robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Graviteti –kjo forcë universale!
Edhe vetëm këmbimi i fjalës „forcë“ –nga kohë e Galileit dhe Njutonit– me fjalën „energji“ në shekujt pasardhës, na nxit qysh në fillim të dyshojmë në modelin „statik“ të TPR së Ajshtajnit, i cili e identifikon këtë forcë me peshën që zenë trupat materialë në Hapsirën e përkulur të Kozmosit, një teori kjo që –në shpjegimet e saja të pakta– nuk thotë asnjë fjalë për vetë përbërjen materiale të kësaj Hapsire, biles nuk e konsideron as si një njësi të caktuar fizikale, apo si një madhësi fizike të caktuar, në formulat e saj matematikore! Mbi të gjitha, kjo teori (TPR) e Ajnshtajnit ka nisur sot të identifikohet sërish me forcën tërheqëse të trupave, pra me gravitetin Njutonian, duke e paraqitur përkuljen e Hapsirës jo sipas modelit fëminor të shkencëtarit gjerman, si përkulje në një anë të kësaj Hapsire dy-dimensionale prej masës/ peshës së trupave, por duke e paraqitur këtë përkulje si një përthithje të kësaj Hapsire nga qendra e çdo trupi, një model ky që nuk ka asnjë ndryshim nga modeli i gravitetit të Njutonit, asnjë ndryshim nga Hapsira tre-dimensionale, që mëson çdo nxënës shkolle në botë. Ky afrim i pandershëm dhe sharlatan që po i bëhet sot TPR së Ajnshtajnit me gravitetin e Njutonit, na detyron edhe më shumë ta lemë mënjanë TPR “e thjeshtë” dhe ta vazhdojmë fillin e studimit të gravitetit aty ku e ka lënë shkencëtari anglez. Për këtë neve na ndihmon këndvështrimi dialektik, i cili përmbledh jo vetëm këndvështrimin tonë të momentit dhe të vendit të caktuar, por edhe atë gjithë-kohor, shumë-pozicional dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Kështu ne marrim në vrojtimet dhe hipotezat tona edhe konceptin e një fillimi (lindje) të materies, qoftë kjo e kuptuar dialektikisht edhe si transformim nga një gjëndje në një tjetër, duke u përpjekur të dallojmë atë materie apo kategori filozofike të pandryshuar, ose edhe më pak të ndryshuar, kështu ta kuptojmë edhe konceptin e vdekjes (fundit) si një transformim të caktuar, -dije kjo e ardhur qysh nga antikiteti grek.
Ajo që ne kemi dalluar si të përjetshme e të gjithkudogjindur është polariteti, i cili na prezantohet në dy gjëndje të ndryshme, të cilat shoqërojnë bashkërisht njëra-tjetrën, të cilat ne i quajmë sot plus dhe minus, e të cilat dallohen nga ne njerëzit akoma më qartë në 1. elementët ferrorë, 2. gjatë lëvizjes dhe fërkimit të trupave, 3. temperaturave të ndryshme. Ky polaritet duket se shoqëron Materien/ Energjinë/ Universin/ Natyrën përjetësisht gjatë gjithë evolucionit të tij/saj, duke na dhënë të kuptojmë se dualiteti/ polariteti (afër-)simetrik janë baza e Natyrës dhe forcave të saj, dhe jo singulariteti ajnshtajnian. Ky polaritet na shfaqet jo vetëm në trupa me forma gjeometrike të njëjta, si planetët dhe yjet e rrombullakët, jo vetëm në trupa me forma të ndryshme gjeometrike, si kafshët dhe njeriu, siç besoj edhe në bimësi, por ky polaritet na prezantohet kështu –siç e shohim– edhe në zhvillime të ndryshme materie/ trupash, në evolime me ligjësi nga më të ndryshmet. Pra, ky polaritet shoqëron edhe sistemin tonë diellor, tokën tonë, qëniet tona jetësore, gjithshka.
Ky bashkveprim polarizues i përjetshëm i trupave, i njohur në vija të përgjithshme gjatë shekujve të kaluar, i kërkuar nga studjuesit dhe shkencëtarët për tu njohur më detajërisht, nuk na është zbuluar tërësisht deri më sot, kjo edhe për shkak të devijimit të shkencave natyrore në drejtime të kamuflluara teollogjike, ku më të dalluarat dhe më të mbështeturat janë teoritë e relativitetit Ajnshtajnian, Big-Bangu Lemertian, teoria e multiverseve, ajo e stringeve, etj., të gjitha këto duke e devijuar punën shkencore për zbulimin e mëtejshëm të ligjeve dhe evolucionit natyror. Ky bashkveprim i trupave me ndryshim polesh më ka tërhequr mua gjatë gjithë jetës vëmëndjen, jo vetëm thjesht nga kureshtja dhe mahnitja ndaj forcave të panjohura tërësisht të Natyrës, por edhe se qysh në fëmijëri kam qenë i lidhur me të mirat dhe të këqijat e natyrës. Një nga këto ka qenë përshkëndezja gazmore dhe përleshja e hidhur me valët e përjetshme të detit, të cilat ishin të parat që më nxitën qysh fëmijë të vrisja mëndjen, nga se ato shkaktoheshin. Duke u rritur dhe mësuar më shumë, kështu duke kërkuar ato lidhje fenomenesh të Natyrës, që zhvillohen përjetsisht nën kategorinë filozofike shkak-pasojë-shak-pasojë-shkak-…, dallova dhe arrita në konkluzionin, se forca të brendëshme të Tokës Mëmë shkaktonin jo vetëm valët e detit, por edhe çdo ngritje të sipërfaqes së tokës, përfshi këtu edhe malet dhe vargmalet. Kjo idè, ky fenomen, jo se nuk ishin të njohur edhe më parë, por kjo idè ishte më shumë latente, pra e paqartësuar detajërisht, ky fenomen trajtohej metafizikisht, duke parë vetëm forcën/materien e fundit shkaktare të formimit të kësaj sipërfaqeje të tokës, e pikërisht vetëm lëvizjen e llavës/ magmës së zjarrtë nën-tokë, nën koren e tokës, nën platetë e lëvizshme tektonike, herë gjashtë ose shtatë këto, e herë 12 apo 11 plate (pllaka) këto, duke iu përmbajtur kështu numrave simbolikë fetarë. Kështu, duke mos shpjeguar format e ndryshme të maleve dhe gjithë sipërfaqes së tokës, as edhe vetë ndarjen dhe lëvizjen e plateve kontinentale (tektonike). Ndaj gjithë kjo dije donte vetëm atë këndvështrim dialektik, të cilin jam përpjekur ta sintetizoj fillimisht në sytë dhe mëndjen time, duke mbledhur sa më shumë prova vrojtuese empirike, (se aq e kisha mundësinë e studimit tim autodidakt), e pastaj ta hidhja në shkrimet e mia, duke dhënë në këtë drejtim dy libra dhe disa filmime në youtube, (shiko materialet bashkëngjitse të këtij shkrimi).
Në vrojtimet e mia empirike të sipërfaqes së tokës në Shqipëri, si dhe në vrojtimet e hartave të ndryshme të sipërfaqes së planetit tonë, unë dallova këtu e mbi 30 vjet më parë gjurmët e bashkveprimit kryesor Tokë-Diell, (çfarë mësonim edhe në shkollë), po ashtu dallova –çfarë është edhe më e rëndësishme– edhe evolimin e gjithë kësaj materie tokësore, në kohëra prej miliarda e miliarda vjetësh. Duke patur një jetë, një statuquo që nuk më lejonte ti përkushtohesha shkrimeve shkencore, por sigurimit të mjeteve më të nevojshme të jetës më parë, duke parë gjithashtu që mendimi im shkencor ishte mjaft më i përparuar nga ai aktual botëror, si në ligjësitë e Natyrës ashtu dhe në kuptimin filozofik të funksionimit të kësaj Natyre, unë vazhdova për dekada të tëra pa i zbrazur këto idè dhe mendime shkencore. Vetëm kur po dalloja nëpërmjet disa emisioneve shkencorë televizivë dhe disa artikujve shkencorë të librave dhe internetit, se studimet e shkencarve po i afroheshin atyre ideve, tezave, hipotezave, vrojtimeve të mia, atëhere unë nisa të shkruaj në këtë drejtim; kështu duke nxjerrë –mes 15 librave të botuar nga 2005-a e deri në 2015-ën– dy libra të posaçëm mbi ligjet e Natyrës. I pari në 2007-ën, „Teoria e relativitetit në kohë dhe hapsirë –disa sqarime, keqkuptime dhe përmisime në të kuptuarit e saj“, ku me shëmbuj hipotetikë unë tregoj se teoria ajnshtajniane e bashkimit të kohës dhe hapsirës është e keqkuptuar dhe trajtuar mjaft gabimisht, biles edhe nga vetë Ajnshtajni më vonë, ku unë tregoj me anë të ashtuquajturës arysye e shëndoshë se si ne mund të shpjegojmë të gjitha fenomenet e trupave materialë deri tek shpejtësia maksimale/ absolute/ konstante në Hapsirë, ajo e dritës (siç edhe pranohet), duke arritur kështu në kuptimin relativist dhe jo-absolut të c², pasi kjo shpejtësi arrin në të vërtetë absolutisht jo më shumë se c; ku unë tregoj se ekuacionet e Maksuellit, (të pangara këto nga Ajnshtajni), fillojnë drejtësisht-padrejtësisht nga zero (0) për një sistem të caktuar referimi, dhe po kështu për çdo sistem tjetër referimi, çfarë d.t.th. në fund të fundit se –edhe në rast unifikimi dhe sinkronizimi të njësive matëse të kohës dhe të hapsirës për shumë sisteme referimi– neve nuk duhet të bëjmë gabimin banal të fillimit nga zero (0) të matjes tek sejcili sistem, kur këto sisteme kanë shpejtësi të ndryshme nga njëri-tjetri, si dhe në lidhje me sistemin sinkronizator të tyre, sepse në këtë rast neve kemi filluar padrejtësisht nga zero matjen tek shumë prej këtyre sistemeve; ku unë tregoj se kjo konstante e shpejtësisë së dritës do të na japi detyrimisht mos-interferencë të dritës në çfardo lloj eksperimenti, si ato të Majkelson-Morlit, (ndërsa në disa lloj eksperimentesh të tjera, që kam folur pak deri më tani e që kanë të bëjnë me lëvizjen rrotulluese të burimit të dritës, ne përfitojmë interferencë); ku unë tregoj se principi i relativitetit mbetet po ai që ka qenë para Ajnshtajnit.
Në librin e dytë mbi Natyrën, „Kuptimi metafizik dhe dialektik i lëvizjes“, 2015, dhe i fundit ndër të gjithë librat e mi deri tani, unë shpjegoj më detajërisht këtë lëvizje dhe evolim të materies, kështu duke shpjeguar edhe pse kjo sipërfaqe e tokës na prezantohet –deri diku– si një simetri e caktuar amplitudash ulje-ngritjesh të kësaj sipërfaqeje, ashtu dhe –më shumë– një asimetri e caktuar, pra me ndryshueshmëri në amplitudat e ulje-ngritjeve të kësaj sipërfaqeje tokësore. Kështu kam shpjeguar se si lëvizja e përjetshme e poleve të materieve të ndryshme, -lëvizje kjo që nga këndvështrime të ndryshme mund të na duket si drejtvizore-, por që në fakt është vetëm rrethore, (më saktë: pak ovale dhe jo dy-dimensionale, por me shmangie nga plani dy-dimensional, pra tre dimensionale, për t’na dhënë një sistem të hapur të lëvizjes së materies/ natyrës), kjo lëvizje e poleve ka shkaktuar asimetrinë e sipërfaqe-s/-ve të tokës. Dhe kam sjellë disa shembuj të relievit shqiptar, por edhe atij botëror, si, qysh, pse janë formuar ashtu dhe në ç’drejtime shkon në të ardhmen ky polaritet dhe ndikimi i tij në trupat materialë, përfshi këtu edhe sipërfaqen e tokës, këtë gjurmë-mbajtëse të forcave bashkvepruese në Hapsirë/ Natyrë, prej miliarda e miliarda vjetësh. (Librat e mi janë në shqip dhe të papërkthyer.)
Ky bashkveprim polesh i ruajtur në gjithë evolucionin e pafundëm të materies, me fillime qysh nga grimcat dhe atomet “e parë”, e i ruajtur tek trupat deri në gjëndjen e sotme, i ruajtur në vetvete si dy-polësh, ndërsa në raport me një trup tjetër bashkveprues sejcili trup reagon/ bashkvepron si një pol i caktuar, kjo nga shkaku se tek sejcili trup njëri pol është përherë më dominues nga poli tjetër, e gjithë kjo bën që sejcili trup të tërheqë e të tërhiqet nga trupi me pol të kundërt, të përthithë në rrugën e tij lëvizëse materie të “vdekur”, (siç përthithim ne njerëzit, kafshët, bimët mbetjet diellore), kështu të lindë materie të re, gjë që Toka jonë e bën prej miliarda e miliarda vjetësh, qysh në fillime të saj, panvarsisht nëse kjo ka qenë e zjarrtë ose mjegullnajë, apo e të dyja gjëndjeve gjatë atyre fillimeve/ transformimeve të saja të pareshtura. Në qendër të çdo trupi gjindet forca më e hershme tërheqëse, e cila fuqizohet me zmadhimin e trupit; kështu edhe me tokën tonë, në qendër të saj gjindet ky gaz i zjarrtë me temperaturë shumë të lartë, me shpejtësi të madhe rrotulluese, parametra këto të cilët –llogjikisht, siç e kemi mësuar edhe në shkollë fillore– zvoglohen me largimin nga qendra e Tokës, duke na dhënë atë që ne e quajmë magmë, e deri dhe koren e saj. Ky bashkveprim i shkaktuar nga ekzistenca e poleve dhe gjithë rrjedhoja/ pasoja e tërheqjes së materies së mësipërme, shkakton/ krijon atë të cilën ne e quajmë gravitacion. Relievi i ndryshëm sipërfaqsor në sejcilin trup (në ftofje të tij) na tregon ne bashkveprimet e dikurshme e të mëtejshme të trupave, pra dhe poleve, dhe vetë lëvizjen e mëtejshme e të pafundme të këtyre trupave, pra dhe poleve, lëvizje kjo gjithmonë rrotulluese (mos harroni dualizmin), por që nga pikëvështrime të ndryshme (si ky i joni tokësor) duken drejtvizore. Këto gjurmë mbi Tokën tonë na tregojnë jo vetëm thjesht lëvizjen e përhershme/ përjetshme të poleve, jo vetë fuqinë e madhe të këtij bashkveprimi trupash në Hapsirë, por na tregojnë edhe një herë domethënien e madhe të këndvështrimit dialektik, i cili na çon në fillimet/ transformimet e hershme të Hapsirës/ Materies/ Energjisë, ku ne nuk dallojmë dot kategoritë e ndryshme metafizike, si bie fjala Materie, Energji, Lëvizje, Qetësi, etj., por i identifikojmë këto me njëra-tjetrën, si p.sh. interferencën me difraksionin, pra përplasjen dhe përzierjen e valëve me përplasjen e valëve tek një trup i caktuar. Këto lloj përfundimesh dialektike na duken çmënduri, sepse ne jemi mësuar ta shohim gjithshka nën këndvështrimin metafizik, po kështu edhe ta shpjegojmë. Mirpo lëvizja e pafundme e materies mund të kuptohet vetëm nën këndvështrimin dialektik.
Shpjegimi i mësipërm është i thatë e i shkurtër, kjo për faktin se 1. ky shkrim bëhet për revistën periodike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që del në anglisht, ku unë po shkruaj për herë të parë (pa shpresë përkthimi dhe botimi), 2. sepse unë kam dhënë më tepër detaje në librat e mi, si edhe në filmimet e hedhura në youtube, në gjuhën time shqipe dhe në një gjermanishte jo perfekte, por të kuptueshme, 3. sepse unë jam mjaft i lodhur psiqikisht dhe psikollogjikisht vitet dhe muajt e fundit, pas shumë vjedhjeve intelektuale që më janë bërë, pas atyre izolimeve dhe shmangieve demostrative që i janë bërë librave dhe shkrimeve të mia, të gjitha këto nga fakti, se të vërtetat që unë kam sjellë në shkencat natyrore dhe shoqërore, përfshi edhe ato në aktualitetet gjeo-politike të kohës, apo dhe aludimet në shkrimet letrare, kanë dëmtuar dhe dëmtojnë pareshtur privilegjet e parazitëve parellinj të botës, kastë-klasë kjo e cila jeton më mirë kur masat e gjëra të miletit e kanë kokën bosh.
P.s. Nëse ky shkrim i shkurtër do shohë dritën e botimit në revistën periodike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, unë besoj do të nxitem të shkruaj më shumë dhe më i përqëndruar në tema të ndryshme shkencore, duke sjellë gjithmonë të reja në këtë drejtim. Këtu po bashkangjis edhe disa shkrime të tjera të miat, që flasin për dy nga librat e mi, të përmendur më lart, si dhe listën e titujve të filmimeve të hedhura në youtube, në shqip dhe gjermanisht.
Di. 17. 5. 2016
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|