gt2xf
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/01/2006
Vendbanimi: Mexico D.F. (Distrito Federal)
Mesazhe: 44
|
Kur ti thua se une bazohem ne ate ck ashkruan ti dhe perfundimet i nxjerr se ajo qe shkruaj une Ai eshte mizor eshte me te vertete e cuditshme sepse une deri tani kam cituar ato qe Ai ka cituar per veten e tij pra karakteristikat e Tij, si meshirues meshirberes, bujar i urti, etj etj, un nuk e di se si ti e nxjerr kete perfundim??!!!
Urdherime me detyrimin ka ndryshim, Allahu ka urdheruar ta adhurosh ty edhe mua por nuk te detyron, pra nqs enveri te detyronte ta adhurosh Allahu eshte i gjithdijshmi nuk te detyron, por ne fund do te shkosh tek Ai dhe do pergjigjesh per te gjithapunet e tua. Merre vesh...)))
Sa i perket interpretimit te Kuranit kjo eshte ceshtje me vete. Kurani interpretohet ajet me ajet apo verset me verset, hadith me hadith, apo ajet me hadith, pra eshte shkence me vete dhe ka dijetare qe kane komentuar kuranin sic eshte ibn kethiri etj etj, Allahu ne kuran thote: Pyteni ato qe dijne nqs nuk dini, po ashtu Ai thote ato qe dijne jane me afer Allahut, kush jane ato qe dijene q eju pershkrohet dija dmth atoi jane dijetaret per vete shkakun se ato qe e njohin Ate jane me afer Atij.
I dashtus se cfare ke ti para apo prapa sysh nuk edi, une deshiroj ti bej te qarta sidomos kur flitet per Allahun nuk ka ngjashmeri me asgje....
Une kam deshire te mesoj permendesh fajlen e e Allahut Kuranit sepse eshte fjale me e drejte, e qarte kristal dhe me e kuptueshme, ska ven per komente (kundershit se a eshte e vertete apo jo) kur flitet per Fjalen e Tij. Allahu thote se e ka bere te kuptueshme fjalen e Tij dmth ka zbritur Kuran per njerez jo per kafshe. Bile mesimi i Kurani eshte dije, Sic edhe thote Allahu ne Kuran, kam derguar pejgambere nga ato vete dmth nga njerezit qe te kuptojne ate pranojne, e nuk ka cuar pejgamber tek njerezit si psh meleq apo dicka tjeter, sepse njerezit do te refuzonin e do thonin nuk eshte prej nesh.....
Me mire te mesosh "permendesh" Kuran se sa disa pacavure te njerezve po flas ne shkallen krahasore, mos mendo se nuk ben te merresh me shkence apo me dije tjera te dobishme. Fjalet e Tij e meritojne me shume se gjithcka te mesohen hulumtohen sesa fjalet e krijesave tjera sado te drejta qofshin ato....dmth kjo ka prioritet para se dytes....Po ta "bluaj" kete se ti me sa shoh nuk te punon mulliri...)))
E qarte si dielli Allhu kur thote eshte me Bujari dmth se eshte me bujari se te gjithe, duke filluar nga une e ti e deri tek me i fundit te marre te gjithe se bashku, sepse Allahu ka te drejte te krahasoje Veten e Tij me krijesat kur eshte fjala per si i thone tashti sfide, si psh kush eshte me i dijshem apo kush eshte me bujari etj etj, por ne nuk kemi te drejte te krahasojme veten tone me Te sidomos kur vjen puna tek sfida....
Njerezit duhet te marrin fjalet e Allahut si argumet sepse ai eshte perfekt, dhe jo fjalet e njerezve te cilet jane te manget. Kjo shpjegohet keshtu, nqs fjalet e nje personi nuk kundershtojne ato te Zotit atehere ato mirren nqs e kundershtojne fjalen e Zotit atehere nuk mirren. Prandaj ne shkrimet e para une shpesh po them se njerezit maten me te vertete jo e verteta me njerezit, dhe e verteta ne rastin tone eshte Zoti, fjala e tij....Por une me sa duket me duhet te hy ne cdo kokerr per ta shpjeguar ty sepse ti nuk ke as vullnetin me te vogel te "bluash" ate cka thuhet. Por them se kjo nuk do ndodhe per shkak se shihet se ti nuk ke vullnet dhe se nuk ke rregulla ne bisedim, pra je i coroditur, dhe se une nuk kam kohe....
Sa i perket asaj qe ti thua se une them keshte sepse ti keshtu thua, fjalet e mia jane si kristali dhe thone te kunderteten e asaj qe ti pretendon, ose filozofon.
kjo puna jote eshte si ajo puna e Nuhit allahu e meshirofte te cileve ju fliste njerezve per Allahun e ato i fusnin gishtat ne vesh e Allahu beri cka beri me ato njerez.
Po te rikujtoj edhe njehere qe mundohu te marresh dije dhe jo te kapesh fjale kendej e andej, futu ne ceshtje thelle, edhe te pakten lexoji mire ato cka shkruaj,
Eshte edhe nje fakt tjeter, se ka pasur njerez te cilet kane qendruar me profete e kane qene bashkekohes te tyre kane prare mrekullira qe ato kane bere por prape nuk u eshte "mbushur mendja"...)) edhe ti ke te "drejte" mos te te mbushet mendja, se udhezimi nuk eshte ne doren time, por ne doren e Allahut, ai udhezon ke te doje.....deri ne nje afat te caktuar.....
96. 'Alek
1. Lexo (meso) me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruaj me pendë.
5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
O njeri meso, meso....))))
code: http://www.youtube.com/watch?v=iza5uGIqccU
Citim: Po citoj ato që tha Jarigas
[QUOTE]Po citoj ato që tha gt2xf
........ as te kundershtojme Ate per te vetmen gje jemi te krijuar dhe nuk mund te dalim nga ajo e te qenurit rob te tij, por puna eshte te jemi rob te mire te bindur dhe jo te pabindur................
"si puna e qengjit te mire qe pi dy nena?( por prape tek kasapi do te perfundoje edhe ai).......
.......... se perfundimet qe nxjerr ti nga imagjinata jote qe a eshte Ai mizor une perseri habitem me ty ............
Une bazohem vetem tek çka shkruan ti i dashur.......
Po ben krahasime te peshtira kur thua se na ka krijuar vetem per ta adhuruar sidomos kur krahason me nje komunist i cili e mohon Ate. Ne adhurim nuk futen vetem lutja apo falja, por pjese e adhurimit eshte e gjitha veprimtaria e perditshme, si puna, kalimi i kohes se lire me familjen, pasja mardheni seksuale me gruan, ppor kushti eshte qe keto te jene ne perputhje me ate cka ai pelqen.
Edhe ketu jam mbeshtetur ne ato qe shkruan ti.....
Po pergjigjet jepen ne baze te Kuranit sepse ajo eshte Fjala e Tij dhe se eshte absurde qe nje njeri te mos permendi kuranin si argument pasi qe eshte fjale e Zotit drejtuar njerezve.................
Kur-an-i i eshte drejtuar njerezve, atehere eshte i kuptueshem mire nga njerezit.Atehere pse duhen dijetaret per ta interpretuar?Edhe ti mund te japesh interpretimin tend, ne vend qe ta recitosh si vjershe....
Zoti eshte Zoti, merre nje kopje te Kuranit dhe lexo se cili eshte ai, ai nuk eshte person, por eshte Vete Ai me emrat dhe atributet e tij ja psh....se cili eshte Zoti
Kur them "person", kam parasysh kuptimin e kesaj fjale qe mund te tregoje teresine e cilesive te nje njeriu apo nje figure tjeter...Person nuk do te thote "njeri"......
.
Nqs ti me bindjen ndaj Allahut e barazon me tiranine kjo eshte gabim dhe nuk ka vlere fjala jote apo e miliardave si puna jote. ...
Edhe ketu , nuk jam une ai qe mendon keshtu, eshte ajo qe ti shkruan qe me çon te mendoj nje gje te tille....
3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
Zoti yne eshte me bujari??Me bujar se kush zot tjeter??????
Nuk e kam me Zotin, por me ate qe ju perhapni ketu, flisni sikur ta keni mesuar diçka permendesh, pa e kuptuar.......
Pershendetje.......
Kuptohet qe link-un e ngjita ne hapesiren e adreses, por me thote "The url contained a malformed video id. "......
code: http://www.youtube.com/watch?v=iza5uGIqccU
__________________
Draws near for mankind their reckoning, while they turn away in heedlessness. Comes not unto them an admonition from their Lord as a recent revelation but they listen to it while they play. Al-Anbiya ( The Prophets )
Modifikuar nga gt2xf datë 14/06/2007 ora 12:18
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|