Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525
|
Citim: Po citoj ato që tha turll
Atehere po bej edhe une nje nderhyrje ....... nisur nga eksperienca.
Ne disa raste eshte kollaj te thuash qe femijeve u duhet folur shqip, u duhet mesuar shqip e te tjera si keto. Jam shume dakort, femija eshte mire te mesoje shqip e ta flasi ate paster. E para qe te kete mundesi te komunikoje rregullisht me prinderit, nje pjese e te cileve nuk jane fluent ne gjuhen e vendit ku jetojne, e dyta per te komunikuar me gjysherit e gjyshet apo kushurinjte kur shkojne ne shqiperi.
Por eshte edhe nje ane tjeter e medaljes, qe une e kam ndeshur. Ne qofte se dy tre vjetet e pare, nuk e ekspozon femijen ne kopesht, duke i folur gjithmone shqip, femija nuk eshte shume komfort me gjuhen e huaj, ndihet i huaj ne ambient me femije te tjere qe flasin, po marr shembullin e vendit ketu, anglisht. Duke mos patur mundesi te komunikoje me femijet e tjere, apo femijet e tjere me te, i largohen, duke e fyer ne nje fare menyre. E di qe te gjithe do thone, nuk ka gje se femija e kap gjuhen shpejt etj etj, qe ne fund te fundit jane te verteta. Po mendoni se si ndihet ai prindi i ri kur femija i vet rejected nga femijet e tjere per probleme komunikimi????? Pastaj, sa vuan femija javet e para kur do e cosh ne kopesht, sepse nuk mund te komunikoje me femijet e tjere, mezi kupton edukatoren???? Nuk eshte e thjeshte. Dhe ne keto raste je i detyruar t'i flasesh femijes anglisht qe ta pergatisesh dhe t'ia besh me te lehte bashkejetesen.
Ne qofte se do t'i mesosh shqip femijes, coje nje muaj dy muaj ne shqiperi dhe e meson vete.
Nuk e di te tjeret, po vete nuk eshte se ndihem shume komfort t'i flas anglisht kalamonit tim. Edhe per faktin se nuk eshte se shkelqej ne gjuhe, dhe hajt se po ia mesoj sagllam. (p.s. nuk behet fjale per basic language, po per gjuhe sallonesh )
Trull,
me siguri qe duhet ta kesh patur goce qe je prekur ne kete limit, sepse goca duket me e pambrojtur. I njejti rast qe permende ti i ndodhi nipit tim. Ai lindur, rritur, vetem shqip fliste, madje ngaqe rrinte gjithmone me gjyshin e tij, mesonte disa fjale te hershme qe edhe te rriturit si perdorin shpesh. Kur hyri ne kopesht kishte probleme me komunikimin, po qe te ishte rejected jo, se di pse, mbase ngaqe ishte shume serbes si femi (?). Ndersa nipi im tjeter eshte ne klase te peste dhe di tre gjuhe: shqip, italisht, gjermanisht. Ne shtepi i flasin vetem shqip, dhe imagjino sa i suksesshem do te jete ai femije, qe qe ne moshe te vogel di te komunikoje ne tre gjuhe.
Ne baze te ketyre vezhgimeve, nuk besoj qe do t'i beje shume dem femijes, perkundrazi, njohja e dy gjuheve do t'i tregoje frytet e veta kur te rritet. Nqs ndodh rejection, ja mund te zgjase dy-tre muaj, por sa te kapin gjuhen e sheh ti pastaj kur te behen lideret e grupit te tyre, se popullaritetin e kane te natyrshem. :p
__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|