Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja Islame > Islami dhe te drejtat e gruas ne te. Vlerësimi i Temës: 4 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pse mbulesa? /1

DËMET E LAKURIQËSISË

Të zbuluarit është mëkat ndaj All-llahut dhe Pejgamberit alejhis-selam. S’ka dushim se ai që bën mëkat ndaj All-llahut dhe Pejgamberit alejhis-selam nuk i bën dëm askujt përveç vetvetes.

Pejgamberi alejhis-selam njëherë tha:

"I gjith ummeti im do të hyjë në Xhennet, përveç atij që refuzon."

Thanë: "Kush refuzon o Resulull-llah?"

Tha: "Kush më respekton do të hyjë në Xhennet, kurse kush nuk më respekton, ka refuzuar."

LAKURIQËSIA ËSHTË PREJ MËKATËVE SHKATËRRUESE

Një ditë, te Pejgamberi alejhis-selam shkoi Umejmetu bint Rukejka për t’iu besatuar për Islam. Pejgamberi alejhis-selam i tha:

"Ma jep besën se nuk do të bësh shirk, nuk do të vjedhësh, nuk do të bësh zina, nuk do ta vrasësh fëmijën tënde, nuk do të trillosh ndonjë akuzë, nuk do të vajtosh dhe se nuk do të dalësh e zbuluar, ashtu si dilje në xhahilijet (në injorancën e hershme)."

Pra, Pejgamberi alejhis-selam krahësoi të zbuluarit me mëkatet më të mëdha.

LAKURIQËSIA SHKAKTON MALLKIMIN DHE LARGIMIN NGA MËSHIRA E ALLAHUT

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Në fund të ummetit tim do të ketë gra të veshura, por të zhveshura, ndërsa kokat (flokët) e tyre do të jenë sikur gungat e deves. Mallkoni ato, ngase ato janë të mallkuara."

LAKURIQËSIA ËSHTË PREJ CILËSIVE TË BANORËVE TË ZJARRIT

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Populli, i cili mban në dorë kamxhikë sikur bishtat e lopës, me të cilët u binë njerëzve, si dhe gratë e veshura por të zhveshura, të cilat lëkunden gjatë ecjes, kokat (flokët) e të cilave janë si shpina e deves nuk do të hynë në Xhennet, e as që do të nuhatin erën e tij, ndërsa era e tij ndihet aq larg."

LAKURIQËSIA ËSHTË DYFTYRËSI

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Gratë më të mira janë të dashurat, ata që lindin dhe ata që përkrahin burrin, kuptohet, nëse i frikohen Zotit, kurse gratë më të këqia janë ato të zhveshurat, ato janë dyftyrëshe. Ato nuk do të hynë në Xhennet, përveç një numër i vogël."

LAKURIQËSIA ËSHTË TURP

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Ajo grua e cila ndërron rrobat në shtëpi tjetër përveç shtëpisë së burrit të saj, ka grisë mbulesën që ka pasë ndërmjet saj dhe All-llahut a.v.xh. (az-ze ve xhEl-le)"

LAKURIQËSIA ËSHTË ZINA (AMORALITET)

Gruaja është avret (pjesë e cila duhet të mbulohet), kurse zbulimi i avretit është zina (amoralitet) dhe shëmtim.

All-llahu thotë:

"Kur punojnë (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: -Ne i gjetëm duke bërë kështu prindërit tanë, dhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq). Thuaj: -All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a po e thoni për All-llahun atë që nuk e dini?" (El-A’raf 28)

Shejtani është ai që urdhëron në këtë zina:

"Djalli ju frikon nga varfëria dhe ju urdhëron të keqen..." (El-Bekare 268)

E zhveshura është mikrob i dëmshëm, i cili në shoqërinë Islame përhapë amoralitetin.

All-llahu thotë:

"Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë dhë në botën tjetër. All-llahu di, e ju nuk dini". (En-Nur 19)

LAKURIQËSIA ËSHTË PASIM I SHEJTANIT

Tregimi i Ademit dhe Havasë me Iblisin na tregon qartë kujdesin e Iblisit për të zbuluar vendet e turpshme dhe përhapjen e amoralitetit.

All-llahu thotë:

"O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju del në shesh të zbuluarit e tyre."(El-A’raf 27)

Pra, Iblisi është bartësi i thirrjes në zbulim dhe zhveshje, dhe ai është prijësi i prijatarëve që thërasin në "çlirimin e gruas". Është imami i çdokujt që e respekton duke bërë mëkat ndaj Mëshiruesit, e sidomos i atyre që dalin të zbuluara dhe u bëjnë dëm muslimanëve e u shkaktojnë probleme të rinjëve.

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Nuk kam lënë pas meje fitne (sprovim, përçarje) më të dëmshme për burrat se gratë."



vazhdon....Pse mbulesa ? /2

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Prill 2006 08:34
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pse mbulesa ? /2

LAKURIQËSIA ËSHTË RRUGA E ÇIFUTËVE

Çifutët kanë përvojë të madhe në shkatërrimin e popujve duke përdorë si mjet për këtë gruan. Lakuriqësia ka qenë arma më e fortë e institucioneve të tyre të përhapur anembanë botës.

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Keni frikë dunjanë dhe gratë, ngase fitneja (sprovimi) e parë e çifutëve kanë qenë gratë."

Librat e tyre flasin se All-llahu i ka dënuar bijat cioniste për zbuluarësinë e tyre.

"Zoti do t’i dënon bijat cioniste për shkak të lakuriqësisë dhe krenarisë së tyre kur ato bëjnë zhurmë me bylyzikët e këmbëve..."

Edhe pse Pejgamberi alejhis-selam ka tërhequr vërejtjen nga përgjasimi me kafirat dhe pasimin e rrugës së tyre sidomos sa i takon gruas, shumica e muslimanëve kundërshtuan këtë ndalim të Pejgamberit alejhis-selam dhe u realizua thënia e tij:

"Do ta ndiqni rrugën e atyre që kanë qenë para jush pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje sikur ata të hynë në vrimë të hardhucës, ju (edhe atje) do t’i ndiqni".

Thanë: A janë ata (që do t’i ndjekim) çifutët dhe të krishterët?

Pejgamberi alejhis-selam tha: Po kush (nëse nuk janë ata)"?!

Ata, të cilët i respektojnë çifutët dhe të krishterët dhe bëjnë mëkat ndaj All-llahut dhe Pejgamberit alejhis-selam u përngjajnë çifutëve, në të cilët All-llahu është i hidhëruar, ndërsa ata (çifutët) janë njerëzit të cilët pranuan urdhërin e All-llahut duke thënë: "Dëgjuam dhe nuk respektuam" dhe me këtë u larguan nga rruga e besimtarëve, të cilët kur dëgjojnë urdhërin e All-llahut thonë: "Dëgjuam dhe respektuam".

All-llahu thotë:

"Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur dhe e fusim në Xhehennem. Sa përfundim i keq që është ai!". (En-Nisa 115)

LAKURIQËSIA ËSHTË XHAHILIJET (INJORANCË) DHE PRAPAMBETURI

Njihet fakti se në kohën e xhahilijetit (injorancës, primitivizmit) njerëzit nuk e kanë mbuluar trupin e tyre, prandaj All-llahu thotë:

"Dhe rrini në shtëpitë e juaja dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e hershme!" (El-Ahzab 33)

Ndërsa Pejgamberi alejhis-selam e ka cilësuar thirrjen në injorancë si vepër të urrejtur, nga e cila duhet të largohemi:

"Çdo gjë që i përket xhahilijetit është nën këmbët e mia!"

Zhveshja dhe zbulimi i avretit është në natyrën e kafshëve, dhe askush nuk mund të tentojë kah ajo, pos kur bie nga posti njerëzor, nga pozita, të cilën ia ka caktuar All-llahu , pozitë në të cilën natyra e tij kërkon mbulimin dhe mbrojtjen e trupit (nga shiqimet e të tjerëve). Për këtë, thënia se të zbuluarit, amoraliteti është art ose bukuri është argument se natyra e thënësit është ndryshuar dhe është argument për prapambeturinë e këtij personi.

Përparimi i njeriut është ngusht i lidhur me përparimin e tij në mbulimin e trupit. Gjithmonë përparimi dhe civilizimi ka shkaktuar edhe dëshirën për ta mbuluar trupin, kjo njihet nga historia e njerëzimit, ndërsa degjenerimi gjithmonë ka nxitur zhveshjen dhe çregullirat nga aspekti i moralit. Ekzistojnë raste kur kjo manifestohet në një shoqëri të caktuar, paraqiten çregullira aq të mëdha, të cilat bëhen shkaktare që pjesëtarët e saj t’i humbin ndjenjat njerëzore, ndërsa kjo ndikon në shkatërrimin e tërë shoqërisë.

LAKURIQËSIA ËSHTË DERË E SË KEQES SË PANDËRPRERË

Ai që mendon mbi tekstet e sheriatit dhe lexon historinë, do t’i kuptojë dëmet e të zbuluarit në këtë botë dhe në tjetrën, sidomos nëse kësaj i bashkangjitet edhe përzierja e gjinive.

KËTO JANË PËRFUNDIMET E PADËSHIRUARA:

-gratë fillojnë të garojnë në zbulimin e bukurive (që është vepër e ndaluar), me qëllim që ta tërheqin shiqimin e të tjerëve, gjë që shkatërron moralin dhe pasurinë, dhe e bën gruan mall të lirë, i cili i ekspozohet çdokujt;

-shkatërrohet morali edhe te pjesëtarët e gjinisë mashkullore, sidomos te të rinjtë, të cilët më shpejt nxiten në vepra të ndaluara;

-shkatërrohen lidhjet familjare dhe përhapet mosbesimi ndërmjet anëtarëve të familjes;

-fillon tregëtia me gra (në forma të ndryshme);

-fillon keqtrajtimi i çdo gruaje, pa marë parasysh moralin e saj;

-përhapen sëmundje. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Çdo herë që përhapet prostitucioni në një popull, në të përhapen edhe sëmundje dhe epidemi, të cilat nuk kanë ekzistuar te paraardhësit e tyre."

-nuk i ipet rëndësi zinasë së syve. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Zinaja e dy syve është shiqimi"

dhe gjithashtu bëhet rëndë mposhtja e shiqimit, me të cilën vepër do ta kënaqnim All-llahun .

-merita për të zbritë dënime të ndryshme, të cilat janë më të rrezikshme edhe se shkatërrimet më të mëdha që i bën njeriu (sepse Zoti është më i fuqishëm se ai).

All-llahu thotë:

"Kur duam ta shkatërrojmë ndonjë vend, i urdhërojmë pasanikët e atij vendi (ta respektojnë All-llahun), ndërsa ata bëjnë amoralitet, e atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe e shkatërrojmë (vendin) tërësisht." (El-Isra 16)

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Nëse njerëzit e shohin ndonjë vepër të keqe dhe nuk e ndryshojnë, kam frikë se All-llahu i kaplon edhe ata me dënim."

Pra, motra ime muslimane:

A nuk e kupton fjalën e Pejgamberit :

"Largo pengesën nga rruga e muslimanëve" ?

Nëse largimi i pengesës nga rruga është prej degëve të imanit, a thua vallë cila është më e dëmshme: guri dhe therra në rrugë ose fitneja e cila shkatërron zemrën, prish trurin dhe përhap amoralitetin ndër besimtarët?

Për çdo të ri që sprovohet prej teje sot, me të cilën vepër e largon nga përmendja e All-llahut dhe nga rruga e drejë, do të dënohesh për këtë, kurse dënimi i All-llahut është i papërshkrueshëm.

Nxito ta respektosh All-llahun dhe leri pas shpine kritikat dhe kërcënimet e njerëzve, ngase llogaria e All-llahut është shumë më e madhe dhe më e rëndë.

Mos u mundo të arrish kënaqësinë e tyre, por mundohu ta arrish kënaqësinë e All-llahut , me të cilën vepër do të gëzohesh dhe do të jesh e lumtur. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Kush mundohet ta kënaq All-llahun duke i hidhëruar njerëzit, kënaqet All-llahu prej tij dhe e bën që edhe njerëzit të kënaqen prej tij; kurse kush mundohet t’i kënaq njerëzit duke e hidhëruar All-llahun, All-llahu hidhërohet në të, e gjithashtu edhe njerëzit hidhërohen në të."

Robi duhet ta veçojë All-llahun me frikë-respekt dhe devotshmëri. All-llahu thotë:

"Mos u frikësoni nga njerëzit, por frikësohuni nga Unë..." (El-Maide 44)

"Të ma keni frikën vetëm Mua" (El-Bekare 40)

"Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!" (El-Muddeththir 56)

Të kënaqurit e dëshirave të njerëzve as që eshtë e urdhëruar, e as që është e mundëshme, kurse kënaqja e dëshirave të Krijuesit edhe është e urdhëruar edhe është e mundëshme.

Imam Shafiu r.a. thotë: "Kënaqja e njerëzve është qëllim i paarritshëm, kurse ti veproje atë që bën dobi. Pra, vazhdo dhe mos e merr para sysh atë që nuk të bën dobi."

All-llahu u garanton të devotshmëve dalje nga udhëkryqi dhe furnizim prej nga ata nuk e presin. Ai thotë:

"E kush i frikësohet All-llahut, atij Ai ia çelë një rrugë dhe e furnizon prej nga nuk kujton fare" (Et-Talak 2,3)

KUSHTET QË DUHET T’I PLOTËSOJË MBULESA ISLAME

1) Mbulimi i të gjithë trupit të gruas,sipas mendimit më të saktë.

Disa dijetarë lejojnë zbulimin e fytyrës dhe të duarve me kusht që të sigurohet mosrënia në fitne e saj dhe nga ajo, e kur nuk plotësohen këto kushte nuk lejohet zbulimi i tyre me pajtim të dijetarëve.

2) Të mos jetë mbulesa tërheqëse për meshkujt, sepse All-llahu e ka bërë mbulesën mbulim të bukurive, e jo zbulim të tyre. Ai thotë:

"Mos e shfaqni bukurinë tuaj siç shfaqej në injorancën e herëshme!" (El-Ahzab 33)

3) Të mos jetë mbulesa e tejdukshme, ngase nuk mundesh të mbulohesh me një send i cili është i tejdukshëm, e nëse vepron kështu ajo bëhet e mbuluar me emër, ndërsa në realitet është e zbuluar.

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Në fundin e ummetit tim do të ketë gra të mbuluara, por të zbuluara. Kokat e tyre do t’i kenë sikur gërbat e deveve. Mallkoni ato, sepse ato do të jenë të mallkuara. Ato nuk do të hynë në Xhennet, e as që do ta ndiejnë erën e tij, kurse era e tij ndihet aq larg!"

Pra, ky është argumenti se veshja e një teshe të tejdukshme konsiderohet si mëkat i madh.

4) Mbulesa duhet të jetë e gjërë, sepse qëllimi i saj është pengimi i fitnes dhe mëshehja e formës së trupit.

Usame ibn Zejdi r.a. thotë:

"Pejgamberi alejhis-selam më dhuroi një manto koptijane, të cilën ia kishte dhuruar Dihjetul-Kelbiu, kurse unë ia dhash gruas sime që ta veshë. Një ditë Pejgamberi alejhis-selam më tha: Përse nuk e veshë manton koptijane? I thashë: E veshi gruaja ime. Ai tha: "Urdhëroje që të veshë diçka nën te, se kam frikë mos po ia përshkruan formën e eshtrave të saja."

5) Të mos jetë mbulesa e parfumosur. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Ajo grua, e cila parfumoset dhe kalon pranë burrave që ta nuhatin erën e saj, ajo është lavire."

6) Të mos i përngjan veshjes së burrave. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Nuk është prej nesh (nuk është muslimane) gruaja që u përngjan burrave, dhe burri që u përngjan grave."

Transmetohet nga ebu Hurejre r.a. se ka thënë: "Pejgamberi alejhis-selam e ka mallkuar atë burrë që vesh veshjen e grave dhe atë grua që vesh veshjen e burrave."



vazhdon...Pse mbulesa? / 3

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Prill 2006 08:36
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pse mbulesa? / 3

Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Tre lloj njerëzish nuk do të hynë në Xhennet, e as që do t’i shiqon All-llahu në ditën e Kijametit: Ai që nuk i respekton prindërit, gruaja që i përngjan burrit dhe ai që përhap atë që ndodh gjatë marrëdhënieve seksuale."

7) Të mos i përngjan veshjes së mosbesimtarëve. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Ai që i përngjan një populli, është prej tyre."

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amri r.a., i cili ka thënë: "Pejgamberi alejhis-selam pa në mua dy rrobe të verdha dhe tha: Këto janë tesha të jobesimtarëve, mos i vish!"

8) Të mos ketë për qëllim me këtë veshje afirmim në popull. Pejgamberi alejhis-selam thotë:

"Kush vesh veshje afirmimi në dunja, All-llahu e mposhtë në ditën e Kijametit, e pastaj e shtien në zjarrin e Xhehennemit."

Në këtë hyn çdo veshje që të dallon prej të tjerëve, pa marrë parasysh a është veshje e shtrenjtë, të cilën e veshë për t’u lavdëruar me pasuri, ose veshjen e leckosur dhe të papastër, duke pasur për qëllim demonstrimin e asketizmit.

KE KUJDES NGA TË ZBULUARIT

Pasi që të mendojmë rreth kushteve të lartpërmendura të mbulesës Islamike, bëhet e qartë se shumica e femrave, të cilat mendojnë se janë të mbuluara në realitet janë të zhveshura, ngase në veshjen e tyre nuk gjenden kushtet e lartpërmendura. Armiqtë e rilindjes Islame mundohen me të gjitha fuqitë që ta asgjësojnë atë, mirëpo All-llahu i shkatërron mundimet e tyre dhe i përforcon besimtarët edhe më tepër në këtë fe.

Për këtë shkak,ata ndryshuan metodat e tyre. U paraqitën me ide të fëlliqura, me të cilat donin ta nxjerrin këtë rilindje nga drejtimi i saj hyjnor. Paraqiten fotografi të trilluara të mbulesës "bashkëkohore" si "zgjedhje e mesme". (Aludohet në teshat e ngushta që mbulojnë trupin, por tregojnë formën, si dhe teshat e bukura, të cilat i tërheqin shikimet e meshkujve.sh.r.) Thanë: Edhe Zoti është i kënaqur, por edhe shoqëria e pranon.( Bëhet fjalë për shoqërinë islamike sh.r.)

Kjo u prit shumë mirë nga disa vajza mosbesimtare, të cilat nuk kishin guxim të dalin të zbuluara nga presioni i shoqërisë muslimane, dhe veshën këtë "mbulesë", me të cilën armiqtë edhe realizuan qëllimet e veta, por edhe nuk ranë në kundërshtim me shoqërinë. Në këtë mënyrë u përhap kjo lakuriqësi në emër të "mbulesës bashkëkohore".

Për këtë shkak, oj vajzë me "mbulesë bashkëkohore" mos mendo se mbulesa yte është sipas principeve të sheriatit, ose është ajo mbulesë e cila e kënaq All-llahun dhe Pejgamberin alejhis-selam Mos u tradhëto nga ata, të cilët ta bekojnë këtë vepër dhe fshehin në vehte këshillimin. Gjithashtu mos thuaj: "Unë jam më e mirë se ato që janë të zhveshura", sepse nuk mirret shembull nga e keqja. Zjarri është shkallë-shkallë, mu ashtu siç është edhe Xhenneti, shkallë-shkallë. Për këtë shkak, meri shembull motrat e tua, të cilat vishen me mbulesë të përcaktuar me sheriat.

Transmetohet se Pejgamberi alejhis-selam ka thënë:

"Shiqo në atë që është më poshtë se ty në aspekt të dunjasë, kurse në atë që është më lartë se ty në aspekt të ahiretit. Në këtë mënyrë nuk do t’i përbuzësh begatitë e All-llahut ndaj teje."

Transmetohet nga Hasan El-Basriu se ka thënë: "Nëse shejtani a.l. e sheh se je i qëndrueshëm në respektimin e All-llahut, të kërkon herë pas here. Kur e sheh se ti edhe më tej qëndron në respektimin e All-llahut, largohet prej teje. Por nëse të sheh se je labil (njëherë kështu, njëherë ashtu), atëherë të vërsulet pandërprerë".

Pra ejani në përqëndrueshmërinë, e cila nuk ka lakime në udhëzimin drejt të Vërtetës, ejani në pendim të sinqertë (teube), pas të cilit nuk ka mëkat.

"Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, që të gjeni shpëtimin" (En-Nur 31)

DËGJUAM DHE RESPEKTUAM

Muslimani i vërtetë e pranon urdhërin e All-llahut dhe mundohet që së shpejti ta praktikon në jetën e tij të përditëshme. Në shenjë dashurie ndaj Islamit, krenarie me sheriatin e të Mëshirëshmit dhe në shënjë respektimi të sunnetit (veprës, traditës, ligjit) të njeriut më të mirë, Pejgamberit alejhis-selam Nuk ia vë veshin asaj grupe të humbur, e cila tregon padëgjueshmëri ndaj të Vërtetës dhe është e pavetëdijshme ndaj përfundimit që e pret.

All-llahu mohon besimin nga ata që ia këthejnë shpinën Atij dhe Pejgamberit alejhis-selam :

"Ata (dyftyrëshit) thanë: Ne i kemi besuar All-llahut dhe të Dërguarit të tij dhe u jemi bindur. Por pas asaj një grup prej tyre zbrapsen. Të tillët nuk janë besimtarë. E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i Dërguari i Tij (me Kur’an dhe hadith), një grup prej tyre nuk i përgjigjen (thirrjes)..." (En-Nur 47, 48)

"Kur thiren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i Dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është që të thonë: Dëgjuam dhe respektuam! Të tillët janë ata të shpëtuarit. Kush e respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, dhe ia ka frikën All-llahut, të tillët janë ata që arrijnë atë që dëshirojnë." (En-Nur 51, 52)

Transmetohet nga Safija bint Shejbe, e cila thotë: "Ishim duke ndejtur te Aisheja r.a. dhe u përmendën gratë kurejshe dhe vlera e tyre. Në këtë rast Aisheja r.a. tha: S’ka dyshim se gratë kurejshe kanë vlerë, mirëpo unë nuk kam parë sikur gratë e ensarëve. Ato aq shumë e besonin Kur’anin, saqë kur zbriti ajeti i sures En-Nur "Le t’i vënë shamitë mbi krahërorin e tyre..." dhe burrat e tyre ua tregonin këtë ajet grave, bijave, motrave, nënave, si dhe të afërmëve të tjerë; e kur e dëgjuan ajetin secila nxitoi që ta mbulon kokën dhe trupin, në shenjë besimi ndaj Librit të All-llahut..."

Pra, nuk kemi zgjedhje para urdhërit të All-llahut , e as mëdyshje gjatë realizimit të vendimit të Tij.

Për këtë shkak, pendohu moj motër muslimane nëse vërtetë je e kënaqur që All-llahun ta kesh Zot, Islamin fe, Muhammedin alejhis-selam Pejgamber dhe nëse do që për shembull t’i marrësh gratë dhe bijat e Pejgamberit alejhis-selam

Nxito të pendohesh, oj robëreshë e All-llahut dhe ke kujdes fjalën "Do të pendohem, do të falem, do të mbulohem...", ngase vonimi i pendimit është mëkat, për të cilin duhet pendim tjetër.

Thuaje atë që tha Musai a.s.:

"U nguta te Ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur ndaj meje!" (Taha 84)

dhe thuaje atë që e kanë thënë besimtarët dhe besimtaret më parë:

"Dëgjuam dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë! Vetëm te Ti është përfundimi ynë!" (El-Bekare 285)

Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!

Titulli i origjinalit

EL HIXHABU LIMADHA

Përktheu: Lukman Neziri

Recensent: Bekir Halimi

shtëpia botuese NuN" Shkup, 1999



mar nga albislam.com

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Prill 2006 08:39
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Gjithe ky material... me mjaftoi te lexoj 10 rrjeshtat e pare te kuptoj idete e mbulimit te femres. Sado qe respektoj fene myslimane, per mua mbulimet qe i behen femres jane dhe mbeten vetem shprehje e limiteve mashkullore. Ligje te vena nga meshkujt dhe si te tilla maskiliste, nga plenume fetare te perbere eskluzivisht nga meshkuj. Keshtu qe.... si perfundim mbulesat dhe gjithe vendimet e tjera qe meshkujt vazhdojne te marrin ndaj femrave jane shprehje e dobesise mashkullore, qe kerkon prehje ne rregulla strikte, drastike, ndaj levizjeve emocinale te paperballueshme. Shkurt hesapi, te perballosh xhelozite, emocionet, hormonet dhe te luftosh maskilizmin tradiconal do fuqi. Ndoshta prej kesaj shume personave u pelqen te fshihen pas ligjeve te rrepta fetare me mire sesa te perballojne jeten e eger ketu jashte, ku te gjithe jemi te barabarte. Por edhe ky maskilizem, diktimi i veshjes se gruas, me sjell ne mend nje aspekt feminil qe meshkujt paskan: loja me kukulla. Sepse s'ka si te jete tjeter kur nje grumbull meshkujsh diskutojne mbi "feminilitetin" e nje femre dhe nuk lene te zonjen te jete padrone e veshjes se vet.

Mea Culpa: Shpresoj mos ndizen shume zera, shume cjerrje nga ky mesazh sporadik qe me rastisi te postoj ketu. Eshte vetem mendimi im, dhe sidoqofte respektoj boten e secilit me gjithe zgjedhjet fetare qe ben, pavaresisht se me keto gjera nuk jam dakort.

P.s. Po u pa e aresyeshme mund dhe te fshihet ky mesazh. Ama forumi s'do kishte kuptim pa diskutime, me copy paste metarialesh te vetme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Prill 2006 08:56
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

tani jo se jam kunder mendimeve apo diskutimeve por me habit mania e disa individeve qe rropaten te gjejne materiale nga faqe ekstremiste islame e te na i servirin ketu.
Normalisht qe eshte mjaft e vertete qe mbulesa eshte e obligueshme per femren por ama vetem kaq.
Ato mendimet e futjes ne thes te saj apo edhe shpjegime te thenieve sipas oreksit nuk ecin shume.

megjithate tema e Amoxil ka vend per te diskutuar por ama nuk mund te numurohet nder te drejtat sepse merret vetem mendimi ekstrem dhe nuk shfaqet komplet mendimi islam dhe shpjegimi objektiv.

Kaq kam te them per sot.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Prill 2006 23:47
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

[QUOTE]Po citoj ato që tha Fajtori
[B]Gjithe ky material... me mjaftoi te lexoj 10 rrjeshtat e pare te kuptoj idete e mbulimit te femres.

Fajtori citoi: Ligje te vena nga meshkujt dhe si te tilla maskiliste, nga plenume fetare te perbere eskluzivisht nga meshkuj.


Ligjin nuk e ka thurur dora e njeriut por Krijuesi i nderuar. Femra muslimane ka uniformen e saj obligim nga Krijuesi e jo sic thekson ti "ligje te vena nga meshkujt?!" Nese ty te duket absurde uniforma e femres muslimane si rrjedhoje vie mosnjohuria qe posedoni. Mbulesa ka vlera te medha per ate njeri qe vertete njihet drejt me kodin e moralit dhe dinjitetit (e identitetit te tij).

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Maj 2006 05:52
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Prishtinasja_ Kliko këtu për të kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Prishtinasja_ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Astronauti
Perjashtuar perkohesisht

Regjistruar: 01/05/2006
Vendbanimi: Aty ku perendon Dielli, pran plazhit te Durresit
Mesazhe: 29

Te drejtat e gruas ne islam!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!

Kurani e lejon rrahjen e femrave:

Koran 4/34. Meshkujt jane pergjegjes per femrat, sepse Allahu njeren pale e
ka kategorizuar mbi tjetren dhe ata nga pasuria e tyre dhurojne (japin)[C'japin? I ofrojne kenaqesine femres?]. Per
kete jane femrat e pershtatshme te degjueshme(bindshme) dhe me ndihmen e
Allahut i fshehin gjerat sekrete te burrave te tyre.[Per cilat cilat sekrete behet fjal?] Ndersa ato prej te
cilave keni friken se jane te pabindura ndaj jush, qortoni, lereni te
shkojne te vetmuara ne krevat dhe goditni. Nqs ato me pastaj ju binden
urdherave tuaj, mos kerkoni pretekst ndaj tyre; Allahu eshte i lartngrituri,
i madhe

Koran 38/44 Dhe merre ne doren tende nje dege te gjerbert dhe goditni me
te,dhe mos e the betimin……) [C'drejtesi eshte kjo?? A vlen e njejta per meshkujt e padegjueshem?????????]

Koran 4/3. Dhe nese kini frik, ju nuk dot vepronit padrejt kunder jetimeve,
atehere martoni femrat, qe ju duken te kendshme (sic ka bere profeti me robereshat qe i jane dukur te kendshme), dy ose tri ose kater; dhe
nese kini frik te mos keni te ardhura, atehere martoni vetem nje ose cka
posedon e drejta e juaj, ajo qe ju takon (nje roberesh)...[Pra ai i cili ska te ardhura mund te mbese edhe vejan. Ai qe ka milionat, mund te kete dhjetra gra, te larmishme nga mosha 9-ne pakufi Kete e shohim te Sheikat milionera. NJe imitim tjeter i epshit te profetit.]


Koran 2/223. Grat tuaja jane Ara (Fusha) e juaj; keshtu, lerojeeni fushen
tuaj, kur dhe si te doni… [Perdhunim i se drejtes se gruas! Vlen e njejta edhe per meshkuj?]


Koran 4/15. Dhe nese njera prej "grave tuaja" ben dicka te
pahijshme, atehere thirrni 4 nga ju si deshmitare kunder tyre; nese e
deshmojne pahijeshmrine e saj,atehere mbyllni ne shtepi, derisa te arrij
vdekja ose Allahu ua hap nje shtegdalje tjeter.. [Pse flitet gjithmone ne "Plural dhe jo ne singular" kur jane ne pyetje femrat????]

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Qershor 2006 19:30
Astronauti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Astronauti Kliko këtu për të kontaktuar me Astronauti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Astronauti't! Kërko mesazhe të tjera nga: Astronauti Shto Astronauti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Astronauti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Agim Sinamati
Perjashtuar

Regjistruar: 17/05/2006
Vendbanimi: Kanada
Mesazhe: 42

Burrit nuk I lejohet te godase gruan e tij thjesht sepse ajo derdhi cajin, I dogji buken, apo harroje ti hekurosi kemishen etj pershembull. Lejimi I goditjes ne Kuran eshte ne vecanti per ndarjen dhe si mjet I fundit qe ndarja mos te ndodhi kur ke te besh me dike si tipi atyre qe i kane hedhur dhe helm burrave ne buke(Kij kujdes Astro se ashtu ka mundesi ta pesosh)." Te fshehesh fjalite eshte karakteristike e oriantalisve perendimore dhe Astronautit adolishentit qe me genjshtra kane gjetur menyren e vetme si e si ti bejne njerzit mos te mendojne normalisht per kete fe. lejimi goditjes eshte nen kondita te caktuara dhe limite te prera. Burrit nuk I lejohet te godase gruan e tij thjesht sepse ajo derdhi cajin, I dogji buken, apo harroje ti hekurosi kemishen etj pershembull.

Mendoni per pak momente se perse femija duhet te marr vesh qe ka nje nje fjaledhenes dhe udheheqes ne shtepi. Besoj se ju kujtohet qe tallishim ne shqiperi me policet. Pse valle? Sepse nuk kishin autoritet, bile disave u gjuanim me gure. Gjeja me ulet tek Ne ishte dhe eshte te jesh polic. Pa ta provojme kete ne shtetet me qevere precize dhe serioze. Kur shikon dritat e policise te rrengjethet mishi dhe te rreh zemra sepse po ndjen prezencen e autoritetit dhe rreptesise. Nga e kunderta, ne botet e ashtequajtur " bote e perparuar" femijet jane te denje tu thyen kerbishtat prinderve te tyre duke arritur deri ne gjakosje mos te themi marrje e jetes. Pse keshtu? se kurre nuk pane kur ishin te vegjel presencen serioze te babait ose nenes ne shtepi. Per te sqaruar kete mund ta rishikoni serisht se perse lejohet nje qendrim i rrepte ndonjehere me gruan mbasi i ke perdorur te gjithe medotat e komunikimit. Kjo s'do te thote ti thyesh kerbishtat as nuk egziston ne fene e Muslimanve. Versetet Kur’anore pershkruajne proceduren qe duhet ndjekur ne rasin e nje gruaje qe ka filluar te behet ne karakter si lavirat e perendimit duke mos lene fjale duke ju perfeshur punes pa lodhje. Fillim duhet te keshillohet me goje per detyrat e saj si bashkeshorte ndaj familjes dhe vetes se saj. Nese ky si hap nuk realizohet atehere i drejtohesh heshtjes se ne shume raste sjell rezultat. Duke mos u realizuar as ky hap atehere nese burri e shikon te nevojshme dhe si hap te fundit ne menyre qe gruaja e tij te vij perseri ne vij atehere eshte e lejueshme ta godasesh larg fytyres, pikave te dobta ne trup duke mos lene shenja apo demtime. Dhe si perfundim nese burri e keq interpreton kete kondite te lejuar duke e brutalize gruan e tij atehere familja e saj kane te drejten e nderhyrjes dhe ceshtja cohet ne jigged perkatese nese eshte mjaft serioze.

Dhe per ti vene koken kesaj teme qellimi per goditje nuk eshte per te krijuar dhimbje dhe denim, por thjesht ti sjelli gruas sensin e logjikes serisht dhe ri-themelimin e autoritetit ne familje.


Astronaut une ta kam permendur dhe ta them serisht do te te vihemi si kocka ne fyt derisa genjshtrat e tua te shuhen se gjithsesi jane te shuara.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Qershor 2006 21:19
Agim Sinamati nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Agim Sinamati Kliko këtu për të kontaktuar me Agim Sinamati (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Agim Sinamati Shto Agim Sinamati në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Agim Sinamati në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

S'po merret vesh kush genjen ketu. Mesazhi i Sinamatit qenka si manual i forcave te armatosura. Gruaja goditet pa lene shenja dhe demtime. Hajde hajdeeeee.

Pastaj nuk e kuptova si ishte puna e rreptesise? Ne lindje tallemi me policet, ne perendim femijet edukohen pa autoritet... Po atehere si ka mundesi qe shtetet perendimore kane krijuar nje polici kaq te rrepte kur femijet nuk dijne c'eshte autoriteti. Nuk mendon se autoriteti i forte familjar sjell krijimin e klaneve dhe dobesimin e shtetit? Apo keto nuk shkojne neper mend...

Apo mos i duhet hequr autoriteti shtetit per t'ja dhene ca kryefamiljareve qe te godasin grate. Astronauti mund mos kete etiken ne te folur, por po ju vjen hakut me argumente. Dhe c'eshte me e keqja mbrojtesit e fese justifikojne "dhunen" me morale te diskutueshme sekso-centrike. Na paska dhe procedure kur femra u beka "si laviret e perendimit". Mblidhen 4 veta dhe vendosin ti bien femres. Tani ligjet e shtetit do na i zevendesojne meshkujt me ane te fese.

Po s'keni faj juve joooo. Se cmenduria popullore i ka keto. Disa shqetesohen kur i shahet profeti e disa perdhosin gjithe grate e perendimit ne emer te fese. Ky eshte problemi i fese: relativiteti i ligjeve. Me siguri kurani thote te mos shani majtas djathtas. Por ketu jane me gishta ato qe e respektojne. Atehere kush meriton me shume ban? Astronauti qe citon nje liber, apo ky qe ofendon popuj te tere.

Padyshim Astronauti... Se kurani eshte perfekt... Nuk gabon kurre... Jane njerezit ata qe gabojne... Por jo njerezit qe mbrojne kuranin... Ata jane te mbrojtur nga perfeksioni i Krijuesit.

Cmenduria kolektive ka filluar qysh me zgjedhjen e presidentit amerikan, qe vajti prishi ekuilibret ne bote dhe krijoi kushtet qe te rriten fansat fetare. Tek e fundit esktremet preken, kane te perbashketa gjithmone, si psh mungesen e llogjikes.

Po iki te kepus nje dege te gjelber dhe ti bie femres time. Mirupafshimmmmmmmmm

P.s. Ja pse nuk lexoj kete nenforum, eshte teper fantastiko-shkencor... me falni, fantastiko-fetar. Mua me pelqen realiteti dhe mos me thoni qe ne realitet rrihni grate me thupra te gjelberta. Apo Astronauti ka cituar ndonje personazh te Star-Trekut?

P.s.2 Ndonjehere mendoj se me shume sesa aspekti fetar ketu diskutohet divergjenca mes popujve. Ndonjehere flet inati sepse popuj te tjere kane hapur rrugen e zhvillimit, kur vete nuk bejme dot asnje gjysem shteti me 3 milione banore. Se cfare do jete tjeter kur Agim Sinamati justifikon te drejtat e njeanshme te meshkujve ndaj femrave mbi ca principe gjoja fetare. A thua se femrat i ka pjelle lopa qe Sinamati ti rrahe me thupra kur nuk binden. Muhahahaha. Opssss , qesha padashje. Kur flitet per fene s'ka humor. Nderime.

Modifikuar nga Fajtori datë 25/06/2006 ora 00:37

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Qershor 2006 00:29
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

C'tu desh Fajtor ziu , te futi ne list ky Sinamati tani !
Prite te japi nje ftese andej nga xhamia , te ''diskutoni'' pak per problemin ne fjale !
Per temen ne fjale , lere me mire !

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Qershor 2006 01:07
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:47 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja Islame > Islami dhe te drejtat e gruas ne te.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.