Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191
|
Citim: Po citoj ato që tha kontinenti
A eshte nevoja te flasim tani per Fan Nolin?
Pyetja eshte shume e mire. Eshte nje nga pyetjet me komplekse qe mua mund te me kene zene syte e mi.
Fan Noli, dihet boterisht, ishte nje personalitet i gjithanshem, i pajisur me kulture te larmishme; teolog, shkrimtar, muzikant, perkthyes i talentuar, njohes i shume gjuheve.
Nuk e kam njohur nga afer, por mund te jap mendimin tim per ato gjera qe ai beri per te miren e tij dhe per te keqen qe u shkaktoi shqiptareve, te cilet ndoshta nuk do ta kuptojne dot kurre.
Fan Noli, sic e kam thene me pare, eshte bere peshkop ne Korce.
Si njeri i zgjuar, dhe si nga te vetmit te shkolluar aq shume per kohen, drejtoi nje grup njerezish, qe pa ngurrim mund ta quaj "puc", per te marre Autoqefaline e Kishes ne Shqiperi.
E kam sqaruar me lart qe, Autoqefalia nuk jepet "Urdhero, merre".
Ajo jepet kur Nena e Kishave, Konstandinopoja, shikon qe kjo kishe ne filan shtet ka Shkollen e pergatitjes se Klerikeve dhe se dyti, je me pak e rendesishme se kjo, Financat, se si do te mbijetoje kjo Kishe.
Por, si ishin vitet 1915-1924 per Shqiperine?
Kishte insititucion arsimor Kisha? Me se do te paguante kleriket qe do te dilnin nga kjo shkolle fantazme?
Pra, asgje nuk ekzistonte. Kujt do t'ia zgjaste duart Fan Noli kur te mos kishte asgje? Me se do te paguante taksat qe Zogu u vuri institucioneve fetare? Ku do te gjendeshin aq shume para? Ku?
Pra, Autoqefalia nuk kishte se si te jepej.
Por, Noli nuk mund te perballej me kete fakt. Kurre. Ai donte me doemos qe te ishte ne nje post te larte drejtues, ne nje pike kulmore ku te mund te shikonte te gjithe te tjeret.
Keshtu, Shqiperia e Varfer nuk ia plotesoi keto kerkesa dhe Noli, i deshtuar nga kjo perpjekje lavdidashese, u largua per ne USA.
Ambicjet e tij ne vendin e statujes se lirise, u shtuan akoma me shume.
Keshtu, Kisha Ruse, qe sic e kam thene, nuk ka qene ndryshe nga ajo greke per Ballkanin, Kosoven dhe Shqiperine, e beri Fan Nolin Kryepeshkop te Shqiptareve dhe i dha "autoqefali", qe akoma ne USA per Kishen Shqiptare eshte vetem nje fjale.
Ne rregull. "U formua" Kisha Orthodhokse Kombetare Autoqefale e Amerikes.
!?!?!?!?!?!??!?!?!?!?!?!?
Po Shqiperine, kujt ia la ky njeri?
C'lidhje ekziston ndermjet kesaj Kishe Amerikane dhe asaj ne Shqiperi?
.........................................................................
Gjithashtu, dua t'ju them te gjitheve.
Besojeni ose jo, edhe vete Kancelari i Kishes Shqiptare ne South Boston, perkrahes i Janullatos, At Arthur Liolin, dhe gjithe te tjeret, JANE KUNDER VEPRIMEVE NOLIANE.
Tani e verteta ka dale ne shesh dhe ata qe kane mend e kuptojne.
Kam degjuar qe para disa javesh u be ne Kryekishen Shqiptare, nje meshe ne perkujtim te tij, dhe predikimi, ne qender te te cilit ishte Noli, nuk permbajti asnje fjale ose falenderim qe Noli krijoi Kishen Autoqefale. Asnje.
Sepse ishte nje veprim tejet i gabuar, jashte cdo kanoni dhe rregulli.
Megjithese ata nuk flasin hapur per kete gje, ne zemren e tyre eshte krijuar dhe formuar bindja qe ajo qe u be ishte koke e kembe gabim.
At Arthuri foli vetem per Nolin si njeri i ditur dhe asgje me teper, asgje.
Noli ishte ai qe tha qe ne Meshe duhet te perdorim vetem anglishten. Shqipja, me sa kam degjuar, perdoret shume pak. Nuk e di se per cfare arsye, "trimi qe vrau kucedren greke" sipas Kontinentit, vendosi kete urdherim.
Perfundimi eshte qe Kisha Shqiptare e USA eshte nen mbikqyrjen e drejtperdrejte te Kishes Ruse. Kryepeshkop Herman (rus) e ka shume qejf kete kishe. Nuk e di pse. Ju e dini?
Uroj qe kjo qe shkrova te mos cilesohet si antishqiptare. Ky eshte mendimi im dhe e shkrova. Po i besoj vetvetes qe do te jem i matur me ju, per te mos anashkaluar dhe per t'iu bindur moderatorit Erzen per mosperdorim fjalesh te keqija per asnjerin prej jush.
Megjithese "i pafajshmi" i Forumit po me quan Stenlush, po kerkon te dije kush jam, ku jetoj e ku ta di une se cfare bluan ne mendje kjo qenie kaq e padjallezuar. Dua te te them qe jetoj atje ku ka shqiptare, atje ku flitet shqip, atje ku hallet jane te shumta dhe shume te veshtira per t'u zgjidhur.
Mbi te gjitha jetoj brenda Kishes, brenda se vertetes, brenda asaj qe e kane pranuar te gjitha Kishat e tjera te Botes, Papa, Populli, dhe mbi te gjitha e di kush? Perendia. Aty jetoj dhe perpiqem te mos bej gabime.
Si qenie njerezore gaboj, kam renie, por, aty ku ka mekat tepron hir.
Ky hir eshte ai qe une dua te kem gjithnje, ne cdo cep te shtepise sime, ne gjithe frymemarrjen time, brenda cdo qelize te trupit tim.
Te mjafton ky informacion per te me gjetur?
Por, per shaka, meqe je para kompjuterit, kliko emrin tim ne Google dhe kushedi, ndoshta mund te dale dicka. Shaka, shaka. Se te rinj jemi dhe duhet te qeshim, te jemi te lumtur, te krijojme njohje dhe te veprojme me nje qellim te perbashket. Keshtu o i pafajshem.
Tani do te perpiqem te lexoj me me shume kujdes edhe shkrimet e tjera.
Me duket se komunikimi yne kete rradhe do te jete me njerezor.
Nuk e di por po me pushton nje ndjenje shprese dhe gezimi ne keto momente. Ndoshta, Krishtlindja do te jete arsyeja, dhe ajo eshte se kush tjeter, qe po me ben te tille.
Nejse, u zgjata pak per veten time.
Do flasim.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|