Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Faccia a faccia (1967)
Bashkangjitje: facciafaccia.jpg
Ky file është shkarkuar 41 herë.
Regjisa: Sergio Sollima
Skenari: S. Sollima, Sergio Donati
Aktore: Gianmaria Volonte, Tomas Milian
Nje profesor terhiqet nga jeta publike dhe shkon te pushoje ne nje qyteze te larget. Ai eshte intelektual qee njeh mire historine, librat dhe miresjelljen. Aty merret peng nga nje bandit dhe te dy kalojne ditet bashke. Bota e banditit dhe profesorit fillojne te perzihen me njera tjetren. Banditi meson te mendoje per gjerat qe ben, ndersa profesori zbulon vleren e aksionit dhe dhunes. Teksa banditi rikrijon banden e dikurshme, profesori behet pjese e saj. Mendja dhe intelekti i tij hap horizonte te reja, banda fillon te kryeje grabitje inteligjente dhe strehohet ne nje fshat te vogel mes njerezish qe i duan.
Teksa banditi mbetet ne burg gjate nje grabitje, kryetar i bandes behet vete profesori, i cili kthehet ne organizator cinik i dhunes se bandave. Ai zbulon vleren e aksionit, armeve, dhe pushtetit. Tashme ka ndryshuar, ashtu sic ndryshon kryebanditi qe kthehet nga burgu i tjetersuar dhe i penduar per grabitjet e dikurshme.
Film interesant me muzike te Ennio Morricones. Ka plot dialogje qe te bejne te mendosh mbi dhunen dhe drejtesine. Pjese e ciklit spaghetti western, filmi behet i njohur ne gjithe boten. Dy aktoret jane nga me te zotet (Tomas Milian dhe G. Volonte).
Nje montazh i bukur me pamje nga filmi:
"Kjo eshte puna, te tejkalosh kufirin e dhunes individuale qe quhet krim, per te arritur tek dhuna masive, qe quhet histori"
Cfare eshte drejtesia? Nuk ekziston drejtesia qe kerkon. Eshte diçka qe fabrikon kur ke pushtetin, fuqine.
Regjia: Elio Petri
Skenari: Tonino Guerra, Giorgio Salvioni, Ennio Flaiano
Aktore: Marcello Mastroianni, Ursula Andress
Jetojme ne te ardhmen. Mes nje bote surreale nje loje ka dale nje loje e re: "Gjuetia". Loja eshte e thjeshte: duhet te vrasesh pjesetare te tjere te lojes pa u vrare vete. Gjithçka eshte e ligjeruar nga shteti, vrasjet kryhen ne rruget e Amerikes dhe Italise dhe pjesemarresit behen te famshem per kurajon e tyre. Ne ate bote te çuditshme njerezit kane humbur vlerat me humane, vishen cuditshem, luajne me jeten, dhe kush martohet vetem 1 here quhet njeri banal.
Mes situatave qesharake filmi krijon nje fotografi ironike te se ardhmes qe i pret. Shume kritike e konsiderojne nje profeci mbi ate qe vertet u be shoqeria me vone. Televizionet sot jane mbushur me Big Brother dhe reality qe trajtojne njerezit si kafshe, i lene te hane krimba etj. Po te kemi parasysh qe filmi eshte krijuar ne 1965, 40 vjet me pare, vjen kollaj pyetja: ku e gjejne aftesine keta njerez te shikojne kaq larg ne te ardhmen...
Ashtu si libri i George Orwell "1984" apo filmi "The Truman show" jane vepra artistike qe vertet krijojne profeci historike. Ose ndoshta ironi te brezave te kaluar per boten ku aktualisht jetojme.
Film qe Elio Petri krijoi me leket e Carlo Pontit, para se te allnohej me te per tu mbeshtetur nga producente te tjere ne filmat qe do benin buje: "La classe operaia va in paradiso", "Indagine su un cittadino...")
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Corri uomo corri (1968)
Bashkangjitje: corriuomo.jpg
Ky file është shkarkuar 35 herë.
Regjia: Sergio Sollima
Skenari: Pompeo De Angelis, S. Sollima
Aktor: Tomas Milian
Nje hajdut i vogel kalon ditet me vjedhje xhepash. Bie ne burg ku takon udheheqesin e revolucionit meksikan. Hajduti eshte specialist i thikave, e quajne Cucilio, ndersa revolucionari nje intelektual i zoti. Hajduti ndihmon profesorin te arratiset dhe ky i tregon ku ka fshehur arin e revolucionit ne pike te vdekjes. Rast i volitshem per hajdutin, qe niset te gjeje arin e fshehur. Por shuma e madhe ka terhequr bandite, agjente sekrete,revolucionare, ushtare etj. Te gjithe vihen ne ndjekje te hajdutit te vogel. Ne rremujen dhe interesat e gjithe ktyre njerezve Cucilio arrin sidoqofte te shpetoje.
Sherife, bandite, hajdute e agjente perfundojne ne nje qyteze ku gjendet ari. Mes konflikteve me arme banoret rrezikojne te behen kurbani i rastit. Kjo ben hajdutin e vogel dhe ish-sherifin te lene menjane lakmite e parase dhe te ndihmojne popullsine.
Pjese e ciklit speghetti western i mirenjohur ne gjithe boten. Filmi perserit personazhin e Cucilios nga filmi "La resa dei conti" (1966). Por ky eshte me i bukur se ai tjetri, edhe pse regjizor eshte gjithmone Sergio Sollima.
I paharrueshem personazhi i Cucilios per shqiptaret. Filmi ne fakt trnasmetohej tek RTSH ne kohen e komunizmit, sepse fliste per revolucione.
Nje polic i korruptuar organizon vjedhjen e 200 kg kokaine nga kasafortat e policise. Banda qe e ndihmon tregohet jo profesionale dhe droga merr rruge te gabuar. Perfundon tek nje gjimnaziste, mbesa e nje prej banditeve, e cila nuk e kupton rrezikun qe i kanoset dhe jeton jeten shkujdesur. Bashke me kerkimin e droges tregohet jeta e nje rinie te shfrenuar, ku droga, seksi dhe pilulat merren ne diskoteke, ndersa gojoret behen per te thyer rekorde.
Disa filma nuk tregohen kollaj me fjali e fjale. Ky eshte nje prej tyre. Eshte bashkim i stilit te Quentin Tarantino dhe atmosferes se Sin City, ne nje montazh delirant dhe spektakolar. Muzikat alternohen nga house, ne klasike, deri tek Vasco Rossi, gati ne stilin e Oliver Stone. Eshte film i bukur, jashte llogjikes se kinematografise italiane, pikture e nje rinie te shfrenuar (si Melissa P).
Kuriozitete:
Lidhjet me filma te tjere jane te shumta. Roja e shkolles quhet "Wolf" per nder te nje personazhi te Pulp Fiction.
Nje nga aktoret kryesore eshte Davide Rossi, djali i Vasco Rossit. Filmi mban emrin e kenges se famshme te Vascos "Albachiara"
Carmelo jeton ne Sicili, mes mafias dhe mentalitetit tipik jugor. Gjate zgjedhjeve te fundit ben gabimin te mos votoje ate qe thote kapomafia dhe e pushojne nga puna. Ne ambjentin klanor siçilian çdo gje kontrollohet nga kapomafia, prandaj ai iken ne nje qytet verior, Torino, qe te kerkoje pune. Por edhe aty vendet e punes kontrollohen nga mafiat siçiliane. Pas pak kohe stabilizohet dhe njeh nje vajze. Fillon te bashkejetoje me te edhe pse ne Siçili ka lene gruan. Megjithese Carmelo mundohet ti largohet mafias, ai perplaset me te gjithmone, madje e detyrojne te kthehet ne Siçili. Kthehet bashke me vajzen torineze, me te cilen tashme ka nje femije. Por mes vajzes qe do, gruas dhe mafiozeve punet komplikohen me plot skena komike.
Nje nga perlat e Lina Wertmuller. Kjo grua ka nje aftesi te jashtezakonshme te beje skenare origjinale dhe te xhiroje vete filmat. Eshte tragji-komike qe personazhi sa me shume kerkon te largohet nga mafia, aq me shume lidhet me te. Detajet e Siçilise dalin ne pah me force, fytyrat e vrara, morali, shoqeria klanore, mafia. Nuk duhet harruar qe jemi ne vitet '70, shume me pare se te flitej lirshem per mafian. Dhe regjizorja e kthen fenomenin ne aspekte komike, e lidh me pushtetet, me vatikanin, sindikatat, etj.
Nje fragment nga Youtube:
Filma te tjere qe ngjajne paksa:
1. Romanzo popolare (jugori qe zbulon tradhetine e gruas)
2. La vita agra (burri qe bashkejeton me grua tjeter larg gruas)
3. Sessomatto (Ep. Un amore difficle, terroni i ardhur ne veri)
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
La grande guerra (1959)
Bashkangjitje: grandegue.jpg
Ky file është shkarkuar 25 herë.
Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Age-Scarpelli, Luciano Vincenzoni, Carlo Salsa
Aktore: Vittorio Gassman, Alberto Sordi
Nje roman dhe nje milanez jane ushtare ne luften I boterore. Njeri burgaxhi dhe tjetri rrufjan, askujt si plas per luften. Te dy mundohen ku te evitojne frontin me çdo kusht, por perfundojne tamam atje dhe perballen me luften e vertete. Me menefregizmin e tyre mundohen te mos ia kalojne keq, por si çdo ushtar tjeter jane pangrene, mberthihur, me shoket qe i vriten sot me neser. Te gjitha keto duket sikur atyre si perkasin, gjersa padashje dembelizmi i ben te bien rober te armikut (austrikeve). Qe te shpetojne do benin gjithçka, por perçmimi komandatit austriak ben qe brenda tyre te zgjohet patriotizmi dhe te kuptojne seriozitetin e luftes.
Film klasik i mirenjohur nga italianet. Ka aspekte komike, por eshte pergjithesisht dramatik. Edhe pse Monicelli e ka xhiruar 1 vit pas "I solit ignoti", stili eshte i avashte, me skena epike luftrash dhe pa dinamizem. Kjo e ben pak te merzitshem, por fundi nuk harrohet kollaj.
Nje djale i turpshem shkon ne nje bordello per te takuar nje nga prostitutat. Te dy kane planifikuar vrasjen e Musolinit. Ato pak dite qe e ndajne nga atentati djali i kalon ne bordello. Aty ha me vajzat, shikon ambjentin dhe shpejt bie ne dashuri me nje vajze. Dite pas dite, event pas eventi, realizimi i atentatit komplikohet. Aq me teper qe djali nuk eshte i bindur ne idealet anarkiste, por kerkon hakmarrjen e shokut qe policet i vrane. Por te vrasesh Musolinin eshte hap i madh. Ai fshatar i thjeshte do futet ne eliten e historise si njeriu qe vrau liderin e madh. Por a eshte gati ai te beje ate hap?
Duhet zbuluar gjate filmit.
Film i dyshes Giannini-Melato me regjizoren Wertmuller. Filmi ka disa difekte ne montazh (te pakten versioni qe kam pare une). Eshte disi me pak interesant se "Mimì metallurgico" edhe pse stafi eshte thuajse i njejte dhe xhirimet jane bere ne te njejtin vit. Ky eshte i disati film qe Wertmuller perserit te njejten skene ne kontekste te ndryshme. Tipikisht Giannini perleshet me nje grup grash ne nje moment çakerdisje, skene qe perseritet edhe tek "Pasqualino settebellezze". Po ashtu skenat e prostitutave rikthehen ne filma te tjere te regjizores, ku dekadenca e prostitutes merr tonalitete te forta.
Kuriozitete:
Titulli i plote eshte "Film d'amore e d'anarchia, ovvero 'stamattina alle 10 in via dei Fiori nella nota casa di tolleranza...' ". Si gjithmone kjo regjizore ve tituj te gjate, per te cilet qendron ne Guinness World Records.
Kohe me vone filmi eshte kthyer ne shfaqje teatrale nga Wertmuller se bashku me 'Elio e le storie tese'.
Ne Siçiline e viteve '60 nje farmacist merr letra kercenuese prej muajsh. Ai nuk e di ç'ka bere, nuk e kupton pse e kercenojne. Por efektivisht pas pak e vrasin bashke me nje shokun e tij. Nis keshtu nje hetim privat i shokut te tyre, nje profesor (G. M. Volontè). Avash avash ai zbulon se vrasja i drejtohej shokut te farmacistit, i cili kishte zbuluar intriga politike dhe mafioze. Bashke me vejushen e shokut ai mundohet t'i gjeje fillin autoreve, por gjendet ne veshtiresi, pa mundur t'i besoje as gruas se viktimes.
Film dramatik paksa i avashte dhe merzitshem. Nga realizimi ngjan me filmat shqiptare, madje dhe muzika eshte e tille. Cuditerisht novelat e Leonardo Sciascia-s jane shpesh te tilla kur kthehen ne filma. Megjithate kjo eshte nje shkalle qe regjizori dhe aktori kane hedhur drejt filmave te paharruar si "Indagine su un cittadino...", i cili u realizua 3 vjet me vone. Elementet e perzjerjes se kriminelit dhe policit pushtetar i gjejme qysh ne kete film.
Nje djale (N. Manfredi) njeh nje vajze te bukur (P. Tiffin) ne trupen artistike te nje grupi polifonik. Ai e ndjek ate deri ne fshatin e lindjes, transferohet atje, e ben per vete dhe vihen bashke. Por nje thashethem i gabuar ben qe te zihen dhe ajo largohet per ne Rome. Djali e ndjek ne Rome por atje nuk gjehen dot. Ai perfundon te endet rrugeve pa leke ne xhep, ndersa ajo perfundon te martohet me dike tjeter. Rigjehen rastesisht kur ai hidhet nga ura per t'i dhene fund jetes. Veçse tani jane 3 vete: ai, ajo dhe burri i saj. Te dy rrembehen prape nga dashuria, por s'dine si t'ia bejne burrit.
Film i kendshem qe alternon seriozitetin me skeçe dhe batuta komike. Eshte i pergatitur mire, shikuesi nuk lodhet se pari. Te prazanton vazhdimisht me surpriza dhe pamje groteske. Ngjan paksa teatral, por ndoshta skeçet e futura ne film aty kane lindur.
Valerio eshte nje djale i pashem dhe i gjate. Ne kerkim te nje pune, rastesisht njihet me Pepinon, nje burre shkurtabiq specialist ne balcamosje. Ky e fut ne pune dhe djali avash avash integrohet. Por vemendja e punedhenesit eshte disi e tepruar. Ai e fut ne situata perverse me kontakte te tepruara fizike. Nderkohe djaloshi njeh nje vajze dhe fillon nje raport me te. Kjo polarizon situaten teksa burri shkurtabiq dhe vajza ndajne deshiren per te njejtin mashkull. Sherret bejne qe djali i ri te lere punen dhe te largohet me vajzen ne qytet tjeter. Refuzimi i djaloshit e çon punedhenesin ne krize. Ky e ndjek ne qytetin ku jeton me vajzen dhe situatat degjenerojne tragjikisht.
Film i paharruar i Matteo Garrones (regjizori i Gomorras; por ky film eshte 100 here me i bukur). Burri shkurtabiq eshte aktor fantastik qe kujton Danny De Viton, ndersa homoseksualiteti psikopatik eshte si tek "American Beauty". Filmi eshte shpallur me interes kombetar nga Ministria e Kultures Italiane.
Kuriozitete:
Filmi bazohet ne historine e vertete te 15 viteve me pare. Shkurtabiqi u quajt "Il nano di Termini" neper gazeta dhe kronika.
Fiton çmime per skenarin, montazhin, prodhimin, dhe aktorin me te mire (xhuxhi).
Xhirimet jane kryer ne Villaggio Coppola, nje qyteze teresisht ilegale ndertuar pa asnje leje ndertimi (tip Bathore).