Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118
|
Citim: Po citoj ato që tha Ana
Citoj:
Me duket se ti vizitor jetoke vertete ne Shqiperi. Futu njehere ne yahoo chat, ne dhomen Government & Politics nendarja Military Room, edhe te tjerat, por kjo eshte me e egra. Ta them kete, sepse kjo eshte nje gje qe mund ta besh dhe ti, dhe ata qe nuk jane ne Amerike dhe keshtu mund te shohin dhe degjojne me veshe se si therrasin te rinjte " Bloooooooooooodddddddd!", " KIll the Muslims!" " Kill the Iraqi!" " We are the superpower!" madje gjera te tjera qe etika ime personale dhe e forumit ketu nuk lejon te permenden. Madje arrin cmenduria dhe me teper, ne ate dhome te chatit tema e diskutimit shtrohet keshtu :
" Do you think George Bush is the weapon in the hands of God? do you think in this war he has the divine support?" Kjo ishte pyetja qe u shtrohej te tereve qe futeshin ne chat.
Njerez ekstremiste ka kudo ne bote Ana sepse sic thone ne Shkoder "S'ka kal te kuq pa nje huq" por kjo s'do te thote qe shumica e popullsise mendojne ashtu. P.sh. fakti qe nje grup i vogel myslimanesh ekstremiste e urrejne Sh.B.A. dhe duan te vrasin sa me shume civile duke perseritur 11 Shtatorin, nuk do te thote qe shumica e myslimaneve jane gjakpires, vampire, kafshe a di une se cfare tjeter. Si duket ti s'ke bere ndonjehere statistike, ose cfaredo lende ne shkolle qe ka te beje me sondazhe dhe me grupe njerezish sepse perndryshe do te dije qe duhet te jesh shume e kujdesshme kur pergjithson mendimet e nje pakice e cila nuk perfaqson shumicen e popullsise. Ne fakt, sipas sondazheve te fundit, shumica e popullsise ne Sh.B.A. deshiron qe ushtria te perpiqet te evitoje ne maksimum demtimet ndaj civileve ne Irak edhe nqs kjo zgjat luften, dhe si rrjedhoje sjell vdekjen e me shume Amerikaneve. Po te ishin Amerikanet te etur per gjak s'do te kish zgjatur kaq shume kjo mesele, mjafton te besh nje bombardim pa dallim ne Irak, ta besh Bagdadin pluhur dhe pastaj ngelet thjesht ta ripopullosh. Por nuk eshte ky qellimi i Sh.B.A., dhe i Amerikaneve!
Citim: E pse nuk na citon edhe keto kumbullat ti ore Vizitor, por na del me shpate te madhe e ofendon me fjalet "naive, te paditur ose te djallezuar si ty,"ose "e paditur dhe pa takt ", dhe nuk na sjell ndonje argument nderkohe?
Eshte e veshtire te te pergjigjesh ty "dear" Ana pa prishur gjakun, dhe kumbullat e tua eshte e veshtire te injorohen. Psh kjo me poshte:
Citim: Sa per kosovaret, ashtu kane qene, ne lufte gjithe kete shekull, dhe nuk eshte ofendim ku i thua qe e ke ne gjak luften, kur vete psikologjia e riprodhimit ne Kosove ka qene " sa me shume femije, pushke kunder shkjaut", dhe me duket me se normale ne kontekstin e tyre, sepse vetm keshtu i kane shpetuar asimilimit gjenetik, dhe ata me kete fryme jane rritur. Ka qene normale ne kontekstin e tyre, atehere, por jo ne kohen kur jetojme, kur Europa perpiqet te heqe kufijte, e kur kudo ne bote po rritet ndergjegja paqesore dhe ekologjike e popullsise se planetit.
E para e punes termi "riprodhim" perdoret per kafshet zakonisht, e dyta eshte ofendim shume i rende te akuzosh nje popull se e ka luften ne gjak kur eshte perpjekur te bashkejetoje, te dialogoje dhe ti fitoje te drejtat qe i perkasin ne menyre paqsore (rishiko historine e Kosoves pas 1950-tes Ana se sic duket edhe historia s'qenka fusha jote). E treta, Kosovaret nuk jane kercenuar ndonjehere nga "asimilimi gjenetik" por nga eleminimi fizik, je valle ne gjendje ta shikosh diferencen? E katerta, Europa po perpiqet te heqi kufijte por kufijte nuk hiqen me nje fjale goje por pas dekada bashkepunimi e jetese paqesore keshtu qe eshte e kote te flasesh per heqje kufijsh vetem 4 vjet pas luftes ne Kosove.
Citim: Nejse, ti veten tregon, dhe te nderon shume kjo gjuha qe perdor. Te tere kane sy e lexojne.
Natyrisht qe te gjithe veten tregojme, kush do lexon, kush nuk do vazhdon si me pare .
__________________
"Oderint dum metuant"
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|