qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547
|
Babamusta: Kësaj here do ta mundim Dinamon.
Mesfushori beson se Teuta do të dalë e fituar në sfidën e radhës, duke prishur rekordin e bluve.
I rikthyer në formën e tij më të mirë, mesfushori i Teutës dhe i Shpresës shqiptare, Dritan Babamusta, nuk ka arritur t'i gëzohet një fitoreje në fazën e katërt me ekipin e Teutës, ku "djemtë e detit" në katër ndeshje kanë grumbulluar vetëm një pikë, të marrë në ballafaqimin me Vllazninë e Shkodrës. Por, pavarësisht nga ky bilanc negativ i Teutës, mesfushori durrsak shprehet optimist në lidhje me ndeshjen e radhës me Dinamon, e cila, sipas Babamustës, nuk mund të jetë gjithmonë "macja e zezë" për Teutën.
- Dritan, si e komentoni rënien e Teutës në fazën e katërt të kampionatit?
- Nuk dua të bëj komente në lidhje me faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim, por mund të them se as fati nuk ka qenë në anën tonë. Jo vetëm në ndeshjen e fundit me Lushnjën, por në të gjitha ndeshjet e fazës së katërt kemi merituar më shumë.
- Si është ana psikologjike në kampin durrsak para sfidës me Dinamon?
- Sigurisht që rezultatet negative kanë ndikuar deri diku në anën psikologjike, por unë jam optimist, se me Dinamon do të luajmë si në një ndeshje finale. Me Dinamon nuk kemi arritur të fitojmë në tri fazat e para të kampionatit, madje jemi eliminuar në Kupën e Shqipërisë. Besoj se kësaj here fati do të na buzëqeshë neve, pasi Dinamo nuk mund të jetë gjithmonë "mace e zezë" për Teutën.
- Cila do të jetë arma, me të cilën mund ta mposhtni Dinamon?
- Dalja në lojën tonë tradicionale të grupit dhe gjetja sa më shpejt e rrugës së golit.
- Mendoni se Bici, si ish-trajner i Teutës, jua di tashmë pikat e dobëta?
- Kjo ka pak rëndësi. Për mua, çdo ndeshje ka sekretet e veta. Rezultati i ndeshjes do të varet nga loja që do të zhvillojnë ekipet në fushën e blertë dhe jo nga variantet taktike që do të zgjedhin trajnerët. Për fatin tonë, pjesa më e mirë e formacionit do të luajë në këtë ndeshje dhe jam i bindur se edhe kësaj here tifozeria do të na mbështesë, pavarësisht se rezultatet tona nuk kanë qenë të mira.
- Një Teutë e fortë në fillim të sezonit, ndërsa në fund e dobët. Pse ndodhi e gjithë kjo?
- Pak a shumë, arsyet dihen. Mendoj se mund të shkonim më lart, por futbolli kështu e ka. Gjithsesi, jam i bindur se perspektiva i përket Teutës. Pavarësisht se do të luftojmë deri në fund të kampionatit me impenjim maksimal, është e rëndësishme fakti se që tani po mendohet për sezonin e ardhshëm, ku Teuta do të ketë më shumë gjak të ri. Ndërthurja e këtij elementi me futbollistët me eksperiencë janë një garanci për perspektivën. Megjithatë, tani për tani po mendojmë për ndeshjen me Dinamon dhe jemi përgatitur seriozisht për të. Një fitore do të ishte një ngushëllim i mirë për sportdashësit tanë të mrekullueshëm.
__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|