BIONDIA
Ne zemren tende.
Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Jemi ne 2009...
Xhoni ishte një vogëlush i varfër 11-vjeçar. Xhoni nuk është më! Trupi i tij pa jetë, një ditë më parë është varrosur në Tepelenë
Xhoni R. sapo kishte ardhur familjarisht në Durrës. Nuk kishin aq para sa të paguanin një qira banese. Banonin përkohësisht (sa "të rregulloheshin".. ) tek shtëpia e hallës, e cila kishte migruar përpara tyre në këtë qytet.
I kishte tërhequr bukuria e bregdetit, e cila ngjall edhe shpresa, dhe, prindërit, duke luftuar për një të ardhme më të mirë për fëmijët, u joshën në këtë ëndërr të shkurtë
Xhoni jetonte me këto ëndrra, deri në momentin kur një makinë, që drejtohej nga një vajzë pa patentë, e përplasi tek luante në breg të detit. Shteti paguan zyrtarë për patentat, paguan policë për t'i kontrolluar ato, paguan prapë policë për të mbajtur rend e rregull në një zonë ku nuk lejohen makinat.
Por ja që ia morën jetën vogëlushit, në bregun e detit të ëndrrave të tij.
Policia, (po ajo polici që ka për detyrë të ruajë që në atë breg të mos shkelin goma makinash), njoftoi vdekjen e fëmijës, me një gjuhë të thatë zyrtare
"Dje, rreth orës 17.30 të pasdites, në sektorin Hekurudha Plazh, duke lëvizur në bregdet, një veturë në pronësi të shtetasit K.D., me targa DR 8161 e ka aksidentuar shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç, banues në lagjen nr.13. Është dërguar në spitalin rajonal të qytetit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndërruar jetë".
Këto thoshte komunikata e shtetit për "shtetasin Xhoni Recka, 11 vjeç" (!)
Mjekut Met Kaci, i mbushen sytë me lot kur flet. Thotë që nuk është ndjerë kurrë më parë kështu. Kujton momentet kur fëmija u soll në sallën e urgjencës së Spitalit Rajonal të Durrësit dhe mezi merrte frymë. E, ashtu në grahmat e fundit të jetës, tha një frazë, që dr. Metit dhe mjekëve të këtij spitali, ndoshta do t'u mbetet përjetë në kujtesë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim, se ne jemi të varfër...".
Kërthiu kishte mbyllur sytë paqësisht, pa akuzuar askënd, vetëm me merakun e fukarallëkut të prindërve të tij, të cilët do t'i linte edhe më të varfër tashmë.
Dr. Meti e ka të vështirë këtë rrëfim: "Po i bllokohej frymëmarrja dhe, pasi na tha atë frazën për babanë, bëri një pauzë dhe foli prapë, duke na parë në sy: "Nuk marr dot frymë...".
I vumë oksigjenin. Ka qenë një operacion që e kemi bërë me dhimbje të pashoqe. Zgjati 3 orë e gjysmë dhe u krye me profesionalizëm nga kirurgët Ilir Shani dhe Naim Mediu. Ata bënë të pamundurën, por aksidenti i kishte dëmtuar, me pasoja të pariparueshme, shpretkën dhe shkatërruar enët e mëdha të gjakut. Pas marrjes së gjakut, u duk sikur u përmirësua, por..."
Nuk rezistoi dot më shumë trupi i dobët i Xhonit. Dhe iku. Iku me kërkesën-akuzë: "Xhaxhi doktori, mos i merrni lekë babit tim...". Në Spitalin e Durrësit janë ende të shokuar.
Xhoni tashmë është varrosur në Tepelenë. Por, edhe që atje, AI AKUZON me kërkesën e tij fëmijërore.
*Autori është korrespodent i "Shekulli"-t për Durrësin.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|