BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
Bashkangjitje: plazh.jpg
Ky file është shkarkuar 45 herë.
Dite qershori .
Ndersa mendoja te kaloja nje dite te nxehte qershori vetem ne shtepi duke u marre me punet e perditshme laj ,hekuros e pergatit gjerat per neser shikoj nje sms ne telefon ku ti me thua te shkoj ne plazh se jemi mbledh te gjithe kane ardhur dhe cunat e tezes nga Milano kisha kohe qe nuk i takoja dhe me kishte marre malli .Behem gati dhe shkoj ju jeni te gjithe ne cader jeni gati 15 veta arrij te dalloj qe jeni te gjithe pa grate shof qe dhe motra dhe goca e xhajes nuk kane burrat cuditem zakonisht jane dhe ato kur vini ne plazh .Kur afrohem afer ju pyes e cuditur “cfare ka ndodh ku i keni grate dhe burrat ju pse vetem “? Cuni i xhajes qesh e me thote “I lame ne shtepi se kane pune jemi vetem ne si dikur kur ishim beqare “.Une qesh dhe te them te drejten me vjen mire qe nuk jane sepse me kishte munguar kjo gje kishim vite qe nuk mblidheshim vetem ne pa shoket e jetes me kishte munguar ato shakat ato bisedat tona qe vetem ne I kuptonin pa pasur frike se mos ofendohesh dikush .Mbas puthjeve dhe perqafimeve dhe pyetjeve te zakonshme kalamajte, puna ,nuset, shendeti me duhet te duroja talljet e tim vellai mbi ngjyren time te flokeve qe ai me thoshte qe ngjaj me nje gardeline ngjyra- ngjyra pastaj do fillonte formen time fizike dhe kilikosjen kushuririt tim te preferuar cili me shkel syrin dhe me ate shkelje kuptoj qe ka shume gjera per te me treguar si tradhetite e tij bashkeshortore (qe per cudi une e kuptoj dhe i aprovoj ndoshta per kete ai mi tregon se ska frike se do e gjykoj ) dhe qe dhe une duhet ti tregoj gjerat e mia .Ndersa rrimin te gjithe poshte cadrave syte tone shkuan tek disa te rinj qe po losnin me top buze reres dhe te gjithe gati ne nje ze thame “ si ne dikur ne Durres “ dhe qe aty filluan komentet per ditet qe kalonim ne plazh. Filluam te tregonim per lojrat tona , netet deri vone vone duke i rene kitares ne oborrin e shtepise se marre me qira ,xhiroja buze detit deh vrapimi i mengjezit dhe loja e futbollit cdo dite kur mua me takonte te isha portire .Te gjithe filluan te mburreshin se kush kishte bere golin me te bukur, kush kishte ngacmuar femren me te bukur ne plazh kur befas vellai im drejtohet nga une dhe me thote “ imagjino qe vitin e fundit ate ndeshje e humbem per fajin e kesaj qe nuk priti ate penalltin e atij E… futbollistit te famshem te kombetares tone “ ra nje qetesi jo reale une ngriva dhe per je cast sa nuk mu morr fryma ,kisha syte e te gjithe drejtuar mbi mua dhe ato sy sikur me digjnin sikur kerkonin te dinin ndonje gje me shume .Pashe time moter qe e pickoi fort ne dore atij si duket I dhemti nuk e kuptoi se cfare gabimin kishte bere o si duket skishte asgje per gabim por ne te njejten menryre tha “Amon dhe mbas kaq vitesh perseri kjo gje do jete e pathene sikur te jete noj mallkim kane kaluar vite ckuptim ka, tani ai ka jeten e tij ,kjo ka te vetem car ka ketu per tu mbajt mcef te gjithe e dime “.
Me te vertet kishin kaluar shume vite por jo per mua ndoshta jo per ate qe ndieja une o ndoshta qe mendoja qe ndieja jo per ate qe kishte ndodhur o sic thoshte ai nuk kishte ndodhur asgje dy njeres dikur ishin dashur shume ishin ndare cfare kishte te cuditshme ketu ?Ai me shikon ne sy e me thote “ Mund te ma e tregosh tani mbas kaq kaq vitesh pse ate dite ti e le ate te bente gol dhe se prite “? Une sdija cte thoja ose me sakte e dija pse e lashe kisha si ateher te gjthe kunder meje dhe duhet te jepja nje pergjigje .Me zerin qe mu drodh thashe” sepse I kisha thene qe per dashurine e tij do beja cdo gje “ .Ato gati sa spo me hanin prej leckash cuni I xhajes qe kisha afer me tha “ per kete premtim idiot tendin ne humbem dhe I paguam dhe darken po ti do vra leqe tani po kujtohem une me ishe ulur dhe afer atij pale e vetem qeshje dukeshe dhe e lumtur dhe ne te merzitur ne maksimun “.Ate moment ne fytyrat tona ra nje hije trishtimi per ate qe kishte ndodhur ai qe viti I fundit qe ne shkuam ne plazh te gjithe bashke sepse ne vitet ne vashdim nuk u mblodhem me ,ra nje hije malli per ato vite qe kishin ikur aq shpejt sic kishte ikur cdo gje e bukur e jona ,ran je hije melankolie per ato momente qe sdo te venin me per ato shaka ato vite qe kishin kaluar une mbusha syte me lot dhe ndoshta per here te pare mbas kaq vitesh thashe pa pasur frike nga gjykimi I njeresve te afert te mi ” Po isha afer dhe ka qene dita me e bukur e jetes time sepse isha e lumtur shume e lumtur sepse une dhe ai duheshim “.Nga syri u rrokullis nje lot qe une nuk ngrita doren sic beja gjithmon ta fshija fshehur nuk pata frike te tregoja dhimbjen qe ndieja ne zemer nuk pata frike te hiqesha e lumtur perpara tyre qe me njihnin mire por e lashe te bjeri ndoshta per ti treguar atyre qe une kisha ngeluar ajo vajza e dikurshme e dashuruar enderrimtare .Shikoja qe rreth vetes kisha njeres qe me kishin dashur shume ne keto vite ndoshta me shume se c’duhej me kishin dhuruar momente shume te bukura te jetes time me kishin bere te ndihesha e bukur dhe kur nuk isha ,me kishin dhene shprese kur nuk e kisha pasur kishin qare me mua kishin qeshur me mua kishin vallezuar me mua me kishin bere te ndihem nje princeshe .Ato me ishin munduar te me mbronin nga cdo gje nganjeher dhe kunder deshires time por skishin munduar te me mbronin nga dashuria dhe dhimbja qe kisha ndier kur humba kete dashuri.Ato momente dikush ngrihet dhe thote te bejne nje gare noti te gjithe futen ne uje une nuk po ngrihesha por I buzeqesha nga cadra ato kthehen dhe me therrasin” je gjithmon e fundit do paguash birrat “ cuni I xhajes me vjen afer me terheq dhe une ndiej qe nxehtesia e reres me djeg kembet dhe me pas ndiej dallgen e detit qe me lag kembet fillojme e notojme te gjithe me shpjetesi arrij te dalloj time moter qe eshte ne fillim dhe veten time qe jam ne fund kthej koken nga cadra dhe syte e mi te dallojne ty qe me pershendet me dore ndihem shume e lumtur qe te shikoj kete moment .Kthehem mbrapa dhe te vij afer ndiej zemren qe me rreh fort se di pse mu duk sikur ti ndieve qe une nuk isha mire dhe erdhe ti me shikon ne sy dhe me thua I shqetesuar ” pse ke qare sje mire” te buzeqesh dhe te them per te qetesuar “jo skam asgje jam mire eshte uji I detit qe me hyri ne sy rri I qete ”.Ah ti me njeh mire dhe kur te genjej me terheq rreth vetem e perqafon dhe me thua “ te solla kapelen se e kisha harruar ” ah ky kujdesi jot I teper dhe atje kur nuk duhet. Ti je …ne cdo moment ti je …kshu ka qen gjithmon ne keto vite .Te perqafoj fort dhe ndersa te perqafoj ndiej zemren qe me rreh fort e vetmja deshire qe kam eshte te tregoj te flas sic kam bere ne keto vite por jo une sdua te prish kete momente ti me perkedhel floket dhe iken .Kthej koken nga kushurijte e mi ato jane shume larg e ma bejne me dore une vej kapelen ne cader dhe zhytem ne uje filloj e notoj qe ti arrij e ndersa notoj mendoj ate qe kisha thene, po une ate kohe isha e lumtur por u ndieva dhe e lumtur dhe tani qe te pashe ty …nje tjeter lumturi por perseri lumturi eshte e del nga shpirti im .Del nga ky shpirt ndoshta I lodhur nga vuatjet e jetes pa fund, I mashtuar nga genjeshtat e kesaj jete qe kam takuar gjate rruges time i kesaj jete qe nje moment te fal cdo gje e pastaj ta heq po ne moment pa menduar per dhimbjen tende ,te kesaj jete me te cilen jam e dashuruar e kesaj jete qe dhe pse me vuajtje ,gezime eshte e imja e sdua ta nderroj …
Vere ….
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|