Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Jeni pro apo kunder luftes qe ka filluar ne Irak ?
Ky sondazh është i mbyllur.
Jam Pro 10 47.62%
Jam Kunder 11 52.38%
Gjithsej: 21 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 19 Maj 2003, ora 01:30  (120 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Visitor
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 29/01/2003
Vendbanimi: Diku ne Sh.B.A.
Mesazhe: 118

Talking

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 1.jpg
Ky file është shkarkuar 26 herë.

Koalicioni kundra luftes:

__________________
"Oderint dum metuant"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Prill 2003 05:33
Visitor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Visitor Kliko këtu për të kontaktuar me Visitor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Visitor Shto Visitor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Visitor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
F.B.I.
Anetar i ri

Regjistruar: 05/06/2003
Vendbanimi: Chicago
Mesazhe: 11

Exclamation

Argument

the reason i am writing this response is because most of things that Korcarja said are not true,, first of all no one likes war
i can assure you that with my life
if anyone likes war than ,, that person has to be a lunatic for life
but i am not here to discous that
i have only one question
What is going on with Iraqi people now, and how is the population reacting when they see whores walking down on Baghdad's streets half naked???
Maybe you haven't heard about that Korcare, but i have people that came from there
but the thing is that america's number one mistake was Iraqi "invasion"
do you think that america did that to help iraqi's?? Hell no
the big reason is the OIL
even Iraqi's themselves are terrified from the american horror that is going on there.. people get on protest and american soldiers shoot them, last time I checked protests are made in peace and reading about all that mess there is a really big mistake
President Clinton could have taken Hussein out anytime he wanted, but he didnt because he was smart and knew what he was doing, and as far as america rebulding other countries, thats a big NO NO
America doesnt come to your country without interest.. look at Kosova
The Air Field American "AVIANO" base that is taking place in Italy will soon be replaced with the one in Kosova "BONE-STEEL"
now you tell me who's wrong and right
I live in america and i know how the government works here
read it all day ............

Pershendetje te gjitheve

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Qershor 2003 00:03
F.B.I. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të F.B.I. Kliko këtu për të kontaktuar me F.B.I. (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: F.B.I. Shto F.B.I. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto F.B.I. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrës
Mesazhe: 2298

Thumbs up

Mashtrime shteterore

OPINION

Si mendoni se do ta titullojë George W. Bush raportin e famshem që akuzon Z. Sadam Husein, të cilin ai e paraqiti me 12 shtator 2002 përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së? "Një dekade mashtrimesh dhe sfidash"

Ignacio RAMONET
Kryeredaktor i "Le Monde Diplomatique"

"Më mirë preferoj të vdes, se të them diçka të pasaktë"
GEORGE WASHINGTON



Eshtë historia e hajdutit që bërtet: "Kapeni hajdutin!" Si mendoni se do ta titullojë Z. George W. Bush raportin e famshëm që akuzon Z. Sadam Husein, të cilin ai e paraqiti në 12 shtator 2002 përpara Këshillit të Sigurimit të OKB-së? "Një dekadë mashtrimesh dhe sfidash". Dhe, ç'pohonte ai duke shkoqitur "provat"? Një varg me gënjeshtra! Iraku, thosh ai, mban lidhje të ngushta me rrjetin terrorist Al-Kaida dhe kër-cënon sigurinë e Shteteve të Bashkuara, sepse ai zotëron "armë të dëmtimit masiv" (ADM) - një shprehje tmerruese e farkëtuar nga këshill-tarët e tij. Tre muaj pas fitores së forcave amerikane (dhe të mbështetësve të tyre britanikë) në Mesopotami, ne e dimë se këto pohime, bazën e të cilave e kishim vënë ndërkaq në dyshim, ishin të rreme. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se administrata amerikane ka manipuluar informatat për ADM-të. Ekipi prej 1400 inspektorësh i Iraq Survey Group që drejton gjenerali Dayton nuk ka gjetur asnjëherë as hijen e fillimit të ndonjë prove. Dhe ne nisim të zbulojmë se, mu në çastin kur Z. Bush hidhte akuza të tilla, ai i kishte marë ndë-rkaq raportet e shërbimeve inteligjente të tij, duke treguar se e gjitha kjo ishte e rreme. Sipas znj. Jane Harman, përfaqësuese e demokratëve të Kalifornisë, ne do të hasnim praninë e "manovrës më të madhe intoksikuese të të gjitha kohëve". Për të parën herë në historinë e saj, Amerika hetohet rreth arsyeve të vërteta të një lufte, në një kohë kur konflikti ka përfunduar...
Në këtë manipulim gjigand, një ofiçinë sekrete në gjirin e Pentagonit, Zyra e Planeve Speciale (Office of Special Plans, OSP) ka luajtur një rol helmues. E zbuluar nga Z. Seymour M. Hersh, në një artikull të botuar nga New Yorker, në 6 maj 2003, OSP-ja ishte krijuar pas 11 shtatorit 2001 nga Z. Paul Wolfowitz, numri dy i departamentit të mbrojtjes. E drejtuar nga një "fajkua" i bindur, Z. Abram Shulsky, kjo Zyrë ka si mision të përzgjedhë të dhënat e mbledhura nga agjencitë e ndryshme informative (CIA, DIA, NSA), me qëllim bërjen e sintezave dhe paraqitjen e tyre qeverisë. Duke u bazuar mbi dëshmi ekzilantësh pranë Kongresit Kombëtar Irakian (organizatë e financuar nga Pentagoni) dhe Presidentit të tij, i shumëkundërshtuari Ahmed Shalabi, OSP-ja e fryu jashtëzakonisht kërcënimin e armëve të dëmtimit masiv, sikundër edhe lidhjet midis Z. Sadam Husein dhe Al-Kaidas.
I skandalizuar nga këto manipulime, dhe duke u shprehur nën emrin e Veteran Intelligence Professionals for Sanity, një grup anonim ish-ekspertësh të CIA-s dhe Departamentit të Shtetit pohoi në 29 maj, në një memorandum drejtuar presidentit Bush, se në të kaluarën informatat "ishin të rreme për arsye politike, por asnjëherë aq sistematike sa t'ua hidhnin përfaqësuesve tanë të zgjedhur për të autorizuar një luftë".
Edhe z. Colin Powell u manipulua. Dhe rrezikon tashmë të ardhmen e tij politike. Ai u pati rezistuar presioneve të Shtëpisë së Bardhë dhe të Pentagonit për të përhapur informacionet më të kundërshtueshme. Para fjalimit të tij të famshëm të 5 shkurtit 2003 para Këshillit të Sigurimit, Z. Powell kish për të lexuar kopjen e përgatitur nga Z. Lewis Libby, drejtor i kabinetit të zv/presidentit Richard Cheney. Ajo përmbante informacione krejtësisht të dyshimta që zotin Powell e zemëruan, e bënë t'i flakte tej fletët dhe të deklaronte: "Nuk do ta lexoj këtë. Kjo është t'i bësh m..." Më në fund, Sekretari i Shtetit kërkoi që Z. George Tenet, drejtori i CIA-s, të ulej dukshëm mbrapa tij, në 5 shkurt, dhe të ndante përgjegjësinë e asaj që u tha.
Në një intervistë te revista Vanity Fair, e botuar në 30 maj, Z. Wolfowitz pranoi mashtrimin shtetëror. Ai pohoi se vendimi për të nxjerrë kërcënimin e ADM-ve për të justifikuar një luftë preventive kundër Irakut ishte adoptuar "për arsye burokratike". "Ne u morëm vesh në një pikë, saktësoi ai, për armët e dëmtimit masiv, sepse ky ishte i vetmi argument mbi të cilin të gjithë mund të binin dakord."
Pra, Presidenti i Shteteve të Bashkuara kish gënjyer. Duke kërkuar dëshpërimisht një casus belli për të qorollepsur OKB-në dhe për të bashkuar në projektin e tij të pushtimit të Irakut disa bashkëfajtorë (Mbretëria e Bashkuar, Spanja), Z. Bush nuk nguroi të fabrikonte një nga mashtrimet më të mëdha shtetërore.
Ai nuk ishte i vetmi. Para Dhomës së Komunave në Londër, në 24 shtator 2002, aleati i tij Anthony Blair, kryeministri britanik, pohonte: "Iraku zotëron armë kimike dhe biologjike. (...) Raketat e tij mund të vihen në veprim në 45 minuta." Nga ana e tij, në ndërhyrjen para Këshillit të Sigurimit, Z. Powell deklaronte: "Sadam Huseini ka ndërmarë kërkime për duzina të tëra agjentësh biologjikë që provokojnë sëmundje të tilla si gangrena, murtaja, tifoja, kolera, lija dhe ethet hemoragjike". "Ne besojmë se Sadam Huseini ka ndërtuar armë bërthamore", thoshte zv/presidenti Cheney në mars 2003 në vigjilje të luftës.
Në rrjedhë të deklaratave të panumërta, presidenti Bush kish nxjerrë të njëjtat akuza. Në fjalimin drejtuar kombit, më 8 shkurt 2003, ai shkonte gjer aty sa solli detajet e rreme të mëposhtme: "Iraku ka dërguar ekspertë për eksplozivët dhe për fabrikimin e kartave fallco, të punojnë me Al-Kaidan. Ai gjithashtu ka ndihmuar Al-Kaidan me një trajnim për përdorimin e armëve biologjike dhe kimike. Një agjent i Al-Kaidas u dërgua në Irak disa herë në fund të viteve 1990 për të ndihmuar Bagdadin në blerjen e helmeve dhe gazit."
Të rimara dhe të zmadhuara nga mediat e mëdha luftëdashëse, të shndërruara në organe të propagandës, të gjitha këto denoncime u përsëritën ad nauseam nga rrjetet televizivë Fox News, CNN dhe MSNC, nga kanali i radios Clear Channel (1225 stacione në Shtetet e Bashkuara) e edhe nga gazeta prestigjioze si Washington Post apo Wall Street Journal. Mespërmes botës, këto akuza mashtruese përbënë argumentin kryesor të çdo ecjeje "drejt luftës". Në Francë, për shembull, ato u rimorën në mënyrë të paturpshme nga personalitete si Pierre Lelouche, Bernard Kouchner, Yves Roucaute, Pascal Bruckner, Guy Millière, André Glucksmann, Alain Finkielkraut, Pierre Rigoulot, etj.
Akuzat u përsëritën po ashtu nga të gjithë aleatët e Bushit. Duke filluar me më të zellshmin prej tyre, Z. José Maria Aznar, shef i qeverisë spanjolle, që, në Kortés të Madridit, në 5 shkurt 2003, siguronte: "Ne e dimë të gjithë se Sadam Huseini zotëron armë të dëmtimit masiv. (...) Ne e dimë të gjithë gjithashtu se ai ka armë kimike." Disa ditë më parë, në 30 janar, duke ekzekutuar një porosi të formuluar nga Z. Bush, Z. Aznar kishte hartuar një deklaratë për mbështetje të Shteteve të Bashkuara, "Letrën e Tetëshes", të nënshkruar, ndër të tjerë, nga ZZ. Blair, Silvio Berlusconi dhe Vaclav Havel. Aty, ata afirmonin se "regjimi iraken dhe armët e tij të dëmtimit masiv përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë botërore".
Kështu, përgjatë më tepër se gjashtë muajsh, për të justifikuar një luftë preventive, të cilën nuk e donin as Kombet e Bashkuara, as opinioni botëror, një makinë e vërtetë propagande dhe intoksikimi e drejtuar nga sekti doktrinar që rrethon zotin Bush përhapi mashtrime shtetërore me një kapadaillëk që i shkon përshtat regjimeve më të urryera të shekullit XX.
Ata e skalitën veten në një traditë të gjatë mashtrimesh shtetërore që piketon historinë e Shteteve të Bashkuara. Njëra nga më ciniket ka të bëjë me shkatërrimin e koracatës amerikane Maine në gjirin e La Havanës në 1898-n, që shërbeu si pretekst për hyrjen në luftë të Shteteve të Bashkuara kundër Spanjës dhe në aneksimin e Kubës, Porto Rikos, Filipineve dhe ishullit Guam.
Mbrëmjen e 15 shkurtit 1898, nga ora 21:40, Maine u bë viktimë e një shpërthimi të dhunshëm. Anija u fundos në limanin e La Havanës dhe 260 njerëz vdiqën. Menjëherë, shtypi popullor akuzoi spanjollët për vënie mine poshtë skeletit të anijes dhe denoncoi barbarinë, "kampet e vdekjes" e, madje, praktikën e antropofagisë së tyre...
Dy pronarë shtypi shkuan të rivalizonin në kërkim të bujës: Joseph Pulitzer, i World-it, dhe sidomos William Randolph Hearst, i New York Journal-it. Kjo fushatë pati mbështetjen e interesuar të afaristëve amerikanë që kishin investuar shumë në Kubë dhe që ëndërronin të mënjanonin prej andej Spanjën. Por publiku nuk tregonte asnjë interes. Po kështu edhe gazetarët. Në mars 1898, vizatuesi i New York Journal, Frederick Remington, i shkruante nga La Havana padronit të tij: "Këtu nuk ka luftë, kërkoj të kthehem." Hearst-i i telegrafon përgjigjen: "Qëndroni. Ju dërgoni vizatimet, unë do t'ju dërgoj luftën." Pastaj ia behu shpërthimi i anijes Maine. Hearst ngriti një fushatë të dhunshme, siç e dëshmon Citizen Kane, filmi i Orson Welles-it (1941).
Përgjatë shumë javësh, ditë pas dite, ai i kushtoi shumë faqe të gazetës së tij çështjes së Maine-it dhe kërkoi hakmarrje duke përsëritur pa u lodhur: "Remember the Maine! In Hell with Spain" (Kujtohuni për Maine-in! Në djall të vejë Spanja!). Të gjitha gazetat e tjera e ndoqën. Shpërndarja e New York Journal kaloi fillimisht nga 30 000 kopje në 400 000, pastaj i kapërceu rregullisht 1 milion kopjet. Opinioni publik ishte ndezur keq. Atmosfera u bë halusinante. Nën trysninë e të gjitha anëve, presidenti William McKinley i shpalli luftë Madridit, në 25 prill 1898. Trembëdhjetë vjet më vonë, në 1911-n, një komision hetimor për shkatërrimin e Maine-it do të nxirrte si përfundim një shpërthim aksidental në sallën e makinerive të anijes...
Manipulim i mendjeve
Në 1960-n, në mes të luftës së ftohtë, Central Intelligence Agency (CIA) përhapi pranë disa gazetarëve "dokumenta konfidencialë" që tregonin se sovietikët ishin në gjendje të fitonin garën e armatimeve. Menjëherë, mediat e mëdha filluan të bënin presion mbi kandidatët për president dhe të kërkonin me bujë një rritje substaciale të kredive për mbrojtjen. I lodhur e i bezdisur, John F. Kennedy premtoi t'i kushtonte miliarda dollarë programit të ndërtimit të raketave balistike detare (the missile gap), gjë që e uronte jo vetëm CIA, por gjithë kompleksi ushtarako-industrial. Me t'u zgjedhur dhe votuar programi, Kennedy duhej të tregonte që epërsia ushtarake e Shteteve të Bashkuara mbi Bashkimin Sovietik ishte dërmuese...
Në 1964, dy kryqëzorë deklaruan se ishin sulmuar në gjirin e Tonkinit nga silurët vietnamieno-veriorë. Sa hap e mbyll sytë, televizioni dhe shtypi e bëjnë këtë një çështje kombëtare. Bërtasin për poshtërim. Kërkojnë shpagim. Presidenti Lyndon B. Johnson gjen pretekst nga këto sulme për të lëshuar bombardime shpaguese kundër Vietnamit të Veriut. Ai i kërkon Kongresit një rezolutë që t'i lejojë të angazhojë ushtrinë amerikane. Kështu filloi lufta e Vietnamit, e cila mbaroi - me një dështim - vetëm në vitin 1975. Më vonë u mësua, nga goja e vetë ekuipazheve të dy kryqëzorëve, se sulmi në gjirin e Tonkinit ishte një sajim i pastër...
I njëjti skenar me presidentin Ronald Reagan. Në vitin 1985, ai dekreton befas "urgjencën kombëtare" me arsyen e "kërcënimit nikaraguajan" që përfaqësonin sandinistët në pushtet në Managua, të zgjedhur sidoqoftë në mënyrë demokratike në nëntor 1984 e që respektonin njëkohësisht liritë politike dhe lirinë e shprehjes. "Nikaragua, pohon megjithatë Z. Reagan, është dy ditë larg me makinë nga Harlingeni i Teksasit. Jemi në rrezik!" Sekretari i Shtetit George Schultz pohon para Kongresit: "Nikaragua është një kancer që po shtrihet në territorin tonë, ajo zbaton doktrinat e Mein Kampf-it dhe kërcënon me marrjen e kontrollit të gjithë hemisferës..." Këto mashtrime justifikuan ndihmën masive për gueriljen antisandiniste, Kontran, dhe do të vërshojnë mbi skandalin e Irangate-it.
Nuk po zgjatemi në mashtrimet e luftës së Gjirit, në 1991-shin, të analizuara gjerësisht dhe të mbetura në kujtesë, si paradigma të propagandës mashtruese moderne. Informacione të përsëritura pa ndërprerje - si "Iraku, ushtria e katërt e botës", "plaçkitja e inkubatorëve të maternitetit të Kuvajtit", "fronti mbrojtës i pamposhtur", "goditjet kirurgjikale", "efikasiteti i raketave Patriot", etj. - dolën krejtësisht të rreme.
Qysh nga fitorja e diskutueshme e Z. Bush në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2000, manipulimi i opinionit publik është bërë një shqetësim qendror i administratës së re. Pas atentateve të urryera të 11 shtatorit 2001, kjo u shndërrua në një makth të vërtetë. Z. Michael K. Deaver, mik i Z. Rumsfeld dhe specialist i psy-war-it, "luftës psikologjike", e përmbledh kështu objektivin e ri: "Strategjia ushtarake që sot e tutje duhet të mendohet në funksion të mbulimit televizual [sepse] nëse opinioni publik është me ju, asgjë nuk mund t'ju rezistojë; pa të, pushteti është i pafuqishëm."
Qysh nga fillimi i luftës kundër Afganistanit, në bashkëpunim me qeverinë britanike, qendra informacioni për koalicionin u krijuan në Islamabad, Londër dhe Uashington. Ofiçina autentike të propagandës, ato u imagjinuan nga Karen Hugues, këshilltar për mediat i Z. Bush, dhe mbi të gjitha nga Alistair Campbell, guru shumë i fuqishëm i Z. Blair për atë çka lidhet me imazhin politik. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e shpjegonte kështu funksionin e tyre: "Kanalet përhapin informacione në 24 orë pa ndërprerë; këto qendra do t'i furnizojnë me informacione 24 orë në ditë, ditë për ditë..."
Në 20 shkurt 2002, New York Times shpaloste projektin më të çuditshëm të manipulimit të mendjeve. Për të udhëhequr "luftën e informacionit", Pentagoni, duke iu bindur këshillave të Z. Rumsfeld dhe të nënsekretarit të shtetit për Mbrojtjen, zotit Douglas Feith, kishte krijuar fshehtësisht dhe vendosur nën drejtimin e një gjenerali të forcave ajrore, Simon Worden, një Zyrë të mistershme të ndikimit strategjik (OIS), me mision përhapjen e informacioneve të rreme që i shërbenin çështjes së Shteteve të Bashkuara. OIS-i ishte e autorizuar të praktikonte dezinformimin në veçanti ndaj mediave të huaja. E përditshmja njujorkeze saktësonte se OIS kishte bërë një kontratë prej 100 000 dollarë në muaj me një kabinet komunikimi, Rendon Group, i përdorur tashmë në vitin 1990 në përgatitjen e luftës së Gjirit e që kish vënë në vijë punën me deklaratën e rreme të "infermieres" kuvajtiane që pohonte se kishte parë ushtarë irakenë duke plaçkitur maternitetin e spitalit të Kuvajtit dhe "që kishin rrëmbyer foshnjat nga inkubatorët dhe i kishin vrarë pa mëshirë duke i plasur përtokë". Kjo dëshmi kishte qenë vendimtare për të bindur anëtarët e Kongresit të votonin në favor të luftës...
I shpërbërë zyrtarisht pas zbulimeve të shtypit, OIS-i sigurisht ka mbetur aktiv. Përndryshe, si t'i shpjegosh disa prej manipulimeve më të mëdha të luftës së tanishme kundër Irakut? Në veçanti, mashtrimin e stërmadh lidhur me çlirimin spektakolar të ushtares Jessica Lynch?
Na kujtohet se, në fillim të prillit 2003, mediat e mëdha amerikane përhapën, me një luks mbresëlënës detajesh, historinë e saj. Jessica Lynch bënte pjesë në dhjetë ushtarët amerikanë të kapur nga forcat irakene. E rënë në një pritë në 23 mars, ajo kishte rezistuar gjer në fund, duke shtënë mbi armiqtë gjer në mbarim të municioneve. Më në fund ajo u plagos me plumb, u godit me thika, u lidh dhe u çua në një spital në territorin armik, në Nasiria. Atje, e rrahu dhe e keqtrajtoi një oficer iraken. Një javë më vonë, njësi elitare amerikane arritën ta çlironin gjatë një operacioni surprizë. Megjithë rezistencën e gardës irakene, komandot ia dolën të depërtonin në spital, ta merrnin Jessica-n dhe ta shpinin me helikopter në Kuvajt.
Po atë mbrëmje, presidenti Bush lajmëroi kombin, nga Shtëpia e Bardhë, për çlirimin e Jessica Lynch-it. Tetë ditë më vonë, Pentagoni u dorëzoi mediave një video të xhiruar gjatë këtyre heroizmave me skena të denja për filmat më të mirë të luftës.
Por konflikti i Irakut përfundoi më 9 prill, dhe një grup gazetarësh - në veçanti ata të Los Angeles Times-it, të Toronto Star-it, të El Pais-it dhe të kanalit BBC World - shkuan në Nasiria për të vërtetuar versionin e Pentagonit rreth çlirimit të Jessica-s. Sipas hetimit të tyre pranë mjekëve irakenë që ishin kujdesur për vajzën - dhe konfirmuar nga doktorët amerikanë që e kishin vizituar pas çlirimit të saj, - plagët e Jessica-s (një këmbë dhe një krah të thyera, një kavilje e dalë) nuk ishin si pasojë e të shtënave me armë zjarri, por thjesht të bëra nga aksidenti i kamionit në të cilin ajo udhëtonte... Dhe as nuk ishte keqtrajtuar. Përkundrazi, mjekët kishin bërë gjithçka për ta shëruar: "Ajo kishte humbur shumë gjak, tregoi doktor Saad Abdul Razak, dhe ne na u desh t'i bënim një transfuzion. Për fat të mirë pjesëtarë nga familja ime kanë të njëjtin grup gjaku me të sajin: 0 pozitiv. Mundëm të siguronim gjak në sasi të mjaftueshme. Pulsi i saj rrihte me 140 kur mbërriti këtu. Mendoj se ne i shpëtuam jetën."
Duke marrë përsipër rreziqe tepër të guximshme, këta mjekë u orvatën të lidheshin me ushtrinë amerikane për t'i kthyer Jessica-n. Dy ditë para ndërhyrjes së komandove specialë, ata e kishin çuar me ambulancë pacienten e tyre në afërsi të radhëve amerikane. Por amerikanët hapën zjarr mbi ta dhe mënt e vranë heroinën e tyre...
Mbërritja që pa gshirë, në 2 prill, e komandove speciale të pajisur me një koleksion të paparë armësh të sofistikuara e la pa gojë personelin e spitalit. Qysh para dy ditësh, mjekët kishin informuar forcat amerikane se ushtria irakene ishte tërhequr dhe se Jessica i priste...
Doktori Anmar Udai i tregoi skenën John Kampfner-it të BBC-së: "Ishte si në një film të Hollivudit. Nuk kishte asnjë ushtar iraken, por forcat speciale amerikane po përdornin armët. Ata shtinin më kot dhe dëgjoheshin shpërthime. Bërtisnin: "Go! Go! Go!" Sulmi kundër spitalit ishte një lloj show, apo një film aksioni me Sylvester Stallone-n."
Skenat u xhiruan me një kamera me pamje nokturne nga një ish-asistent i Ridley Scott-it në filmin Rënia e fajkoit të zi (2001). Sipas Robert Scheer-it, i Los Angeles Times, këto imazhe u dërguan menjëherë, për t'u montuar, në komandën qendrore të ushtrisë amerikane, në Katar, dhe si u mbikqyrën nga Pentagoni, u shpërndanë në gjithë botën.
Historia e çlirimit të Jessica Lynch-it do të mbetet në analet e propagandës së luftës. Në Shtetet e Bashkuara ajo do të konsiderohet ndoshta si momenti më heroik i këtij konflikti, ndonëse u provua se bëhet fjalë veçse për një sajim po aq të rremë sa edhe "armët e dëmtimit masiv" të mbajtura nga Z. Sadam Husein, apo lidhjet midis ish-regjimit iraken dhe Al-Kaidas.
Të dehur nga pushteti, Z. Bush dhe eskorta e tij mashtruan qytetarët amerikanë dhe opinionin publik botëror. Mashtrimet e tyre përbëjnë, sipas profesorit Paul Krugman, "skandalin më të madh të historisë politike të Shteteve të Bashkuara, më të madh se Watergate-i, më të madh se Irangate-i".


Marre nga Gazeta Shqiptare. Korrik 16, 2003

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Korrik 2003 23:05
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Admirali Kliko këtu për të kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Admirali Shto Admirali në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Admirali në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Vriten djemte e Sadamit

U vrane gjate nje sulmi te rrufeshem te forcave amerikane ne Mosul dy djemte e diktatorit iraken.
Mbas nje informate qe moren forcat amerikane rrethuan shtepine ku ndodheshin persona te panjohur dhe te rrezikshem, pa ditur qe brenda saj ndodheshin dy djemte e Sadamit, dhe dy prej simboleve te rregjimit diktatorial te Sadamit. Mbas nje shkembimi te dendur zjarri qe zgjati rreth dy ore, shtepia u be shkrumb dhe brenda saj u gjenden 4 kufoma tejet te shperbera. Sot mbas konfirmimit te analizes se DNA u vertetua zyrtarisht qe ishin djemte e Sadamit.
Pjesa me e madhe e popullates e priti pozitivisht kete ngarje, pasi u cliruan nga ne ankth. Sidoqofte pikerisht dje, u be e ditur dhe nje interviste tjeter e Sadamit qe bente thirrje per qendrese ndaj amerikaneve.

Zhvillimi i fundit ishte shume pozitiv per amerikanet, te cilet mbas sulmeve te njepasnjeshme ndaj tyre, i duhej nje fitore per ta paraqitur ne opinionin publik amerikan dhe ate boteror.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Korrik 2003 00:10
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
gitan
Anetar i ri

Regjistruar: 09/07/2003
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 12

FAJTORIT

Po çuditem me vendosmerine tuaj z Fajtor.
Mendje forte kenke.
Iraku, Iraku
Sadami etj
Mendoj se je i njeanshem por nuk arrija ta kuptoj per se ???

Tung

__________________
Dashuria dhe Pasioni,
jane Flatera qe te shtyne
drejt Veprash te medha.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2003 09:34
gitan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të gitan Kliko këtu për të kontaktuar me gitan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: gitan Shto gitan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto gitan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Vritet një amerikan dhe plagoset një tjetër

Situatë e tensionuar në Irak. Numri i ushtarëve amerikanë të vrarë arrin në 14, vetëm javën e fundit


Komanda Qendrore Amerikane njoftoi se një marins amerikan u vra dhe një tjetër u plagos nga një sulm me granadë gjatë natës. Ky sulm, në orët e para të mëngjesit, afër një fshati në jug të Bagdadit, kryhet një ditë pasi 3 ushtarë amerikanë u vranë dhe 4 të tjerë u plagosën, ndërsa po ruanin një spital fëmijësh në pjesën veri-lindore të kryeqytetit irakian. Duke folur dje në një rrjet televiziv amerikan, nën-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, tha se zyrtarët amerikanë prisnin një shtim afat-shkurtër të akteve të dhunës pas vrasjes së dy djemve të Sadam Huseinit. Por ai theksoi se gjatë javës së fundit është shtuar informacioni i dobishëm, përfshirë edhe një informacion, që çoi në kapjen e 660 raketave irakiane tokë-ajër. 10 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën nga zjarri i armikut në Irak që nga e marta, kur trupat amerikane vranë dy djemtë e ish-diktatorit irakian, Udei dhe Qusay. Incidenti i fundit e çon në 5 numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë 24 orëve të fundit. Vëzhguesit thonë se 14 të vrarë gjatë javës së fundit përbëjnë numrin më të madh të viktimave, që kur trupat amerikane mbërritën në Bagdad, më 9 prill.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se sulmi i djeshëm kundër trupave të marinës amerikane ndodhi në Al-Haswat, 30 kilometra në jug të Bagdadit. Të shtunën, 3 ushtarë amerikanë humbën jetën nga një sulm me granada, ndërkohë që ruanin një spital fëmijësh në veri të Bagdadit. Një ushtar tjetër amerikan u vra nga një sulm në një lagje periferike të kryeqytetit. Autoriteti i Përkohshëm i Koalicionit për Irakun kishte paralajmëruar se sulmet mund të shtoheshin, pasi trupat amerikane vranë të martën e kaluar djemtë e Sadam Huseinit, Uday dhe Qusay, në një betejë të ashpër në qytetin Mosul të Irakut verior. Një grup i quajtur “Fedainjtë e Sadamit” u zotua të hakmerret për vrasjen e vëllezërve Husein. Zyrtarët amerikanë thonë se shpresojnë që vdekja e djemve të ish-diktatorit Husein mund të demoralizojë pas një farë kohe guerriliet irakiane dhe mund të çojë në kapjen e udhëheqësit të përmbysur irakian.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Korrik 2003 17:17
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

SHBA, 230 milionë $ për paqeruajtësit në Irak

Departamenti Amerikan i shtetit publikon listën e 30 shteteve që do të kontribuojnë me ushtarë në Irak


Sipas një marrëveshjeje, shuma do t’i jepet forcës shumëkombëshe që do të drejtohet nga Polonia

UASHINGTON – SHBA firmosën një marrëveshje me Poloninë për të paguar të paktën 230 milionë dollarë për transportin dhe shpenzimet e tjera të forcës shumëkombëshe që do të drejtohet nga Polonia në Irak. Sipas Pentagonit, cituar nga “Rojteri”, marrëveshja i bën thirrje Departamentit të Shtetit të paguajë rreth 200 milionë dollarë për të mbuluar shpenzimet mbështetëse për trupat, përfshi ushqimet dhe shpenzimet mjekësore. Sipas një marrëveshjeje, departamenti do të paguajë një shifër tjetër prej 30 milionë $ dhe 40 milionë dollarësh në koston e transportimit të divizionit prej 9200 trupash në Irak. Marrëveshja është firmosur javën e kaluar sipas burimeve të cituara nga “Rojteri”. Polonia vetë do të dërgojë 2300 trupa në Irak për të punuar së bashku me rreth 1300 trupa spanjolle dhe ushtarë nga Ukraina dhe vende të tjera. Kjo forcë e re do të përbëjë trupën e stabilizimit të pasluftës, dhe do të jenë polakët që do të komandojnë në qendër dhe jug të Irakut. Pentagoni nuk do të paguajë pagat e trupave që shërbejnë në divizion. Polonia ka rënë dakord të paguajë rreth 30 milionë dollarë për shpenzimet e transportit të trupave. Ndërkohë Spanja apo Britania do të paguajnë kostot e tyre. Ushtria polake është modernizuar shumë që nga rënia e komunizmit më 1989 dhe ky është një nga testet më të vështira të ushtrisë polake që nga ajo periudhë.
Ndërkohë SHBA-të kanë paraqitur një listë me 30 shtete, të cilat duan të marrin pjesë në misionet ushtarake ose policore në Irak. Kundërshtuesit e Luftës së Irakut Franca, Gjermania dhe Rusia nuk janë në listë, sepse e kushtëzojnë një mision të mundshëm me një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara. Numri i ushtarëve amerikanë të vrarë që prej përfundimit zyrtarisht të luftës u rrit dje në 50. Kjo ka bërë që SHBA të kërkojë ndihmën e shteteve të tjera për të zëvendësuar trupat amerikane të cilat bënë luftën. Ditët e fundit trupat amerikane dhe ato britanike që ndodhen në terrenin irakian, kanë nisur operacione për të kapur ose vrarë aleatët e ngushtë të Sadamit dhe ndoshta vetë Sadamin, i cili mendohet se është gjallë. Dje ushtria amerikane arriti të kapë një nga rojet e Sadam Husseinit gjatë një sulmi në prag të agimit në Tikrit. Ndërkohë, shefi i Shtabit të Bashkuar amerikan, i cili po viziton Indinë, tha se një pjesë e Irakut qendror vazhdon të jetë, sipas fjalëve të tij, “zonë lufte”. Duke folur në një konferencë shtypi në New Delhi, gjenerali Richard Meyers tha se 80 për qind e sulmeve kundër forcave të koalicionit po kryhen në një rajon midis Bagdadit dhe Tikritit, në pjesën veriore të vendit. Ai fajësoi për sulmet, elemente besnikë të regjimit të përmbysur, por shtoi se në këto sulme mund të jenë përfshirë gjithashtu banda kriminelësh dhe disa luftëtarë të huaj. Zyrtarët amerikanë thonë se shpresojnë që sulmet ndaj trupave amerikane, mund të marrin fund me kapjen, ose vrasjen e Sadam Huseinit. Autoritetet janë të mendimit se irakianët do të jenë më të gatshëm të bashkëpunojnë me zyrtarët amerikanë që administrojnë Irakun e pasluftës, me t’u siguruar që diktatori i përmbysur nuk do të kthehet më në pushtet.
Al Arabiya
Audiokaseta: Djemtë e Sadamit, martirë për Irakun
Sipas një videokasete të transmetuar dje nga televizioni “Al Arabiya” deklarohet se dy djemtë e Sadamit, Uday dhe Qusay ranë si martirë për Irakun. “Ndiejmë keqardhje për vdekjet e Uday dhe Qusay dhe të atyre që luftuan me ta. Ju jeni nderi i këtij kombi”, thuhej në incizimin e transmetuar nga televizioni me seli në Dubai. “Amerika do të mposhtet”, thuhej më tej. “Ata të gjithë vdiqën si martirë në emër të Xhihadit”, -tha zëri në audiokasetë, duke shtuar që çdo luftëtar i Xhihadit (lufta e shenjtë), do të donte të vdiste në të njëjtën mënyrë si djemtë e tij. Me këtë incizim, edhe militantët ekstremistë pranojnë vdekjen e dy djemve të Sadamit, për vdekjen e të cilëve kishte dyshime.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Korrik 2003 16:36
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Bler pranon se publiku s’është bindur mbi Irakun

Kryeministri britanik deklaron për gazetarët se qytetarët e tij kanë të drejtë të dinë nëse lufta ishte e justifikuar

Por, sipas Bler, në fund publiku britanik duhet ta gjykojë qeverinë për problemet e brendshme dhe jo për Irakun

Kryeministri britanik, Toni Bler ka pranuar dje se qeveria e tij ende nuk i ka bindur britanikët në lidhje me justifikimin e luftës në Irak. Sipas agjencive të ndryshme të lajmeve, kryeministri britanik u pyet nga gazetarët gjatë një konference për shtyp, nëse i besojnë më qytetarët qeverisë së tij, ndërkohë që ai do të kandidojë për të tretën herë si kryeministër i vendit. Kësaj pyetjeje, Bler iu përgjigj: “E pranoj që ka një çështje për të cilën na duhet të përballemi me publikun”. Njerëzit kanë nevojë të dinë se çfarë kemi bërë në Irak, a ishte e drejtë dhe e justifikuar, dhe kjo është një çështje të cilën ne jo vetëm e kemi pohuar, por edhe po e provojmë, si në lidhje me armët e shkatërrimit në masë, edhe në lidhje me përmirësimet në Irak”. Bleri gjithashtu mohoi se ai i kishte thënë Kongresit amerikan, se mund të jetë gabuar në lidhje me kërcënimin që sillte Iraku. “Nuk mendoj se kam thënë, që kam qenë i gabuar në lidhje me kërcënimin që vinte nga Iraku. Ajo që kam thënë, është se ka një lidhje mes terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë dhe shteteve terroriste, dhe ky është një argument që unë e besoj… Mendoj, dhe vazhdoj të them se unë besoj me të gjitha instiktet dhe bindjen time, që kam të drejtë, kështu që nuk mund të quhet se unë e kam pranuar se kemi qenë të gabuar në lidhje me këtë çështje”. Kur Bleri foli para Kongresit amerikan në fillim të këtij muaji, ai pohoi se “historia do ta falte Amerikën dhe Britaninë, edhe nëse nuk do të jenë asnjëherë të aftë të provojnë lidhjet mes terrorizmit dhe armëve të shkatërrimit në masë. Ai më tej tha: “Nëse ishim gabim, ne gjithsesi shkatërruam një kërcënim, që të paktën ishte përgjegjës për shkaktimin e vuajtjeve njerëzore. Kjo është një gjë për të cilën unë jam i bindur se historia do të na falë”.
Toni Bler ka refuzuar që ta lidhë këtë çështje me vrasjen e shkencëtarit britanik, këshilltarit të Ministrisë së Mbrojtjes, Devid Kelly, i cili u vra pas një konflikti të qeverisë “Bler” me BBC-në në lidhje me justifikimin e luftës në Irak. Kelly mendohej se kishte qenë burimi i BBC-së për një artikull, ku thuhej se qeveria e kishte ekzagjeruar enkas rrezikun që sillte Sadam Huseini për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake në Irak. Toni Bler tha se ai nuk do të komentojë çështjen e Kelly, para se të nisë hetimi gjyqësor, dhe të ekzaminohen rrethanat që çuan në vdekjen e shkencëtarit. Një seancë gjyqësore paraprake është caktuar për të premten. Kur Bler u pyet dje nëse atij i vinte keq për mënyrën se si zyra e tij e trajtoi konfliktin me BBC në lidhje me dosierin e luftës, Bleri u përgjigj: “Ajo që do të donim të gjithë ishte një shkrim jo korrekt i korrektuar”. Kryeministri gjithashtu u përpoq që ta devijonte fokusin e intervistës në çështjet e brendshme të vendit, duke argumentuar se publiku do ta gjykojë qeverinë në lidhje me këto çështje- pra të brendshme- dhe jo aq shumë në lidhje me kontradiktat që rrethojnë luftën në Irak. “Çfarëdo çështjesh që të kenë mbizotëruar në lajme gjatë këtij viti, në fund publiku do të na gjykojë në lidhje me ekonominë, shërbimin shëndetësor, shkollat dhe krimin”, -ka thënë Bler. “Këto janë çështje të mëdha për publikun”. Ditën e shtunë Bler do të zgjidhet ndoshta si kryeministri më jetëgjatë i Partisë Laburiste në historinë britanike.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2003 15:52
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Atentat ambasadës jordaneze në Bagdat, 8 të vrarë

Ka pasur një shpërthim të fuqishëm në ambasadën e Jordanisë në kryeqytetin irakian, Bagdad. Njoftimet bëjnë me dije se të paktën tetë persona janë vrarë në shpërthim, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga një makinë bombë. Në mesin e të vdekurve besohet të ketë edhe personel të ambasadës. Një dëm i madh është shkaktuar dhe copëzat janë shpërndarë në qindra metra. Një prej mureve të kompleksit të ambasadës u shemb dhe disa prej ndërtesave në afërsi përsuan dëme të rënda. Rreth njëqind ushtarë amerikanë, me mjete të blinduara, kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Pak pas shpërthimit një turmë e të rinjve irakianë hynë në ndërtesë dhe shkatërruan fotografitë e monarkut të Jordanisë, Mbretit Abdullah, por shpejt u përzunë jashtë. Korrespondentët thonë se shumë irakianë janë të zemëruar me mbështetjen që Mbreti Abdullah u dha Shteteve të Bashkuara në luftën me Irakun.
Radio “Zëri i Amerikës” njoftoi se forcat ushtarake amerikane e kanë rrethuar zonën me autoblinda. Komandanti i forcave në vendin e shpërthimit tha se nuk është e qartë nëse shpërthimi ishte sulm vetëvrasës apo nëse bomba ishte aktivizuar në një prej disa makinave të shkatërruara.
Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë amerikanë njoftuan të enjten se dy ushtarë u vranë të mërkurën vonë, në një përpjekje me armë në lagjen al-Rashid të Bagdadit.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Gusht 2003 22:42
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

OKB evakuon stafin nga Iraku

Vazhdojnë kërkimet për viktima të tjera në gërmadhat e selisë së OKB-së. Flitet për 20 të vdekur e 107 të plagosur


Megjithatë Kofi Anan deklaron se misioni për vendosjen e paqes në Irak nuk do të ndërpritet

Kombet e Bashkuara kanë filluar dje evakuimin e pjesshëm të stafit të tyre në Bagdad drejt kryeqytetit të Jordanisë. Kjo për shkak të mungesës totale të sigurisë në Irakun e pasluftës. Vendimi u mor pas shpërthimit të një dite më parë në selinë e OKB-së në Bagdad, ku si pasojë gjetën vdekjen të paktën 20 vetë dhe janë plagosur rreth 107 të tjerë. Një zëdhënës i OKB-së në Bagdad, i cituar nga “Rojteri” deklaroi se nuk është planifikuar ndonjë evakuim masiv i stafit të OKB-së. Zyra e OKB-së në Jordani ndërkohë po bëhet gati që të presë edhe stafin që ka mbetur në Bagdad. Një burim i OKB-së tha për “Rojterin” se tre aeroplanë mbërritën dje në Aman, kryeqyteti i Jordanisë. Kryesisht këta aeroplanë transportonin të plagosurit nga shpërthimi i së martës. Shumë aeroplanë të tjerë pritet të mbërrijnë ditët e ardhshme në Aman. Nuk dihet se sa do të jetë stafi që do të transportohet. Edhe gjatë luftës në Irak, OKB ka përdorur Jordaninë si një bazë logjistike për disa nga operacionet e saj në këtë luftë. Shumë nga ai staf i OKB-së që u evakuua në Bagdad ndodhej më parë në Aman.
Por sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan tha se stafi i OKB do të mbetet në Irak pavarësisht nga shpërthimi. Annan tha dje në një konferencë shtypi në Stokholm se Kombet e Bashkuara nuk do të frikësohen. Ai shtoi se do të diskutojë në lidhje me çështjet e sigurisë dhe çfarë duhet bërë me Këshillin e Sigurimit. “Ne do të vazhdojmë, se kemi shumë punë për të bërë… Ne nuk do të trembemi”, -tha ai në Stokholm, cituar nga “Rojteri”.
Ndërkohë dje skuadrat e shpëtimit kanë vazhduar operacionet për të gjetur të mbijetuar poshtë gërmadhave të selisë së OKB-së në Irak që u shkatërrua gjatë një sulmi të martën. Sulmi besohet se ishte më shkatërrimtari mbi një ndërtesë të OKB-së në historinë 58 -vjeçare të organizatës. Shumë tronditëse ka qenë dhe vdekja e Sergio Vieira de Mello, i dërguari special i OKB-së në Bagdad dhe njëkohësisht komisioner i OKB-së për të drejtat e njeriut. Vdekja e De Mellos ka shokuar gjithë opinionin ndërkombëtar. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, shumica të huaj kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i makinës bombë. Një zëdhënës i OKB-së në Bagdad tha se numri i të vdekurve mund të rritet, përderisa shumë prej tyre mendohet se mund të jenë ende nën rrënoja. Zyrtarët e shefit të OKB-së dhe ata të amerikanë të mbrojtjes thonë se nuk e dinë se kush fshihet prapa këtij sulmi. Por disa zyrtarë amerikanë thonë se mund të jetë vepër e organizatës “Ansar al-Islam”, e cila mendohet të ketë lidhje me rrjetin terrorist të “Al-Kaidës”. Kjo organizatë, gjithashtu dyshohet se mund të jetë autore e sulmit me bombë të 17 gushtit, në ambasadën jordaneze në Bagdad, ku u vranë 17 persona.
Bota - zi për viktimat e OKB-së
Udhëheqësit në të gjithë botën e kanë dënuar me forcë sulmin me bombë në zyrat e OKB-së në Bagdad. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana e quajti sulmin një vepër të urryer ndaj njerëzve, të cilët përpiqen dhe punojnë për të ardhmen e Irakut. Edhe presidenti francez Zhak Shirak, i cili ishte ndër personat që e kundërshtuan luftën në Irak nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, u zotua për përkrahjen e plotë të Francës në punën e Kombeve të Bashkuara në Irak. Në Bagdad, Ahmed Fawzi, i cili ishte zëdhënësi kryesor i De Mello-s, tha se puna e OKB-së do të vazhdojë pavarësisht nga akti tragjik. “Shpresoj se kjo që ndodhi do të forcojë vullnetin dhe vendosmërinë që të vazhdojmë edhe më tej punën tonë, të ndihmojmë irakianët”, -tha ai. “Nëse njerëzit që e ndërmorën këtë akt të shëmtuar kriminal dhe të dhunshëm mendojnë se kjo do të na ndalojë, gabohen”. Administratori amerikan në Irak, Paul Bremer tha se do të rishqyrtoheshin masat e sigurisë, por se sulmi nuk do të ndalonte punën e OKB-ë ose të forcave të drejtuara nga Amerika. “Ky ishte një krim i shëmtuar. Por për atë që duhet të shpresojmë tani, të cilën e ndjeva duke folur me miqtë e OKB-së që mbijetuan sulmin, është se OKB do të vazhdojë me vendosmëri më të madhe të kryejë misionin për të ndihmuar njerëzit e Irakut për ta rindërtuar vendin e tyre”, -tha ai. “Në emër të koalicionit...ju them se nuk do të lëmë as edhe një gur pa kërkuar bashkë me policinë irakiane, për të gjetur ata që ndërmorën sulmin”, -shtoi Bremer. Shpërthimin e dënoi edhe Dr. Mahmoud Osman anëtar i këshillit qeverisës në Irak. “Jemi të shokuar dhe të gjithë dënojmë operacionin si operacion kriminal dhe terrorist, i cili është kundër interesave të banorëve të Irakut”, -tha dr. Osman. Bernard Kushner, ish-kryeadministratori i Kosovës, i cili kishte punuar ngushtë me De Mellon, tha se kishte mbetur i shokuar nga vdekja e mikut të tij. “Të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar në Kosovë, besoj se kanë vdekur, ndër ta Sergio de Mello, miku im i mirë, i cili ishte një aktivist i vërtetë i të drejtave të njeriut. Ai gjithmonë ishte një zotëri elegant, i cili shkonte nga një luftë në tjetrën, nga një fushë betejë në tjetrën. Ai ishte i shkëlqyer, një nder për tokën, një nder për botën”, -tha Kushner.
Duke qenë se Sergio Vieira de Mello, ishte nga Brazili, presidenti brazialian Luiz Inacio Lula da Silva tha se për humbjen e tij, do të mbahen tre ditë zie. “Dua që të shpreh ngushëllimet e mia familjes së ambasadorit Sergio Vieira de Mello, dhe të komunikoj se do të kemi tre ditë zie për shkak të humbjes nga kjo tragjedi. Ambasadori ishte viktimë i terrorizmit”, -tha presidenti brazilian.

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Gusht 2003 05:13
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enri Kliko këtu për të kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enri Shto Enri në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enri në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:36 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Arkiv > Tematika nr. 1 Lufta ne Irak

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.