Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj. Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

me e preferuara imja eshte:



Qeni qe leh nuk te ha.

Geshtenja e mbuluar nen hi, pelcet me shume.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Korrik 2007 23:05
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Po citoj ato qe tha Brisi :"Qe kur polla m'u tha zorra".How many children got your parents Brisi?Ne ne familje kemi qene 5.Kete shprehje e perdornin fukarenjte e kohes se diktatures.Ata pillnin shume(kish raste 11,13,15 cope) dhe nuk e ngopnin kurre barkun me buke thate,se per gjelle nuk behej fjale sidomos mbas 1979-s.Kam njohur nje familje qe kish 13 cope dhe kur i vinin per te fjetur i fusnin ne gjysma thasesh cimentoje.Ndonjehere e jema nje grua kocke e lekure ju ngaterronte emrat.Hahahah.Pse ne perendim (pjellin) lindin 1 e shumta dy,ndersa zezaket nga 4-5 si ne dikur.Tani ka marifete e planifikime por kujdes se jemi rrace shqiptari ne.

Shkova ne Europe

brodha ne azi

po kudo nga floket

gjer tek thonjte

ngela devolli

Keshtu shkruan Driteroi tek Devoll-Devoll

Po shkruaj nja dy qe mu kujtuan ne keto momente:

1-vajza eshte si qelqi -thuhej dikur,por tani nuk e konsiderojne veten te till,megjithate toka rrotullohet tha Galileo Galilei(Epur simove....e kam shkruar mire Brisi?)

2-Buka e thyer nuk ngjitet me.(Kjo shprehje perdorej ne rastet kur nje cift divorcohej dhe beheshin tentativa per t'i bashkuar)

3-Hengeshi buken e embel me njeri/a tjetrin/en(ishite nje urim qe ju behej nuses dhe vjehrres,ose dy vellezerve).

4-Aty ku fute kembet,aty lensh edhe dhembet(ishte nje urim dashamires qe i behej nuses se re kur shkonte tek burri.Kjo kish kuptimin u plaksh aty ku shkove).

5-Peshku ne det tigani ne zjarr.Kjo ka kuptimin qe disa njeres qe fluturojne me presh thone do bejme ate e do bejme kete pa patur asgje ne vije.

6-S'mbahet shtepia me nje tra.(Duhet te punojne te gjithe qe te mbahet shtepia).

7-Kujto qenin beje gati shkopin.(Ndodh qe ke dike ne mendje dhe ai papritur e pa kujtuar te del para syve.Kjo ka te beje me ndonje koincidence ose me telepatine.te menduarit e dickaje pak kohe para se ajo te ndodh).

8-S'behet vreshta me urata por me shata e lopata.(Duhet punuar pra)

9-Vreshten e ruan frika jo roja(beciu keshtu i thuhet ne Vlore,ne ndonje vend tjeter bekciu c=ch).

10-Atje bie miu e behet copa. Kjo shprehje tregon varferine e nje familje e thene ne menyre figurative.

11-Shefi thote :Fluturon gomar? Servili ja pret:Fluturon bile me gjithe samar.

12-E kerkoi si breshka tek nallbani.(ka kuptimin e dikujt qe shkon e kruhet diku ku nuk duhet ta beje ate gje dhe si perfundim e peson.Kjo tregon koketrashesi).

13-Kur digje nga qulli i fryn edhe kosit.

14-Ik ore vrengarashe/e(ju thuhet atyre syshtremberve).

15-Heshtja eshte varr,eshte vdekje.

16-Nuk lahet m..i me shu..e.Kur dikush gabon dhe mundohet te justifikohet.Jane shprehje banale qe perdoren nga populli gjate komunikimit.

17-Kur ta bene Kadiu nuk ka akush te ta marre hakun.

18-Nipi merr hak per dajon e dajua per nipin.Tregon lidhjen e forte midis ketij binomi.

19-Vajti  djali ne Patoz, vajti shul e erdhi lloz.

20-kallepsez.( I thuhej ndonje kembe madhi qe nuk gjendeshin kepuce per te.babai me ka treguar per nje shok ushtrie qe nuk gjendeshin kepuce per te dhe ai rrinte me nollana.Ne vitet e komunizmit ai perdorte cizme dimer vere,sepse industria shqiptare e kepuceve nuk kish kallepe nr 50 per kallepsezer).

Boll per sonte.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 02:32
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
hebeja
Circeje..

Regjistruar: 29/06/2007
Vendbanimi: Tetove
Mesazhe: 1051

Miku i mire shihet ne dite te veshtira....

__________________
"Cmenduranet e zbutur e shpien boten perpara"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 02:34
hebeja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hebeja Kliko këtu për të kontaktuar me hebeja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hebeja Shto hebeja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hebeja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Me mire nje mik se nje thesar.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 02:43
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
hebeja
Circeje..

Regjistruar: 29/06/2007
Vendbanimi: Tetove
Mesazhe: 1051

Citim:
Po citoj ato që tha puntori
Me mire nje mik se nje thesar.


po nuk pate cte hash nuk te duhet miku po nje thesar...

__________________
"Cmenduranet e zbutur e shpien boten perpara"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 02:47
hebeja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hebeja Kliko këtu për të kontaktuar me hebeja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hebeja Shto hebeja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hebeja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Po citoj ato qe tha Brisi :"Qe kur polla m'u tha zorra".How many children got your parents Brisi?Ne ne familje kemi qene 5.Kete shprehje e perdornin fukarenjte e kohes se diktatures.Ata pillnin shume(kish raste 11,13,15 cope) dhe nuk e ngopnin kurre barkun me buke thate,se per gjelle nuk behej fjale sidomos mbas 1979-s.Kam njohur nje familje qe kish 13 cope dhe kur i vinin per te fjetur i fusnin ne gjysma thasesh cimentoje.Ndonjehere e jema nje grua kocke e lekure ju ngaterronte emrat.Hahahah.Pse ne perendim (pjellin) lindin 1 e shumta dy,ndersa zezaket nga 4-5 si ne dikur.Tani ka marifete e planifikime por kujdes se jemi rrace shqiptari ne.





S'mendoj te kete te beje me nr e femijeve ...me shume me halle a lodhje kundrejt femijeve,per shume shkaqe,relativisht ekonomike besoj.Evropa ben pak femije,se edukon me mire,ka me shume antikoncecionale,planifikon tamam e the...

Nejse Interesant ky shpjegim..Me je bere enciklopedi e gjalle ...flm

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 02:56
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të briseide Kliko këtu për të kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: briseide Shto briseide në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto briseide në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Flm bije.Thuhet nje shprehje qe ka lidhje edhe me temen;

Plakut mos i degjo po...et por degjoi fjalet.(une nuk jam aq plak por ne krahasim me ju jam i moshuar.Djali mund te jete nje moshe me ju).

Une te uroj te behesh vajze e shkolluar dhe te gjesh nje princ qe ta duash e te te doje shume!

Naten

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Korrik 2007 03:12
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

te fundit per kete stine

1-E kerkoi si breshka tek nallbani.(breshka,''tartaruka'' qe thoni ju shkoi tek nallbani te vendoste patokonj,te mbathej pra,ne menyre qe te ecte si kale.Kuptohet vete se c'pesoi kur nallbani i rrasi disa gozhde).Ne menyre alegorike populli stigmatizon ata njerez qe u hyjne disa puneve qe ne vend te blejne lesh dalin te qethur per vete.

2-Nuk mban me uje pilafi.-(ka nje mase ,nje kufi,nje limit cdo gje).

3-Vellazeria, vellazeri por qeseja te veje e te vi.(kjo ka kuptimin qe per te mos patur ngaterresa ne vellazeri nuk duhet futur ne borxh as me vellain,sepse ndryshe prishesh pergjithmone.Ne shqiptaret prishemi per nje llaf goje ,jo per me shume)

4-Nuk shitet kali me nje te qorollisur (rrezuar).Kjo ka kuptimin qe nuk hidhet poshte tjetri per nje gabim pa dashje.

5-Gjuha kocka s'ka por thyen kocka.(Kuptimi i kesaj shprehje eshte se njeriu nuk duhet te nxjerr fjalen e keqe nga goja edhe nqse behet nje gabim.Duhet gjetur fjala me pak e keqe edhe ne rastin me ekstrem.NJE FJALE E HIDHUR ESHTE ME E DHIMBESHME EDHE SE NJE E RRAHUR)

6-Kush mengon(e-me dy pika siper) blon.(fjala eshte qe ai qe ngrihet shpejt ai mbaron pune me shpejt.

7-Nuk ke rene ne hundlesh,prandaj bene ashtu apo keshtu.-Njeri shkonte ne mulli per te bluar dhe nuk pyeste per radhe.Kaloi disa here keshtu.Nje here i ati i tha se nuk ke rene ne hundelesh,prandaj vjen me pare se ke shkuar.Nje dite tjeter kur ky shkoi te blonte pa radhe dikush i tha.Futu ne radhe.Ik or i tha garipi.Nuk me njeh mua?Jo nuk te njoh i tha ai dikushi po respekto radhen.Ai beri zakonin dhe shkoi te hidhte grurin tek govata e  mulliri,por nuk ja arriti dot.Ai dikushi e mbertheu per gryke e vuri poshte dhe i futi disa grushta turinjeve duke i thene se ti do te bluash i fundit.Ne pozicionin qe ishte ai i pa leshin qe kish dikushi brenda hundes.Ne shtepi shkoi nga mesi i nates.He ,e pyeti i ati pse u vonove?Rashe ne hundelesh iu pergjigj i biri.Une te paralajmerova i tha i ati.Keshtu kjo mesele.( MESELE-fjale e vjeter=ceshtje,problem).

8-E torre gjate historine-i thuhet dikujt qe e zgjat shume biseden kur tregon dicka ne nje ambjent shoqeror ose familjar.Edhe une e torra gjate historine me siper.

Mirushkrofshim.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Korrik 2007 22:23
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të IQVLORA Kërko mesazhe të tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto IQVLORA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

toka e mohuar.Malli per atdheun (historia e nje mergimtari)

ju sjell dicka pak monotone per ta lexuar..
e gjeta me google:p

TOKE E MOHUAR
E diel, 21-09-2008, 09:59am (GMT)

Fati nuk e kishte perkedhelur Tahsim Zyken. Kishte ardhur ne mes te Europes aty nga mezi i viteve 30 te per t'u shkalluar dhe dy here me rradhe nuk i mori qe si mori provimet. Ndonje pasuri te madhe i ati nuk kishte , por disa miq te tij e ndihmuan qe ta niste per studime. Ishte djali i dyte ne mes tre vajzave .Shkollen tregetare e kishte marre por jo si i pari. Nxenes mesatar ashtu siç vinte edhe nga trupi. Me nje fytyre pak te gjere e vetullat e trasha te nxira katran. Nje cullufe flokesh varrej mbi ballin e sheshte e te madh duke i a zene here pas here veshtrimin ne krahun e djathte. Kjo shume here e bente qe te ndjehej mes shokesh tamam si djale fshati. Andej ishte vertete. Vinte nga gryk' e Kuçe ku rrahin errerat e jugut te cilat pastaj uleshin e lepinin brigjet e Vjoses e zbrisnin qetesisht mbi Myzaqene plot lageshti

Doemos qe i erdhi turp nga shoket. Me keta u nda perfundimisht. Nuk doli me ne qytet. U vendos ne periferite e Milanos. Po edhe ate vend e la.U ngrit e shkoi deri ne Afrike. Nuk duronte dot kemishezinjte e rrinj te fashizmit qe manifestonin kudo neper rruge e nderonin ala romançe. Me nje italian zuri te bente bisnes deri ne thellesite afrikes. Ne fillim si ndihmes i tij, pastaj si ortak e me vone si padron i tij. Italiani kishte qelluar doreshpuar e kumarexhi i madh. I mbetur pa asnje dyshke ne xhep i dha Tahsimit per grua motren e vet. Keta e ngriten çerdhen e lumturise ne " Kep Tawn", bregu jugor i kontinentit afrikan. Tre hotele te medhenj buze detit, dy fabrika ushqimore si dhe 5 peshkarexha moderne per ate kohe punonin per firmen "Zyka"

Nga fillimi i viteve 60 te tashme baba i kater femijeve me floke gjysem te thinjura, 52 vjeçar, vjen ne Rome. E kishte pikur malli per te aferm e per atdhe.I thane se duhej siguruar nje leje fillimisht ne ambasade. Nuk lejohej qe te hyje ne Shqiperi pa ate. Keshtu beri.Telefonoi ambasadorin e ky I la nje " rendez-vous" pas dy ditesh. Shkoi me qejf.E priten mire. I thane se tashme duhej qe te vinte edhe pergjigja nga Tirana e duhej qe te priste dy apo tre dite.

Tahsim Zyka kishte zene hotelin. Kaluan jo dy por pese dite e asgje.Kerkoi ambasadorin i cili i u duk Tahsimit nje njeri korrekt, por ai nuk ishte aty. " Do te pres - tha ai - se ku i dihet kesaj jete . Mbase vdes e nuk I shoh me njerezit e mij" Prinderit kishin kohe qe nuk ronin me . Kete i a kishte thene nje bashkfshatar I tij nga ata te aratisurit gati 17 vjet me pare. Edhe vellai i vetem, sepse gjate luftes ishte renditur me forcat nacionaliste. Per motrat nuk dinte se ku ndodheshin dhe si u kishte ecur filli I jetes.

Pas dites se dhjete nuk duroi me. Pergjigje jo. Ne ambasade nuk e priste me njeri. Me zemer te helmuar mori rrugen e kthimit deri ne " Kep Tawn". U tha femijeve " Komunistet pas vellait me vrane edhe mua ".

Pasurine e kishte vene perpara.Firma "Zyka" u be nje nga te fortat e atij qyteti ne breg te detit, kepi i fundit i kontinentit te zi. Tre djem e nje vajze ishin plot per ta pasuruar e trasheguar ate. Afer 30 vjet pa u kthyer ne vendlindje e shume larg prej andej. Ndonese nuk kishte takuar asnje shqiptar atje, gjuhen e bukur shqipe i a mesoi edhe femijeve. Dy djemeve te medhenj po u jepte edhe artin e drejtimit e menaxhimit te bisnesit. I treti Naimi vazhdonte mesimet me motren Aferdita ne nje kolegj amerikan.Me mire prishej.

Nje vit me pas e mundi semundja . Mjeket thane se " kishte hyre ne nje gjendje depresive" Dy vjet me vone zuri shtratin nga nje paralize ne krahun e djathte e kemben e djathte. Halli i madh sa nuk thuhej. Femijet e kuptuan se malli I a drobiti kraharorin e vogel e te thare si pasterma. Nje infermiere vendase e dy mjeke i rrinin tek koka çdo dite.

Skenderi, djali I madh kishte njohur rastesisht nje çift amerikan qe ishte bujtes ato dite ne nje prej hoteleve te tyre.Amerikanet kishin qelluar edhe ata rrefugjate nga Shqiperia. I solli ne shtepi per t'I njohur me babane. Tahsim zyka çeli si karakafte ne fillim te marsit.U be shend e vere.U kenaq me miqte duke folur shqip. Rrefugjati I Amerikes 65 vjeçar kishte qelluar korçar nga qyteza e kishte ardhur thjesht si turist aty.Vizitonte jugun e Afrikes. Atehere Tahsimi nxori fjale tek miqte e tij tregetar. " Ejani sonte tek une. Me ka ardhur vellai"

Bisnesmenet qe e njihnin Tahsimin si nje tregetar te ndershem e me origjine nga nje vend i vogel i Ballkanit u mblodhen ne mbremje.

Tahsimi u ngrit me paterica e qendroi ne krye te vendit. Gezonte si nje femije. Kishte vite pa u çmallur me nje bashkeatdhetar. Korçari kishte qelluar njeri i mire dhe i muhabetit. Pensionist se bashku me gruan.Sherbeu ne aviacionin amerikan si pilot ne fillim e pastaj si instruktor e specialist ne degen e projektimeve aerodinamike. Kishte mbaruar edhe fakultetin per inxhinjeri

Pas disa ditesh çifti i korçareve u largua. Tahsim Zyka kishte ndryshuar nga gjendja shpirterore. Mjeket e vune re kete gje dhe u rekomanduan femijeve qe babai duhej vendosur per nje periudhe ne nje ambjent shqiptar. Ata shpresonin ne nje riaftesim te shpejte e cilesor. Mbase kjo ishte rruga e vetme per mergimtarin e vjeter per t'a kthyer ne normalitet.

Nje avokat i njohur ne ate qytet u propozoi qe ti shkruanin nje leter te parit te vendit ne Shqiperi me qellim qe te lejonte kthimin ne atdhe te Tahsim Zykes. Ashtu u be, por pergjigje hiç.Kaloi nje gjysem viti.Avokati beri propozimin e dyte. " Ta çojme Tahsimin ne ishullin e Korfuzit. Shqiperine do ta kete perballe. Cdo dite do ta shohe e do te ç'mallet." Keshtu u be.Femijet i besuan keshilles se urte te avokatit qe ishte me origjine angleze e qe pushimet i bente pikerisht aty. Ne token greke per vit. I zune me qera nje vile ne nje vend piktoresk ku dukej perballe Saranda e rrethinat e saj. Me nje dylbi te madhe te varur ne gjoks Tahsim Zyka e priste lindjen e diellit dhe perendimin e tij te lare ne gjak me merakun ne zemer per atdhe.Nje tranzistor i madh gumezhinte gjithe diten ne emisionet shqipe. Degjonte Radio – Tiranen e syte i perloteshin si femije

Ne fillim u duk se po e shuante dalengadale mallin qe kishte te fshehur ne gji. Nje prej djemve qe e shoqeronte u gezua. Telefonoi per te tjeret qe edhe ata ishin ne merrak per babain e tyre mergimetar.Maria-Tereza e shoqia nuk i ndahej asnje hap. E donte marrezisht si nje vajze e sapodashuruar. Mblidhte lule çdo mengjez e ja dhuronte buqete si ne rinine e hershme.Kur flladi i dashurise per shqiptarin e kishte bere qe te dridherohej, ndonese aso kohe nuk i kishte kaluar as te 16 pranverat e jetes se posanisur atje ne nje lagje ne qender te Firences.

- I rrit era qe vjen nga vendi yt – i peshperiste ngadale ne vesh.

Tahsimi çelej e mbushej ne fytyre gjithe gaz. Ulte strehen e kapeles republike verore e vendoste serrish dylbite.

Ne veranden e lokalit perballe dy kliente vendas ndiqnin ne heshtje levizjet e Tahsimit.

- C'eshte ky? – pyeti nje gjatovine me floke te rena

- Thone se eshte mergimtar shqiptar e qe nuk e lene te kthehet ne vendin e tij. Ka ikur para kufte. Ka ardhur per te nxjerre mallin kendej nga ishulli yne.

Tjetri levizi koken nje çast pastaj rrekelleu nje " Metaksa" me akull

- Me ka treguar Nikolopulosi.Jani. Ai sherben ne shtepine ku jeton mergimtari e nje suite e tere qe ka ardhur pas tij. – tha bashkebiseduesi i gjatovines qe shikonte ende andej ku Tahsimi kontrollonte me dylbi bregun pertej. Pastaj i hoqi ato e ja dha gruas qe posa mbriti pas kurrizit te tij.

Ngadale e te heshtur moren rrugen e zbriten disa shkalle per te dale ne nje platforme betoni duke u mbajtur tashme pas nje bastuni. I kishte flakur patericat e shpresonte qe te rrikthehej ne narmalitet. Keshtu i kishin thene edhe mjeket sapo vuri kemben ne kete ishull qe veshtronte nga Shqiperi.

Ne te rrinjte e tij vizitori i ishullit mbante mend qe e kishte pare nje here Saranden. Nje prej xhaxhallareve kishte qene xhandar i mbretit Zog aty. Plot mbresa u kthye pastaj ne fshat.Te gjitha keto u a kishte thene shokeve e moshatareve

Nga java e trete u duk se ndryshoi perseri.Rralle perdorte edhe bastunin. Ecte ngadale e me kujdes sikur kerkonte qe te zgjidhte rrugen. Saranda perla e Jonit nuk i hynte me ne sy. Nje buze mbremje ndersa pas kurrizit kishte diellin qe ulej mbi siperfaqen e detit, kerkoi qe te hypte ne nje jaht per te vozitur prane brigjeve . I dukej se me se fundi do te mund qe ti prekte ato si me dore.

- Neser, baba. Te gdhije dita nje here - i tha djali.

Dy shetitje beri Tahsim Zyka e natyrisht u gezua serrish. Ne te dyten, ate te mbasdites i u duk se i u afrua tokes se tij vetem disa pash larg ndonese ky ishte vetem nje iluzion. Detari grek i jahtit nje mustaqelli i holle dhe i gjate nuk mund qe te kapecente ujrat neutrale.

Ne fund jave Tahsimi vendosi qe te heqe dore edhe nga jahti i bukur. Ai ishte vene ne dispozicion gjithe diten e natyrisht pronari i tij paguhej mire. Propozimit per te kaluar qofte edhe naten fare prane bregut shqiptar, detari grek i u pergjigj me nje " oqi " te thene gati 15 here pa mbarim duke levizur shuplakat perpara si kur te trembej nga djelli vete.

Mergimtari u mbyll ne dhomen e tij e zuri shtratin.

Halli i madh sa nuk behej. E bija e kishte njohur me nje peshkatar qe shiste çdo mengjez peshk te fresket e I propozoi te vellait per te biseduar nje here. Mbase e merrte ne sy aventuren. Dukej se ishte fukara.

Per njeqind dollare u duk se u gjet edhe çelesi. Tahsim Zyka hypi nga nje mol i vjeter me derrasa andej nga veriu i ishullit brenda e ne barken e Jorgos. Kishte veshur me nje kostum veror te çelur. Me vete mori edhe kapelen e republikes. Bastunin e vendosi midis gjunjeve te ngritura e i tha grekut shqip

- Nisu, more korofillak.

Jorgua ndezi motorin qe la ne çast nje zhurme edhe nje kercitje metalike. Pastaj varka rreshqiti mbi ujin si pasqyre e te lare ne drita qe vinin nga bregu.Qielli i nates kishte ndezur veçse nje grusht yjesh qe dukeshin si xixellonja te haruar ne nje cep te tij. Mbremja dukej e brishte e thyeshme, delikate.

Ne fillim peshkatari mori veriun ashtu siç bente sa here kur dilte per gjuetine peshkut e disa caste me vone harkoi embel per ti dale bregut shqiptar perballe. Nga pas degjohej muzike greke me buzuk qe vinte nga sheshi i nje taverne prane molit. Neonet si vajza te turpshme e te ndrojtura ne takimin e pare te dashurise leshonin nje drite te zbehte.Tahsimit i u duken teper mikluese e njekohesisht te mistereshme.Mbase ky ishte vetem nje iluzion.Mbase...ato ishin vetem pjese e nje loje drite - hije qe te fal zakonisht nje mbremje magjepese fund gushti.

Peshkatari zgjati koken perpara si per te dalluar pertej erresires vendodhjen. E njihte mire. Si me pelllembe. Kishte me shume se njezet vjet aty mbi valet e detit. Pjesa tjeter qe vinte me pas kishte qene mister per ate edhe pse jetonte nje jete te tere prane . Disa histori qe kishin perfunduar me krisma a vrasje pertej me teper e kishin trembur korfuzasin Jorgo.

Tahsim Zyka ishte mbeshtetur ne mezin e varkes pas nje jasteku te mbushur fort me lesh qe i a kishte vendosur i biri ne momentin e fundit para nisjes. Mbahej fort pas bastunit qe e kishte mbeshtetur mes dy gjunjeve. Perpara ne bash shihte te konturohej dalngadale nje hapsire toke. Ne krahun e djathte vezullonin dritat e Sarandes. Ndonje prej tyre fekste sikur te dilte nga nje mjegull e dendur

- Jemi ne ujrat neutrale – tha ngadale greku dhe per nje çast shoi motorin e vjeter te barkes me te cilen mbante familjen e ushqente femijet.

Kjo do te thoshte per Tahsimin se " Deri ketu dhe kaq " Mergimtari shqeu syte ne erresire drejt vendit te tij por nje hije e murme qe çuditerisht keto çaste dukej teper larg ishte pak per ate, per mallin e tij qe kerkonte te shperthente kraharorin.

- Vazhdo perseri – tha turisti.

Jorgua per nje cast heshti. Uli koken e pastaj pasi e levizi dy here vendosi duart mbi motorin e nxehte. Perseri nje zhurme metalike u duk sikur grisi heshtjen e prishi qetesine e asaj nate me gjysem hene.Varka rreshqiti serrish mbi pasqyren e detit blu.Pas kurrizit te Jorgos gjitheçkah tretej sikur te ishte nje bote tjeter. Gati e haruar dhe e lene pas. Greku me sa dukej kujdesej me shume per motorin.Keshtu bente sa here qe dilte ne keto ujra per gjutine e peshkut.E riparonte shpesh tek nje mekanik pasi ishte tashme teper i vjeter. E mbante si te thuash me paterica. Shpejt e mbertheu me dy duart kasen e tij e cila dridhej. Kuptoi qe ajo nuk ishte me ne vendin e saj. Nuk pati kohe me qe te kontrollonte as edhe vendodhjen. Ngushtica midis ishullit e Shqiperise perballe eshte aq e vogel sa nje notar i mire e ben gati me nje" fryme ". As 5 a 6 milje.

Tahsim Zyka tani eshte ngritur ne gjunje aty ne mezin e varkes dhe shikonte drejt erresires me kapelen verore qe e mbante ne dore. I u duk se fare prane ndjeu rrezullimin e shpejte te nje drite qe u zhduk sa te hapesh e te mbyllesh syte. Pak me tej nje shkemb qe I u duk se gati do ta prekte me dore. Kuptoi... Ndjeu qe u lumturua . Tani ishte fare prane tokes se vendit te tij.Syte i u lagen e nje rreke e gjate lemoi mollezen e djathte. Zemra si nje zog i plagosur i u duk se perplasi flatrat brenda hapsires se vogel te kraharorit. E kishte lene pas kete toke gati 40 vjet me pare. Mbylli syte e nje ere e ngrohte I rrembeu leshrat qe dilnin poshte kapeles. Leshoi nje " Oh-o-o-o " te gjate e perkuli pastaj koken duke e vendosur ballin mbi parretin anesor te varkes. Ne goje ndjeu nje shije te kripur deti.

Jorgua ktheu koken e largoi menjehere duart nga motorri I nxehte.

- Qirje, qirje-e-e – tha me nje ze te holle e u ngrit shpejt nga kiçi per te shkuar tek Tahsimi.

Ne ate qetesi qe nuk zgjati veçse pak sekonda peshkatari e rrembeu turistin ne supe. Ai nuk reagoi me.E levizi edhe nje here. Koka e tjetrit u var ngadale mbi kraharor.E mbeshteti shpejt ne njerin gju dhe i vendosi dy gishtrinjte diku poshte veshit per te kuptuar ne se pasagjeri i tij ishte ende ne kete bote.Nuk donte ta besonte.Per nje çast shtrengoi te dy syte e pastaj levizi koken si per ta mohuar pikerisht ate qe nuk mund as ta imagjinonte.C'te bente?. E leshoi ngadale e kufoma i u duk sikur levizi drejt nje honi si ne nje pus te thelle qe nuk i shihet fundi.

- Mos mo-o.O perendi... Paska vdekur. Malli per atdheun e tij... Oh!...C'me gjeti te ziun mua.Ceshte kjo gjeme - tha me teper per vehten e tij e ne çast ngashereu si nje femije i rritur.Perplasi pernjeheresh dy duart mbi gjunjte qe i u duken se nuk mund ta mbanin me e leshoi nje "O-o-h " te zgjatur

Varka tashme rreshqiste per inerci drejt bregut shqiptar.Nuk ndihej as gulçima e motorit ne ate qetesi nate qe ngjasonte si ze i trembur shpendi i cili kishte braktisur folen e vet. Jorgua sikur te ishte kujtuar per diçka levizi drejt tij atje ne kiç.

- Ndal –

Nje ze i fuqishem u duk sikur e shpoi tej per tej naten gojeprere.

- Ndal –

- Ndal –

Dy persona te tjere ngriten zerin e pastaj nje llapashitje kembesh qe rendenin buze detit.

Greku qendroi duke hedhur syte nga erresira.

- C'me bere qirje. C'me bere… O bobo i ziu une. I lashe femijet jetimer. O bobo...Keta qenkan te çmendur qe te gjithe.

Nje trup qe u hodh ne det e qe levizte me shpejtesi ne drejtim te kundert me valet. Ato vinin pa zhurme e perplaseshin ne breg

Pastaj nje bresheri. Dhe nje tjeter. Dhe nje tjeter po ashtu.

- Ndal, ndal, ndal –

Zerrat vinin nga bregu. Bresherite ishin per grekun qe u hodh drejte e ne uje.Varka e boshatisur kishte ulur shpejtesine e vinte me ngadale. Si me hap njeriu.

Pasi u zbrazen karrikatoret e para e u vendosen te dytat, bresherite filluan serrish. Nderkohe nje sirene e larget dhe e panderprere qe vinte nga thellesia e tokes perballe degjohej ne intervalet e qitjeve te kallashnikoveve. Varka tani ishte veçse 10 metro larg nga bregu e dy trupa u futen me nxitim ne dete

- Ka nje te vrare brenda ne varke, more-e-e. Diversant. E ç'te jete

mo-o-o.Qenka veshur edhe me kostume verore, edepsezi

-He mo-o-o. Kerkojne te na hedhin hi sive. Kete pune e zgjidh

komandanti qe po vjen tani me gjithe repartin e vullnetaret nga pas o Luto-o-o.Po tjetri?

- Iku.

- Cau valet? - tha nje ze vinte nga nje shkemb aty prane.

- C'thua more-e. E ku do te iki edepsezi, ne te ...semes?. Do te kete mare ndonje koqe plumbi edhe ai. Do te vdese. Ke per te pare. Do ta nxjerre deti. Ne mos peshkaqenet do ta hane.

- O Luto-o-o. Diversanti nuk paska marre asnje plumb more-e-e

- Kontrolloje mire - tha ai qe quhej Luto. - Edhe armet, paimet... ç'te kete.

- Perveç nje bastuni e nje kapele republike, asgje.

- Kushedi se si e ka patur misionin. Eshte skile e vjeter perendimi - foli kufitari qe qendronte tek shkembi me kallashnikovin gati per te hapur zjarr ne mbrojtje te dy shokeve te tij.- Na ka zili e hale ne sy.

- Kush eshte ?.Parrullen - u ngjir kufitari qe qendronte ne breg duke drejtuar armen ne brendesi te erresires qe e ndante nga fshati i vogel perballe

- Pergjegjesi i ndreses me komandantin. " Lumi " - tha prere nje ze andej

- Ju lumte djem. Paskeni zene nje gjah te majme.- Komandanti nje meso bure e i holle si nje shkop thane ,shkoi drejt e tek shkembi.

- Mit'hati , thote qe diversanti nuk ka marre asnje plumb. Nderkohe ne zbrazem 6 karrikatore komandant. Besoj qe i keni degjuar. Te kete vdekur nga frika?

Pergjegjesi i njesitit kufitar hypi mbi varke e pas tij edhe komandanti.

Atje u bene tashme kater veta.

- Si more-e-e. Te shkel diversanti kufijte tane te shenjte pa mare asnje plumb ballit?Gje qe nuk behet!

Komandanti qendroi per nje çast pa i a ndare syte kufomes qe mbante ende syte hapur.Pastaj sikur te ishte kujtuar per diçka vendosi menjehere doren tek revolveri ne rripin e mezit.

Kufitaret qe ishin ne breg degjuan nje plumb te thate. Kumbimin e tij u duk sikur e moren valet te cilat perplaseshin pak metro me tej, pas dy shkembinjeve te vegjel e te thepisur gati pa forme e qe nxinin me shume se vete nata.Shkuma e bardhe lepinte gurin e lagur e pastaj rrezohej poshte ne suprinen e detit qe nuk ishte i qete per t'u rikthyer serrish aty. Si ne nje ritual te zakonshem jete-vdekje.

Bordo, Shkurt 2006

Lexo/Shkruaj Komente (0) Printo Dergoje Top

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2009 03:19
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ari. Kliko këtu për të kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ari.'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ari. Shto Ari. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ari. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
akrepi2008
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 03/06/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 335

Mua m'u duk se zemra e tije ka pushuar nga gezimi, nga lumturia qe arriti ate qellim te jetes se tije. E trishte por e bukur!

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Janar 2009 03:38
akrepi2008 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të akrepi2008 Kërko mesazhe të tjera nga: akrepi2008 Shto akrepi2008 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto akrepi2008 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:05 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Ju ftoj te shkruani Fjale te Urta nga krahina apo treva juaj.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.