Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > E dini se.....
Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Cool

Dhuratat e Kryeministrit për vajzat e “haremit”

Në haremin e tij, Silvio Berluskoni ka pasur pikë të dobët mbi të gjitha Iris Berardin. 29-vjeçarja nga Guaratinga, Brazili duket se ka qenë vajza që është shpërblyer më mirë nga Kryeministri italian. Në 31 pjesëmarrjet e saj në rezidencën në Arkore, Porto Rotondo, Lesmo dhe në pallatin Grazioli në Romë, Iris ka marrë 12 byzylykë, dhjetë unaza, dy varëse, dy ora dhe shumë shaje që mbanin emrat e stilistëve më të mëdhenj. Për të mos folur për zarfet e fryra me para (gjithmonë në kartëmonedha 500-euroshe).

40 mijë euro para në dorë

Në apartamentin në rrugën “Olgettina”, në Milano, 2 policë, 14 janarin e kaluar, gjetën vetëm 4 mijë euro të shpërndara në 2 zarfe të ndryshme. Vajza braziliane specifikoi se i kishte marrë me rastin e vizitës së saj në Arkore, në datën 6 janar. Zarfet, sipas dëshmisë që dha, i dorëzoheshin nga një punonjëse e vilës në Arkore, pasi Berardi pak më parë i kishte kërkuar direkt një ndihmë ekonomike Kryeministrit Silvio Berluskoni. Iris, ndërkaq, ka bërë me dije se gjatë gjithë vitit 2010, nga pjesëmarrjet e saj nëpër festat me drita të kuqe, kishte marrë plot 23 500 euro. Por, nëse i shtojmë pagesën e qerasë së apartamentit në Milano dhe paratë në dorë, vajzës bukuroshe Kryeministri i ka dhënë plot 40 mijë euro. Ndërkaq, është e pamundur të gjesh vlerën e bizhuterive të gjetura në apartamentin e saj. Sigurisht që vlera e tyre kap shifrën e mijëra e mijëra eurove, duke qenë se të gjitha kanë në përbërjen e tyre gurë të çmuar si diamante, safirë, perla. Për të mos folur pastaj për bizhuteritë me ar të bardhë të prodhuara nga firmat më në zë italiane. Sigurisht që në këtë rast shifra e saktë nuk mund të vlerësohet, por ajo që mund të gjendet kollaj është donatori i tyre.

Bizhuteritë e personalizuara

Bizhuteritë shumë shpesh ishin të personalizuara, ndoshta për të kënaqur egon e Kryeministrit. Pothuajse të gjitha vajzat që shkonin në festat e tij në Arkore, të përbashkët kishin orën “ACMilan”, që Kryeministri ua dhuronte e që ato e ruanin me fanatizëm në apartamentet e tyre. Pak më ndryshe materiali i gjetur ne banesën e binjakeve napolitane, Imma dhe Eleonora de Vivo. Në shtëpinë e tyre prokurorët gjetën një numër të madh bizhuterish. Imma, mes ditëve të fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit ka marrë plot 8600 euro, ndërsa të motrës, Eleonore që mbante foton e saj ngjitur me atë të Berluskonit, iu gjet një orë “Rolex Oyster” me perla dhe më vlerë 6500 euro.

Ishin të ndryshme mënyrat se si Silvio Berluskoni shpërblente vajzat që kalonin mbrëmjet në Arkore. Njëra prej tyre, për shembull, u ka treguar shoqeve se kishte marrë prej tij një byzylyk me vlerë 2 mijë euro. Nga ana tjetër, spanjollja Aris Espinoza thotë se ka marrë një CD brenda të cilës ndodheshin katër kartëmonedha nga 500 euro. Por, jo gjithmonë vajzat kënaqeshin nga ato që Kryeministri u jepte. Në 29 shtator, Barbara Faggioli i ankohej Franceska Ciprianit: “Më dha njëlloj si vajzat e tjera, sa Ludovica dhe Elena. Më dha një byzylyk me një diamant të vogël, por unë preferoja më mirë të më jepte para”. Pastaj janë edhe apartamentet në rrugën “Olgettina 65”. Këshilltarja rajonale e tij, Minetti ishte ajo që shpesh u rregullonte vajzave apartamentet. I zhvendoste nga ndonjë më i vogël në ndonjë ndërtesë më të madhe. Shpesh apartamentet ishin shkak pakënaqësie mes vajzave. Në fund, për më besniket dhe ato që i pëlqenin më shumë, nuk mungonin as paratë në dorë apo çeqet.

Parat e fshehura nën jastëk.

Në banesën e Aris Espinozës u gjetëm vetëm disa bizhuteri, në atë të Barbara Faggioli vetëm tre zarfe “AC Milan” me tre bileta për ndeshjen Milan-Real Madrid në nëntor të vitit 2009 dhe 4500 euro. Bukuroshja tjetër, Barbara Guerra nuk kishte shumë besim tek banka dhe i kishte fshehur rreth 18 mijë euro në një jastëk ‘Luis Vuitton’. Paratë ishin të gjitha në kartëmonedha nga 50 deri në 500 euro.

“Cartier” dhe para Sorcinellit

Dihet që Berluskoni i dha dy çeqe Alessandra Sorcinellin, që kapnin shifrën e dhjetë mijë eurove secili. Por, prokurori ka zbuluar të tjera dhurata, mes të cilave: një orë ‘Cartier’, një unazë ‘Chanel’ dhe disa çeqe bankare. Në shtëpinë e Elisa Totit, me profesion modele, vetëm një orë me logon e Milanit. Vajzës rumune, Ioana Visan iu gjet një orë e vendosur në një kuti ku shkruhej: “Sa mirë që kemi Silvion”. Përveç të tjerave, një seri bizhuterish, mes të cilëve një byzylyk flori i bardhë me smeralde, diamante dhe një varëse me diamante të kuq.

Shqip.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Janar 2011 14:23
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Rihanna lezbike?

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re rihanna.jpg
Ky file është shkarkuar 54 herë.

Rihanna lezbike?

Thashethemet pushtojnë Hollywood-in




Ylli i muzikës pop Rihanna është bërë objekt i thashethemeve në lidhje me të qenit lezbike. Modelja Tajah Burton ka deklaruar në një libër të sapo shkruar prej saj se ka patur një lidhje me një femër këngëtare nga Barbados. 22 vjeçarja Rihanna ka lindur në ishujt Karaibe dhe më parë ka pranuar se e tërheqin femrat. Libri i Tajah që titullohet “Loë Down Dirty Shames” ende nuk ka dalë në treg por pjesë të tij kanë rrjedhur në internet dhe janë kthyer në objekt spekulimesh. Ajo i tha gazetës “Sun” se nuk dëshiron të bëjë publik emrin e asaj femre këngëtare me të cilën ka patur një lidhje por se e konsideronte mjaft të këndshëm si raport. “Ne kemi ngrënë sëbashku, kemi shikuar televizor dhe kemi bërë çdo gjë tjetër. Unë dëgjoja muzikën e saj bashkë me të. Muzika është jeta e saj. U desh të kishim një lidhje të fshehtë pasi ajo ishte shumë e zënë me punën e saj dhe kishte shumë gjëra për të bërë”, theksoi Tajah. Tajah nga San Diego i Kalifornisë vazhdon duke thënë se “unë do të thoja se ajo është biseksuale. Ishte vërtet shumë tërheqëse ishte e paparashikueshme dhe ishte vërtet kënaqësi. Seksi ishte diçka shumë e këndshme mes nesh por në fakt ne kishim diçka më shumë, kishim një lidhje shpirtërore. Ajo më inspironte mua dhe ne ndihmonim njëra-tjetrën”. Rihanna nuk ka komentuar këto dëshmi por në vitin 2009 ajo qe shprehur se ka një aftësi për të tërhequr të dy sekset..


Bota sot.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Janar 2011 17:24
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Testi i Coca Coles

Njehere bene nje test ne supermerkate. Klientet provonin nje shishe Coca Cola dhe nje shishe te ngjashme me marke te mbuluar. Gati te gjithe thane qe Coca Cola ishte me e mire. Raporti ishte 100:1 per Coca Colen. Ne fund u hoq marka e shishes se mbuluar.

... Ishte Coca Cola ...

Ja cfare domethene marke (anglisht brand).

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2011 12:51
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Teorema e Famshme e Pitagores mund te kete ekzistuar dhe para 1000 vjet se te linde Pitagora pra 1590 para lindjes se krishtit. Jane zbuluar fakte nga studiues te njohur.

Pra kjo merite ju perket Babilonasve dhe jo Pitagores grek

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Prill 2011 13:34
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Lightbulb

Bye, Bye llampa Tradicionale!

Dje, me 1. Shator 2011 ndalohet me ligj prodhimi i Llampes tradicionale me fuqi 60 wat.
Ligj i cili u vendos nga Parlamenti Europian i cili detyronte shtetet e EU-se (BE-se) ndalimin e prodhimit.

Vitin e kaluar u ndalua prosdimi i llampes 100 wat

Dyqanet lejohen te shesin akoma ato qe kane ne gjendje neper magazina.

http://i47.servimg.com/u/f47/14/57/03/78/haloge10.jpg


Keto po zevendesohen nga llampat me "Energji te kursyeshme" si dhe llampat LED (foto poshte).


http://i47.servimg.com/u/f47/14/57/03/78/kompak10.jpg

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shtator 2011 07:18
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Më thuaj muajin e lindjes, të them çfarë pune do të bësh



Me këtë studim është marr “Zyra qendrore e statistikave”, me seli në Britanin e Madhe. Kjo zyrë ka analizuar muajit e lindjes së personave që bëjnë 19 profesione të ndryshme dhe ka arritur në një kombinim shumë të çuditshëm “Muaj- Punë”.


Janar

Për qindja më e madhe e të lindurve në këtë muaj punojnë si mjekë, gjenerik dhe agjent taksash.

Shkurt

Pjesa më e madhe e të lindurve në këtë muaj punojnë si artistë, policë trafiku dhe më pak janë fizikan.

Mars

Për qindja më e madhe e të lindurve në këtë muaj janë pilot dhe muzikant.

Prill

Ky muaj është konsideruar nga statistikat si muaji që duhet fshirë sepse në këtë muaj kanë lindur më shumë gangster dhe njerëz me nivel inteligjence shumë të ulët.

Maj

Është muaji në të cilin kanë lindur më pak lojtar futbolli dhe më shumë politikanë.

Qershor

Është muaji ideal për lindjen e administratorëve dhe çmimeve Nobel.

Korrik

Në këtë muaj pjesa më e madhe e të lindurve janë murator, zanatçi dhe artist.

Gusht

Në këtë muaj kanë lindur pjesa më e madhe Presidentëve.

Shtator

Në këtë muaj kanë lindur futbollistët e paguar më shuam dhe akademikët me fam botërore.

Tetor

Të lindur në muajin tetor janë ata që jetojnë më gjatë se gjithë të tjerët.

Nëntor

Mundësi shumë të mëdha që të lindurit në këtë muaj të bëhen vrasës seria dhe skizofrenë.

Dhjetor

Është muaji i lindjes së profetëve dhe dentistëve.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Shtator 2011 22:19
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

po ata qe se din exaktesisht ca mujai ka lindur si i behet hahahah rasti im psh

gjithe deri para pak vitesh mendoja e festoja ditelindjen dhe ne te gjitha registrat kisha lindur ne korrik

kur papritur nje chekim me shume per dicka personale te rendesishme e mora vesh qe kisha lindur ne qershor

kur i pys prinderit kur kam lindur qershor apo korrik ato skan ide me ,rendesi ka qe ke lindur me thon ca te duhet te dish kur hahahahahha
me nje fjale sjam ne gjendje te marr vesh te verteten ,e spo di te saktesoj muajin tim

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Shtator 2011 22:48
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Qe thu ti dylan une kam lindur ne mars, shoket me thonin do behesh mesues, kjo zyra thote muzikant e qesh me vete se me kujtohet mesuesja e muzikes qe me nxirrte nga klasa kur kishim kenge.
Kurse kjo puna e piltotit eshte me fluturu ne ajer dhe une kam qene dhe jam aerofob, pavarsisht se shpeshhere jam i detyruar te hypi ne avion, si pasagjer.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Shtator 2011 22:56
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Qe thu ti dylan une kam lindur ne mars, shoket me thonin do behesh mesues, kjo zyra thote muzikant e qesh me vete se me kujtohet mesuesja e muzikes qe me nxirrte nga klasa kur kishim kenge.
Kurse kjo puna e piltotit eshte me fluturu ne ajer dhe une kam qene dhe jam aerofob, pavarsisht se shpeshhere jam i detyruar te hypi ne avion, si pasagjer.



une jam midis muajti qershor korrik e po mundohem te gjej cila me pershtatet po si bie ne te hahahahhaah

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2011 06:19
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha dylan


une jam midis muajti qershor korrik e po mundohem te gjej cila me pershtatet po si bie ne te hahahahhaah

do is hte in teresante po tij epnin çmimi nnobel ndon je zant eciu e para ti.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2011 23:33
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 25 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > E dini se.....

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.