Dulcis in Fundo
.. alola?

Regjistruar: 16/03/2010
Vendbanimi:
Mesazhe: 4846
|
Mendim casti.
I urrej miresite e shtirura. Me bezdisin dashamiresite fallso. E ajo qe eshte me e habitshme eshte qe as ne komunitetet virtuale nuk ka me as nje therrime sinqeriteti.. pikerisht aty ku duhet te jesh me i pakushtezuar e me real nga cdo komunitet tjeter.
Eshte e thjeshte te flasesh per dashurine.. kollaj fare te flasesh per poezine (sikur te ishte e mundur, nuk do merreshim me pune tjeter).. eshte e lehte te flasesh per gjendje shpirterore qe askush nuk mund te kundershtoje.. nostalgji, melankoli, trishtim, ngazellim, deshperim.. Po ja qe gjithcka nga keto eshte gjithmone e regjur nga ajo ndjenja e miresise, sikur te ishte nje detyrim moral kundrejt njerezimit. Ceshtja nuk eshte te jesh apo te mos jesh i mire. Kjo i perket intimitetit dhe shpirtit te cdokujt prej nesh. Po une pyes veten, perse te perpiqesh te dukesh me cdo kusht i mire? Kujt duhet t'ia mbushesh mendjen? Sikur te duash te bindesh vetveten me cdo kusht qe ajo ane qe perpiqesh t'ua prezantosh njerezve si te tenden te behet me te vertete e jotja, pavaresisht... gjithsesi.. ne cdo rast..
E gjithe kjo eshte vetem qesharake..
P.s. te gjitha gjendjet emocionale te siperpermendura jane krejtesisht te rastesishme.
__________________
Ka dy rregulla per te arritur suksesin:
1- Te mos rrefesh kurre gjithcka di.
Modifikuar nga Dulcis in Fundo datë 28/05/2011 ora 14:38
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|