Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
La carne (1991)
Bashkangjitje: lacarne.jpg
Ky file është shkarkuar 57 herë.
Regjia: Marco Ferreri
Skenari: Massimo Bucchi, Liliane Betti, Paolo Costella, M. Ferreri
Aktore: Sergio Castellitto, Francesca Dellera
Paolo eshte nje muzikant i divorcuar qe punon ne lokal nate. Aty njihet me Francesken, nje bombe sexy shume e bukur. Ekstravaganca e te dyve ngjit menjehere. Truri i nje artisti qe ka kaluar meningjit dhe i nje vajze mendjelehte qe sapo ka abortuar gjejne perputhje pertej normalitetit, ne xheste deshirash dhe epshesh te perzjera me sentimente hyjnore. Ata mbyllen ne nje shtepi plazhi duke bere seks per jave te tera. Ne raportin e tyre te vrullshem humbet kuptimi i limiteve dhe te dy perjetojne bashkejetesen ne menyre mistike apo hyjnore. Paolo e quan takimi me Francesken takim me Zotin. Prandaj s'mund ta lere te ike. Zoti shfaqet vetem njehere...
Nga ana regjizoriale ka difekte te ndryshme, por skenari eshte i paperseritshem. Ne fakt filmi mbahet mend per skenat e forta dhe dialogjet e çuditshme. Shkrirja e plote me partnerin eshte enderr adoleshenciale e te gjitheve. Filmi i ben thirrje pikerisht atij sentimenti.
Francesca Delera nuk eshte aktore e mire, por eshte sexy dhe e bukur. Castellito e kompenson disi si aktor.
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Nuk besoj se ka. Mund te kete ndonje famoz si "La vita è bella", por nuk para shitet kinematografia e vjeter. Ajo qe mund te besh eshte te shkosh neper videoteka. Ata kane me shume filma (sepse njerezit si blejne, max i marrin me qera).
Megjithate filmat i gjen me kollaj online, disa per shkarkim, te tjere per ti blere. Disa qytete ne perendim kane edhe dyqane te specializuar filmash italiane (varet ku jeton). Sigurisht, filmat e shkarkuar mund te qellojne cilesi me e keqe se DVD e blere. Ne Shqiperi dhe DVD nuk jane te sigurta. Ka qelluar disa here ne te kaluaren qe DVD shqiptare mezi hapen, mezi i lexon komp ose dalin komplet difektoze (e kupton kur hap DVD e mbyllur ne shtepi).
Regjia: Carlo Verdone
Skenari: C. Verdone, Leonardo Benvenuti, Rossella Contessi, Piero De Bernardi
Aktore: Carlo Verdone, Alessandro Benvenuti, Nancy Brilli, etc
Ne nje vile jashte Romes mblidhen shoket e klases se gjimnazit. Megjithese kane vite pa u pare, takimi mes tyre rikthen atmosferen e dikurshme adoleshenciale. Ata tallen e lozin, i hedhin kunja njeri-tjetrit, imitojne mesuesit dhe bejne shakara te renda. Eshte nje kthim nostlagjik ne vitet e matures, veçse tani nuk jane me femije. Ata tashme jane politikane, mesues, biznesmene, kush me femije e kush i lidhur me dashurine e gjimnazit. Ate mbremje rikthehen simpatite e vjetra, kompliciteti, ndjenjat e pashprehura te ndonjerit, nofkat qe i viheshin secilit. Shakate dhe batutat i lene vendin merive te vogla, ndersa sjellja feminore ndonjehere stonon. Me kalimin e oreve jeta reale e secilit behet me e pranishme. Dikush duhet te marre gruan ne telefon, tjetren e pret burri me makine jashte, tjetra duhet ti jape femijes per te pire, tjetri mundohet te zhvase ndonje lek, etj. Ajo nate e mrekullueshme i ben shoket te kuptojne se mungon diçka nga vitet e shkolles: naiviteti. Festa mbyllet duke lene secilin ne jeten e sotme, per tu pare perseri kushedi se kur...
Ky eshte realizimi me i mire i Carlo Verdones (siç thote vete). Eshte hartuar mire dhe plot me detaje. Asnje personazh nuk stonon, megjithese filmi ka 18 personazhe, asnjerin kryesor. Duket sikur vertet jane shoke gjimnazi, sikur skenarin e kene shkruar 18 duar per ti thene variacionin qe kerkojne 18 karaktere te ndryshem.
Eshte e pamundur mos kujtohet klasa e gjimnazit kur sheh filmin. Ritakimet pas gjimnazit ngjajne shume me situatat e filmit, per te perfunduar shpesh me patetizem dhe me rikonfigurim te shoqerive. Ne fakt ideja i lind Carlo Verdones pikerisht pasi mori pjese ne nje feste te tille.
Filmi eshte shume popullor, ne youtube ka me dhjetra pjese dhe montazhe, ndersa disa aktore akoma njihen me emrin e personazhit qe interpretojne ketu. Per nje permbledhje mbi idene dhe realizimin shiko nje pjese nga Rai STRACULT: http://www.youtube.com/watch?v=a7fSSXhEm5I
Ne kete fragment i hedhin ilaç gjumi njerit qe flet gjithe kohes:
Kater episode te shkeputura qe ngjajne si skeçe. Ne te parin Benigni jeton ne epoken e krishtit dhe Giuseppe i kerkon te beje baby sitter Jezusit. Ne te dytin Benigni jeton ne epoken e sotme, por çdo njeri ka nje engjell te vetin. Benigni ka humbur engjellin dhe del ne kerkim te tij. Ne te tretin kerkon nje shtepi per ta blere dhe futet ne pazarin e madh te shtepive. Pasi gjen shtepine shkon ne banke per te marre kredi, por bankat kane nje llogjike qesharake dhe Beninji tallet me to. Ne te katertin dy ushtare bejne roje tek monumenti i atdheut, mirepo njeri eshte pizeveng i keq dhe ben lloj lloj lojrash.
Film interesant i aktorit te famshem. Ka ca difekte ne realizim, por eshte hera e pare qe Benigni ben regjine vete. Me shume ngjan si permbledhje skeçesh sesa film i mirefillte. Megjithate loja e Benignit, sidomos ne episodin me dy ushtaret, eshte shume e mire.
Regjia: Maurizio Ponzi
Skenari: F. Nuti, Franco Ferrini, Enrico Oldoini,
Aktore: Francesco Nuti, Giuliana de Sio
Fracnesco eshte nje djale i apasionuar pas bilardos. Endrra e tij: te munde kampionin e njohur me emrin "lo scuro". Ia arrin heren e pare duke luajtur pa leke, por me vone luan me leke dhe humbet shuma te medha. Leket i vjedh nga hoteli ku punon. Nderkohe ai njihet me Chiaren, nje muzikante qe banon ne te njejtin pallat. Ajo e ndihmon te laje borxhet dhe i jep ispirimin per tu bere kampion i vertete.
Film disi melankolik me regji paksa te dobet. Disa skena jane te ngadalte dhe akterimi nuk eshte shume i mire. Por skena te tjera kane levizje te mire te kameras mbi bilardo. Ajo qe vertet mungon eshte kolona zanore kur luajne bilardo. Edhe nje dokumentar do kishte me shume emocion sesa transmeton filmi.
Francesco Nuti eshte vertet i apasionuar pas bilardos (gjuajtjet ne film i ben vete). Ai eshte ispiruar nga nje film tjeter me Paul Newman, te cilin e permend ne film (Lo spaccone, 1961). Me pas ka bere dy filma te tjere mbi bilardon: Casablanca, Casablanca (1985, vazhdim i ketij te parit), dhe Il signor quidnicipalle (1998, me Sabrina Ferillin).
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Tutti possono arricchire tranne i poveri (1976)
Bashkangjitje: tuttiarrich.jpg
Ky file është shkarkuar 39 herë.
Regjia: Mauro Severino
Skenari: Enrico Vaime, Italo Terzoli, Bruno Di Geronimo
Aktore: Enrico Montesano, Anna Mazzamauro, Barbara Bouchet
Giovanni eshte centralinist ne nje fabrike te madhe. Ai eshte nje nga te shumtet qe mezi shtyn muajin me rroge se bashku me gruan qe punon si mesuese. Sikur te mos mjaftonte kjo edhe te afermit i kerkojne ndihme ekonomike vazhdimisht. Jeta e çiftit ndryshon kur fitojne 850 milione lireta ne llotari. nuk i tregojne askujt dhe fillojne te mendojne ku te depozitojne. Per te evituar taksat udhetojne drejt bankave te Montecarlos. Aty ndalojne disa dite dhe gjenden mes ajkes se pasanikeve franceze e italiane. Mes tyre dy varfanjaket stonojne, por arrijne me ne fund te njohin nje konteshe. Ajo eshte pikerisht pronarja e fabrikes ku Giovanni ishte centralinist. Kontesha i fton te investojne leket ne nje kompleks turistik, mirepo plani nuk shkon si duhet.
Film gallate mbi pamundesine e lekeve per te anulluar kontrastet sociale. Komiciteti ndertohet mbi nje tension qe ne vitet '70 ekzistonte vertet. Ne film tregohen demostrata qe shajne padronet. Por edhe demostratat kthehen ne humor (psh padronet i quajne reklame per firmen dhe i pergatisin pankartat punetoreve). Edhe familja e varfanjakeve eshte komike (te gjithe obeze, e kane mendjen vetem per te ngrene).
Regjia nuk eshte kushedi, por skenari ka shprehje te goditura. Duke vrare mendjen per paralelizmat me Shqiperine kuptova qe nuk ka asnje. Shqiperia nuk ka kontesha dhe pronare te hershem qe te krijojne nje shtrese kostante. Maksimum ka pronare te menjehershem qe ngjajne me shume si varfanjaket e filmit.
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Signori, in carrozza! (1951)
Bashkangjitje: signoricar.jpg
Ky file është shkarkuar 34 herë.
Regjia: Luigi Zampa
Skenari: Age-Scarpelli, Vitaliano Brancati, Ruggero Maccari
Aktore: Aldo Fabrizi, Peppino De Filipp
Vincenzo punon ne trenin e perditshem Rome-Paris. Ai eshte fatorino ne klasin I tek vagonet me krevate. I martuar prej 15 vjetesh, ai jeton ne Rome me familjen dhe vellain e gruas. Ky eshte nje dembel dhe hajdut qe i bie qylit ku te mundet. Vincenzos i ka ardhur ne maje te hundes me kunatin dhe me gruan e vet. Me ne fund shoqeria e hekurudhave e emeron ne Paris, ku ai ka nje histori me nje grua tjeter. Vincenzo niset per Paris, por kunati i ngjitet prapa duke i prishur pune ore e minut. Kunati bie ne ere te historise qe Vincenzo ka me gruan franceze, madje mundohet t'ia marre per vete. Nderkohe edhe gruaja e Romes vjen ne Paris dhe punet komplikohen me situata komike.
Film dinamik me plot skeçe komike. Nuk e lodh spektatorin edhe pse eshte krijuar 60 vjet me pare. Dy aktoret shkojne goxha dhe skenari eshte i punuar shume mire.
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
Roma violenta (1975)
Bashkangjitje: romaviolenta.jpg
Ky file është shkarkuar 26 herë.
Regjia: Mario Girolami
Skenari: Vincenzo Mannino
Aktor: Maurizio Merli
Jemi ne mes te viteve '70. Kriminaliteti mbulon rruget e Romes me vjedhje, grabitje e vrasje. Ne rradhet e policise gjendet komisar Betti, nje burre qe perdor menyrat e forta dhe harbute. Pas nje vrasje te kryer gjate nje grabitje ne autobus komisari vihet ne kerkim te autoreve. Shpejt gjen vrasesit dhe ia dorezon drejtesise. Nderkohe krimet vazhdojne me nje tjeter grabitje, kesaj rradhe ne supermerkate. Aty nje grua vritet dhe nje tjeter merret peng. Komisari arrin te gjeje autoret dhe i kap duke bere nje grabitje tjeter ne banke. Gjate konfliktit shoku i tij qellohet dhe mbetet i paralizuar. Nje nga kriminelet largohet dhe komisari e ndjek neper rruget e Romes, ku vriten njerez te pafajshem. Ngjarjet bejne qe komisar Betti te perjashtohet nga policia. I mbetur pa pune fillon te bashkepunoje me nje grup qytetaresh qe patrullojne rruget dhe kapin hajdutet. Ata nisen nga deshira e mire per te mbrojtur dyqanet dhe shtepite e veta. Por drejtesia e aplikuar nga njerezit e thjeshte i le vendin hakmarrjeve te dyanshme. Situata degjeneron ne nje spirale dhune ku istitucionet zevendesohen nga njerezit dhe vrasjet behen per motive tashme personale.
Film i ciklit "Cinema e mano armata". Me shume se historia e nje personazhi, filmi eshte nje fotografi e viteve '70, te quajtura historikisht vitet e plumbave (anni di piombo). Etja e skenaristeve per te treguar cfare po ndodh neper rruge eshte teper e madhe per t'u fokusuar tek nje personazh dhe nje histori. Historite jane shume dhe personazhet kalojne me shpejtesi. Gjithe keto detaje krijojne klimen qe perjetohet ne Romen e dhunshme te viteve te plumbave.
Filmi shpreh deshiren e qytetareve per drejtesi dhe ngre pikepyetje mbi paaftesine e sistemit ligjor per te mbrojtur qytetaret. Ngritja e nje strukture policore nga vete qytetaret shihet si zgjidhje, por ne fund filmi mbyllet me keto fjali: "Ishte e paevitueshme qe do ndodhte. Lufta ndaj krimit siç e beni juve, mes shokesh, kthehet gjithmone ne çeshtje personale. Dhe fatkeqesisht provokon nje spirale dhune. Puna eshte se nuk mund te behet vetegjyqesi, edhe pse tentacioni eshte i madh."
Xhirimi dhe fotografia jane me cilesi te dobet, por kjo eshte karakteristike e ketij cikli. Nga ana tjeter xhirimet me kamera dore dhe dhuna e hapur e bene filmin me real. Keto detaje perdoren akoma sot per ti dhene nota realiteti filmave. Quentin Tarantino thote se ka mesuar shume prej detajeve te tilla nga filmat italiane.
Lidhja e filmave te sotem me historine e atyre viteve eshte ende e forte. P.sh., kete vit doli nje film mbi Renato Vallanzasken, kriminelin qe vrau shume njerez gjate atyre viteve ne Milano. Regjizor i ketij filmi te fundit eshte Michele Placido. Filmi u shfaq ne festivalin e Venezias, ku president ishte... Quentin Tarantino. Michele Placido ka krijuar edhe filmin "Romanzo criminale", historine e bandes se Maglianes.
Kuriozitete:
Roma violenta eshte vazhdim i "La polizia incrimina, la legge assolve" (1973). Pas suksesit te filmit te pare producentet kerkuan te xhirojne te dytin. Por regjizori i te parit (Enzo Castellari) nuk bie dakort per pagesen dhe refuzon. Atehere producentet ia ofrojne te atit (Mario Girolami) i cili pranon dhe ben filmin qe shikoni.
Me pas cikli vazhdon me "Napoli Violenta" (1976). Ka edhe dy filma te tjere me kete titull, "Milano Violenta" dhe "Torino Violenta", por keto s'kane lidhje me filmat e Romes dhe Napolit.