Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ange Devil, ky popull mund mos ta dije kush eshte e nga vjen, por une e di pak a shume, ndaj dhe po te pergjigjem.
E para, nga vete llogjika nuk mund te pranohet qe kjo gjuhe eshte me e vjeter dhe ajo me e re, pasi te gjitha gjuhet, -si cdo subjekt tjeter- jane ne levizje, pra edhe ne zhvillim; ndonse diku me te shpejt e diku me te ngadalt. Nga ky mesim dime se, sa me ne lashtesi te zbresim, aq me pak koncepte kemi, pra aq me pak fjale kemi, pra nje njeri i para 3000 vjetve nuk mund te thosh se "ne prizmin dialektik, kemi nje konceptim kontradeshent te idese", por do te thoshte e shumta, "sot naten gjuajme mire, se gjah ka boll". Nje njeri i para 10 mije vjetesh do thoshte, "nat mir sot, gjah mir". Dhe nje njeri i para 50 mij vjetev do thosh: "nat gjah". (Fjalet ketu une i kam lene njelloj, por duhet kuptuar se edhe fjalet -tonet- ishin me te mbytur, mw pak te paster nga sot, pra dhe me te shkurter). Keshtu, po ti veme re, disa nga keto fjale-tone qe ka perdorur njeriu i lashte, si "le" (me lene), "she" (me shikuar), "ha" (me henger), "pi" (me pi), etj., do te dallojme se ato i gjejme thuajse ne te gjitha gjuhet e europianve, ne ato fjale me po ato kuptime si ne lashtesi. Per fatin e saj te keq dikur, sot per fatin tone te mire per tu mburrur, shqipja ka evoluar me ngadale, ndaj dhe kjo na ndihmon paksa me shume nga gjuhet e tjera ti gjurmojme keto fjale te lashta te njeriut.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Mars 2013 23:41
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

E dyta AD, ketu nuk po diskutojme per Thotin egjyptas, sepse do zgjateshim shume, pervec kesaj eshte teme e rrahur nga une gjetke. Por, persa i perket ketyre numrave te ketij Catapanos, 12.000 vjet me pare permbytja e Atlandites (Platoni thosh 9.000 vjet me pare, dhe ky ka jetuar jo tre mije vjet me pare, por 2400 vjet me pare, pra na del nje reste prej 600 vjetesh, ku nuk dime kujt t'ia veshim si gabim, Capatanos, apo Platonit, apo t'ua ndajme nga 300 vjet gabim sejcilit per permbytjen e Atlantides?!?), apo 1200 vjet para Krishtit: lufta e trojes, apo para 6000 vjetesh Thoti na shpiku hieroglifet, te gjitha keto shifra bibliko-fetare, nuk provojne asgje me shume se sa pershkrimin simbolik te zhvillimit te feve ne shoqerite e lashta, nga shkruesit fetare, ku bazohen sot lloj-lloj sensacinalesh dhe provincialesh. Nuk i kane rene ne sy Catapanos keto lloj datash fetaro-biblike?!? Jo, ai i ka dhene qellimisht. Kot ai nuk i jep rendesi metafizikes (gjoja bazes shkencore te fesve te ndryshme), si aq e rendesishme per njeriun, qe i jep ketij kuptimin e jetes etj.etj. (shiko pika 3 qe jep AD).

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Mars 2013 00:06
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

E treta, mire se po mbyllim syte dhe bejme sikur e pranojme qe emri i mbreterve hetite: Arnuvanda, qenka pararendsja e cilesimit te arberve 2000 vjet pas tyre, nga turqit e zbritur ne Anadoll: arnaut! Por si ta pranojme se qytetit te Bukureshtit ia paska vene emrin nje shqiptar me emrin Cezar, gjenerali romak me i shquar, per te cilin nuk dime t'ia kete ndjere eren Bukureshtit,m se per ta pare jo e jo. Lere qe as nuk dihet nese ekzistonte nje qytet asaj kohe aty ku ndodhet sot Bukureshti. Cila kronike flet se Cezari (shqiptar-romak) na paska qene ne afersi te ketij vendi te bukur, te cilin ai do ta quante Bukuresht?!?

Keshtu Ange Devil, as shqipja dhe as nje gjuhe tjeter nuk eshte e mallkuar. Por jane interpretuesit e gjuheve: metafiziciene ose dialektike, jane keta studjues: te paanshem ose te anshem, jane keta shkrues: dallkauke materialiste ose studjues idealiste.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Mars 2013 00:18
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të robert Kliko këtu për të kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: robert Shto robert në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto robert në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha kurt
Shume bukur ky shkrimi i fundit sidomos. Eshte e vertet qe shqiptaret jane te shtypur psikologjisht dhe koha shekujt bejn te veten qe nuk pranojm apo dyshojm shume veten ne lidhje me gjith kte lashtesi.
Por qe te obzervojm nje magjyp grek sot apo nje aziatik mongolez serb te krenohen me kto gjera ven ne dukje qart dallimin e rracave, sepse nje rrace superiore strives for novelty ndersa nje rrace inferiore rrah gjoksin dhe nuk kane turp te vjedhin cdo histori dhe merit te tjerve.

Manushaqe bukuroshe etj
Ja e di edhe pastaj?

Ja edhe jemi me te lashtet ne bote-edhe pastaj?
O kurt vellai, nuk e kuptoni qe jemi per te qare hallin?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Mars 2013 19:56
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Libri - DRITË E RE MBI PELLAZGËT DHE GJUHËN E TYRE ” shkruar nga studiuesit Luftulla dhe Liljana PEZA.

Në pjesën e parë, “ SHKRIMI I “LINEARIT B TË MIKENËS” ËSHTË NË GJUHËN PELLAZGO-SHQIPE”, thuhet se i ashtu quajturi “shkrimi Linear B i Mikenës”, i gjetur në rrasat argjilore në Mikenë, Kretë e gjetkë, në Greqinë e sotme (Koha e Bronzit, shekujt 16-12 p.e.s.), është interpretuar gabimisht, që i përket gjuhës helene. Ky shkrim duket mjaft qartë se është shkruar në gjuhën pellazge-ilire-shqipe. Mbishkrimet janë zbuluar gjatë shekullit 19 nga arkeologët e famshëm H. Shliman dhe A. Evans, të cilët i kanë vlerësuan ato, që i përkasin qytetërimit parahelen.

Por nga këto mbishkrime studiuesit anglezë Ventris dhe Kaduik ndërtuan mjaft ideograme, me të cilat më pas formuan fjalë, që i interpretuan sikur shkrimi i Linearit B të Mikenës i përket gjuhës helene (1950). Mjaft studiues e quajtën këtë interpretim si përpjekje e sforcuar për ta
paraqitur “shkrimin e Linearit B të Mikenës” si të tillë. Por nga historianë dhe gjuhëtarë të tjerë interpretimi i më sipërm u pranua në heshtje dhe kështu u ndërtua historia e lashtësisë: Gjuha e Kohës së Bronzit ka qenë gjuha helene dhe Qytetërimi Parahelen (ai Pellazg), ju bashkëngjit Qytetërimit Helen. Shumë dijetarë e kundërshtuan këtë, por megjithatë interpretimet e dy dijetarëve britanikë hynë në histori dhe përbëjnë mbështetjen më të fortë kundra tezës së qenies së Qytetërimit Pellazg.

Pas studimit tonë disa vjeçar në pllakat argjilore me mbishkrimet e Linearit B të Mikenës u gjetën fjalë mjaft të qarta në gjuhën pellazgo/shqipe dhe shkronja të ABC pellazge. Këto gjetje faktike të sigurta, por jo interpretime, na çuan në përfundimin e mahnitshëm se: Shkrimi Linear B i Mikenës është në gjuhën pellazgo/shqipe.
Në pjesën e dytë: “ ILIADA, NJË VËSHTRIM I SHKURTËR HISTORIK” thuhet se Iliada dhe Odhisea të Homerit përbëjnë dy vepra gjeniale letrare dhe historike më të vjetrat në letërsisë europiane. Iliada fillon me fjalën mënin, dhe kudo shkruhet, që kjo është fjalë greke. Në fakt fjala mëni është fjalë pellazgo/shqipe dhe kjo gjë përbën pohim të rëndësishëm për shkencën në ditët tona. Mënia e Akilit në Luftën e Trojës (rreth 1250 p.e.s.) përbën thelbin e Iliadës.

Gërmimeve arkeologjike në Trojë kanë zbuluar qytetërimin madhështor Pellazg, që fillon në Kohën e vonë të Gurit dhe përfundon në Kohën e Hekurit, kohës helene dhe gjatë Perandorisë Romake. Në 9 shtresa themelore, 9 qytete të shkatërruar nga zjarri, tërmetet ose luftërat, por më pas të ndërtuar njëri mbi tjetrin, është zhvilluar historia e Trojës. Në shtresat Troja I-Troja VII, vitet 3500-600 p.e.s. (Kohët Neolit i vonë, Bakrit, Bronzit dhe e hershme e Hekurit) janë gjetur mjaft armë dhe vegla guri, kocke dhe bronzi, stolira ari, argjendi dhe bronzi si dhe poçeri të Qytetërimit Pellazg. Shtresa Troja VIII, fillon në shek. 6 p.e.s., me ngritjen e kolonisë së fisit pellazg eol dhe përbën qytetin, ku janë gjetur edhe objekte helene, bashkë me ato pellazge, ndërsa në shtresën Troja IX, që fillon në vitin 85 p.e.s. ka objekte të përziera pellazge, helene dhe romake.

Iliada e Homerit përputhet plotësisht me historinë e Trojës. Aty nuk përmenden asnjë herë helenët (grekët), por kudo përmenden Pellazgët Hyjnorë, fise të ndryshme pellazge, perënditë dhe heronjtë pellazgë, filluar me Zeusit me kryeqendrën e tij Dodonën në Çamëri, emrat e njerëzve, vendeve, lumenjve të gjitha janë pellazge. Megjith këto fakte në shumë studime mbi Iliadën thuhet se protagonistët e Luftës së Trojës janë helenët, gjë që përbën shtrembërim trashanik të historisë. Edhe në parathëniet e përkthimeve shqipe të Iliadës po ky gabim trashanik ju transmetohet lexuesve.

Iliada fillimisht është shkruar në dialektin jonian, fis pellazg në Azinë e Vogël, atje ku ka lindur edhe Homeri, prandaj mendohet se ai i përket etnisë pellazge (Straboni). Herodoti njofton se janë shkruar edhe libra të tjerë nga “barbarët” në lëkura delesh dhe dhish, që nuk kanë arritur ditët tona. Rreth shekullit të 5 p.e.s. filloi transkriptimi i Iliadës në dialektin e Athinës dhe me përpunime të mëvonshme ajo ju afrua gjithnjë e më shumë gjuhës helene. Në Iliadë ka edhe shumë të tjera fjalë pellazge-ilire, që shpjegohen me anë të gjuhës shqipe. Bazuar në shumë fakte historike del, që në historinë e sotme ka shumë falsifikime, që mohojnë Qytetërimin Pellazg, djepin e kulturës europiane. Ata kanë luajtur rolin vendimtar në lindjen dhe zhvillimin e qytetërimit Europian dhe në Mesdhe. Ata themeluan fshatrat e parë Sesklo, Dhimini, Maliq (Guri i vonë), qytetet e Trojës, Knosit, Mikenës, Athinës, Spartës, Romës, Epidamni etj. (Koha e Bronzit). Është detyra jonë ta mbrojmë të vërtetën historike dhe të çrrënjosim të pavërtetat në histori.

Në libër sillen mjaft të reja, të panjohura, ose pak të njohura, që përforcojnë përfundimet e dhëna:

1.-Shkrimi i Kohës së Bronzit, i njohur si Lineari B i Mikenës, (shek. 16-12 p.e.s.) është në gjuhën pellazgo/shqipe. Shprehja IZAIZ= ZI ASHT ZI, e gjetur në njërën prej pllakave të dheut, gjetur në Mikenë dhe shkruar me këtë shkrim bustrofedik, e vërteton këtë plotësisht. Kështu vërtetohet se gjuha shqipe del e shkrua qysh nga Koha e Bronzit, që përbën dokumentin më të vjetër të shkruar të shqipes dhe e vendos atë në gjuhën më të vjetër të folur dhe të shkruar ndër gjuhët europiane.

2.-ALFABETI i përdorur në shkrimin e Linearin B është alfabeti pellazg, më i vjetri në Europë, pranuar nga disa studiues, por i harruar nga specialistët e sotëm të alfabeteve. Ky alfabeti i parë në Europë, ka simbole si për zanoret ashtu edhe bashkëtingëlloret, në ndryshim nga alfabetët e mëparshëm, që njihnin vetëm zanoret dhe shërbeu bazë për alfabetin e sotëm grek dhe latin.

3.-ILIADA e Homerit, vepra e parë literare europiane, ka vlera të mëdha jo vetëm artistike dhe letrare, por edhe me vlera të mëdha historike, gjer tani të pavlerësuara.

4.-ILIADA fillon me dy fjalë pellazgo/shqipe. Fjala mëni, me të cilën fillon kënga e parë si dhe vetë titulli Iliadë, që e ka prejardhjen nga mbreti Ili, themeluesi i qytetit Ili ose Ilion. Fjala Odhise, vjen nga fjala pellazgo/shqipe udhës apo udhëtar. Nuk është e vërtetë që fjala mëni është fjalë greke. siç thuhet në botimet e sotme.

5.-Të gjithë emrat në Iliadë, të heronjve, të vendeve, të perëndive etj. janë me prejardhje pellazge dhe shpjegohen mjaft mirë me anë të gjuhës shqipe. Jepen për herë të parë shpjegimet e emrave. Kjo tregon se në Iliadë përshkruhen ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e fiseve të ndryshme pellazge. Të gjitha të dhënat flasin për një lidhje të ngushtë midis Gjuhës Pellazge dhe gjuhës së sotme shqipe.

6.-Në Trojë është zbuluar Qytetërimi i madh Pellazg, bazuar në të gjitha dokumentet e mbledhura arkeologjike, ngjarjet e përshkruara në Iliadë dhe Odhise, emrat e përmendur, veshjet etj. Aty gjurmë të qytetërimit helen janë vetëm gjatë shekullit të 5 p.e.s. Jepet shkalla e re kronologjike e Trojës me përmirësime nga ato të paraqitura gjer më sot.
Troja 0-Troja VII, Troja gjatë Kohës së Gurit, Bakrit, Bronzit dhe Hekurit të hershëm d.m.th., viteve 3500 p.e.s.-600 p.e.s. është zhvilluar qytetërimi i vetëm pellazg. Nga kjo provohet se Lufta e Trojës është zhvilluar vetëm ndërmjet fiseve pellazge, sepse në Ballkan ende nuk kishin ardhë fiset grekfolëse.
Troja VIII- gjatë viteve 600-85 p.e.s. krahas objekteve pellazge janë gjetur edhe objekte helene, prandaj quhet Troja gjatë kohës helene. Në këtë fazë qyteti fillon me koloninë e eolëve, fis pellazg, që fillon në shek. 6 p.e.s. Arkeologu Shliman thotë se në Trojë objektet helene nuk janë më të vjetra se sa shek. 5 p.e.s.
Troja IX -85 p.e.s.- 500 e.s., objekteve pellazge, helene dhe romake. Kjo është Troja në kohën romake.

7.-Iliada pranohet e shkruar gjatë shekujve 12-11 p.e.s. në dialektin jonik (Azi e vogël), e mbledhur nga gojëdhënat popullore nga Homeri. Gjatë kësaj kohe shqipja ka qenë shkruar.

8.-Veshjet e luftëtarëve të Trojës, ruajtur në rrasat e Mikenës dhe nëpër poçeritë e ndryshme, janë veshjet e sotme kombëtare shqiptare: fustanella dhe qeleshja janë tipike pellazge/ shqiptare.

9.-Fjalët e shumta shqipe në Iliadë, emrat ndryshëm shqip, libra në lëkura dhensh dhe dhishë kanë qenë shkruar nga pellazgët (Herodoti), fiset pjesëmarrëse në Iliadë janë vetëm pellazge, të dhënat arkeologjike në Trojë etj. tregojnë se Iliada fillimisht është shkruar në shqip, dhe vetëm rreth shek. 4 p.e.s. është transkriptuar në gjuhën helene.

10.-Bujqësia e kultivuar, mbarshtrimi i blegtorisë, ngritja e farmave (fermave) të para, ngritja e fshatrave të parë: si Dhemini dhe Sesklo në Thesali, Maliqi në Korçë etj. gjatë Gurmesmit dhe Gurvonit janë kryer nga Pellazgët Hyjnorë. Ata formuan edhe qytet-shtetet e parë gjatë kohës së Bakrit, Bronzit dhe Hekurit të hershëm: Troja, Knosi (Kretë), Mikena, Sparta, Pylli, Hatusha etj. Më pas ngritën qytet e Athinës, Romës, Epidamnit (Durrës), Buthrotit (Butrint), Apolonisë, Istanbulit, Bukurestit, Madridit, Lisbonës, Barcelonës, Marsejës, Triestes, Odesës etj.

11.-Gjuha Shqipe lindi dhe u zhvillua nga fiset e Pellazgëve Hyjnorë. Ajo fillimit i ka qysh gjatë Gurmesmit (Mezolitit) dhe Gurvonit (Neolitit) me formimin e fisnive, farmave të para, fshatrave dhe jetës kolektive. Ajo u zhvillua më tej me ngritjen e Qytetërimit Pellazg në rajonin e Egjeut dhe Mesdhe, mori formën e disa dialekteve: Mikene, Kretane, Thesalisë, Thrakës, Frigisë, Lidisë, Likisë, Trojës, Jonisë, Etruskëve etj. dhe më pas Ilirëve, Maqedonëve, Epirotëve dhe Dardanëve, që sot përbëjnë gjuhën shqipe.

Kokrrizat e arta të Gjuhës Shqipe janë të shpërndara në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët e saj. Nga pellazgët trashëguam emrat e kontinenteve: Europa, Azia, Afrika, Amerika dhe Atlantik, Kaukaz, Oslo etj. Emra në Lindjen e Largët si: Tokio, lumi Amur, në Europë, Amerikë si: Andet, Panama, Ekuador, Argjentinë etj. Shumë emra njerëzish gjithashtu sot në botë kanë prejardhje nga pellazgët p.sh. ambasadorja izraelite në Tiranë Armira, ambasadori amerikan Withers etj.

12- Në vend të Grupit Indo-europian të gjuhëve propozohet emërtimi i ri Grupi Pellazgjik i Gjuhëve, sepse kjo është gjuha e parë midis gjuhëve të tjera dhe nga kjo gjuhë rrodhën më pas gjatë antikitetit gjuhët helene, romake dhe gjuhët romane...

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Mars 2013 14:22
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil

Motra, seriozisht:
Vertet i beson keto?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Mars 2013 21:31
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ehe.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Mars 2013 22:57
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Mondi ku eshte?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Mars 2013 23:50
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ke teli me gjemba.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Mars 2013 00:04
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Se mos ka hyre me ndonje nofke tjeter se nuk rri dot ai.

Po pret kohen qe te paraqitet

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 05 Mars 2013 18:45
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Gjuha Shqipe > Lashtësia e gjuhës shqipe > A kane qene Helenet dygjuhesh ?.Flisnin ata Pellazgjisht dhe Helenisht

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.