Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin
Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
F_xhunior
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Robert, i nderuar, ke degjuar per me te famshin filozofin Anthony Flew? Ja se c'thote ai dhe disa te tjere ne lidhje me ateizmin. Lexo.

Flew i paraqiti arsyet shkencore themelore për këtë ndryshim në besimin e tij me këto terma:

“Hulumtimi i ADN-së nga ana e biologëve ka shfaqur, me kompleksitetin e pabesueshëm të rregullimeve që nevojiten për krijimin e jetës, se këtu është e pranishme inteligjenca”.

“Është bërë shumë e vështirë madje edhe të mendohet për konstruktimin e një teorie natyrore të evolucionit për organizmin e parë riprodhues”.

“Më është mbushur mendja se është thjesht e pamundur që materia e parë e gjallë evoluoi nga materia e vdekur dhe pastaj u zhvillua në krijesë jashtëzakonisht të komplikuar”.

-Hulumtimet e ADN-së, që Flew i citon si shkak themelor i ndërrimit të opinionit të tij, në të vërtetë kanë zbuluar fakte të mrekullueshme rreth krijimit. Forma spirale e molekulës së ADN-së, posedimi nga ana e saj e koditi gjenetik, fijet nukleotide që hedhin poshtë shansin e verbër, depoja me sasi enciklopedike informatash dhe shumë zbulime të tjera mahnitëse kanë nxjerr në shesh se struktura dhe funksionimi i kësaj molekule është rregulluar me dizajn special. Komentet nga shkencëtarët që janë marrë me studimin e ADN-së e dëshmojnë këtë fakt.

-Francis Crick, për shembull, njëri nga shkencëtarët që zbuloi formën spirale të ADN-së, e pranon se origjina e jetës është treguese e një mrekullie:

“Njeriu i sinqertë, i armatosur me të gjitha dituritë të mundshme sot, mund të konstatojë se për momentin origjina e jetës shfaqet si një mrekulli, sepse të shumta janë rrethanat që duhet të plotësohen që jeta të fillonte”.

-Duke u bazuar në llogaritjet e tij, Led Adleman i Universiteti Southern California në Los Anxheles, ka konstatuar se një gram (1 gr.) ADN mund të depozitojë po aq informata sa një trilion kompakt disqe. Gene Mayers, shkencëtar i punësuar në projektin “Gjenotipi Njerëzor”, ka thënë fjalët e mëposhtme pas rregullit të mrekullueshëm që ai pa me sytë e tij:

“Ajo që me të vërtetë më mahnit është arkitektura e jetës...Sistemi është jashtëzakonisht kompleks. Si të është dizajnuar....Prapa saj qëndron një inteligjencë e pamatshme”.

-Fakti më i mahnitshem rreth ADN-së është ekzistenca e informacioneve gjenetike të koduara nuk mund të shpjegohet me anë të materies dhe energjisë ose me anë të rregullave të natyrës.

Dr. Werner Gitt, profesor në Institutin Federal Gjerman të Fizikës dhe Teknologjisë, është shprehur kështu për këtë subjekt:

“Sistemi i kodeve është gjithmonë rezultat i procesit intelektual...Duhet theksuar se rastësia ësthë e paaftë të krijojë ndonjë kod. Të gjitha përvojat tregojnë se nevojitet një qenie që mendon dhe që e shpreh vullnetarisht vullnetin e lirë, njohurinë dhe kreativitetin e vet. Nuk ekziston ndonjë ligj i njohur i natyrës nëpërmjet së cilës materia mund të sjellë informacion, e poashtu nuk ekziston ndonjë proces fizik ose fenomen material që mund të bëjë këtë”.

-Shkencëtarët dhe filozofët, duke u mbështetur nga këto zbulime, luajtën rolin kryesor në pranimin e dizajnit inteligjent nga Flew. Kohët e fundit Flew mori pjesë në debate me shkencëtarë dhe filozofë që ishin ithtarë të krijimit dhe shkëmbeu ide me ta.

Pika e kthesës në atë proces ishte diskutimi i organizuar nga Instituti për Hulumtimet Metashkencore i mbajtur në Maj 2003 në Teksas. Flew ishte bashkëpjesëmarrës së bashku me autorin Roy Abraham Varghese, me fizikantin nga Izraeli dhe biologun molekular Gerald Schroeder dhe me filozofin katolik John Haldane. Flew ishte i impresionuar nga pesha e fakteve shkencore në favor të krijimit dhe nga natyra bindëse e argumenteve të kundërshtarëve të tij dhe e lëshoi ateizmin si ide në periudhën që pasoi atë diskutim. Në letrën që ai shkroi për edicionin gusht-shtator të revistës angleze “Philosophy Now”, ai rekomandoi librin e Schroederit “Fytyra e fshehur e Zotit: Shkenca zbulon të vërtetën e fundit” dhe librin e Vargheses “Bota e Mrekullueshme” (The Wonderfull World).

-Gjatë një interviste me profesorin e filozofisë dhe të teologjisë Gary R. Habermas, i cili gjithashtu luajti një rol të madh në ndryshimin e ideve të tij, si dhe në videon “A e ka zbuluar shkenca Zotin?”, ai haptazi deklaroi se beson në “dizajnin inteligjent”.


“INTELIGJENCA QË KA PUSHTUAR UNIVERSIN” DHE DËSHTIMI I ATEIZMIT

-Në dritën e zhvillimeve shkencore të dhëna më lart, pranimi i dizajnit inteligjent nga Anthony Flew, i famshëm për mbrojtjen e ateizmit për shumë vjet, reflekton skenën e fundit në procesin e dështimit që po pëson ateizmi. Shkenca moderne ka dëshmuar ekzistencën e “inteligjencës që pushton gjithë universin”, duke e lënë ateizmin jashtë ekuacionit.

Në librin e tij “Fytyra e fshehur e Zotit” (Hiden face of God), shkencëtari Gerald Shroeder shkruan:

“Një vetëdije e veçantë, një mençuri universale, e pushton universin. Zbulimet e shkencës, ato që hulumtojnë natyrën kuantike të lëndës nënatomike, na kanë sjellë deri në zbulimin befasues: E gjithë ekzistenca është pasqyrim i kësaj mençurie. Në laborator ne e përjetuam atë si informacion që së pari u artikulua fizikisht si energji dhe pastaj u kondensua në formën e materies. Çdo grimcë, çdo krijesë, nga atomi deri te njeriu, paraqet një shkallë të informatës, të mençurisë”.

-Hulumtimet shkencore në funksionimin e qelizës dhe në të dhënat nënatomike të materies e kanë zbuluar këtë fakt në mënyrë të qartë: Jeta dhe universi janë sjellë në ekzistencë nga asgjëja, nga dëshira e Qenies së pajisur me intelekt superior dhe urtësi. Nuk ka dyshim se pronari i kësaj diturie dhe intelekti që mbush universin në të gjitha shkallët e tij është Allahu Fuqiplotë.

Allahu e tregon këtë të vërtetë në Kur’an: “Të Allahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe ngado që të ktheheni, aty është fytyra e Allahut. Vërtetë, Allahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.” (Kur’an, Bekare 115).

I nderuar, keta s'jane dijetare myslimane, por filozofe dhe shkenctare.

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Prill 2012 22:51
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të F_xhunior Kliko këtu për të kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto F_xhunior në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Keto jane copy-paste nga faqe me propagande fetare. Dallohet qe nga perdorimi i germave te kujdesshme shqiptare. Nese do i vinim nje emer do quhej papagallizem ose klonim idesh.

Tipikisht besimtaret kerkojne te konfirmojne idete e tyre, prandaj vizitojne faqe dhe lexojne shkrime qe konsolidojme bindjet. Si puna e Raimondit qe ka zbuluar se Enciklopedia britanike ka folur mire per Enverin dhe nuk e heq nga goja.

Po bej dhe une nje citim meqe jemi ne vale citimesh:
"Shkaktari i problemeve ne boten moderne eshte se budallenjte jane teper te sigurte kurse inteligjentet nuk jane shume te bindur".

Bertrand Russell

Modifikuar nga Fajtori datë 16/04/2012 ora 04:10

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2012 03:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Keto jane copy-paste nga faqe me propagande fetare. Dallohet qe nga perdorimi i germave te kujdesshme shqiptare. Nese do i vinim nje emer do quhej papagallizem ose klonim idesh.

Tipikisht besimtaret kerkojne te konfirmojne idete e tyre, prandaj vizitojne faqe dhe lexojne shkrime qe konsolidojme bindjet. Si puna e Raimondit qe ka zbuluar se Enciklopedia britanike ka folur mire per Enverin dhe nuk e heq nga goja.

Po bej dhe une nje citim meqe jemi ne vale citimesh:
"Shkaktari i problemeve ne boten moderne eshte se budallenjte jane teper te sigurte kurse inteligjentet nuk jane shume te bindur".

Bertrand Russell



Sigurisht qe jane kopje, por ti sjell fakte qe s'jane te verteta.

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2012 11:58
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të F_xhunior Kliko këtu për të kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto F_xhunior në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior


Sigurisht qe jane kopje, por ti sjell fakte qe s'jane te verteta.





Ah,kur lu edhe ti rolin e budallait po ku ka fakte ore, vetem shkrime ka. Na myten testamentet gjithandej pa fakte une dua foto,jo fjale, si i behet junior?

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2012 12:07
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Keto jane copy-paste nga faqe me propagande fetare. Dallohet qe nga perdorimi i germave te kujdesshme shqiptare. Nese do i vinim nje emer do quhej papagallizem ose klonim idesh.

Tipikisht besimtaret kerkojne te konfirmojne idete e tyre, prandaj vizitojne faqe dhe lexojne shkrime qe konsolidojme bindjet. Si puna e Raimondit qe ka zbuluar se Enciklopedia britanike ka folur mire per Enverin dhe nuk e heq nga goja.

Po bej dhe une nje citim meqe jemi ne vale citimesh:
"Shkaktari i problemeve ne boten moderne eshte se budallenjte jane teper te sigurte kurse inteligjentet nuk jane shume te bindur".

Bertrand Russell

ne ket rast raimondi ka te drejt se enciklobedia britanike nuk eshte biast, cfar agjende ka te shkruaj pozitivisht per everin?
Ne krahasim me besimtaret qe ti i ke thene taman.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2012 13:38
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kurt Kliko këtu për të kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kurt Shto kurt në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kurt në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha F_xhunior


Sigurisht qe jane kopje, por ti sjell fakte qe s'jane te verteta.



Nga anet e mia faktet shprehen me analiza, jo me deklarata. Mos kujto se nuk dua te besoj. Kam pyetur nje profesor para ca vjetesh a ka ndonje analize te shikoje sa mutacione gjenetike ndodhin mesatarisht dhe nese ky numer spjegon ndryshimet e specieve dhe lindjen e specieve te reja. Profesori u pergjigj qe mjafton, po analize nuk me tregoi. Nuk eshte analize e kollajte se duhet te dish sa kafshe kane jetuar nga cdo specie ne e kaluaren. Mund te jete e pamundur. Madje edhe ajo analize nuk jep pergjigje perfundimtare, sepse nje numer te ndryshosh ndryshon rezultati.

Kjo eshte analiza. Profesoret e mrekulluar nga gjenetika jane pjese e emocioneve njerezore dhe nuk ndryshojne nga profesoret e mesjetes qe besonin token si bakllava.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2012 19:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

E hengre dhe ti fajtor. Diskutim te mbare me muret tani.

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2012 19:47
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
F_xhunior
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 15/02/2012
Vendbanimi: Skandinavia
Mesazhe: 523

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Nga anet e mia faktet shprehen me analiza, jo me deklarata. Mos kujto se nuk dua te besoj. Kam pyetur nje profesor para ca vjetesh a ka ndonje analize te shikoje sa mutacione gjenetike ndodhin mesatarisht dhe nese ky numer spjegon ndryshimet e specieve dhe lindjen e specieve te reja. Profesori u pergjigj qe mjafton, po analize nuk me tregoi. Nuk eshte analize e kollajte se duhet te dish sa kafshe kane jetuar nga cdo specie ne e kaluaren. Mund te jete e pamundur. Madje edhe ajo analize nuk jep pergjigje perfundimtare, sepse nje numer te ndryshosh ndryshon rezultati.

Kjo eshte analiza. Profesoret e mrekulluar nga gjenetika jane pjese e emocioneve njerezore dhe nuk ndryshojne nga profesoret e mesjetes qe besonin token si bakllava.



Po tallesh? Hidhi nje sy ketij filmi... http://www.youtube.com/watch?v=QbZLlr15nFU pastaj tregome per profesoret e mesjetes...

_____________

raid

Pikerisht truri yt eshte i bykosur!

__________________
Dashurohem ndersa tjetra lendohet dhe vuan.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Prill 2012 20:31
F_xhunior nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të F_xhunior Kliko këtu për të kontaktuar me F_xhunior (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: F_xhunior Shto F_xhunior në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto F_xhunior në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 374035_297261496974053_100000706156025_990891_655043963_n.jpg
Ky file është shkarkuar 5 herë.

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




une dua foto,jo fjale,



ne Kur`an para 1400 viteve ka zbritur varg ku Allahu thote se une kam bere qe dy detra te mos perzihen sic shihet edhe ne foto ne kete shekull..dicka te paqarte ????
“Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë.” (Er-Rahman:19-20) ( KUR'AN ) .

“Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” (Fusilet: 53)


p.s. tanime i paramendoj kunderargumente qe mund te jene lidhur me kete postim...

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga Straniero datë 19/04/2012 ora 02:48

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Prill 2012 02:32
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 250236_152673024800749_100001741571803_322031_1699414_n.jpg
Ky file është shkarkuar 5 herë.

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia




une dua foto,jo fjale,



faqe 1...vazhdim i asaj me larte edhe pak sqarim

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Prill 2012 02:35
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.