Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shehi: Ndaj Elbasanit për t'u reabilituar

Portieri i Teutës analizon humbjen me Dinamon dhe kërkon angazhim total për sfidën e radhës me portokallinjtë.

Pas humbjes së fundit në kryeqytet me rivalen Dinamo, Teuta ka nisur përgatitjet intensive për sfidën e radhës me
Elbasanin. Ç'është e vërteta humbja me Dinamon ka lënë një shije të hidhur te "djemtë e detit", por portieri i Teutës, Orges Shehi, ka besim se reabilitimi do të bëhet shumë shpejt, që në ndeshjen me Elbasanin.
- Orges, sa ju ka kushtuar humbja e fundit me Dinamon?
- Shumë, sepse kjo humbje na uli ritmin. Megjithatë, futbolli kështu e ka. Siç jam shprehur edhe para ndeshjes në fjalë, kur ndeshen ekipe pretendente të tria rezultatet janë në lojë. Për mua e rëndësishme është të reagojmë pas kësaj humbjeje, duke nisur nga ndeshja e radhës me Elbasanin.
- Elbasani, në fazën e tretë ka njohur rritje në lojën e tij. Sipas jush, a mund t'i nxjerrë probleme Teutës ky ekip?
- Në futboll gjithçka mund të ndodhë, sepse kjo lojë ka shumë të papritura. Elbasani është një ekip i kompletuar me futbollistë cilësorë, të cilët mund t'i hapin probleme çdo ekipi. Sidoqoftë, pa dashur të bëj parashikime, mendoj se Teuta e ka forcën e duhur për ta mundur Elbasanin, aq më tepër që do të luajë në fushën e saj.
- Teuta, pas dy fitoresh radhazi mundet thellë nga Dinamoja. Si i shpjegoni këto luhatje të skuadrës suaj?
- Personalisht them se nuk kemi të bëjmë me luhatje, por me rezultate të pranueshme të një kampionati të fortë dhe me ngarkesë të madhe. Kemi zhvilluar tri ndeshje brenda një harku të shkurtër kohor, dy prej të cilave me pretendentë për titull. Në dy të parat, që i luajtëm në Durrës, fituam, por këtë gjë s'e bëmë dot ndaj Dinamos. Unë mendoj se, përveç faktorëve të tjerë, Teuta dështoi në sfidën me blutë edhe nga kushtet e vështira ku u luajt ndeshja.
- Si e shpjegoni faktin që mbrojtja e Teutës, duke përfshirë edhe juve, ka pësuar shumë gola në fazën e tretë?
- Teuta është një ekip që luan lojë kolektive, kështu që pësimi i golave nuk është vetëm faji i mbrojtjes. Nëse është fjala për të ndarë përgjegjësitë, mendoj se mbrojtja është nga repartet më të mira të Teutës.
- Sa po e pengon ecurinë normale të këtij kampionati gjendja e fushave?
- Jashtëzakonisht shumë, sepse në një terren me baltë është e vështirë të luhet futboll. Pavarësisht se ky faktor i pengon të gjithë, mendoj që ekipet e dobëta janë më të favorizuara në këtë aspekt. Besoj se është mjaft e qartë që, të luash në "Niko Dovana", "Loro Boriçi" apo "Qemal Stafa", nuk është njëlloj si të luash në "Selman Stërmasi". Fusha të tilla si ajo e Elbasanit, Kuçovës, Vlorës apo ndonjë tjetër, nuk të lejojnë të tregosh asgjë nga vlerat e tua.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Mars 2004 14:37
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Tetova: Nuk na lejohen më hapa falsë

Mbrojtësi i Teutës kërkon nga të tijtë vlerësim maksimal për ndeshjen e radhës me Elbasanin.

Mbrojtësi energjik i Teutës, Tetova, e konsideron sfidën e radhës me Elbasanin tepër të fortë, sepse kundërshtari ka në përbërje elementë mjaft cilësorë. Megjithatë, ai shpreh bindjen e tij se Teuta nuk do të hedhë më hapa falsë, sidomos në fushën e saj.
- Tetova, si po përgatitet Teuta për sfidën me Elbasanin?
- Me seriozitetin e duhur, ashtu siç bëjmë para çdo ndeshjeje tjetër të kampionatit. Përballë do të kemi një kundërshtar të kompletuar, si Elbasani, i cili ka treguar rritje te konsiderueshme në lojën e tij, veçanërisht në fazën e tretë. Gjatë kësaj jave stërvitore po mundohemi të eliminojmë gabimet që bëmë në ndeshjen e fundit me Dinamon. E thënë ndryshe, Teuta do t'ia bëjë hyzmetin kësaj sfide, për ta kurorëzuar me sukses.
- Ka mendime të ndryshme për objektivat e Teutës në këtë sezon. Sipas jush, cilat janë ato?
- Para së gjithash, do të synojmë një vend në kupat e Evropës. Në sezonin e kaluar nuk arritëm ta bëjmë realitet këtë gjë, ndonëse zhvilluam një fazë të dytë të mrekullueshme. Shpresoj që këtë sezon ta realizojmë këtë objektiv.
- Çfarë prisni nga derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana?
- Personalisht pak më intereson se ç'bën Tirana apo Partizani, pasi do të ishte me mirë t'i bënim hyzmetin ndeshjes sonë me Elbasanin. Sidoqoftë, nëse frenohet Tirana, kampionatit do të bëhet më i bukur.
- Kujt i trembeni më tepër në sulmin e Elbasanit?
- Askujt. E rëndësishme është që mbrojtja jonë të jetë në lartësinë e duhur dhe t'i mbajë sulmuesit e Elbasanit në kontroll.
- Ju keni treguar se dini edhe të shënoni, edhe ta ndihmoni sulmin. A keni besim se do ta bëni këtë edhe në këtë ndeshje?
- Dëshira është e madhe. Parësore për mua mbetet t'i shërbej me të gjitha mundësitë ekipit në mbrojtje, mesfushë apo sulm.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Mars 2004 21:05
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mancaku: Një herë Elbasanin, pastaj Dinamon

Sulmuesi i Teutës kërkon t'ua bëjë shërbimet sipas radhës dy ndeshjeve në vijim, në kampionat dhe kupë.

"Gara sa vjen e bëhet më e ngarkuar me ndeshje, prandaj llogaritë duhen bërë mirë. Nesër na duhet të përballemi me Elbasanin në kampionat, ndërsa të mërkurën që vjen na pret Dinamoja. Personalisht mendoj se duhet t'ia bëjmë njëherë shërbimet sfidës me portokallinjtë, për t'i hedhur sytë pastaj edhe nga blutë e kryeqytetit." Kështu është shprehur sulmuesi i Teutës, Bledar Mancaku, në një intervistë për "Sportin shqiptar".
- Mancaku, ku e ka përqendruar më shumë vëmendjen Teuta, te Kupa e Shqipërisë apo te kampionati?
- Fillimisht po mendojmë për ndeshjen e nesërme në kampionat me Elbasanin, sepse ka tepër vlera për ne. Pra, vëmendja jonë është përqendruar tërësisht te kjo ndeshje edhe për faktin se duhet të rehabilitohemi pas humbjes së fundit me Dinamon.
- A ndiheni të rrezikuar përballë një kundërshtari të tillë, siç është Elbasani?
- Përderisa një ndeshje futbolli i mbart brenda të tri rezultatet, kuptohet që edhe rreziku është i pranishëm. Elbasani ka një ekip me futbollistë cilësorë dhe veçanërisht një sulm të mirë. Pra, kundërshtari i nesërm meriton me plot gojën një vlerësim të madh. Megjithatë, unë them se Teuta i ka mundësitë për ta kaluar me sukses këtë ndeshje.
- Si i shpjegoni luhatjet e skuadrës suaj në fazën e tretë, ku ka marrë tri humbje dhe dy fitore?
- Futbolli kështu e ka. Gabuam në dy ndeshjet e para, por bindëm në ndeshjen me Partizanin dhe Lushnjën. Humbja me Dinamon na frenoi sërish, por unë jam i bindur se Teuta ka forca që ta rimarrë veten dhe të kapë një vend në zonën evropiane.
- Le të kthehemi paksa edhe te çerekfinalet e kupës, shorti i të cilave është hedhur tashmë. Përballë jush do të jetë Dinamoja, që do të thotë...?
- Mirë e ka quajtur shtypi këtë ballafaqim, një finale të parakohshme të kupës. Sikurse e dini, Dinamoja na e rrëmbeu këtë trofe sezonin që shkoi falë një goli. Pra, duhet konsideruar kundërshtar tepër i fortë. Megjithatë, Dinamoja nuk mund të jetë gjithmonë "macja e zezë" për Teutën.
- A e keni dëshiruar një përballje tjetër kaq të shpejtë me Dinamon, pas asaj humbjeje 3-1 në "Selman Stërmasi"?
- Natyrisht që jo, sepse mund të na binin kundërshtarë më të lehtë. Megjithatë, nuk i druhemi aspak Dinamos, edhe pse na ka mundur dy herë në këtë sezon. Me këtë dua të them se ajo nuk është "mace e zezë" për Teutën. Në kupë do të jetë radha jonë për të fituar.
- Së fundi, sa e rëndësishme është Kupa e Shqipërisë për Teutën?
- Shumë e rëndësishme, për faktin se kemi që në fillim të sezonit që pretendojmë për një trofe. Nisur nga mënyra sesi kanë rrjedhur ngjarjet në kampionat, kupa është mundësia më e madhe për ta arritur këtë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Mars 2004 19:53
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Lika: Ndaj Dinamos jo si me Elbasanin

Trajneri i Teutës shprehet i kënaqur nga rezultati i sfidës me portokallinjtë, por jo nga loja.

Trajneri i Teutës, Hasan Lika, pas sfidës së të shtunës me Elbasanin, ku të besuarit e tij fituan me meritë 1-0, do të komentonte edhe ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës me Dinamon, e cila do të luhet këtë të mërkurë. Sipas Likës, pavarësisht nga fitorja me meritë në ndeshjen e fundit me Elbasanin, skuadra e tij duhet të ngrihet mbi nivelin e sfidës në fjalë, sepse kundërshtari i së mërkurës ka të tjera vlera. Lika ka kërkuar impenjim
maksimal nga të tijtë për këtë ndeshje, ndërkohë që shpreson t'i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion. Për sa i përket dhënies së 5 kartonëve në disfavor të Teutës në ndeshjen me Elbasanin, kartonë që mund të ndikojnë negativisht te Teuta në sfidën me Dinamon, Lika ka nënvizuar: "Kjo është çështje e gjyqtarit, por mund të them se m'u duk disi i nxituar kartoni i dhënë për Zëren. Ky i fundit u ndëshkua vetëm se kapi me dorë një top që po dilte jashtë fushës së lojës." Duke vijuar më tej komentin e tij, Lika ka përshëndetur edhe lojën e Khumalos në ndeshjen me Elbasanin.Megjithatë, trajneri i Teutës ka pranuar se ky mesfushor nuk e ka kapur ende formën më të mirë sportive, për shkak të kohës që ka kaluar pa stërvitje. Tepër modest është shfaqur Lika në deklarimet për ndeshjen me Elbasanin: "Ballafaqimi me Elbasanin rezultoi jo pak i vështirë, sepse kundërshtari na nxori shumë telashe. Kjo, pasi futbollistët tanë nuk dhanë më të mirën e tyre. Prandaj, në ndeshjen me Dinamon duhet që të luajmë më mirë, në mënyrë që të arrijmë një rezultat të kënaqshëm që në ndeshjen e parë të këtij turi të Kupës së Shqipërisë."

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Mars 2004 16:37
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Teuta konteston dinamovitin Sene

FSHF kundërpërgjigjet, duke deklaruar se futbollisti në fjalë është federuar që në janar.

Ekipi i Teutës ka dorëzuar dje në FSHF një ankesë rreth aktivizimit nga ana e Dinamos të futbollistit senegalez Pape Sene në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sipas durrsakëve, futbollisti senegalez është aktivizuar me pa të drejtë, pasi nuk ka qenë i federuar nga sektori i garave të FSHF?së. Në këto kushte, ekipi i Teutës ka kërkuar që, nëse është e vërtetë kjo histori, komisioni i disiplinës duhet të zbatojë rregulloren dhe ndeshjen t'ia japë në tavolinë Teutës, 2-0.Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i FSHF?së lidhur më këtë çështje. Sipas shefit të sektorit të garave, Hito Hitaj, pretendimi i ekipit durrsak është i kotë, pasi futbollisti në fjalë është aktivizuar në bazë të të gjitha rregulloreve të FSHF?së. "Ekipi i Teutës ka sjellë në sektorin tonë një reklamim për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, Dinamo?Teuta. Durrsakët pretendojnë se futbollisti Pape Sene nuk është i federuar dhe aktivizimi i tij në ndeshjen e kupës është i paligjshëm," ? tregon Hitaj. "Nuk është e vërtetë që futbollisti i Dinamos ka luajtur pa u federuar. Mbrojtësi i Dinamos është regjistruar për t'u federuar në Federatë që më 27 janar. FSHF?ja e ka pritur lejekalimin nga federata senegaleze dhe, kur leja erdhi, futbollisti u lejua të luante në kampionatin tonë." Sipas këtij të fundit, të gjitha pretendimet e Teutës janë të kota, pasi futbollisti senegalez është lejuar të luajë në bazë të rregulloreve të FSHF?së. Ndërkohë, trajneri i Teutës, Hasan Lika, është shprehur i habitur mbi çështjen, pasi, sipas tij, senegalezi nuk ka qenë i federuar.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Mars 2004 19:08
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

FK Teuta 2003-2004

Portjer:
Dorian Ethemi 04/06/82
Alfred Osmani 20/02/83
Orges Shehi 25/09/77

Mbrojtes:
Elvis Balliu 02/01/84
Johan Driza 20/08/76
Ervin Kotemelo 22/08/78
Xhenald Rada 29/05/83
Arjan Voja 18/04/83
Markelian Xhai 28/04/72
Arjan Zere 25/12/72

Mesfushor:
Dritan Babamusta 06/09/81
Dritan Cuko
Eduard Curri 08/05/83
Vasil Gjeci 13/06/84
Ervin Gjuzi 14/01/86
Julian Godinja 21/01/83
Alion Hasho 03/01/82
Nkosilathi Khumalo 27/05/79 ZIM
Orgert Kotja 09/01/81
Arlind Larja 23/09/83
Mirjan Metaj 18/09/80
Fabian Miolli 11/02/86
Denis Nica 19/05/86
Bledar Shima 03/04/83
Edlir Tetova 14/04/83
Admir Toshkolari 23/05/78
Enrik Xhafa 21/06/87

Sulmues:
Gentian Begeja 03/06/73
Edri Berzezi 08/09/83
Justin Bespalla 13/11/79
Argenato Halili 20/06/84
Bledar Mancaku 19/02/82
Bledar Qato 18/12/84

Stafi:
Tranjer: Hasan Lika
Zv/Tr: Stavri Nica
Tr/port: Agim Maliqati
Masazhator: Arjan Shaba

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 15/03/2004 ora 16:11

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Mars 2004 22:20
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shehi: S'e di pse më kujtohet faza e parë...

Portieri durrsak premton një Teutë dinjitoze në sfidën e nesërme me bardheblutë kryesues të kampionatit.

Portieri i Teutës, Orges Shehi, si gjithmonë një nga pikat e forta të Teutës, e ka vlerësuar sfidën e nesërme me Tiranën tepër të vështirë. Megjithatë, për sa i takon rezultatit, Shehi thotë se gjithçka mbetet e hapur. Madje "gardiani" i skuadrës durrsake nuk ngurron të paralajmërojë një Teutë potente në "Qemal Stafa", e cila do të tentojë ta frenojë Tiranën kryesuese.
- Shehi, pas humbjes në kupë me Dinamon, si e prisni supersfidën e radhës me Tiranën në kampionat?
- Sigurisht, ndeshja me Tiranën është e një rëndësie të veçantë, sepse përballë do të kemi kryesuesit aktualë të kampionatit. Madje kjo javë ka qenë e ngarkuar fizikisht për ne, sepse në mesjavë luajtëm për kupë edhe me Dinamon e fortë. Megjithatë, kam besim se Teuta e ka forcën e duhur për ta përballuar me sukses Tiranën e pandalshme në këtë sezon.
- A besoni te ndonjë rezultat pozitiv me bardheblutë?
- Parashikime nuk mund të bëj, por për të shpresuar te rezultati pozitiv kam të drejtë. Kjo, pasi Teuta e ka grupin e duhur të lojtarëve për t'i bërë ndonjë surprizë Tiranës, ashtu si në fazën e parë. Më konkretisht dua të them se skuadra jonë hyn në çdo ndeshje për të fituar.
- Mirëpo kësaj here do të përballeni me një kundërshtar që s'di të ndalet...
- Kjo nuk na demoralizon aspak, përkundrazi, na motivon të japim maksimumin në funksion të objektivit. Natyrisht, nesër na pret një ndeshje mjaft e vështirë, por e tillë do të jetë edhe për kundërshtarin. Për këtë ju garantoj.
- Sa domethënës është fakti që i keni rrëmbyer 4 pikë Tiranës në dy fazat e para?
- Katër pikë të marra ndaj Tiranës në dy ndeshje nuk janë pak, por nuk përbëjnë ndonjë garanci për sfidën e nesërme. Sigurisht, ato janë pikë të meritura, sepse kemi fituar pastër ndaj bardhebluve në fazën e parë, 3-1, ndërsa në Durrës kemi barazuar 0-0, edhe pse luanim me shumë mungesa. Gjithsesi, duhet të jemi realistë për forcën e kundërshtarit. Tirana, që nga humbja që ka pësuar me ne në fazën e parë, nuk është ndalur nga askush.
- Mos vallë do të jetë sërish Teuta skuadra që do ta ndalë këtë Tiranë potente?
- Këtë nuk mund ta them. Megjithatë, shpresoj të luajmë si në ndeshjen e fazës së parë në kryeqytet. Fundja, le të fitojë më i miri.
- A do të keni mungesa në këtë ndeshje?
- Me sa di unë, nuk do të kemi.
- Me syrin e një futbollisti veteran në skuadër, si i kujtoni ndeshjet tradicionale mes Tiranës dhe Teutës?
- Personalisht kam kujtime të bukura nga ndeshjet e zhvilluara me Tiranën. Gjithmonë kemi zhvilluar takime të forta. Fitorja na ka buzëqeshur si ne, ashtu edhe kundërshtarit. Në përgjithësi, në Durrës kemi fituar ose barazuar, ndërsa në kryeqytet ka fituar më shumë Tirana. Këtu nuk llogaris ndeshjen e fazës së parë të këtij kampionati, të cilën e kemi fituar bindshëm 3-1 në "Qemal Stafa". Për mua, kjo ndeshje ka qenë më e mira që ka zhvilluar Teuta në këtë sezon.

Llambi Kallço
Sporti Shqiptar

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Mars 2004 22:29
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Stavri Nica, pasardhësi i Likës te Teuta

Presidenti i "djemve të detit", Hasanbelliu, plotëson stolin drejtues të skuadrës. Nuk ka emra të rinj.

Nuk do të ketë ndonjë emër të ri në "timonin" e Teutës, sepse vendin e të larguarit Hasan Lika e ka zënë zëvendësi i tij, Stavri Nica, deri dje numri 2 i stolit durrsak. Pas "divorcit" të detyruar të Hasan Likës me Teutën, nisur nga një urdhër i prerë i komitetit ekzekutiv të FSHF-së, që trajnerët e ekipeve kombëtare nuk duhet të jenë të dypunësuar, presidenti Edmond Hasanbelliu e ka mbushur aty për aty "gropën" në stolin drejtues të skuadrës që financon. Thjesht është bërë një hap para nga Stavri Nica, i cili ka kohë që bën pjesë në stafin drejtues të "djemve të detit". Pra, ish-zëvendësi i Hasan Likës, që dje është emëruar në krye të Teutës. Në fakt, komanda "një hap para" ka shërbyer edhe për të tjerët pas Nicës, duke sistemuar kështu tërë kuadrin drejtues të skuadrës bregdetare. Me sa merret vesh, në drejtimin teknik të Teutës do të ketë edhe një drejtor teknik, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin. Megjithatë, Nica, së bashku me ndihmësin e tij, Agim Maliqati, që sot do të vihet në krye të "djemve të detit", për të vijuar më tej punën e nisur nga Hasan Lika. Ardhja e tyre në drejtimin e Teutës përkon me një moment delikat, sepse bregdetarët vijnë pas një humbjeje shokuese me Tiranën, 3-0, dhe përpara kanë ndeshjen çerekfinale të kthimit (kupë) me Dinamon (ndeshja e pare perfundoje me fitoren e Dinamos 2-1 ne Stadiumin "Qemal Stafa"). Pra, sikurse shihet, fillimi i Nicës dhe i Maliqatit, tashmë të ngritur disi në detyrë, duket jo pak i vështirë. Megjithatë, falë mbështetjes dhe besimit që gëzojnë nga presidenti Hasanbelliu, pritet që gjithçka për ta të shkojë mirë.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2004 16:10
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Mancaku: Kualifikimi është i hapur

Fantazisti i Teutës flet për çerekfinalen nesërme të kupës që do të luhet në "Niko Dovana".

Bledar Mancaku, një nga pikat më të forta të formacionit durrsak, e vlerëson tepër decizive përballjen e së mërkurës me Dinamon në "Niko Dovana". Në një intervistë për "Sportin shqiptar", fantazisti i Teutës do të shprehej kështu për këtë sfidë:
- Mancaku, ç'përbën për ju sfida e së mërkurës me Dinamon?
- Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, të cilën duhet ta fitojmë patjetër. Synimi ynë është të kualifikohemi për turin tjetër të kupës dhe t'i mbajmë ndezur shpresat për fitimin e saj. Edhe pse përballë do të kemi një ekip të fortë, besoj se i kemi të gjitha shanset për t'u kualifikuar. Është e vërtetë që Dinamo ka fituar më shumë se ne vitet e fundit në ballafaqimet direkte, por kjo nuk do të thotë shumë.
- Çfarë klime ekziston në radhët e Teutës në prag të çerekfinales së kthimit me blutë?
- Te të gjithë futbollistët mbizotëron një klimë optimiste për ta kaluar me sukses këtë provë të vështirë, ndonëse gjithçka është e hapur.
- A i druheni faktit që Dinamo ju ka hequr kupën nga duart sezonin e shkuar dhe ju ka mposhtur dy herë në këtë kampionat?
- Jo, nuk besoj se ka vend për komplekse të këtij lloji. Personalisht besoj se kësaj here fati do të jetë me ne. Ekipi është mobilizuar jashtëzakonisht për këtë ndeshje decizive, sepse këtej kalon rruga drejt të vetmit trofe të arritshëm në këtë sezon.
- Po fakti që blutë vijnë në përballjen e dytë të kupës me ju pas fitores së bujshme 3-0 me Tiranën?
- Ky fakt tregon se Dinamo është në formë të mirë, por kjo nuk na tremb aspak. Teuta e ka treguar në mjaft raste se çfarë di të bëjë kur mobilizohet.
- Si ndihet vetë Mancaku në prag të kësaj sfide?
- Shumë mirë. Në ndeshjen me Flamurtarin nuk luajta për arsye kartonësh. Megjithatë, gjatë të gjithë javës jam stërvitur fort, për të qenë i gatshëm për ballafaqimin e kthimit me Dinamon.
- Si ju duket rezultati i ndeshjes së parë, 2-1 për Dinamon?
- Një rezultat që kualifikimin e lë të hapur, pavarësisht se Dinamo e ka fituar ndeshjen e parë. Unë besoj se ky rezultat mund të përmbyset, në rast se Teuta del në lojën e saj karakteristike.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Mars 2004 19:12
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Hasanbelliu: Jam kundër gjyqtarëve të huaj

Presidenti i Teutës nuk e shikon të nevojshëm gjykimin e huaj në ndeshjen e dytë me Dinamon.

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, në një deklarim për "Sportin shqiptar" është shprehur se është kategorikisht kundër caktimit të gjyqtarëve të huaj për ndeshjen e kthimit të kupës me Dinamon. Siç dihet, ka qenë presidenti i Dinamos, Delijorgji, ai që e ka nxjerrë në "vitrinë" këtë kërkesë menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së parë në Tiranë, ku blutë fituan 2-1. I pyetur për këtë, presidenti i "djemve të detit", Edmond Hasanbelliu, ka replikuar: "Gjyqtarët e çfarëdolloj ndeshjeje të kampionatit tonë apo të kupës nuk mund të përcaktohen sipas dëshirës së presidentëve, por sipas rregullave që aplikohen për të gjithë. Ne kemi zhvilluar disa ndeshje me Dinamon dhe nuk e kemi kontestuar gjykimin, ashtu siç ka bërë Dinamoja. Kësisoj, nuk kemi pse të kërkojmë gjyqtarë të huaj për ndeshjen e dytë çerekfinale të kupës. Nëse do të bëhej fjalë për gjyqtarë të huaj, ata të ishin vendosur që në ndeshjen e parë në Tiranë. Pra, më duket absurde që vetëm në ndeshjen e kthimit, që do të luhet mesjavën tjetër në "Niko Dovana", të gjykojnë gjyqtarë të huaj." Nga ana tjetër, presidenti Hasanbelliu është shprehur se duhet treguar më tepër respekt për gjyqtarët tanë, të cilët, pavarësisht mangësive që mund të kenë, i kemi pranuar të gjithë në fillim të sezonit. Për sa i përket paraqitjes së Teutës në ndeshjen e parë çerekfinale të kupës, Hasanbelliu është shprehur: "Ekipi është paraqitur mirë, por mund të bënte edhe më shumë në këtë ndeshje. Gjithsesi, rezultati i parë premton për një kualifikim në ndeshjen e kthimit. Pavarësisht humbjes me Tiranën, unë besoj te forca e ekipit tim. Futbollistët janë të vendosur të "luftojnë" deri në fund të kampionatit, për të arritur zonën evropiane," - shton Hasanbelliu.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Mars 2004 19:14
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:27 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.