Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Begeja: Kthesa do të nisë me Partizanin

Kapiteni i Teutës mendon se ndërprerja e kampionatit do t'i shërbejë për mirë skuadrës së tij.

Kapiteni i Teutës, Gentian Begeja, e ka konsideruar dinjitoze humbjen e fundit në kampionat me Vllazninë. Kjo sepse, ndryshe nga ndeshja me Shkumbinin, skuadra e tij luajti me mentalitet fituesi dhe meritonte më shumë në këtë ndeshje, nëse gjyqtarët do të ishin treguar më të drejtë në momentet kyçe të 90-minutëshit të luajtur të premten në "Loro Boriçi".
- Begeja, keni pësuar dy humbje radhazi në këtë fazë të tretë. A nuk janë shumë këto për Teutën pretendente?
- Natyrisht që janë shumë, por nuk ka vend për të dhënë alarmin. Janë 6 pikë të humbura, që na kanë shkëputur disi nga pretendentët tanë, por diferenca është plotësisht e rikuperueshme. Rëndësi ka fakti që me lojën dinjitoze të zhvilluar ndaj Vllaznisë, Teuta tregoi se është një ekip që pretendon.
- A mund t'i mësojmë psetë e kësaj humbjeje dinjitoze me Vllazninë, siç e cilësoni ju?
- E cilësova dinjitoze, sepse luajtëm vërtet mirë dhe mund të kishim marrë më shumë, nëse gjykimi i ndeshjes do të ishte në lartësinë e duhur. Këtu kam parasysh veçanërisht momentin e shënimit të golit për Vllazninë nga Martini, kur kishim të bënim me një faull të pastër.
- Konkretisht, çfarë ndryshimi ka humbja me Shkumbinin nga ajo me Vllazninë?
- Ndryshimi mes këtyre dy humbjeve është i dukshëm jo në aspektin e rezulatit. Me Shkumbinin nuk dolëm në lojën tonë të zakonshme dhe zhgënjyem totalisht, ndërsa me Vllazninë treguam forcë, karakter dhe mund ta kishim marrë të paktën një barazim, për vetë mënyrën
sesi u zhvillua ndeshja.
- Mos vallë bëhet fjalë për ndonjë lloj krize të skuadrës suaj në këto javë të fundit?
- Jo, aspak. Unë jam i bindur se Teuta do ta gjejë forcën
për t'u rikthyer te fitoret, madje që në ndeshjen e radhës me Partizanin. Jam optimist se kthesa do të vijë shumë shpejt.
- A mendoni se diferenca me kryesuesit e bën të vështirë misionin e Teutës në këtë kampionat?
- Sigurisht, pas këtyre dy humbjeve, misioni ynë në kampionat është bërë realisht i vështirë, por jo i pamundur. Për fatin tonë të mirë, kampionati është i gjatë dhe koha e mjaftueshme për të rikuperuar gjithçka, qoftë edhe pikët e humbura.
- A e konsideroni të përshtatshme këtë ndërprerje të kampionatit?
- Natyrisht që s'është e përshtatshme. Mbase mund të justifikohej një ndërprerje më e shkurtër në kohë, por jo kaq e gjatë. Gjithsesi, kjo nuk është një çështje që më përket mua.
- Së fundi, pas dy humbjeve të fundit, a do ishte më mirë sikur Teuta ta hidhte vështrimin më mirë nga Kupa e Shqipërisë?
- Jo, nuk do të ishte e drejtë. Fitimi i kampionatit dhe zona evropiane mbeten objektiva parësore për Teutën.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Shkurt 2004 18:56
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Lika: Fatin e ndeshjes e vendosën kualitetet

Trajneri i Teutës mendon se elementët cilësorë, më të shumë te Vllaznia, u dhanë fitoren kuqebluve.

Trajneri i Teutës, Hasan Lika, është shprehur i kënaqur nga loja e të tijve në ndeshjen me Vllazninë. Sipas Likës, në krahasim me
ndeshjen me Shkumbinin, Teuta tregoi rritje cilësore në lojën e saj. "Loja jonë në trasfertën e "Loro Boriçit" ishte gjithnjë në
kërkim të barazimit. Nuk ia arritëm dot, sepse kishim sërish mungesa në formacion dhe goli i tretë i Vllaznisë vulosi gjithçka. Megjithatë, unë jam i kënaqur me prezantimin e futbollistëve të rinj, të aktivizuar në këtë ndeshje, të cilët mbushën boshllëqet që krijuan mungesat e futbollistëve titullarë," - gjykon trajneri i Teutës. Në fakt, Lika ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij në Shkodër, por është zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes që u luajt atje. "Humbja ka një emër dhe, pavarësisht nga loja e mirë, ajo na largoi më tepër nga kreu i tabelës së klasifikimit. A i kemi humbur shpresat për titullin? Absolutisht jo, sepse ecuria e këtij kampionati ka treguar se, duke korrigjuar gabimet, mund t'i ringjitësh shpejt vendet e kreut. Ne do ta synojmë sërish këtë, aq më tepër që shpresojmë të na rikthehen në formacion edhe futbollistët e dëmtuar," - shton Lika. Për sa i përket ndikimit që patën këto mungesa në ndeshjen me Vllazninë, trajneri i Teutës do të shprehej: "Mungesa e tyre u ndie mjaft, veçanërisht në drejtim të zgjidhjes së momenteve decizive të ndeshjes. Kuptohet, në të tilla raste, futbollistë të caktuar bëjnë diferencën. Në këtë drejtim, epërsia e Vllaznisë, që ka futbollistë të tillë si Martini, Sinani etj., ishte e madhe."

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Shkurt 2004 14:02
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Teuta, asgjë e re nga "fronti" i merkatos

Me përjashtim të Çukos, që përbën blerjen e vetme të Teutës në mes dy pjesëve të kampionatit, asgjë e re nuk është shënuar në "frontin" e merkatos së dimrit për këtë skuadër. Megjithatë, bisedimet dhe përpjekjet e stafit të Teutës dhe të presidentit Edmond Hasanbelliu kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë intensive. Sipas burimeve nga klubi durrsak i futbollit, bëhen gjithnjë e më të vakta shpresat për afrimin e futbollistëve të tjerë te Teuta. Kësisoj, gjithçka do t'u besohet futbollistëve aktualë të saj për arritjen e objektivave të skuadrës durrsake në këtë sezon. Pavarësisht nga dy humbjet e para të fazës së tretë, drejtuesit e futbollit durrsak shprehen optimistë për daljen nga situata dhe ngjitjen e "djemve të detit" drejt kreut. Sipas tyre, e rëndësishme është që futbollistët aktualë të kapin formën e duhur sportive dhe të japin maksimumin në fushën e lojës. Një pikë tjetër ku mbështetet optimizmi i drejtuesve të Teutës është riaftësimi i futbollistëve të dëmtuar, të cilët, falë ndërprerjes së kampionatit, mund të jenë të gatshëm për trajnerin Lika që në ndeshjen me Partizanin. Sipas trajnerit të dytë të Teutës, Stavri Nica, tashmë që është ndërprerë kampionati, stërvitja do të vijojë intensivisht, ndërkohë që së shpejti do të zhvillohet edhe një ose dy ndeshje miqësore. Kjo bëhet për t'u mbajtur e karikuar skuadra deri në ndeshjen e radhës në kampionat.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shkurt 2004 21:09
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Hasho: Maksimumin për fanellën e Teutës

Mesfushori durrsak është totalisht i angazhuar për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave të sezonit.

Një nga zbulimet e Teutës në këtë sezon futbollistik është autori i disa golave të shkëlqyer, mesfushori Hasho. Futbollisti në fjalë vazhdon të jetë një nga shpresat e skuadrës durrsake në mesfushë. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", Hasho do të komentonte ecurinë e deritanishme të Teutës, startin e keq të fazës së tretë dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës me Partizanin.
- Hasho, si e konsideroni ndeshjen e radhës në kampionat me Partizanin?
- Të vështirë, pa dyshim, ashtu si çdo ndeshje tjetër të këtij kampionati-maratonë. Përveç vështirësisë, ballafaqimi me Partizanin është edhe tepër delikat për ne. Nëse nuk u rikthehemi rezultateve pozitive, thuajse dalim jashtë luftës për titull. Mendoj se do të ishte e pafalshme për ne që të hidhnim një tjetër hap fals në "Niko Dovana", pas atij me Shkumbinin. Realisht, Partizani është një kundërshtar tepër i fortë, por pozicioni ynë në klasifikim na detyron të kërkojmë vetëm 3-pikëshin. Një fitore e mundshme ndaj të kuqve do të kishte vlera të veçanta për Teutën, veçanërisht në planin psikologjik.
- A mendoni se jeni të privilegjuar, ngaqë luani në fushën tuaj?
- Kjo mbetet për t'u parë. Nëse i referohemi këtij kampionati, shpeshherë faktori-fushë nuk ka qenë përcaktues në fatin e ndeshjeve. Një gjë e tillë u vërtetua edhe me ne në ndeshjen me Shkumbinin. Sidoqoftë, Teuta duhet ta shfrytëzojë epërsinë e të luajturit në "Niko Dovana" dhe përkrahjen e tifozëve të saj të shumtë. Përveç këtyre faktorëve, unë shpresoj që kësaj here të mos kemi dëmtime. Këto të fundit na kanë dëmtuar jashtëzakonisht në këtë kampionat.
- Ndonjë parashikim për këtë ndeshje a mund të bëni?
- Absolutisht jo, sepse do të gaboja. Deri ditën e ballafaqimit me Partizanin ka ende kohë, të cilën do të synojmë ta shfrytëzojmë në favorin tonë. Po stërvitemi fort çdo ditë, sikurse kemi planifikuar për të zhvilluar disa miqësore para sfidës zyrtare me të kuqtë. Të gjitha këto bëhen në funksion të një rezultati pozitiv me skuadrën e vendit të dytë në klasifikim.
- A e ka tronditur Teutën humbja në miqësoren me Erzenin e Shijakut?
- Jo, aspak, sepse luajtëm me shumë mungesa dhe nuk kishim qëllim kryesor rezultatin në këtë miqësore. Kuptohet, kjo humbje nuk ka kaluar pa u analizuar dhe pa nxjerrë mësimet e duhura. Unë mendoj se duhet t'i korrigjojmë sa më shpejt ato defekte që u vunë re në miqësoren me Erzenin, sepse ditët para ndeshjes me Partizanin po "fluturojnë". Veçanërisht ne, futbollistët e rinj, duhet të japim gjithçka në fushën e lojës, për ta merituar fanellën e Teutës.
- Si e shpjegoni faktin që mesfusha juaj vazhdon të çalojë?
- Unë nuk mendoj se mesfusha e Teutës po çalon. Skuadra jonë funksionon në bazë të grupit dhe të lojës kolektive. Kësisoj, qoftë për mirë, apo për keq, nuk duhet lakuar vetëm një repart.Vetëm kur funksionojnë të tri repartet si duhet, Teuta bëhet rezultative.
- A do të jetë e aftë Teuta të rivalizojë Tiranën dhe Partizanin e përforcuar për titullin kampion?
- Them se po. Jo vetëm Partizani dhe Tirana, por edhe skuadra të tjera të Grupit A1, janë në gjendje t'i nxjerrin probleme njëra-tjetrës. Këtu nuk bën përjashtim as Teuta, e cila ka treguar se çfarë di të bëjë. Rasti më i mirë për ta vërtetuar këtë është fitorja ndaj kryesueses, Tiranës, në "Qemal Stafa". Unë mendoj se lufta për titull është e hapur, prandaj do të luftojmë deri në fund.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shkurt 2004 20:25
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Besa, humbja e radhës vjen nga Teuta

Besa - Teuta 1-2
Besa: Kokuri, Demiraj, Romanishin, Ypi, Veizi, Xhihani, Abdulla, Kollçaku, Kuli, Bajaziti, Bubeqi. Tr: B. Hushi
Teuta: Shehi, Xhai, Vojo, Rada, Driza, Çuko, Larja, Toshkollari, Begeja, D. Xhafa, Berzezi. Tr: H. Lika
U aktivizuan edhe këta futbollistë: Godinja, Shima, Hasho, Osmani, Daiu dhe Ypi.

Aksioma e tifozëve kavajas që "Besa është e fortë me të fortët dhe nuk bind me më të dobëtit", u konkretizua më së miri edhe në miqësoren e djeshme të luajtur mes verdhezinjve dhe Teutës. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje tregoi supremacinë e durrsakëve në pjesën e parë, të cilët, edhe pse nuk rrezikuan shumë, arritën të shënonin me anë të një aksioni model. Toshkollari ka nxjerrë të lirë Daniel Xhafën, i cili ka shënuar në minutën e 14-të. Pas golit të miqve, edhe pse të dy ekipet u përpoqën shumë, gjithçka mbeti e pandryshuar në pjesën e parë. Pjesa e dytë ndryshoi shumë. Durrsakët, me anë të veteranit Begeja, e rritën avantazhin në 2-0, ndërsa vendësit gabuan në finalizimin e aksioneve të shumta të tyre. Sidoqoftë, aktivizimi në këtë pjesë i Ypit dhe Daiut i dha tjetër grintë dhe vlera lojës së Besës. Tashmë mbrojtja kavajase diti të vendosej më mirë në fushë dhe t'i zbrapste lehtësisht kundërsulmet e durrsakëve. Kapiteni Daiu jo vetëm e shtyu përpara ekipin e tij, por nuk mungoi të godiste edhe nga distanca. Edhe veterani Ypi, që shënoi golin e vetëm për të tijtë, arriti të krijojë hapësira për Bubeqin dhe Kulin. Nga ana e tyre, durrsakët, pas largimit të Begesë, duket sikur e humbën rrezikshmërinë në sulm. Më vonë, largimi i Xhafës dhe i Çukos e zbehën më shumë lojën e Teutës, e cila arriti ta mbronte deri në fund avantazhin 2-1. Kjo miqësore vërtet tregoi një Besë më agresive, veçanërisht në pjesën e dytë, por jo atë skuadrën për të cilën po investohet. Aksionet e saj janë tepër të lexueshme dhe pa fantazinë apo shpejtësinë e duhur. Mesfusha vazhdon të luajë bukur vetëm kur ka topin, sepse, sa për detyrat mbrojtëse, nuk bëhet fjalë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Shkurt 2004 22:24
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shehi: Partizani, provë karakteri

Portieri i Teutës jep mendimin e tij për ndeshjen e së dielës me të kuqtë kryeqytetas.

Portieri i Teutës dhe një nga pikat kyçe në formacionin durrsak, Orges Shehi, e ka konsideruar ndeshjen e radhës në kampionat me Partizanin një sprovë të vërtetë karakteri. Sipas tij, kundërshtari është vërtet i fortë, por jo i pakalueshëm.
- Shehi, çfarë objektivash ka Teuta për ndeshjen e së dielës me Partizanin në "Niko Dovana"?
- Tashmë dihen objektivat e skuadrës sonë për çdo ndeshje, pavarësisht se cili është kundërshtari. Na duhen më shumë se kurrë pikët, prandaj dhe ndaj Partizanit do të tentojmë të marrim fitoren. Jemi të vetëdijshëm se ky objektiv nuk është i lehtë për t'u arritur, por njëkohësisht nuk e konsiderojmë diçka të pamundur. Vërtet do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë dhe tepër të motivuar, si Partizani, por edhe ne kemi pretendimet tona, aq më tepër që luajmë përpara sportdashësve tanë.
- Me këto që po thoni, duket se fitorja do t'i përkasë Teutës në këtë ndeshje, apo jo?
- Nëse është fjala për rezultatin, nuk mund të bëj asnjë parashikim. Unë thashë vetëm që do të bëjmë çmos për të marrë 3 pikët, por nuk e privatizova fitoren. Me këtë dua të them se kjo ndeshje do të jetë e hapur për të dyja skuadrat.
- Sa kanë ndikuar te ju dy humbjet radhazi në fazën e tretë?
- Kjo mbetet për t'u parë në ndeshjen e së dielës, ndaj të kuqve. Unë them se periudha e ndërprerjes së kampionatit na ka shërbyer për t'i kaluar të gjitha problemet, përfshi këtu edhe ato psikologjike. Aktualisht, Teuta është e angazhuar në stërvitje dhe mjaft e tendosur për këtë sfidë të vështirë.
- A do të ketë mungesa Teuta në këtë ndeshje?
- Për këtë nuk mund të jap një përgjigje të saktë, sepse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë deri ditën e ndeshjes. Ç'është e vërteta, gjatë kësaj periudhe stërvitore kemi pasur disa futbollistë të dëmtuar, të cilët mund të riaftësohen deri të dielën.
- Keni marrë fare pak fitore ndaj Partizanit vitet e fundit. A do të ruhet "tradita" edhe kësaj here?
- Të shohim. Unë ju thashë edhe më lart se Teuta do të luftojë që ta fitojë këtë ndeshje, por më saktësisht do të flasë fusha e lojës. Zakonisht, përplasjet mes rivalësh direktë mbartin të papritura brenda tyre, prandaj nuk preferoj të bëj parashikime të asnjë lloji. Sidoqoftë, besoj se ndeshja me Partizanin do të jetë një sprovë e vërtetë karakteri për ne.
- Cila mendoni se është pika më e fortë e Partizanit, së cilës duhet t'i ruheni?
- Kjo çështje i përket trajnerit, sepse është ai që e studion lojën e kundërshtarit dhe në bazë të saj ndërton strategjinë e kundërvënies. Personalisht, jam i mendimit se nuk ka shumë rëndësi se cila është pika më e fortë e Partizanit. E rëndësishme për ne është të dalim në lojën kolektive, e cila mbetet çelësi i suksesit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Shkurt 2004 14:17
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Teuta: Vllaznimi, testi para Partizanit

"Djemtë e detit" fitojnë miqësoren para sfidës së vështirë në kampionat me të kuqtë.

Teuta, ndeshjen e kontrollit në prag të supersfidës së javës së 21-të të kampionatit kombëtar me ekipin e Partizanit, e ka zhvilluar me Vllaznimin e Gjakovës. Ekipi kosovar, i cili ka zhvilluar një varg ndeshjesh miqësore në Shqipëri, ku po kryen një minifazë përgatitore, ka zbritur në fushën e "Niko Dovanës" me formacionin e tij më të mirë. Nga ana tjetër, Teuta, edhe në këtë ndeshje miqësore ka pasur mungesa në formacionin bazë. Gjithsesi, numri i të munguarve ka qenë më i reduktuar se në ndeshjet e fundit të kampionatit. Së fundi, Teutës, pas ndeshjes miqësore të ekipit Shpresa me Malin e Zi, i është bashkuar edhe trajneri Hasan Lika, i cili po bën "meremetimet" e duhura për sfidën e së dielës me Partizanin. Ekipit durrsak vijon t'i mungojë Babamusta, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar. Përveç tij, edhe Tetova ka munguar në këtë ndeshje miqësore me Vllaznimin për arsye objektive, ndërkohë që Kotomelo është aktivizuar në pjesën e dytë. Pra, korçari i Teutës duket se e ka lënë pas operacionin që kreu në apendicit rreth 1 muaj më parë. Duhet thënë se formacioni i ndërtuar nga trajneri Lika për këtë ballafaqim me Vllaznimin, ka pasur pak ndryshime nga ndeshja e fundit zyrtare me Vllazninë. I vetmi ndryshim ishte aktivizimi në formacionin e parë i Radës, Kotes dhe Osmanit.
Ndeshja miqësore mes Teutës dhe Vllaznimit dhuroi spektakël në pjesën më të mirë të saj, sepse u karakterizua nga një lojë e hapur, me kundërsulme të rrezikshme nga të dy ekipet. Nga moria e rasteve për shënim të vendësve, vetëm Kote ka arritur të finalizojë saktësisht, duke i dhënë fitoren 1-0 Teutës. Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje miqësore, ekipi durrsak po mendon vetëm për ballafaqimin e vështirë me të kuqtë kryeqytetas. Sipas drejtuesve të "djemve të detit", ky 90-minutësh do të jetë përcaktues për ecurinë e Teutës drejt titullit kampion. I rëndësishëm është fakti që kontigjenti i futbollistëve durrsakë shprehet mjaft optimist në prag të kësaj sfide. Të dielën pritet që Teuta të zbresë në fushën e lojës me formacionin më të mirë.

FK Teuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Shkurt 2004 19:40
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Teuta, "stërkëmbësh" Partizanit pretendent.

Durrsakët mposhtin të kuqtë, në një ndeshje delikate për ta.

Teuta - Partizani 2-1
Shënues: Zëre 16', Tetova 32', Muzaka 21'(p)

Teuta
Shehi 7
Zëre 7
Kotomelo 6,5
Xhai 7
Driza 6,5
Tetova 7
Toshkollari 7
Çuko 6,5
Begeja 8
Mancaku 7 (Lorja 75')
D.Xhafa 7 (Shima 90')
Trajner: H.Lika

Partizani
Nallbani 6
Muzaka 6
Brashini 6
Alcani (Imeraj 50') 6
Ndreka (Bakaj 80') 6
Ahmataj 6,5
Beqiri 6
Rosha 6,5
D.Bylykbashi 6
Bejzade 6,5
Abilio 6
Trajner: S.Mema

Gjyqtarë: M.Allkja, V.Guranjaku (Elbasan), A.Pregja (Tiranë).
Kartonë të verdhë: Begeja, Brashini, Nallbani.

"Radiografia"
5'- Çuko depërton në zonën e rreptësisë së Partizanit, godet fort, por topi kalon larg portës së mbrojtur nga Nallbani.
8'- Muzaka gjuan nga distanca, por topi kalon vetëm pak centimetra larg shtyllës së majtë pingule të Shehit.
14'- Rosha gjuan brenda zonës së rreptësisë së Teutës, por Shehi grushton topin.
16'- Goditje dënimi për Teutën jashtë zonës së rreptësisë. Toshkollari kroson te Zëre, i cili, në një pozicion të vështirë, godet me pjesën e pasme të kokës dhe e dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Teutën.
19'- Bejzade tenton të futet në zonën e Teutës, por pengohet nga mbrojtësit durrsakë. Gjyqtari Allkja tregon pikën e 11-metërshit, duke e konsideruar frenimin e sulmuesit të Partizanit të parregullt. Ekzekuton saktë Muzaka dhe barazon rezultatin e ndeshjes. 1?1.
23'- Mancaku gjuan brenda zonës së rreptësisë së Partizanit, por topi pritet nga Nallbani.
32'- Toshkollari jep një asist për Tetovën, në brendësi të zonës së Partizanit. Mbrojtësi durrsak e kalon topin mbi portierin Nallbani, duke shënuar golin e dytë për Teutën, 2-1.
37'- Rrëmujë në zonën e portierit Shehi. Bejzade dhe Abilio nuk arrijnë ta shtyjnë topin në rrjetë.
40'- Diagonale e saktë e Mancakut për Begejën. Ky i fundit del përballë Nallbanit, por gjyqtari anësor sinjalizon për pozicion jashtë loje.
45'- Bejzade gjuan në hyrje të zonës së rreptësisë, por topi devijohet nga mbrojtësit e të kuqve.
46'- Goditje dënimi për Teutën. Ekzekuton Toshkollari, por topi që po i drejtohej kuadratit të portës së mbrojtur nga Nallbani, devijohet me kokë nga Rosha.
48'- Bejzade gjuan rrafsh me tokën, në hyrje të zonës së rreptësisë së Teutës, por topi kalon jashtë kuadratit të Shehit.
51'- Toshkollari gjuan nga distanca, por grushton Nallbani.
57'- Begeja merr një top nga thellësia e mbrojtjes së tij, shfaqet i vetëm në gjysmëfushën e Partizanit, por vrulli i ndërpritet nga portieri Nallbani, që ndëshkohet me karton të verdhë.
63'- Kros në zonën e rreptësisë së Teutës. Kërcen fuqishëm me kokë Abilio, por nuk e dërgon dot topin në rrjetë.
75'- Mancaku godet fuqishëm në hyrje të zonës së Partizanit. Begeja, vetëm 2 metra nga porta, e devijon gjuajtjen dhe topi përfundon në rrjetë, por flamuri i anësorit anulon gjithçka.
76'- Bejzade godet fuqishëm brenda zonës së rreptësisë së vendësve, por grushton Shehi.
82'- Bejzade godet në hyrje të zonës së Shehit, i cili tregohet i pasigurt. Topi për pak sa nuk përfundon në rrjetë.
85'- Abilio futet në zonën e Teutës, rrëzohet, por gjyqtari vazhdon lojën.

Komenti :
Ndeshja Teuta-Partizani është zhvilluar në një terren të shkëlqyer, në stadiumin "Niko Dovana". Pavarësisht nga shirat e shumta që kanë rënë dje, ky 90-minutësh ka dhuruar emocione dhe e ka përligjur interesimin e sportdashësve të shumtë durrsakë. Ndeshja në fjalë ka qenë totalisht e hapur, që nga minuta e parë e deri në të fundit, me raste për gola në të dyja portat. Gjithsesi, fundi u ka buzëqeshur vendësve, që kanë marrë 3 pikë mjaft të vlefshme. Teuta u tregua më e saktë në rastet që pati, ndërkohë që Partizani nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Tre gola, shumë raste, spektakël, por edhe luftë e fortë sportive, në momente të veçanta edhe nervozizëm, e kanë përshkuar këtë ballafaqim pretendentësh për titull. Fitorja e djeshme e Teutës me Partizanin i fut sërish "djemtë e detit" në vallen për titull, apo për një vend në zonën evropiane. Ashtu siç u shpreh edhe trajneri i Partizanit, Sulejman Mema, në këtë ndeshje priteshin të tri rezultatet. Nga ana tjetër, trajneri Lika e ka konsideruar fitoren me Partizanin një rikthim mes pretendentëve të Kampionatit të 65-të Kombëtar të Futbollit. Goli i bukur i Zëres e ka ngritur dukshëm moralin e Teutës, e cila ka zbritur në fushë me formacionin e saj më të mirë. Minuta e 19-të e ndeshjes, kur gjyqtari Allkja dha 11-metërsh për Partizanin, u shoqërua me protesta të durrsakëve, të cilët pretendonin të kundërtën. Goli i Muzakës u duk se do t'i jepte më shumë kurajo Partizanit, ndoshta për të kërkuar edhe golin e avantazhit. Por në të vërtetë ishte Teuta ajo që u tregua më e motivuar në fushën e lojës, duke e rrezikuar disa herë portën e Nallbanit. Edhe Partizani sulmoi shumë, por pa forcën dhe qartësinë e duhur. Fatin e kësaj ndeshjeje e përcaktoi mbrojtësi Tetova, i rikthyer në një formë të shkëlqyer pas turneut të Norçias. Mbrojtësi i "djemve të detit", pasi mori një top të saktë nga Toshkollari, para Nallbanit, e kaloi atë në rrjetën e të kuqve, duke e kaluar Teutën në epërsi.

Thanë pas ndeshjes:
Hasan Lika, trajner i Teutës
:
"Jam i gëzuar për fitoren, që na riktheu mes pretendentëve. Morëm një rezultat mjaft pozitiv përballë një ekipi të fortë, siç është Partizani. Mungesat na kanë kushtëzuar shumë në ndeshjet e tjera. Rikthimi i Kotomelos dhe i Zëres i dha forcë ekipit, ndonëse disa prej futbollistëve që kanë qenë të dëmtuar nuk janë në 100 për qind të formës së tyre. Kam pretendime rreth gjykimit, veçanërisht për penalltinë e Partizanit dhe golin e anuluar."

Sulejman Mema, trajner i Partizanit:
"Bëmë shumë gabime në mbrojtje, të cilat na ndëshkuan. Partizani meritonte më shumë në këtë ndeshje, por gjyqtari na mohoi dy penallti të pastra. Të paktën njëra mendoj se ishte krejt e pastër. Me sa duket, gjyqtari, pasi dha një penallti të merituar për ne, bëri një kompensim të padrejtë. Para ndeshjes i mendoja të tri rezultatet, duke pasur parasysh faktin që ndesheshim me një ekip si Teuta. Tani që përfundoi 90-minutëshi, e përsëris që meritonim më shumë. Reparti ynë më i dobët ishte mbrojtja."

Të veçanta:
- [/b]Në të dy golat e Teutës, merita i takon Toshkollarit, sepse ai dha pasime për golashënuesit.[/b]
- Të dy golat e Teutës u shënuan nga mbrojtësit.
- Në tribunën "VIP" të "Niko Dovanës" ka pasur edhe politikanë.
- Në tribunën e "Niko Dovanës" ndodhej edhe një nga futbollistët kyç të Teutës, që mendohej se nuk do të kthehej më tek ekipi durrsak, Khumalo.

FK Teuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shkurt 2004 22:33
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Begeja: Pas Dinamos, gjithçka për zonën evropiane

Kapiteni i Teutës analizon humbjen me blutë kryeqytetas dhe flet për objektivat e skuadrës së tij.

Kapiteni i Teutës, Gentian Begeja, një nga pikat kyçe në formacionin durrsak, e ka konsideruar të dhimbshme humbjen e pësuar në kryeqytet me Dinamon, por jofatale për synimet e skuadrës së tij. Për të, ky frenim pas dy ndeshjesh të suksesshme e ka ngadalësuar disi ritmin e Teutës, por në asnjë mënyrë nuk ia ka hequr shansin për zonën evropiane. Në një intervistë për "Sportin shqiptar", veterani i formacionit durrsak, Begeja, do të komentonte:
- Gentian, cili është çmimi i humbjes me Dinamon?
- Natyrisht, çdo ndeshje kushton 3 pikë. Në këtë kuptim, edhe çmimi i humbjes me Dinamon ishte i tillë, pra 3 pikë të humbura. Kjo humbje na dëmtoi disi moralisht, sepse ndërpremë ritmin e ndeshjeve pozitive pas rinisjes së kampionatit. Megjithatë, kemi dështuar në një "betejë" të pjesës së mbetur të kampionatit, por nuk i kemi humbur shanset për t'u përfshirë në zonën evropiane. Këtu kam parasysh kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë.
- A e meritoi Teuta këtë humbje?
- Në një garë të tillë, fituesi nuk gjykohet, kështu që na takon ta pranojmë humbjen. Megjithatë, personalisht mendoj se duhet të merrnim më shumë ndaj Dinamos. Kemi zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, por gabuam rëndë në pjesën e dytë. Nëse do ta barazonim rezultatin në rastet që na u krijuan, ju siguroj se do të kishte rrjedhë tjetër kjo ndeshje. Goli i tretë i Dinamos ishte fatal për ne, sepse i shoi përfundimisht shpresat për të marrë të paktën 1 pikë në "Selman Stërmasi".
- Sipas jush, a u ndie në skuadrën tuaj ngarkesa e dy ndeshjeve paraardhëse, që u zhvilluan brenda javës, me Partizanin dhe Lushnjën?
- Patjetër, sepse dy ndeshjet që përmendni ju ishin të vështira, veçanërisht ajo me Partizanin. Megjithatë, unë mendoj se nuk ishte ky faktori kryesor që ndikoi në humbjen me Dinamon. Më shumë se gjithçka, ndaj bluve na mungoi fati, aq i domosdoshëm në futboll. Pastaj, edhe terreni ku u luajt kjo ndeshje ishte krejtësisht i papërshtatshëm. Teuta është një skuadër që e ka të vështirë të luajë në terrene të rënduara.
- A ka më shpresa Teuta për titullin kampion?
- Është herët për ta përjashtuar një mundësi të tillë, sepse gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, them se kjo detyrë është bërë më e vështirë. Për sa i përket vendit të dytë, mendoj se është plotësisht i arritshëm. Me këtë dua të shtoj se Teuta do të luftojë deri në fund për të kapur një vend në zonën evropiane.
- Tri humbje në fazën e tretë të kampionatit, a nuk janë shumë për skuadrën tuaj për të arritur objektivin për të cilin flisni?
- Sigurisht që janë shumë. Kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë. Edhe lufta sportive po bëhet gjithnjë e më e fortë. Kësisoj, tashmë është gati e pamundur për t'i rikuperuar pikët e humbura.
- Megjithatë, i keni zhvilluar ndeshjet me kundërshtarët më të fortë. A ndiheni më të lehtësuar për ndeshjet në vijim të garës?
- Jo, sepse të gjitha ndeshjet e këtij kampionati i konsideroj të forta. Të gjitha skuadrat e Grupit A1 janë të një niveli, me ndonjë përjashtim të vogël.
- Cili do të jetë objektivi i Teutës për ndeshjen e radhës në kampionat?
- Pa dyshim, fitorja. Nuk mund të bëhet më fjalë për hapa të gabuara në fushën tonë. Kundërshtari i radhës, Elbasani, është një skuadër e mirë, prandaj do ta vlerësojmë në maksimum. Sidoqoftë, për ne, në "Niko Dovana", nuk ka rrugë tjetër, përveç fitores.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Mars 2004 17:32
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Khumalo: Më humbën dokumentet në Johanesburg

Futbollisti afrikan i Teutës shpjegon arsyet e rikthimit të vonuar në gjirin e skuadrës së tij.

Një nga pikat referuese në mesfushën e Teutës në dy fazat e para të këtij kampionati, Khumalo, mungesa e të cilit shkaktoi jo pak probleme te skuadra durrsake, është kthyer sërish në qytetin bregdetar. Sikurse është bërë e ditur, futbollisti në fjalë u është bashkuar "djemve të detit" në stërvitje që në prag të ndeshjes me Partizanin. Khumalo kishte gati 2 muaj që kishte ikur në vendin e tij dhe nuk ishte bërë i gjallë, duke lënë të kuptohej se nuk do të kthehej më në Shqipëri. Edhe stafi teknik i Teutës pothuajse i kishte humbur shpresat për rikthimin e afrikanit, ndonëse ky i fundit justifikohej përmes linjës telefonike se vonesa e tij vinte për probleme në dokumentacionin e udhëtimit. Megjithatë, mesfushori me ngjyrë i Teutës tashmë gjendet në gjirin e skuadrës së tij. Në një deklarim për "Sportin shqiptar", Khumalo ka shpjeguar edhe shkaqet e vonesës tepër të gjatë të kthimit në Durrës. "Më vjen shumë keq që nuk u ktheva dot në Durrës në kohën e duhur për të zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit me skuadrën. Kjo nuk varej nga unë, sepse kështu rrodhën ngjarjet. Vonesa e kthimit te Teuta lidhet me faktin se në aeroportin e Johanesburgut më kanë humbur dokumentet. Për këtë arsye, nuk jam lejuar të udhëtoj tranzit në drejtim të aeroportit të Rinasit. Në këto kushte u detyrova të qëndroja në Johanesburg deri në momentin që m'u bënë gati dokumentet e udhëtimit. Pas kësaj jam nisur në drejtim të Shqipërisë për t'u bashkuar në stërvitje me Teutën," - shprehet Khumalo. Pra, të paktën ky është justifikimi i Khumalos për rikthimin me vonesë te Teuta. Gjithsesi, ai është mirëpritur nga drejtuesit e skuadrës durrsake për faktin se është një mesfushor cilësor. Edhe vetë trajneri Lika është shprehur i kënaqur për rikthimin e Khumalos në skuadër, por nuk ka thënë se kur mund të jetë në fushë futbollisti në fjalë. "Rëndësi ka që Khumalo u kthye, pa për të luajtur duhet pritur ca. Ai ka krijuar boshllëqe në formën e tij sportive, pasi nuk është stërvitur disa kohë. Në ditët në vijim do të shikohet më mirë gjendja e këtij futbollisti, për të vendosur edhe për momentin e aktivizimit," - ka nënvizuar Lika.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Mars 2004 20:15
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:22 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.