Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Tirana 21 Janar 2011
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: Re: Re: Re: Mustafa Nano: 'Hedh bast si do t'i nxjerrë prokurori amerikan hetimet për 21 jan

Citim:
Po citoj ato që tha sassari
pa precedent penal


Ka merita sala qe ka ndertu shtet me prokurore te pavarur



i referohesha 4 personave te vrare ... asnjeri nga ata i denuar apo i dyshuar nga ligji, pra asnje precedent penal mbi ta

sala do kishte merita te mos kishte gjakderdhje atehere po qe do e vleresoja dhe une; per kete qellim eshte atje me votat e popullit per te ndihmuar e perparuar popullin jo ta vrase

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Shkurt 2011 02:26
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sassari
kompletues mendjesh.

Regjistruar: 05/03/2010
Vendbanimi: ishull
Mesazhe: 483

Re: Re: Re: Re: Re: Re: Mustafa Nano: 'Hedh bast si do t'i nxjerrë prokurori amerikan hetimet për 21

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


i referohesha 4 personave te vrare ... asnjeri nga ata i denuar apo i dyshuar nga ligji, pra asnje precedent penal mbi ta

sala do kishte merita te mos kishte gjakderdhje atehere po qe do e vleresoja dhe une; per kete qellim eshte atje me votat e popullit per te ndihmuar e perparuar popullin jo ta vrase

gjynah te merremi me te vdekurit

je ti qe the mbreme pas luftes vjen paqja

__________________
Te zgjuarit jepi hapsira, budallit hapi rrugen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Shkurt 2011 02:31
sassari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sassari Kërko mesazhe të tjera nga: sassari Shto sassari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sassari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Re: Re: Re: Re: Re: Re: Mustafa Nano: 'Hedh bast si do t'i nxjerrë prokurori amerikan hetimet pë

Citim:
Po citoj ato që tha sassari
gjynah te merremi me te vdekurit

je ti qe the mbreme pas luftes vjen paqja



po une thashe ... por mendo sikur te isha une atje ose ndonje i aferm i yti larg qofte si do flisje ti apo dikush tjeter

E kupton qe une nuk flas me ngjyrime politike me intereson stabiliteti ne vend sepse jetoj ketu por e shoh qe me keq po behet e me mire as nuk ka shanse .... qenkemi vend i nemur perfundimisht

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Shkurt 2011 02:34
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

'21 janari' arrestohen edhe katër gardistët e tjerë të 'grupit të zjarrit'

| 12/02/2011 |

TIRANE- Policia ekzekuton katër vendime të Gjykatës së Tiranës, për arrestimin e katër gardistëve të grupit të zjarrit të dyshuar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të dyshuar si autorë të vrasjes së katër protestuesve gjatë protestës së 21 janarit. Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Çelaj, dhe Gazmend Ahmetaj, u arrestuan dje në mbrëmje nga Policia e Tiranës, e cila zbatoi vendimet e arrestit të dhëna dje pasdite nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet. Kjo e fundit, në bazë të kërkesës së prokurorisë, kishte kërkuar vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për katër efektivët e Gardës së Republikës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, thanë dje se ajo kishte ekzekutuar vendimet e arrestit të vendosur nga Gjykata e Shkallës ë Parë në kryeqytet, për përfshirjen e tyre në vrasjet e 21 janarit.

Prokuroria ka konstatuar se këta persona janë efektivë të grupit të zjarrit.

Katër efektivëve iu është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës me pasojë vrasjen e personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, oficerët e Policisë Gjyqësorë të Prokurorisë, të drejtuar nga prokurorët, mbyllën ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, ndërsa për orë të tëra ata kanë vijuar me marrjen në pyetje të të ndaluarve.

Ndërkaq, gjatë kohës së ekzekutimit të urdhrave, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë mbledhur me dhjetëra punonjës dhe efektivë të Gardës së Republikës, si dhe të afërm të të ndaluarve që prisnin të mësonin se çfarë do të ndodhte realisht me ta. Pas më shumë se një ore, pjesa më e madhe e gardistëve u larguan pasi mësuan se sot, kolegët e tyre pritet të paraqiten për njohjen me masën e sigurisë dhe me verifikimin e saj.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shkurt 2011 11:52
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Re: '21 janari' arrestohen edhe katër gardistët e tjerë të 'grupit të zjarrit'

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
| 12/02/2011 |

TIRANE- Policia ekzekuton katër vendime të Gjykatës së Tiranës, për arrestimin e katër gardistëve të grupit të zjarrit të dyshuar, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe të dyshuar si autorë të vrasjes së katër protestuesve gjatë protestës së 21 janarit. Mark Nikolli, Agron Malaj, Sadik Çelaj, dhe Gazmend Ahmetaj, u arrestuan dje në mbrëmje nga Policia e Tiranës, e cila zbatoi vendimet e arrestit të dhëna dje pasdite nga Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet. Kjo e fundit, në bazë të kërkesës së prokurorisë, kishte kërkuar vendosjen e masës së sigurisë arrest me burg për katër efektivët e Gardës së Republikës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, thanë dje se ajo kishte ekzekutuar vendimet e arrestit të vendosur nga Gjykata e Shkallës ë Parë në kryeqytet, për përfshirjen e tyre në vrasjet e 21 janarit.

Prokuroria ka konstatuar se këta persona janë efektivë të grupit të zjarrit.

Katër efektivëve iu është komunikuar akuza e shpërdorimit të detyrës me pasojë vrasjen e personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, oficerët e Policisë Gjyqësorë të Prokurorisë, të drejtuar nga prokurorët, mbyllën ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, ndërsa për orë të tëra ata kanë vijuar me marrjen në pyetje të të ndaluarve.

Ndërkaq, gjatë kohës së ekzekutimit të urdhrave, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë mbledhur me dhjetëra punonjës dhe efektivë të Gardës së Republikës, si dhe të afërm të të ndaluarve që prisnin të mësonin se çfarë do të ndodhte realisht me ta. Pas më shumë se një ore, pjesa më e madhe e gardistëve u larguan pasi mësuan se sot, kolegët e tyre pritet të paraqiten për njohjen me masën e sigurisë dhe me verifikimin e saj.


Jane bere gjashte tani...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shkurt 2011 15:02
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Letër e hapur z.Arvizu për sjelljen e policisë në 21 janar

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re arvizu%20enedi.jpg
Ky file është shkarkuar 42 herë.

Nga Ened Janina
(Një nga gazetarët e dhunuar më 21 Janar)






I nderuar z.Arvizu!

Ju dëgjova paraditen e djeshme, në atë mënyrë që shqiptarët (juve duhet t'jua kenë thënë tashmë këtë) dëgjojnë miqtë e huaj: me shumë respekt dhe vëmendje. Por kur arritët në frazën që policia nuk përdori dhunë më 21 janar dhe se ajo nuk u hakmor ndaj protestuesve, të më falni, por doja të qeshja. Doja të qeshja, por kohët e fundit, kam vështirësi për ta bërë këtë gjest të thjeshtë njerëzor. E dini pse? Zoti Ambasador, brinjët më dhembin ende nga 21 janari. Nuk u përplasa me ndonjë derë xhami. As nuk bëra aksident me makinë. Atë ditë po ndiqja demonstratën duke bërë detyrën time që bëj prej dhjetë vjetësh, atë të gazetarit. Të gjithë ata që kanë ndjekur protestën e 21 janarit e dinë si u soll policia. Po unë nuk dua t'i hyj këtij debati. Sot dua t'ju përgjigjem juve lidhur me atë që deklaruat dje: "Ata (policia) qëndruan përballë këtyre sulmeve duke zbatuar urdhrat dhe nuk u hakmorën kur u sulmuan".

Zoti ambasador, unë nuk e di se ku ndodheshit ju më 21 Janar nga ora 16.00 deri në 17.30, dhe realisht nuk dua ta di. Dua thjesht t'ju tregoj atë që ndodhi, e parë nga sytë e një njeriu që ndodhej në shesh.
Zoti Ambasador, unë fillimisht pashë gjak në rrugë. Pashë një nga njerëzit që u vra. Ai nuk kishte asgjë në dorë, as çadër-pistoletë, as thikë me helm dhe asnjë nga armët që gjenden tek filmat e hershëm të James Bond. Në mes të turmës mësova se kishte edhe të tjerë të vrarë dhe të plagosur. Të gjithë jashtë territorit të kryeministrisë.

Në 16.30 ndodhesha me dy kolegë të mi duke parë pjesën e fundit të protestës. Rreth 90% e njerëzve ishin larguar dhe bulevardi ishte boshatisur. Rreth orës 17.10 përpara kryeministri ndodheshin jo më shumë se 100 protestues, pjesa më e madhe djem të rinj. Kishte rënë errësira.
Zoti Ambasador! Në këtë moment, kur demonstrata ishte shkrehur dhe nuk kishte më asnjë rrezik, për askënd, më shumë se 200 policë të forcave speciale, të mbathur me mburoja, shkopinj gome, kaska dhe parzmore iu turrën protestuesve, por nuk ndaluan me kaq. Ata iu turrën me egërsi kujtdo që ndodhej deri në 500 metra larg kryeministrisë. Një prej tyre isha edhe unë.

Zoti Ambasador, më goditën herën e parë me shkop gome dhe iu tregova që isha gazetar. Në dorë mbaja dokumentin. Personi që më goditi ndaloi. Një fragment sekonde më pas ndjeva një goditje të dytë, një të tretë dhe më pas shumë të tjera. E gjeta veten të shtrirë përdhe dhe gjashtë ose shtatë policë që më godisnin. I them sërish: Mos më godisni, jam gazetar. Përgjigjen që mora po jua them në gjuhën tuaj: "Ëho gives a fuck!"..
E parë nga një këndvështrim imi humoristik, nuk e dija që u dashkan gjashtë ose shtatë policë për të më rrahur mua. Unë nuk peshoj shumë, nuk jam as shumë i gjatë. Pyesni, dhe do t'ju thonë. E sigurt që do mjaftonte vetëm një polic për të më rrahur.

Dhe, z.Ambasador, nuk mbaroi me kaq. Arrita që të ngrihem në këmbë dhe të vrapoj. Por vetëm për disa metra. Mu prenë gjunjët nga dhimbjet sepse më goditën sërish. E gjeta veten në tokë për herë të dytë. Policë të tjerë më godisnin. Teksa isha i shtrirë përdhe, shihja këmbë policësh dhe dëgjoja ulërima.

Z.Ambasador. Ata goditën këdo që u dilte përpara deri tek ajo që ne quajmë "Ura e Madhe e Lanës". Nuk e di sa e njihni Tiranën, por është pak larg kryeministrisë.

Sa për mua, unë u ngrita për herë të dytë. Shkova duke vrapuar tek disa kolegë të mi të televizionit për të gjetur strehë në makinën që ata përdornin për të transmetuar live. Ata më ndihmuan dhe më vunë të ulesha në brendësi të makinës. Prej aty pashë që policët nuk u ndalën. Hynë dhunshëm në ambientet e "dy kullave". Janë ato dy ndërtesat e larta në shëtitoren e kryeqytetit. Pashë xhamat e katit të parë të thyheshin, pashë xhamat e lokaleve të katit të dytë të thyheshin. Më pas pashë prapë njerëz që rriheshin. Dhe disa prej tyre, i nderuar, ishin mes policëve, por ishin pa uniforma policie. Ata merrnin zvarrë djem të rinj dhe i fusnin në makina policie. I njeh ti ata z.ambasador? Lejohen këto sjellje në Amerikë z.Ambasador? Po policë të forcave speciale që rrahin njerëz të moshuar në moshën e prindërve të tyre lejohen në Amerikë z.ambasador?
Në mos më besoni mua, pyesni brenda në polici z.ambasador. Është një prej tyre që mua më ka mbetur në mendje. Ai hapi krahët dhe iu bërtiti me të madhe kolegëve të tij duke mbrojtur tre djem të rinj: "Mos i godisni. Ata po kalonin rrugën!"...

Pra, zoti Ambasador, askush nga ata njerëz nuk përbënte rrezik. Unë nuk përbëja rrezik! Dhjetëra djem të rinj të kryeqytetit që thjesht "kaluan në rrugë" nga ora 17.10 e deri në orën 17.30, nuk përbënin rrezik. Këtë nuk e them unë zoti Ambasador, por Gjykata ku ju dhe z.Berisha thoni se besoni. Ajo vendosi që ata nuk përbëjnë rrezik dhe për këtë arsye i liroi një ditë më pas.

Z.Ambasador, dhunën ndaj meje nuk ka nevojë ta vërtetojë kryeministri që ju ta besoni. E vërtetojnë regjistrat e spitalit civil ku unë mora ndihmën e parë mjekësore, e vërteton akt-ekspertimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, e vërtetojnë hematomat që kam ende në trup, sot 25 ditë pas 21 janarit.
Zoti Ambasador, në spital kur po mjekohesha mësova edhe për dy kolegë të mi. Fatos Mahmutaj ishte goditur nga një plumb në dorë. Ai po rrinte në skelën e vendosur nga një TV për të filmuar ngjarjet. Fatosi edhe sot e ka dorën e fashuar dhe merr mjekime. Elton Dono ishte goditur teksa po transmetonte "live" nga shëtitorja. Edhe atë e goditi policia.

Zoti Ambasador. Gazetarë janë rrahur, gazetarë janë vrarë në protesta dhe demonstrata, gazetarë janë rrëmbyer dhe vrarë në vende në konflikt. Të gjitha këto i kisha menduar. Ajo që nuk kisha menduar ishte që të rrihesha jashtë çdo legjislacioni, nga policë që paguhen nga taksat e mia. Ajo që nuk kisha menduar është edhe se një ditë do të dilte një ambasador që do të bënte analizën e shtypit shqiptar dhe do bënte "ndarjen" e gazetave dhe televizioneve duke marrë si kriter demokracie faktin që tre gazeta në vend guxojnë të kritikojnë qeverinë. Ajo që nuk kisha menduar ishte se ju do të dilnit dhe do komentonit edhe dhimbjen e trupit tim. Zoti Ambasador, për këtë ne kemi një shprehje: "Mirë kali që më ngordhi, por as mizat nuk më lënë rehat"!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Shkurt 2011 13:27
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Merreni dhe çojeni në Tiranë këtë shtatore...

Preç Zogaj

|14/04/2011|


Lami është përtej tmerrit, sa nuk mësohesh dot me të. Bardhosh Myrtaj, njëzet e dy vjeç, djali i të ndjerit Faik Myrtaj, njëri prej katër të vrarëve nga Garda e Republikës në demonstratën e 21 janarit në Tiranë, vendosi t'i jepte fund jetës me një plumb pistoletë në kokë. Gazetat shkruajnë si doli nga shtëpia e tij në fshatin Kreshpan të Fierit, si i hipi motorit, si u ngjit në vendin e quajtur Antenat. Atje u ndal.


Ndoshta ia kishte vënë syrin më parë atij vendi. Ndoshta po e bluante prej disa ditësh idenë e vetëvrasjes. Ndoshta ishte përkundur midis shpresës dhe dëshpërimit, duke pritur, ëndërruar e dëshiruar që shpresa të fitonte terren mbi dëshpërimin.


Nuk mund ta dimë prej këtu çfarë ka ndodhur në shpirtin e tij. Këto dilema, nëse kanë ekzistuar, Bardhoshi i mori me vete. Por dimë një gjë. Dimë se kur zbardhi 11 prilli, tetëdhjetë ditë pas vrasjes së të atit në Tiranë, shpresa e tij nuk jepte më shenja jete.


Dëshpërimi e kishte mposhtur. Përfundimisht. U ngjit me motor tek "Antenat" dhe prej atje e njoftoj vetëvrasjen e tij në mënyrën me tronditëse që mund të imagjinohet, pa e zënë në gojë, duke lënë për njërin prej kushërinjve adresën e motorit, sikur po nisej në emigracion, siç niseshin djemtë e rinj në fillim të viteve nëntëdhjetë nga mali dhe nga deti, duke lënë ndonjë shenjë apo porosi të fundit për të afërmit, para se të hidheshin në aventurën e arratisë, që nuk dihej kurrë si mund të përfundonte.


"Shko merr motorin tek Antenat". Domethënë, eja më merr të vdekur. Të duket se para se të ndahej nga kjo jetë, apo para se të nisej për t'u bashkuar me të atin në përjetësi, ky djalë 22-vjeçar nuk ka dashur t'i japë vlerën e lajmit asaj që po bënte. Ka qenë kaq i kthjellët, i vetëdijshëm dhe fisnik sa të mos bëhej patetik në finalen dramatike të jetës së tij shumë të shkurtër. "Shko merr motorin"! Më ngre mornica kjo shprehje, më duket se kjo është tani formula e njoftimit të mandatave. Por është, sigurisht, nga ato shprehjet, që në letërsi i quajmë eufemizma.


Nuk ka fjalë për të treguar vetëvrasjen e Bardhosh Myrtaj, arratisjen e tij në mërgimin e pakthyeshëm.
Historia e tij tragjike të fton me lehtësi për të bërë lloj-lloj arsyetimesh, akuzash, anatemash e blasfemish kundër qeverisë, kundër partive, kundër drejtësisë, kundër diplomacisë, kundër perëndisë, kundër braktisjes, kundër vetmisë së njeriut dhe sidomos kundër vetmisë së të riut në një botë gjithnjë e me cinike, gjithnjë e me egoiste, gjithnjë e më pak solidare me njerëzit në nevojë, në dramë apo në fatkeqësi.


Trupi i tij pa jetë të fton të ngrihesh kundër vetë aktit të vetëvrasjes, sepse, pavarësisht rrethanave, shpjegimeve dhe justifikimeve që mund të jepen, askush nuk e miraton atë që ai bëri, të gjithë janë të prirur ta quajnë gabim atë që ai bëri, të gjithë do të donin të qëndronte për të dashurit e tij, për të ardhmen e tij... Por këto nuk kanë më vlerë. Ne mund t'i themi. S'na kushton asgjë t'i themi. Bardhoshi nuk na korrigjon dhe nuk na kundërshton për asgjë nga amshimi.


Por ka diçka tjetër që na kornizon e duhet të na kornizojë kur flasim për këtë ngjarje. Është sensi i së vërtetës dhe jehona shoqërore e kësaj tragjedie...


Është e rendë të humbësh babanë apo një të afërt të shpirtit. Dhe akoma më e rëndë është kur ta vrasin sikur po ta vjedhin, me armët e Gardës, që nga dritaret e kryeministrisë, mu në bulevardin e madh, pa i pasur borxh askujt, siç ka ndodhur me 21 janar me babanë e Bardhoshit, Faikun dhe më tre të vrarët e tjerë në demonstratën opozitare të asaj dite.


Dhimbja dhe revolta e të afërmeve të këtyre viktimave, që janë dëshmorë në altarin e lirive, pavarësisht se askush përveç ndonjë gazete nuk i ka shpallur të tillë, ka qenë dhe mbetet shumë e madhe. Të gjithë të afërmit e tyre luftojnë të dalin nga rrethimi i zisë, jo vetëm ne emër të kujtimit të të vrarëve dhe nevojës për të bërë drejtësi, por edhe se kjo është njerëzore në fund të fundit.


Bardhoshi nuk ia doli në këtë përpjekje. Mendoj se nuk e mundi vrasja, por rivrasja e të atit.
Rivrasja me fjalët poshtëruese, që kanë përdorur pushtetarët e këtij vendi kundër demonstruesve dhe kundër të vrarëve, sikur ata nuk i solli në protestë halli i tyre, revolta e tyre dhe vetëdija e tyre për gjendjen e rëndë, por budallallëku, zarfet me lekë e të tjera sajesa të tjera të fëlliqura të kësaj natyrë që nuk t'i zë goja t'i thuash.


Rivrasja me përpjekjen e madhe politike, diplomatike dhe mediatike, që do të mbahet mend gjatë si një histori turpi në këtë vend, për të vënë në një plan gurët që hodhën disa demonstrues kundër policëve me plumbat vdekjeprurës që shtinë gardistët kundër popullit.


Rivrasja me shpikjen e qëllimshme nga kryeministri Berisha të të ashtuquajturit "grusht shteti të opozitës", që kishte për qëllim të justifikonte përdorimin e palejueshëm në demokraci të plumbave të vërtetë kundër turmës dhe trajtimin si mish për top të atyre që u vranë.


Rivrasja me mungesën e çdo ndjese nga ndonjë autoritet shtetëror për jetët e shuara të katër shtetasve, familjarë dhe baballarë që të katër.


Rivrasja me shpërthimin në televizione dhe në tribuna elektorale të buzëqeshjeve të reja, të ëndrrave të reja politike, të mburrjeve dhe përbetimeve të reja të atyre që urdhëruan të hapej zjarr kundër qytetarëve të thjeshtë.


Rivrasja me heshtjen dhe harresën, që po bie si dalëngadalë si një natë e errët, mbi ata nuk u kthyen më.


Dhe kryesorja, rivrasja me zvarritjen e hetimeve dhe zbardhjen e krimit nga Prokuroria.
Ka tension në të gjitha familjet e të vrarëve për këtë zvarritje. E kam konstatuar në Lezhë, në familjen e të ndjerit Aleks Nika. Natyrisht, zvarritjet e prokurorisë nuk janë kurrsesi një shkak për t'u dorëzuar. Por nuk mbajnë të gjithë njerëzit njëlloj, ndodh që shpresa të kapitullojë përballë një morie pengesash që kombinohen si një mal i pakalueshëm.
Ndodh që zinxhiri të këputet në hallkën më të brishtë. Dhe ne nuk kemi ç't'i bëjmë natyrës njerëzore.


Më thanë se dje nuk ishin lejuar gazetarë në varrimin e Bardhoshit. Më thanë se familjarët dhe të afërmit janë mbyllur në tragjedinë e pakufishme. Na kanë përjashtuar të gjithëve dhe më të drejtë, sepse ne të gjithë, në një mënyrë a në një tjetër, me dashje a pa dashje, ia lamë Bardhoshin vetmisë, e lamë viktimë të arrogancës qeveritare dhe burokracisë shtetërore, kur duhej të ishim me shumë se kurrë afër tij. Po mendoja: "A ka rini"? Më vinte nga brenda një thirrje si ajo e Migjenit : merreni dhe çojeni në Tiranë këtë shtatore.


Dërgojeni para kryeministrisë, ku morën jetë pistat fiktive të krimeve inekzistente vetëm e vetëm që të shumohej pista e krimit të vetëm të 21 janarit-vrasja e qytetarëve; dërgojeni para prokurorisë ku zakonet, komplekset a kush djalli e merr vesh çfarë godasin padurimin e të dëmtuarve për drejtësi, vonojnë dhënien e përgjigjeve për vrasjet politike që kanë ndodhur në dritë të diellit dhe për vjedhjet qeveritare që janë regjistruar me zë dhe figurë.

Me respektin e nevojshëm, kalojeni shtatoren e Bardhoshit të gjorë edhe para të keqkuptuarit ambasador të SHBA-ve, shkëlqesisë së tij, zotit Aleksandër Arvziu, që në mëtimin e tij për të ulur tensionet, i vizitoi të gjithë dhe madje edhe i aludoi të gjithë,
Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm, gardistët dhe policët, por jo familjarët e të vrarëve, duke kontribuar, falë mosorientimit në terrenin hileqar të qeverisë shqiptare, në zvogëlimin dhe relativizmin e vrasjeve.


Nuk do të ndodhë! Nuk do të ketë shtatore që do të shkojë në Tiranë. Bardhoshi po pushon në dhe . Por fantazma e tij, pa lejen time dhe pa lejen e askujt, nuk do të pushojë së enduri në vështrimin e publikut që prêt drejtësi për 21 janarin. Sikurse, besoj, nuk do të pushojë së trokituri në ndërgjegjen e gjithë atyre që jo vetëm ia vonuan, por edhe ia mohuan përgjigjen për vrasjen e të atit.





__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Prill 2011 20:16
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Gardisti i 21 janarit, lidhjet me familjen Berisha

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re sadik-cela-300x289.jpg
Ky file është shkarkuar 23 herë.

TIRANË – Sadik Çela, efektivi i Gardës së Republikës, i dyshuar si njëri nga autorët e mundshëm të vrasjes së katërfishtë dhe plagosjes së 6 të tjerëve në demonstratën e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në qeli për të vuajtur edhe 7 ditët e mbetura të masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor. Kjo masë sigurie ishte vendosur nga gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Shkëlqim Mustafa, me datë 11 shkurt 2011.

Ky vendim, u shfuqizua më datë 11 mars 2011 nga Gjykata e Apelit, konkretisht nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj, të cilët vendosen lirimin e tyre nën masën e shtrënguese “detyrim për paraqitjeje”. Por, çuditërisht me datë 14 shtator 2011 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i kryesuar nga kryetarja e këtij institucioni Shpresa Beçaj vendosi të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Apelit për të dyshuarin Sadik Çela, duke urdhëruar kthimin e tij në qeli për ditët e mbetura.

Ndërkohë, po ky Kolegj Penal më datë 25 dhe 28 maj 2011 pati vendosur të lërë në fuqi vendimet e Gjykatës së Apelit për dy të dyshuarit e tjerë Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli. Sipas tre vendimeve të Gjykatës së Lartë që “Shekulli” tashmë i disponon, rezulton se Ahmetaj ka qëlluar në drejtim të turmës me 46 plumba luftarakë, Nikolli me 18 plumba luftarakë, ndërsa Çela që mbeti në burg pak ditë më parë kishte qëlluar me 10 plumba luftarakë.

Sipas këtyre vendimeve (që nuk kanë ndryshim me njëra-tjetrën për ngjarjen dhe provat), lirimi dhe masat pak-ditore të sigurisë kanë ardhur, sepse, sipas gjykatësve, deri më tani nga prokuroria nuk është arritur të provohet se nga armët që kishin në përdorim Ahmetaj, Nikolli dhe Çela kanë gjetur vdekjen ndonjëri prej katër viktimave të vrarë apo gjashtë të plagosurve.

Megjithatë, qëndrimi i mbajtur nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë ndaj tre të dyshuarve është i ndryshëm vetëm për Çelën. Me zbardhjen e këtij vendimi, efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Çelës, të cilën pasditen e së hënës e kanë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit duke izoluar në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Lartë. Tashmë pritet që i dyshuari Çela të dal sërish para gjyqtarit Mustafa, për rivlerësimin e masës së sigurisë. Organi i akuzës pritet të depozitojë edhe prova të tjera materiale në ngarkim të tij apo të dyshuarve të tjerë. I vetmi që ndodhet i arrestuar për ngjarjen e 21 janarit është shtetasi Agim Llupo, për të cilin është provuar se arma e tij ka vrarë shtetasin Ziver Veizi në 21 janar.







Regjistri GJC: Gardisti Çela, lidhje fisnore të afërta me Berishën

Ka lindur më 25 qershor 1966 në Babinë të Tropojës dhe banues në Tiranë në rrugën “Myslim Keta”. Është i martuar dhe ka katër fëmijë. Pas vitit 1990 ka punuar në punë të ndryshme, ndër ta edhe si shofer pranë hetuesisë së Bajram Currit, më pas në Polici dhe në Gardën e Republikës.

Angazhimi i tij në Gardën e Republikës, ka qenë në ruajtjen dhe sigurinë fizike të familjes së Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha. Gjatë vitit të mbrapshtë 1997 ka qenë pjesë e vullnetarëve të ruajtjes së familjes së Presidentit të atëhershëm, tashmë kryeministër.

Angazhimi i tij është bërë mbi bazën e një shkrese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Shqiptare, Shaban Memia, (faksimilja ngjitur) tashmë me detyrën e drejtorit i ALUIZM-it. Sipas kësaj shkrese të firmosur më 7 mars 1997, në mesin e vullnetarëve të ruajtjes së personaliteteve të asaj kohe ishte edhe Sadik Çela.

Nga të dhënat e siguruara mësohet se Çela ka qenë edhe në grupin e vullnetarëve që kërkonin Arben Imamin e njohur në atë kohë si “Gjenerali i 1997” tashmë me detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Përveç këtij fakti, Çela është edhe kushëriri i nënës së kryeministrit Berisha. Sipas regjistrit kombëtar, nëna e kryeministrit Shiqere Berisha është bijë e familjes Çela dhe Sadik Çela është kushëri i dajallarëve të kryeministrit të sotëm. Ish-kolegët e dinë se në mesin e shokëve, Çela thirrej prej kohësh si “dajua i kryeministrit”. Me ardhjen në pushtet të PS-së mësohet se Çela është pushuar nga puna për t’u kthyer në vitin 2005, me ardhjen e PD në pushtet. në Gardën e Republikës, ku edhe vijon të punojë pavarësisht ngjarjes së tmerrshme dhe ende të pazbardhur të 21 janarit.








Gardistët u liruan nga gjyqtari, për të cilin Çela kishte punuar shofer

Një kthim pak vite pas në historinë e mbushur me qelb të politikës shqiptare, zbulon të tjera fakte për gardistin e 21 janarit. Jo vetëm është një familjar i kreut të qeverisë, por, sipas të dhënave që “Shekulli” ka siguruar, mësohet se Sadik Çela pas viteve 1990 ka punuar shofer pranë hetuesisë së Bajram Currit. Konkretisht në kohën që kjo hetuesi drejtohej nga Hysni Demiraj. Zoti Demiraj është sot gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe pikërisht ai firmosi lirimin e gardistëve mes tyre edhe Çelën. Mësohet se i dyshuari i 21 janarit Sadik Çela punonte si shofer i institucionit të drejtuar nga Demiraj në ato vite.

Në kushte normale gjyqtari Demiraj duhej të hiqte dorë nga shqyrtimi i ankimit të masave të sigurisë ndaj gardistëve Çela, Ahmetaj e Nikolli. Por me firmën e tij si kryesues gardistët u liruan nën masën shtrënguese “detyrim për paraqitjeje” duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të tre gardistët e liruar nga Apeli, mes tyre edhe efektivin e gardës Sadik Çela.









Prokuroria: Llupo, Ahmetaj, Nikolli, Malaj, pjesë e grupit të zjarrit

Sipas të dhënave që prokuroria e Tiranës tashmë ka administruar gardistët Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj, sipas urdhrit me nr. 28/1 të datës 21 janar 2011 të firmosur nga Komandanti i Gardës së Republikës ishin caktuar personat e “grupit të zjarrit” në rast nevoje. Katër nga pesë gardistët e grupit të “zjarrit” rezulton se kanë shkrepur 118 plumba luftarakë, drejt turmës së demonstruesve dhe në ajër. Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë ka rezultuar se Agim Llupo ka qëlluar 44 plumba luftarakë me dy armë të llojit “MP5” të kalibrit 9 mm dhe është autori i vrasjes së Ziver Veizit. I dyshuari Gazmend Ahmetaj ka qëlluar me 46 plumba luftarakë, Mark Nikolli me 18 plumba dhe me 10 plumba luftarakë ka qëlluar Sadik Çela, ndërsa Agron Malaj nuk ka shkrepur asnjëherë armën e tij. Predhat e këtyre plumbave, sipas këqyrjes së ngjarjes së datës 29 janar 2011, janë fiksuar në rrethimin metalik të selisë se Kryeministrisë dhe lartësia e tyre nga toka është e ulët, në lartësinë e një njeriu, çka do të thotë se grupi i “zjarrit” ka qëlluar drejt protestuesve.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Shtator 2011 21:41
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

FBI kthen serverin e Kryeministrisë: Filmimet në 21 janar, të zhdukura!

Zyrtarët e kryeministrisë kanë fshirë filmimet e kamerave ditën e protestës së opozitës më 21 janar dhe për këtë arsye janë marrë nën hetim nga prokuroria.


Pas konstatimit të kryer nga ekspertët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI-së) se në serverin qendror të kamerave të sigurisë ka pas ndërhyrje më datën 21 janar. Kjo ndërhyrje, sipas tyre, konsiston në faktin se janë kopjuar materialet e filmuar ditën e demonstratës dhe më pas janë fshirë nga memoria e këtij serveri të gjitha filmimet. Prokuroria dyshon se në këto pamje tregohen efektivët e Gardës së Republikës duke qëlluar me armë në drejtim të turmës së demonstruesve.

Sipas prokurorisë, dyshohet se me fshirjen e këtyre pamjeve hetuesit e çështjes, nuk mund të identifikojnë me pamje filmike personat që qëllonin me armë luftarake në drejtim të demonstruesve të opozitës të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2011 14:41
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

...dhe vrasesit jane akoma te lire!!!

http://www.gazetatema.net/web/2015/...per-21-janarin/

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Janar 2015 02:09
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia > Tirana 21 Janar 2011

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.