër?T'ia kthejmë qytetit përsëriS'dua fasadat dhe shiritatQyteti im, me duhesh ti!
Refreni
Duam stolin dhe dy gërmaDuam pemën me dy zogjNjë gërvishtje me dy zemraKy qytet nuk ma jep dot
Si dallëndyshe je hutuarQë strehën tënde më nuk gjenQerpikët nuk kanë të ndaluarMbi sytë e zbrazur si ky liqen
Gërmat e zhdukura në stolGërvishtur në një natë me hënëMë mbajnë të lidhur me qytetinSiç lidhen buzët me një këngë
Eja bashkë të zgjojmë qytetinQe fle poshtë hekurash si në qeliKy qytet s'do të jetë i lirëPa gjetur gërmat unë dhe ti
Ma kthe, ma kthe qytetin timMa kthe, ma kthe qytetin timMa kthe, ma kthe qytetin timMa kthe, ma kthe qytetin timMa kthe, ma kthe qytetin tim
------------------------------
Si ju duket kjo kenge......
Pershendetje
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|