Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Jeni pro apo kunder luftes qe ka filluar ne Irak ?
Ky sondazh është i mbyllur.
Jam Pro 10 47.62%
Jam Kunder 11 52.38%
Gjithsej: 21 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 19 Maj 2003, ora 01:30  (120 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Kryeqyteti irakian, Bagdad ka pësuar bombardimin më të rëndë ajror nga forcat koalicionit që prej fillimit të luftës kundër Sadam Huseinit.

Korrespodentët thonë se sulmet nga ajri vazhdojnë natë e ditë dhe janë bërë akoma më të rënda.

Shpërthime masive u dëgjuan rreth orës 1300(GMT) në periferinë jugore të Bagdadit ku Shtetet e Bashkuara thonë se po përpiqen që të zhvendosin formacione të trupave të Gardës Republikane.

Në jug, nga ku pritet që të vijë mësymja amerikane, trupat e Shteteve të Bashkuara janë duke hapur llogore. Ata kanë vendosur atje pjesë të artilerisë, për t'u mbrojtur nga ndonjë sulm prej irakianëve, derisa sa të marrin urdhërin për të avancuar.

Zhvillime të tjera

- Rreth 15 njerëz u plagosën prej përplasjes së një kamioni jashtë një dyqani ku po qëndronte një grup ushtarësh amerikanë, në bazën ushtarake Udairi në Kuvajt.

- Ministri irakian i Informacionit Mohamed Saeed al-Sahaf tha se Iraku ka rrëzuar dy helikopterë amerikanë, por Pentagoni e ka hedhur poshtë këtë njoftim.

- Forcat britanike thonë se kanë zënë rob pesë oficerë irakianë, një gjeneral dhe kanë vrarë një kolonel të forcave të Gardës Republikane, gjatë përleshjeve në jug të Basrës.
Familjet amerikanë kanë marshuar në shenjë solidariteti për fëmijët e tyre në luftë


- Një revistë amerikane shkroi se sekretari amerikani Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka këmbëngulur se forcat amerikane kanë shkuar në luftën në Irak të armatosur lehtë.

- Pilotët britanikë thanë se kanë shkatërruar një depo që furnizonte me lëndë të djegshme tanket e forcave të Gardës së Republikës pranë Karbalës

- Televizioni Al-Jazeera njoftoi se qytetet Basra dhe Mosul janë bombarduar përsëri.

- Komanda qendrore amerikane në Katar tha se dy marinsa amerikanë janë vrarë gjatë aksidenteve në jug të Irakut.

"S'ka pushim"

Komandanti i forcave aleate në Irak, gjenerali Tomi Franks ka mbrojtur planet e tij ushtarake dhe ka mohuar sygjerimet se ai ka kërkuar forca të reja për shkak të rezistencës më të madhe se sa pritej nga forcat irakiane.

Ai tha se forcat nën udhëheqjen e tij kanë arritur përparim të jashtëzakonshëm dhe se plani i tij kryesor është që të jetë fleksibël dhe i përshtatshëm.
Gjenerali Franks thotë se fushata po shkon shumë mirë

Korrespondenti i BBC-së në Komandën Qendrore në Katar, Michael Voss tha se shenjat e para të ndryshimit të taktikës nga komandantët ushtarakë po bëhen të dukshme.

Objektivi kryesor për momentin është që të sigurohen linjat mbështetëse që do të forcojnë formacionet luftuese rreth qyteteve Naxhaf dhe Nasirijah.

Në në të njëjtën kohë, divizionet e Gardës Republikane që kanë rrethuar Bagdadin janë goditur nga raketat dhe artileria.

Gati tre të katërtat e sulmeve nga ajri të forcave të koalicionit janë të përqëndruara ndaj forcave të Gardës Republikane dhe për herë të parë anvionët e koalicionit po kryejnë fluturime për qëllime luftuese.

Disa reparte po shplodhen, ndërkohë që forca të reja ku përfshihet edhe Divizioni Ajror 101 po vijnë prej Kuvajtit.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Mars 2003 12:16
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Në veri të Irakut kanë mbërritur ndihmat e para të Kombeve të Bashkuara, që prej fillimit të luftës kundër rregjimit të Bagdadit.

Ky kontigjent i parë ndihmash, i cili kaloi nëpërmjet kufirit verior me Turqinë kap një vlerë prej 80 milionë dollarësh.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, ka dërguar kamionë me ushqime dhe me mjete për pastrimin e ujit.

Agjencia ka thënë se situata e fëmijëve në Irak është e rëndë. Një pjesë e madhe e familjeve irakiane varen tërësisht nga ndihmat e Kombeve të Bashkuara.

Lufta i kishte pezulluar furnizimet me ushqime në programin "Ushqim për Naftë".

Agjencitë humanitare kanë kritikuar mënyrën se si trupat amerikane dhe britanike kanë bërë shpërndarjen e ndihmave.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Mars 2003 12:17
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Vazhdojnë pa reshtur bombardimet në Bagdad

Komandanti i forcave të koalicionit në Irak, gjenerali Tommy Franks, tha se forcat aleate të këmbësorisë janë rreth 100 kilometra larg Bagdadit, ndërkohë që bombardimet nga ajri të kryeqytetit irakian vazhdojnë gjatë gjithë 24 orëve.

Dje, gjenerali Franks mohoi njoftimet se trupat amerikane kanë pezulluar përparimin drejt Bagdadit. Ai shtoi se përparimi po ecën me një ritëm të mrekullueshëm, por nuk tha se kur mund të përfundojë ai.

Ndërkaq, sot në orët e para të ditës, një zjarr i madh filloi në qendër të Bagdadit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në afërsi të Ministrisë së Informimit. Sulme u kryen gjithashtu edhe kundër trupave elite të Gardës Republikane, që qëndrojnë në gadishmëri përreth kryeqytetit.

Ministri irakian i Informacionit, Mohammed Saeed al-Sahaf, tha se forcat irakiane kanë rrëzuar të paktën një helikopter amerikan dhe kanë vrarë 2 pilotë. Zyrtarët amerikanë thonë se nuk ka informacione për ndonjë helikoper të humbur.

Por nga ana tjetër ata thanë se në Irakun jugor, një helikopter i komandove amerikane u përplas në një pikë furnizmi, duke vrarë tre ushtarë. Ndërkaq, trupat britanike vranë një kolonel të Gardës Republikane gjatë luftimeve të ashpëra në periferi të Basrës, qytetit të dytë më të madh të vendit.

Luftime të ashpra njoftohen gjithashtu në qytetin Naxhaf dhe përreth tij, gati 150 kilometra në jug të Bagdadit

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Mars 2003 12:20
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell ka paralajmeruar Sirine dhe Iranin qe te zgjedhin paqen nderkombetare ne vend te terrorizmit
Pauell, duke iu referuar programit berthamor te Iranit tha se Irani duhet te heqe dore nga ushtrimi i armeve te shkaterrimit ne mase, ndersa Sirise i tha se se perballet me nje zgjedhje kritike dhe se Damasku do te mbaje pergjegjesi per pasojar nese do vazhdoje te mbeshtese grupe terroriste ne rregjimin qe po merr fund te Sadam Huseinit.
*********************************
Zëvendësministri i jashtëm iraken Tareq Aziz ka bërë të ditur se sulmet vetëvrasëse nga trupat militante janë të justifikuara si pjesë e taktikës ushtarake për të mbrojtur Irakun nga pushtimi amerikan.
Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ABC, Aziz tha se irakenët janë të justifikuar të përdorin çfarëdo lloj mjeti të mundshëm kur luftojnë me pushtuesit.
Komentet e tij pasuan një sulm vetëverasës në të cilin 4 ushtarë amerikanë u vranë në afërsi të Naxhafit.
Ndërkaq, sipas zëdhënësit të ushtrisë irakene, do të ketë më shumë sulme vetëvrasëse që do të kryhen jo vetëm nga forcat irakene, por edhe nga vullnetarë të tjerë nga vendet arabe. Sipas disa të dhënave organizata militante islamike Xhihad ka dërguar në Bagdad një grup atentatorësh vetëvrasës.

***********************************************
Armata irakiane ka thënë se do të vazhdojë të ndërmarrë sulme vetëvrasëse kundër forcave të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, si nga vullnetarë irakian ashtu edhe vullnetarë tjerë arabë.
Gjenerali Hazem Al-Rawi citohet të ketë thënë se "operacionet e martirizimit" do të vazhdojnë dhe do të bëhen nga irakenë dhe nga "mijëra vullnetarë arabë të cilët kanë arritur në Bagdad".
Al Rawi tha se Iraku ka pranuar mbi 4.000 bombardues vetëvrasës vullnetarë "nga çdo vend arab".

****************************************

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Mars 2003 12:35
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

nje lajm i hidhur

Duke pare rezistencen heroike qe bijt irakien po i bejne britanikeve me ushtri nga me profesioniste ne bote dhe me te modernizuar keta te fundit prene te gjitha furnizimet ushqimore per ne basra duke e quajtur ate qytet qe po mbrohet me kallash te viteve gjashtedhjete si nje objektiv ushtarak(military target).sa prekese dhe e trishtueshme qe popullsia e atij qyteti ka 60% femije dhe quhet military target vetem sepse prinderit dhe vellezerit dhe motrat e tyre te medha po i luftojne dhe me gure pushtuesit.para disa ditesh forcat e barbareve shkateruan 75 mije ton ushqime qe ishin te destinuara per qytetet qe po rezistonin me qellim qe ata ti dorezohen meshires te tyre.por lajmi me i hidhur eshte qe halliburton ka filluar punimet tashme ne jug te irakut.sa lajm i hidhur dhe itrishtueshem por sa gje normale dhe njerezore per administraten e bushit.

EL PRESIDENTE KISS MY A....

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 31 Mars 2003 20:12
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të botaed Kliko këtu për të kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: botaed Shto botaed në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto botaed në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovë
Mesazhe: 149

botaed-it

I nderuar,qe ka te atille qe perkrahin terrorizmin Islamik e kam ditur,por qe ka edhe Shqiptar qe haptas dhe publikisht perkrah SADAMIN vertet se kam besuar por per kete arsye JEMI KESHTU SIQ JEMI.
No coment!!!!!!!!!!!!!!!!

__________________
lufto për te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Prill 2003 11:10
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xeni Kliko këtu për të kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të xeni't! Kërko mesazhe të tjera nga: xeni Shto xeni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xeni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Smile

PO CITOJ:

sa prekese dhe e trishtueshme qe popullsia e atij qyteti ka 60% femije dhe quhet military target vetem sepse prinderit dhe vellezerit dhe motrat e tyre te medha po i luftojne dhe me gure pushtuesit.



E KU M'I GJEN KETU MENDIMET PER PERKRAHJEN E sADAM HUSSEINIT KETU TI O XENO? ME FAL PER REPLIKEN, PO ME BERI AQ SHUME PERSHTYPJE, KJO QE KE SHKRUAR, PASI LEXOVA SHKRIMIN E BOATE-D SA NUK MUND TE RRIJA PA REAGUAR, KE SHKRUAR NJE ABSURDITTET.

NE KA NJEREZ, NE MENDJET DHE ZEMRAT E TE CILEVE NUK EGZISTON KONCEPTI I FONDAMENTALIZMIT, AQ ME PAK ATIJ ISLAMIK, JANE SHQIPTARET. PO BREZI YNE NUK E KA NJOHUR FENE 50 VJET ORE XEN. KUR TI SHKOJE FALESHE NE XHAMI, NE NUK E DINIM SE CFARE FORME KISHTE XHAMIJA APO KISHA.

CFARE JANE KETO DEKLARATA ABSURDE QE LESHOHEN, DUKE ALUDUAR QE " NE SHQIPTARET JEMI KETA QE JEMI" PER SHKAK TE FONDALIZMIT ISLAMIK TE NE SHQIPTAREVE. PO NE SHQIPERI BASHKEJETOJNE NE MENYREN ME PAQESORE 4 FE ORE, PO TE FUSESH DHE ATO PAK CIFUTE QE KANE MBETUR, BEHEN 5.

NE KOSOVE ME SA DI UNE, GJITHE POPULLSIA SHQIPTARE ESHTE MYSLIMANE, E PSE NUK E QUAKERKENI VETEN FONDAMENTALISTE JU?
MJAFT ME KETO DEKLARATA IDIOTE, LESHONI ARGUMENTA DHE JO KUMBULLA NGA GOJA.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Prill 2003 21:11
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovë
Mesazhe: 149

E NDERUARA ANA

KUFIRI NE MES TE ABSURDIT DHE TE VERTETES ESHTE SHUME I NGUSHTE,PRANDAJ KJO QE PO TA THEM TANI DHE QE E KOM THANE EDHE ME PARE SE FATKEQSISHT KA SHQIPTAR QE E PERKRAH SADAMIN ESHTE E VERTETE.
SA I PERKET KOSOVES ,KTU KA EDHE MUSLIMAN EDHE KATOLIK DHE QE DERI ME ARDHJEN E SHOQATAVE ARABE SKISHTE FUNDAMENTALIZEM TANI KA,POR MEQENSE ESHTE NE PYETJE SADAMI APO AMERIKA ATEHERE PJESA DERMUESE JAN ME AMERIKEN.
SA I PERKET ASAJ QE EDHE ME GURE POPULLI IRAKIAN PO E LUFTON AMERIKEN E KE GABIM,SEPSE POPULLI IRAKIAN ESHTE POPULLI QE KA VUAJTUR NGA DIKTATORI SADAM ME SHUME SE POPULLI SHQIPTAR NGA ENVERI DHE PER QUDI ENDE KA QE EDHE SOT E PERKRAHIN SISTEMIN KOMUNIST TE ENVERIT,PRA PA I VERE GJERAT NE KONSTELACION MOS BJE KURRE PERFUNDIME(kshille miqsore)KUPTOHET.
SHENDET.

__________________
lufto për te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Prill 2003 11:51
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të xeni Kliko këtu për të kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të xeni't! Kërko mesazhe të tjera nga: xeni Shto xeni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto xeni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana
Whatnot

Regjistruar: 18/02/2003
Vendbanimi: Ja ketu
Mesazhe: 405

Smile

Per Xenin

Te tere ketu ne forum jane ne mbeshtetje te populit iraken, ke pare gjekundi ndonje qe te thote ne duam gjak iraken, sic thone amerikanet moshatare me ne?

Juve Amerika ju beri nje nder te madh ore vella, dhe e kuptoj qendrimin tuaj, po ju harroni qe ate nder ua beri Klintoni, jo Bushi, sa te shkurter e paskeni kujtesen politike!!!

PO ju kosovaret nuk e di pse e keni ne gjak luften, me vjen keq qe dhe brezi i ri paska keto mendime, jemi ne mijevjecarin e trete dhe gjykojme ende si ne vitet para Krishtit. Tani duhet futur fjala ne pune per te zgjidhur konfliktet. Sado qe Shqiperia ka jetuar ne diktature, une kurre nuk do doja te vinin dhe te na clironin amerikanet me bombardime nga lart, sepse armet sjellin te vdekur o Xeno, apo nuk te bejne pershtypje te vdekurit dhe semundjet e luftes ty?? Apo varferia qe sjell lufta??? Ju kosovaret keni patur tere jeten te aferm ne emigracion qe ju kane mbeshtetur financiarisht dhe kur serbi ju ka shkaterruar prodhimet, shtepite e ju ka vrare krahun e punes ne familje, kurse shqiptaret do vdisnin per buken e gojes po te krijohej kjo situate qe u krijuar ne Iran, ketu e 13 vjet me pare.

A ke njohur personalisht ndonje iraken ti? Une njoh plot. E te jap ndonje numer telefoni po deshe, te besh ndonje interviste te tyre per ndonje gazete ne kosove, ta shikoni se " sa shume e duan luften clirimtare te Bushit " irakenet tuaj te dashur.

Une dhe ata qe kane te njejtin mendim me mua, nuk jemi as per diktatura e as per hegjemonira ne bote, por jemi kunder luftes si zgjidhje konflikti.

Dil e na lesho ndonje kumbull tani, qe jam pro Sadamit edhe une, qe jam fondamentaliste islamike, qe jam " ENDE KA QE EDHE SOT E PERKRAHIN SISTEMIN KOMUNIST " duke cituar fjalet e tua, e te tjera kumbulla qe te vijne ne mend kur nuk ke cfare thua.

__________________
Success stands mostly in not giving up, when the others have let go.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Prill 2003 20:36
Ana nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana Kërko mesazhe të tjera nga: Ana Shto Ana në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Thumbs up

Hmmm

Bravo Ana, bashkohem plotesisht me ate qe ke postuar me siper.
Sa per Xenin, i them: Mundohuni ti shikoni gjerat ne kendveshtrime te ndryshme, jo vetem nga nje ane, se ndryshe nuk e perceptoni dot realitetin.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Prill 2003 21:27
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:31 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.