Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Post

Teuta arrin fitoren më të thellë të sezonit.

Tri dopietat e durrsakëve kanë shkatërruar përfundimisht Besën e rënë në kategorinë e dytë.


Teuta - Besa 6-1
Shënues: Daniel Xhafa 21', 44', Godinje 25', 28', Mancaku 89', 91', Kapllani 63'

Teuta:
Dafa 7
Rada 7
Kotomelo 6
Voja 7
Larja 7
Babamusta 6,5
Bërzezi (Beshiri 75') 7
Daniel Xhafa 8
Shima (Tetova 46') 7
Mancaku 7
Godine (A. Halili 60') 7
Trajner: S.Nica

Besa:
Bytyçi (Guma 46') 6
Qerolli 6
Krasniqi 6
D.Xhihani 6,5
E.Xhihani (Hoxha 46) 6
Vrapi 6
Tabaku (Curri 46) 6
Bajaziti 6
Bërhani 6
E. Kapllani 6,5
Barameta 6
Trajner: B.Hushi
Gjyqtarë: Lulzim Guzja, Sokol Avdo, Kreshnik Hakrama (Tiranë)
Karton i verdhë: Krasniqi

"Radiografia"
4' - Godine shfaqet përballë portierit të Besës, gjuan, por portieri kavajas tregohet në lartësinë e detyrës.
10' - Goditje dënimi për Teutën, gjuan Mancaku, por topi kalon mbi traun e portës së Bytyçit.
18' - Mancaku ekzekuton përsëri një goditje dënimi nga 20 metra, por pa gjetur përsëri kuadratin e portës.
21' - Kros i Mancakut në zonë për Daniel Xhafën, që në një pozicion të përshtatshëm godet me të parën. Topi pasi përplaset në trupin e një mbrojtësi të Besës dhe gjen rrugën e rrjetës, duke kaluar Teutën në avantazh, 1-0.
25' - Gabim në zonë i mbrojtjes së Besës, atje nuhat bukur Godinje, që godet me forcë, duke e përplasur topin në rrjetën e portës së Bytyçit. 2-0 për Teutën.
28' - Pa kaluar tre minuta, Godinje shënon dhe golin e tretë për Teutën dhe të dytin e tij personal, pasi ka shfrytëzuar një top brenda zonës dhe ka goditur fuqimisht në rrjetë. 3-0 për Teutën.
35' - Babamusta gjuan nga distanca, por topi kalon mbi traun e portës së Bytyçit.
38' - Kapllani futet bukur në zonën e Teutës, gjuan në formë kthese, por pa arritur të shënojë golin e parë për kavajasit.
44' - Gjuajtje e Mancakut në një pozicion të prirët, por topi në formën e një krosi gjen Daniel Xhafën, që vetëm 2 metra larg portës nuk e ka të vështirë të adresojë topin në drejtim të rrjetës. 4-0 për Teutën.
55' - Godinje shfaqet përballë portierit të Besës, gjuan fort, por topi përplaset në shtyllën e portës.
57' - Lëmsh në zonën e rreptësisë së Teutës, gjuan Kapllani, por topi devijohet nga mbrojtësit.
63' - Kapllani në zonë, rreth 8 m larg portës së mbrojtur nga Dafa, tregon arsenalin e tij teknik duke gjuajtur në gjysmëkthesë në drejtim të portës dhe shënuar golin e parë dhe të nderit për Besën e Kavajës. Besa shkurton distancën, 4-1.
65' - Mancaku gjuan nga distanca, por pret portieri i ri kavajas.
80' - Mancaku vetëm për vetëm me portierin Guma, gjuan, por grushton ky i fundit.
83' - Eshtë sërish Kapllani që shfaqet përballë Dafës, por dhe portieri i Teutës grushton, pa lejuar që topi t'i drejtohet rrjetës.
85' - Merhori godet fuqimisht brenda zonës, grushton portieri.
85' - Daniel Xhafa gjuan nga distanca, por topi jashtë kuadratit të portës.
89' - Mancaku shfaqet para portierit, godet qetësisht, duke e kaluar topin në rrjetë. 5-1 për Teutën.
91' - Eshtë përsëri Mancaku që përsërit aksionin e dy minutave më parë, duke e nxjerrë jashtë loje daljen e portierit dhe duke shënuar golin e 6-të për Teutën.

Komenti
Në një kohë të bukur për të luajtur futboll dhe në terren të shkëlqyer, por në një mjedis të akullt sportiv, për shkak të mungesës së spektatorëve, është zhvilluar derbi tradicional mes Teutës dhe Besës së Kavajës. Të dyja ekipet kanë zbritur në fushën e lojës me futbollistë të rinj, duke treguar dhe një herë faktin se të dyja këto ekipe i kishin humbur motivet në këtë kampionat, Besa duke dalë nga grupi A1 dhe Teuta me një pozicion, që nuk i shërben për dalje në Evropë. Gjithsesi, bukuria e këtij takimi kanë qenë golat e shënuar, ku Teuta ka shënuar tri dopieta me anë të Daniel Xhafës, Godine-s dhe Mancakut, në një kohë që kavajasit kanë shënuar golin e nderit me anë të E. Kapllanit. Një derbi i cili iu shërbeu trajnerëve më tepër për të evidentuar futbollistët e rinj në ekip. Teuta e dominoi nga fillimi deri në fund takimin, gjë që u shpreh dhe në rezultatin e takimit me shifra tenistike, ku Teuta realizon fitoren më të thellë në këtë kampionat. Daniel Xhafa me 21 gola ka treguar dhe një herë që ka qenë emblema e Teutës në këtë kampionat. Në radhët e Teutës kanë spikatur futbollistët e rinj, si: Rada, Voja, Larja, Shima, Bërzezi, të cilët do të jenë dhe kontingjenti i Teutës për sezonin e ardhshëm futbollistik, në një kohë që në një ditë të mirë ka qenë dhe Mancaku, Godinje, Lorja etj. Besa nga ana e saj ka treguar vetëm që ka një futbollist klasi si E. Kapllani, të cilin vështirë se mund ta mbajë në gjirin e saj dhe në sezonin e ardhshëm futbollistik, për shkak të ofertave që tashmë kanë filluar për të përzgjedhurin e Brigelit. Gjithsesi, ata pak tifozë në stadium kanë shijuar 7 gola në këtë ndeshje, që përmbajnë vlera emocionale dhe statistikore.

Thanë pas ndeshjes :
Stavri Nica, trajner i Teutës: "Mendoj se ishte një ndeshje e cila na shërbeu në radhë të parë për evidentimin e futbollistëve të rinj. Mendoj se ekipi luajti mirë dhe i impenjuar, duke fituar me meritë. Pas këtij takimi duhet të mendojmë për sezonin e ardhshëm futbollistik, ku sigurisht ka nevojë për ndryshime. Gjatë gjithë ndeshjes futbollistët i zgjidhën drejt detyrat taktike, duke e konkretizuar këtë dhe me shënimin e golave. Pavarësisht se ishte një fitore që nuk na shërben për ndonjë objektiv, mendoj se ka vlerat e saj."
Bajram Hushi, trajner i Besës, nuk u prononcua.

Të veçanta:
- Teuta ka shënuar 6 gola, nga dy për çdo futbollist (Daniel Xhafa, Julian Godine dhe Bledar Mancaku).
- Teuta ka arritur fitoren më të thellë të saj në këtë sezon futbollistik, 6-1 me Besën, në një kohë që pikërisht me këtë ekip në fazën e dytë kish fituar 4-1
- Takimi midis Teutës dhe Besës është ndjekur nga numri më i vogël i sportdashësve në 10 - vitet e fundit në një ndeshje zyrtare.
- Daniel Xhafa, duke shënuar 21 gola, renditet golashënuesi më i mirë i Teutës dhe ndër golashënuesit më të mirë të këtij ekipi në vitet e fundit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Maj 2004 11:45
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Arrow

Nica: Ndryshimet, në bazë të vlerave.

Trajneri pohon se te Teuta do të qëndrojnë ata futbollistë që kanë kontribuar më shumë.


Trajneri i Teutës, Stavri Nica, në përfundim të sezonit futbollistik është shprehur për ndryshime në përbërjen e ekipit durrsak. Nica nuk është shprehur për ndryshime në bazë të moshës, por për ndryshime që konsistojnë në largimin e atyre futbollistëve që nuk kanë dhënë atë që duhej, si dhe mbajtjen në ekip të atyre që kanë shprehur vlera dhe impenjim. Mbajtja e këtij kontigjenti të rinjsh, por dhe futbollistësh të tjerë cilësorë, si dhe afrimi i disa futbollistëve të tjerë cilësorë, sipas Nicës, do të garantonte ecurinë e Teutës drejt pretendimeve në sezonin e ardhshëm. Mospërballimi i kampionatit nga disa prej futbollistëve, mungesa e impenjmit te disa të tjerë, gjykimet e njëanshme etj., sipas Nicës, janë disa nga faktorët që ndikuan në mosecjen si duhet të Teutës në këtë sezon. Për sa u përket futbollistëve të rinj, të cilët u aktivizuan në ndeshjet e fazës së katërt të kampionatit, Nica është shprehur se një pjesë e mirë e tyre e kanë justifikuar veten, por ka shtuar se këta futbollistë duhet të punojnë më shumë, në mënyrë që të ngrihen në lartësinë e duhur të një ekipi pretendent. Për sa i përket çështjes së reparteve, ku Teuta ka nevojë më shumë që të përforcohet, Nica rreshton repartin e mbrojtjes dhe portën, në një kohë që repartet e tjera janë më të stabilizuara. Nga ana e tij, presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, në një prononcim për "Sportin shqiptar" është shprehur se ndryshimet në ekip, por edhe në stafin e Teutës, do të jenë rrënjësore.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 14:24
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Khumalo largohet përfundimisht nga Teuta.

Presidenti i ekipit durrsak paralajmëron ndryshime rrënjësore, duke u lënë hapësira të rinjve.

Futbollisti i vetëm i huaj te Teuta, afrikani Khumalo, pas një aventure 2-vjeçare do të largohet përfundimisht nga ekipi durrsak. Sipas presidentit të klubit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, Khumalo do të largohet përfundimisht nga Teuta, pasi i është prerë bileta e avionit për t'u larguar nga Shqipëria. Për sa u përket futbollistëve të tjerë, që Teuta ka marrë në sezonet e fundit nga ekipe të tjera apo dhe futbollistëve vendës, presidenti i Teutës nuk ka bërë komente mbi emra konkretë, të cilët do të largohen nga ekipi, por ka bërë të ditur se ndryshimet te Teuta do të jenë rrënjësore, pas një sezoni ku nuk u arritën objektivat e kërkuara. Presidenti i Teutës ka konfirmuar ndryshime edhe në staf, për të afruar njerëz më profesionistë. Hasanbelliu ka lënë të nënkuptojë se pak futbollistë të brezit të vjetër do të qëndrojnë në ekip, në një kohë që për të rinjtë, të cilët në fazën e tretë të sezonit treguan vlera dhe shpirt gare, dyert e ekipit do të jenë të hapura.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Maj 2004 14:27
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 19072004_4.jpg
Ky file është shkarkuar 36 herë.

33 - Teuta stervitje

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datë 23/07/2004 ora 18:19

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2004 18:01
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re teuta_2.jpg
Ky file është shkarkuar 41 herë.

34 - Rapid - Teuta 2-0

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2004 18:03
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re pic00006s.jpg
Ky file është shkarkuar 39 herë.

35 - Rapid - Teuta 2-0

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2004 18:05
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re pic00010s.jpg
Ky file është shkarkuar 38 herë.

36 - Rapid - Teuta 2-0

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2004 18:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re pic00012s.jpg
Ky file është shkarkuar 35 herë.

37- Rapid - Teuta 2-0

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2004 18:09
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re pic00015s.jpg
Ky file është shkarkuar 34 herë.

38- Rapid - Teuta 2-0

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2004 18:10
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re pic00018s.jpg
Ky file është shkarkuar 31 herë.

39 - Rapid - Teuta

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2004 18:21
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e parë > Grupi A1 > FK Teuta

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.