Morfine
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459
|
General Electrics vs. Shqipëria, qeveria, 5 milionë lekë për studion e avokatisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme fondin shtesë prej 5 milionë lekësh, i cili do t’i kaloi studios ligjore Grimaldi & Associatti, për përfaqësimin e mbrojtjen në Gjykatën e Apelit, Romë, në çështjen gjyqësore ndërmjet General Electrics, Athena S.P.A, kundër Republikës së Shqipërisë, proces i cili është hapur pas prishjes së kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kësaj kompanie për ndërtimin e trenit elektrikë që do të lidhte Tiranën me Kavajën. Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, e cila e dënonte shtetin shqiptar me një gjobë prej 20 milionë eurosh për prishjen e kontratës, qeveria shqiptare ka vendosur ta apelojë këtë vendim, duke zgjedhur dhe një studio avokatie të mirënjohur në Itali, e cila do të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në Gjykatën e Apelit. Në vendimin e Këshillit të Ministrave bëhet e ditur se Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 5 083 755 lekësh, për detyrimin ndaj studios ligjore Grimaldi & Associatti. Ka qenë prishja e një kontrate të nënshkruar në vitin 2003 nga Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, e cila ka nisur dhe kalvarin e proceseve gjyqësore mes Shqipërisë dhe kompanisë General Electrics. Në kontratën, e cila u nënshkrua në vitin 2003, ishte parashikuar ndërtimi i një treni elektrik që do të lidhte Tiranën me Kavajën dhe kompania amerikane ishte përgjegjëse për ndërtimin e kësaj hekurudhe. Por në vitin 2005, kjo kontratë u prish nga qeveria, e cila i dha rrugë një projekti për një tjetër linjë hekurudhore mes Tiranës dhe Kavajës. Por menjëherë pas prishjes së kësaj kontrate, ka reaguar kompania amerikane, e cila i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit. Pasi mori në shqyrtim këtë çështje, gjykata vendosi të dënonte me 20 milionë euro gjobë shtetin shqiptar për prishje të njëanshme të kontratës.
http://www.standard.al/index.php/aktualitet/5311.html
Kush mban pergjegjesi politike e monetare per kete gjobe qe do i kushtoje shtrejt taks-paguesve Shqiptare, Berisha qe e prishi apo Nano qe e firmosi?
Vertet turp kur mendon qe para pak ditesh Berisha foli per kontributin e ish kryeministrit Shqiptare F. Nano.
__________________
Intiligjenca e zemres...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|