robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Ore piktor, sa bukur qe flet! Ne fillim te pakten! I futesh problemit, dhe pastaj del serish, fesht, pa u ndjere! Nuk e kuptoj perse nuk e vazhdon fillin e mendimit!?
Hapsira e perkulur pra, eshte dicka materiale, nje lloj mediumi, nje lloj eteri. Kjo pikpamje sunduese qysh nga koha e Laplasit dhe Kantit, shek. 18, eshte diskutuar shume por nuk eshte ndryshuar. Tani, pyetja me e pare (feminore) eshte: cfare materie eshte kjo? Fillimisht mendohej (kujto mesimet e shkolles) per atome te ndryshme, duke filluar kryesisht me hidrogjenin, e pastaj me atome elementesh te tjere. Edhe sot thuhet se hidrogjeni permbush me shume Hapsiren e verejtur! Mirpo, kur flitet per PERKULJE te Materies (Hapsires), -simbas teorise se Ajnshtajnit- nuk percaktohet fare kjo lloj materie e Hapsires se perkulur, pasi kjo Hapsire ajnshtajniane merret dy-dimensionale, dhe vetem nepermjet RENDESES se trupave behet tre-dimensionale, dhe nepermjet levizjes se tyre kemi edhe dimensionin e katert -po sipas Ajnshtajnit- KOHEN. Deri ketu jemi ne rregull?
Atehere, perderisa ti na permend (jo per te diskutuar, por per te dale nga diskutimi, fesht) materien, peshen e saj, energjine qe e mban te lidhur ne strukture dhe forcat bashkvepruese, na thuaj i dashur se cfare MATERIE eshte kjo Hapsire e PERKULUR, cfare qenka kjo pesha e saj, cfar eshte kjo energji qe e mban strukturen (cilen strukture, formen?), dhe c'jane keto forcat bashkvepruese, pasi ne hapsiren dy-dimensionale te Ajnshtajnit, kemi thjesht vetem RENDESEN (peshen) e trupave, pa as edhe nje lloj bashkveprimi! Ajnshtajni hoqi pikerisht ate bashkveprim qe kishte percaktuar ne forme te pergjithshme Njutoni per trupat ne Hapsire.
Tani ti na i bej bashkimin e ketyre forcave bashkvepruese me peshen e ajnshtajniane te trupave! C'eshte kjo energji qe mbaka strukturen (e trupave materiale)?
Diku me lart, ne nje nenkapitull ketu tek fizika, kemi folur per peshen dhe masen, kane dhene shpjegimet e tyre disa, dhe une nuk jam kunder qe edhe ne ato shpjegime te deritanishme, ka vend per permisime. Pasi ne fund te fundit, ne duhet te arrisim unifikimin e peshes me masen, per te kuptuar si funksionon Natyra. Ne te kundert, ne do themi se Natyra ka formuar per trupat nje MASE si dhe nje PESHE! Mirpo Natyra nuk ka pse te formoje dy njesi te ndryshme, per te treguar te njejten gje!
Ajnshtajni mendoi se e zgjidhi kete problem, tek futi Hapsiren gjeometrike dy-dimensionale dhe trupat (e vdekur) me peshen e tyre! Mirpo gaboi rende, shume rende! Kjo eshte nje nga gafat me te medha ne shkencen e deritanishme. Mekat, sepse Ajnshtajni kishte disa pikpamje te qarta per Natyren.
Ndaj kur thua se te gjithe shkencaret kane te drejte, pasi gjithkush ka shtuar nga nje tulle ne shkence, ketu do zgenjehesh ne lidhje me Ajnshtajnit, pasi teorite e tij nuk mund te perfshihen ne lidhje me Gravitetin.
Dhe meqe e mbylle diskutimin tend te shkurter dhe konciz me nje keshille mbi modestine, edhe une po te kujtoj nje shprehje te urte popullore: se modestia e tepruar eshte hipokrizi! Nuk e kuptoj ku e sheh ti mendjemadhsine tek une, apo se po "hahem" me emra te medhenj!?. Qenkam i pari?!. Apo mos duhet te fshihem fare, pse kam qene i lidhur me temat shkencore gjithe jeten!? E keshtu mos te diskutojme dicka, se i perket nje emri te madh?!. Nuk e kuptoj se per cfar modestie flet!
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|