Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Besimi fetar te shqiptarët.
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
tolstoy86
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Re: Tolstoy86

Citim:
Po citoj ato që tha HERO
Emri Muhejmiu eshte vene me qellim paraqitjen e tij si ( dhe emrit te tij) si nje fenomen normal ne shoqerine shqipetare,gje qe nuk eshte aspak e vertete,eshte nje levizje manipuluese dhe intrigante,dhe ti kete gje e kupton shume mire por nuk ta ka qejfi qe ta pranosh,sepse keq me vjen te ta them ,ke fiksime dhe nuk i shikon gjerat qarte.Ta kam then dhe ta perseris,FEJA jote nuk eshte detyre propagandistike,nqs ti del dhe flet,shkruan dhe jep udhizime ne lidhje me shpirtin,dhe i objektivizon artikujt dhe shkrimet e tua brenda teologjise ,atehere askush nuk do te debatoje ne kete menyre,dhe nuk do te kete prishje gjakrash,por une nuk mund te ri indiferent kur Muhejmiu shprehet ne kete menyre mbi etapa historike,apo politike duke propagandizuar per ata qe perfitojne vecse materialisht dhe politikisht nga feja Islame.Habitem se si mund te rrish ti indiferent,dhe akoma me shume qe u del perkrah.


Car do thote pra??
Thjesht emer qete duket si arabisht? Po ti kur e ke vene nickun, si ke dashur te ta lexojne HERO apo HIROW? Pastaj, ti qe je aq i ndjeshem, mund te kishe gjete nje fjale te paster shqipe. Po gjysma a me teper e nickeve te forumit, qe nuk i merr vesh, apo qe jane ne gjuhe te huaj? Te gjithe te shitur??? Apo vetem ato qe te sjellin ne mendje lidhje me 'fiksimet e tua', islamin psh..?
Cmanipulime, Cintriga? Edhe me flet mua per fiksime.. E para e punes, eshte 'liri per te ber e than car te doje der sa nuk shkel noj ligj' (mq ra fjala nuk na i solle nenet qe kishte shkel...)
Ti fatkeqesisht nuk rri indiferent per asgje qe nuk di, flet shume lale, flet pa kuptim.

__________________
dita me e bukur: sot

Modifikuar nga tolstoy86 datë 02/08/2007 ora 11:58

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2007 11:46
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tolstoy86 Kliko këtu për të kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tolstoy86 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Tolstoy86

Nuk pres qe ti te sulmosh Muthejmiun,ta thashe kete gje me pare.
Tani meqenese ra fjala prap tek Prizreni,po te bej nje pyetje une ty??????????


Ti the ashtu si vendet e tjera te rajonit!!!!!!!!!!!!A ka mundesi te me tregosh mua kush vend tjeter i rajonit u ngrit ne te njejten periudhe qe u ngriten Shqipetaret me l.E.Prizrenit?

Ti po me thua mua qe shqipetaret kerkuan vetem Autonomi,dakort bera une gabim,por a ka mundes te me thuash se brenda cfar kufinjsh kerkohej autonomia shqipetare??????????Shteti i fundit shqipetar kishte qene shteti i Arberit,qe perfshinte vetem nje pjese te shqiperise te mesme.

Dhe nuk na fole fare mbi masakrat qe u kryen nga Turqit (edhe kunder myslimaneve) per te shtypur L.E.Prizrenit.



Ne ballkan ka pasur gjithmone vetem tre raca ne periudhen e perandorise otomane.

KAURET,MYSLMANET DHE SHQIPETARET.


Mos bej gabim te vesh ne te njejtin rang emrin Muthejmiu me fjala vjen Hirow

ja pse


Shqipetaret
jane te bardhe
shkruajne latinisht
jane pa perjashtim te gjithe me prejardhje te krishtere
jo vetem ndodhen ne europe por krijuan shoqerine e tyre europiane kohe me pare vendeve te tjera.

Je ti ai qe meriton leksione historie dhe jo une.

Une ta thashe merru me Teologjine,lere politiken dhe propaganden politike fetare sepse nuk ben mire fese tate.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2007 19:15
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

Tani duke dashur qe ti pergjigjem nje shqiptari qe perodr nje emer te huaj, si puna ime ne forum por qe ka kohe per te na shpjeguar se cdo me then nderkoh qe une e di se cdo me then ky emer qe kam. Lidhja e Prizrenit apraqiti, nje paln autonomie dhe jo nje plan pavaresie por ti duke qen se me paragjykove mua re ne nje grcke dhe fillove te me ofendosh se une jam antishqiptar. dhe do preferoje qe te rimerrje publikishrt ato ofendime qe me the, sepse nuk jane te verteta. I dashur Hero me ofendove shume rende kur me the se une qenkam nje mashtrues ne histori, me duket se une nuk jam i sigurt nese femijet e mi do bejne histori me ty, se ti nuk e dintkte historin.

Tani me thua per Lidhjen e Prizrenit, ajo ksihte dhe musliman brenda saj kishte dhe te krishtere, dhe kjo teme e ka titullin besimi shqiptar tek shqiptaret. perpara se te nisim me iden se pse u krijua lidhja e Prizrenit? historia nuk na le te levizim. Lihdja u krijua si pasoje e konferences se Shen Stefanit dhe me pas ate te Berlinit qe i dha shume toka shqiptare bullgarise dhe vendevet e tjera. Ateher kjo lidhje u krijua per te mare autonomine nga perandoria Otomane dhe keshtu qe nuk do te copetohej sepse do kishin te benin me nje vend Autonom. mirepo lind pyetja.

Duke qen se Evropa e dinte se shqiperia ishte nje vend qe ishte kthyer musliman me zorr, qe kishin qen te krishtere, madje per disa thuhej se kan qen atlet apo sprientere te Krishtit perse nuk e ndihmoi shqiperin te merrte pavaresin por kenaqi orgjite dhe epshet e vendeve sllave? kjo pyetje te takon ti pergjigjesh....persa i perket masakraev turke ato jane te ditura, keto masakta u ben sepse turqia sikurse Venediku njeher e nje kohe qe la ne balt shqiperin, e la ne balte vendin ton, perndryshe nje luifte e re do te niste......

Ateher duke rikapitalizuar edhe nje her, as evropes as qe i behej von qe shqiptaret jane apo kan pas qen katolik, madje as qe i behet von qe kan pas nje atlet apo sprientier krishti mes tyre, atyre u behet von vetem vetja e tyre. dhe nje poet i madh shqioptar dhe prift gjithashtu thot mjaft bukur ne lahuten e Malcis, "Nj'au kurv si kjo ervopa...." dakord? nese evropa do kish qen kaq e dashur ndryshe do ishte muhabeti, po pytja eshte se pse nuk ishte???

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2007 20:16
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Muhejminu Kliko këtu për të kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Muhejminu't! Kërko mesazhe të tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Muhejminu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Lidhja e Prizrenit

Meqenese po me detyron qe te zgjatem,sepse e shoh qe te eshte mbush mendja ty edhe Tolstoy86 qe shqipetaret kerkuan vetem autonomi nga vellezerit turq.




Perandoria Turke po rrenohej nga dita ne dite,ne vitin 1875kishte 800 milione franga ari dhe nje borxh pre 5.3 miliarde franga ari.Ne Europe kishte ndryshime,fuqise absolute te Anglise dhe France tashme i kanosej fuqizimi i madh i Prusise dhe Rusise.Ne vitin 1871 Prusia shkaterron forcat Francese,duke i dhene rruge Rusise te mos e respektonte me marreveshjen e Parisit ne vitin 1856,dhe te fillonte armatimet ne detin e zi per nje fushate te mundshme kunder Perandorise Osmane.
Austrohungaria po deshtonte ne fushatat e saja ne Italy dhe gjetke dhe i hodhi syte nga Ballkani ku shpresonte te kishte dalje deri ne Adriatik dhe Egje.Italia gjithashtu ishte bashkuar tashme dhe konsiderohej si nje fuqi europiane.Keshtu u krijuan dy fronte diplomatike persituaten ne ballkan.
Franca dhe Anglia deshironin nje perandori osmane dhe Rusia dhe Austrohungaria kerkonin ta shkaterronin ate me qellim zgjerimin e tyre ne ballkan.
Ne vitin 1875 plas kryengritja e Herxegovines,dhe fillon Faza qe quhet Kriza Lindore.Ne kryengritje moren pjese vetem sllavet e krishtere,jkurse myslimanet ishin pro-turqve.Kryengritja u thye shpejt.

Populi shqipetar ishte shume i acaruar me Osmanet,qe pervec se nuk njihnin te drejtat kombetareve te shqipetareve,ishin aktive kunder cdo levizje me identitet kombetar shqipetar.Dhe shume arsye te tjera kulminuan acarimin e popullates shqipetare kunder Osmaneve me dekretin e dyte te tanzimatit.
Ne vitin 1877 mbahet komiteti i Janines,ku parashtrohet strategjia per mevetesi kombetare te te gjitha trojeve shqipetare.





Abdyl Frasheri thote qe jo vetem Greqia por edhe Shqiperia eshte ne mbrojtje te vlerave Europiane te cilave u kanoset influenca Ruse ne Ballkan


Zhvillohen disa takime midis Shqipetareve te drejtuar nga Abdyl Frasheri dhe Grekve per nje lufte te perbashket kunder Osmaneve,te propozuara nga Abdyl Frasheri,ku shqiperia do te shpallte pavaresine ne te gjitha trojet shqipetare,dhe Greqia te hiqte dore nga Epiri,dhe ne anen tjeter Shqiperia ti jepte thesaline pa lufte,sepse ushtaraket ne mbrojtje te thesalise ne ate kohe ishin shqipetare te lidhur me Abdyl Frasherin dhe doe dorezonin pa lufte Thesaline nqs mbeshtetej pavaresia e plote e Shqiperise.Por kerkesat e Abdyl Frasherit nuk pranohen nga Greket,te cilet nuk heqin dore nga epiri.Komiteti Grek i Epirit me qender ne Korfuz organison nje bande te armatosur me shume se 600 veta te perhapte lufte ne jug te shqiperise dhe te ngrinte popullin ne lufte nen flamurin Grek.Pasi banda pushton Saranden populli shqipetar ngrihet ne kembe dhe lufton banden e armatosur duke e shpartalluar krejtesisht,vetem drejtuesi dhe 100 bandit shpetojne duke ja mbathur drejt greqise,te tjeret vriten dhe zihen rober.

Duke pare rrezikun qe kanosej nga serbet ne veri ,Greket ne jug dhe shparrtallimin e Turqise nga Rusia qe po afrohej shume,shqipetaret e te gjitha trevave organizojne Komitetin e Stambollit,me ne krye Abdyl Frasherin perseri,ku bien dakort qe shqipetaret te pergatiten per lufte te armatosur,dhe te organizohet platforma per pavaresine.

Ndryshmet politike dhe disfatat ushtarake te Turqise i bene lideret e Komitetit te Stambollit te mendonin se Pavaresia per momentin nuk ishte zgjedhja me e duhur pasi me fitoren e Ruseve tokat Shqipetare do te copetoheshin krejtesisht,dhe vendosen qe autonomia ne ate periudhe te ishte zgjidhja me e duhur,
duke shpresuar se Shqipetaret do te mbeshteteshn nga Anglia dhe Franca te cilet nuk donin nje Rusi ne Ballkan.

Dhe keshtu me kerkesen per Autonomi ne vitin 1878 Zhvillohet Lidhja e Prizrenit,e cila ishte nje pavaresi DE FACTO.

Osmanet dergojne Kryegjeneral Dervish Pashen me 7 gjenerale dhe 30 batalione per te shtypur Lidhjen e Prizrenit,plus disa garizone qe ishin ne Kosove.I pari qytet i Vlajetit te kosoves qe ra ne duart e Dervish Pashes ishte Shkupi,jnga ku u nderrmor edhe fushata barbare kunder popullsise shqipetare dhe Lidhjes te Prizrenit,ne cdo fshat qe kalonin Turqit e rrenonin me gjujtjen e topave me qellim qe te ngjallnin panik ne popullaten shqipetare.Masakra te njepasnjeshme pasuan,intelektualet dhe rilindasit shqipetare hiqeshin zvarre te lidhur me zinxhire ne sy te popullates dhe dergoheshin ne burgje te largeta ne Egje.E mijera e me mijera shqipetare paten kete fat.Shqipetaret qe do i benin balle kesaj force me me shume se 20 mij Turq ishin vetem 5 mije dhe jo te armatosur sic ishin Turqit,megjith heroizmat ne fushe te betejes,ku spikat heroizmi i MIC SOKOLIT dhe trimave te tij,grupet e vogla shqipetare po thyeshin kundrejt nje armiku shume me te madh ne numer dhe ne disposicion te nje numri te madh Topash,jdhe i mbeshtetur mire financiarisht.Ne betejen per Prizrenin rreth 1200 shqipetare u vrane dhe rreth 800 Turqe.Pa hyre ne betejen e Prizrenit Turqit kishin me vete 24 Batalione ushtarake te pajisura me topa.
Dervish pasha ve nen kontroll shume qytete dhe fshatra fushore shqipetare por pothuajse te gjitha fshatrat malore shqipetare qe nga ajo periudhe ishin te pavarura j,refuzuan te paguanin taksa dhe te nenshtroheshin para portes te larte,dhe ishin here pas here ne kryengritje.Abdyl Frasheri arrestohet disa kohe me vone dhe denohet me vdekje,me vone me burgim te perjetshem dhe mbas tre vjeteve del nga burgu dhe mbahet nen arrest shtepie ne stamboll derisa vdes.


Kjo eshte nje permbledhje e shkurter qe une kam bere lidhjes te prizrenit.


Eshte me te vertete per te ardhur keq qe rilindasit tane sakrifikuan aq shume,dhe qe shqipetaret paguan me gjak aq shtrenjte ato kryengritje,te pergojohen ne menyre te tille.

Sic e shikon mor Muhejmiu ka qene kerkuar autonomi,por ka qene pavaresi,nuk u kerkua autonomi sepse donim vellezerit musliman topalle turq,por sepse ashtu e donte situata diplomatike,levizjet per pavaresi kombetare kane filluar kohe me para se Lidhja e Prizrenit,po nga te njejtet rilindas.Dhe per pjesen me te madhe te popullit shqipetar Lidhja e Prizrenit ishte pavaresi De Facto,jsic ta thashe vetem qytete dhe fshatara fushore ngeleshn akoma nen perandorine osmane.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2007 16:43
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Lidhja e Prizrenit

Meqenese po me detyron qe te zgjatem,sepse e shoh qe te eshte mbush mendja ty edhe Tolstoy86 qe shqipetaret kerkuan vetem autonomi nga vellezerit turq.




Perandoria Turke po rrenohej nga dita ne dite,ne vitin 1875kishte 800 milione franga ari dhe nje borxh pre 5.3 miliarde franga ari.Ne Europe kishte ndryshime,fuqise absolute te Anglise dhe France tashme i kanosej fuqizimi i madh i Prusise dhe Rusise.Ne vitin 1871 Prusia shkaterron forcat Francese,duke i dhene rruge Rusise te mos e respektonte me marreveshjen e Parisit ne vitin 1856,dhe te fillonte armatimet ne detin e zi per nje fushate te mundshme kunder Perandorise Osmane.
Austrohungaria po deshtonte ne fushatat e saja ne Italy dhe gjetke dhe i hodhi syte nga Ballkani ku shpresonte te kishte dalje deri ne Adriatik dhe Egje.Italia gjithashtu ishte bashkuar tashme dhe konsiderohej si nje fuqi europiane.Keshtu u krijuan dy fronte diplomatike persituaten ne ballkan.
Franca dhe Anglia deshironin nje perandori osmane dhe Rusia dhe Austrohungaria kerkonin ta shkaterronin ate me qellim zgjerimin e tyre ne ballkan.
Ne vitin 1875 plas kryengritja e Herxegovines,dhe fillon Faza qe quhet Kriza Lindore.Ne kryengritje moren pjese vetem sllavet e krishtere,jkurse myslimanet ishin pro-turqve.Kryengritja u thye shpejt.

Populi shqipetar ishte shume i acaruar me Osmanet,qe pervec se nuk njihnin te drejtat kombetareve te shqipetareve,ishin aktive kunder cdo levizje me identitet kombetar shqipetar.Dhe shume arsye te tjera kulminuan acarimin e popullates shqipetare kunder Osmaneve me dekretin e dyte te tanzimatit.
Ne vitin 1877 mbahet komiteti i Janines,ku parashtrohet strategjia per mevetesi kombetare te te gjitha trojeve shqipetare.





Abdyl Frasheri thote qe jo vetem Greqia por edhe Shqiperia eshte ne mbrojtje te vlerave Europiane te cilave u kanoset influenca Ruse ne Ballkan


Zhvillohen disa takime midis Shqipetareve te drejtuar nga Abdyl Frasheri dhe Grekve per nje lufte te perbashket kunder Osmaneve,te propozuara nga Abdyl Frasheri,ku shqiperia do te shpallte pavaresine ne te gjitha trojet shqipetare,dhe Greqia te hiqte dore nga Epiri,dhe ne anen tjeter Shqiperia ti jepte thesaline pa lufte,sepse ushtaraket ne mbrojtje te thesalise ne ate kohe ishin shqipetare te lidhur me Abdyl Frasherin dhe doe dorezonin pa lufte Thesaline nqs mbeshtetej pavaresia e plote e Shqiperise.Por kerkesat e Abdyl Frasherit nuk pranohen nga Greket,te cilet nuk heqin dore nga epiri.Komiteti Grek i Epirit me qender ne Korfuz organison nje bande te armatosur me shume se 600 veta te perhapte lufte ne jug te shqiperise dhe te ngrinte popullin ne lufte nen flamurin Grek.Pasi banda pushton Saranden populli shqipetar ngrihet ne kembe dhe lufton banden e armatosur duke e shpartalluar krejtesisht,vetem drejtuesi dhe 100 bandit shpetojne duke ja mbathur drejt greqise,te tjeret vriten dhe zihen rober.

Duke pare rrezikun qe kanosej nga serbet ne veri ,Greket ne jug dhe shparrtallimin e Turqise nga Rusia qe po afrohej shume,shqipetaret e te gjitha trevave organizojne Komitetin e Stambollit,me ne krye Abdyl Frasherin perseri,ku bien dakort qe shqipetaret te pergatiten per lufte te armatosur,dhe te organizohet platforma per pavaresine.

Ndryshmet politike dhe disfatat ushtarake te Turqise i bene lideret e Komitetit te Stambollit te mendonin se Pavaresia per momentin nuk ishte zgjedhja me e duhur pasi me fitoren e Ruseve tokat Shqipetare do te copetoheshin krejtesisht,dhe vendosen qe autonomia ne ate periudhe te ishte zgjidhja me e duhur,
duke shpresuar se Shqipetaret do te mbeshteteshn nga Anglia dhe Franca te cilet nuk donin nje Rusi ne Ballkan.

Dhe keshtu me kerkesen per Autonomi ne vitin 1878 Zhvillohet Lidhja e Prizrenit,e cila ishte nje pavaresi DE FACTO.

Osmanet dergojne Kryegjeneral Dervish Pashen me 7 gjenerale dhe 30 batalione per te shtypur Lidhjen e Prizrenit,plus disa garizone qe ishin ne Kosove.I pari qytet i Vlajetit te kosoves qe ra ne duart e Dervish Pashes ishte Shkupi,jnga ku u nderrmor edhe fushata barbare kunder popullsise shqipetare dhe Lidhjes te Prizrenit,ne cdo fshat qe kalonin Turqit e rrenonin me gjujtjen e topave me qellim qe te ngjallnin panik ne popullaten shqipetare.Masakra te njepasnjeshme pasuan,intelektualet dhe rilindasit shqipetare hiqeshin zvarre te lidhur me zinxhire ne sy te popullates dhe dergoheshin ne burgje te largeta ne Egje.E mijera e me mijera shqipetare paten kete fat.Shqipetaret qe do i benin balle kesaj force me me shume se 20 mij Turq ishin vetem 5 mije dhe jo te armatosur sic ishin Turqit,megjith heroizmat ne fushe te betejes,ku spikat heroizmi i MIC SOKOLIT dhe trimave te tij,grupet e vogla shqipetare po thyeshin kundrejt nje armiku shume me te madh ne numer dhe ne disposicion te nje numri te madh Topash,jdhe i mbeshtetur mire financiarisht.Ne betejen per Prizrenin rreth 1200 shqipetare u vrane dhe rreth 800 Turqe.Pa hyre ne betejen e Prizrenit Turqit kishin me vete 24 Batalione ushtarake te pajisura me topa.
Dervish pasha ve nen kontroll shume qytete dhe fshatra fushore shqipetare por pothuajse te gjitha fshatrat malore shqipetare qe nga ajo periudhe ishin te pavarura j,refuzuan te paguanin taksa dhe te nenshtroheshin para portes te larte,dhe ishin here pas here ne kryengritje.Abdyl Frasheri arrestohet disa kohe me vone dhe denohet me vdekje,me vone me burgim te perjetshem dhe mbas tre vjeteve del nga burgu dhe mbahet nen arrest shtepie ne stamboll derisa vdes.


Kjo eshte nje permbledhje e shkurter qe une kam bere lidhjes te prizrenit.


Eshte me te vertete per te ardhur keq qe rilindasit tane sakrifikuan aq shume,dhe qe shqipetaret paguan me gjak aq shtrenjte ato kryengritje,te pergojohen ne menyre te tille.

Sic e shikon mor Muhejmiu ka qene kerkuar autonomi,por ka qene pavaresi,nuk u kerkua autonomi sepse donim vellezerit musliman topalle turq,por sepse ashtu e donte situata diplomatike,levizjet per pavaresi kombetare kane filluar kohe me para se Lidhja e Prizrenit,po nga te njejtet rilindas.Dhe per pjesen me te madhe te popullit shqipetar Lidhja e Prizrenit ishte pavaresi De Facto,sic ta thashe vetem qytete dhe fshatara fushore ngeleshn akoma nen perandorine osmane.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2007 16:44
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

me trego pak referencat te lutem

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2007 19:52
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Muhejminu Kliko këtu për të kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Muhejminu't! Kërko mesazhe të tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Muhejminu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

muhejmiu

une nuk kam kohe te filloj dhe te debatoj referencat me ty tani,une thjeshte te kam sqaruar shkurt ate pjese te historise te popullit tend, me emra dhe me data.Keto nuk jane evenimente te dyshimta historike,por evenimente shume te medha qe kane lene gjurem ne historine e Europes,te dokumentuara me dokumentat origjinale te kohes.
Me fal nqs kam harruar te shtoj ketu edhe perpjekjet e Prenk Bibes per Mirdite te pavaruar,te cilat u hodhen poshte nga shqipetaret,megjith mbeshtetjen e Kishes,dhe shume superfuqive qe ashtu si turqia ta shikonin shqiperine te ndare ne fe te ndryshme.Kjo strategji deshtoi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2007 20:10
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
alfeko sukaraku
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 14/07/2007
Vendbanimi: Tiranë
Mesazhe: 429

O TURPI I BOTËS?PËRSE GRINDENI?

ASNJËRA FE NUK E DONTE SHQIPEN SEPSE JU KUJTONTE TË FOLURËN E AUTOKTONVE.TË JESH FETARË NUK JE SHQIPTARË...JE TRADHËTARË..........KOKAT TUAJA TË TYMOSURA JU GJAJNË KOKAVE TË ALI PASH TEPELENËS NË LUFTË ME SULIOTËT PËR ÇLIRIMIN E GREQIS DHJAKSE FRIKACAKE EDHE KURVË PASI I HARROJ KËTO NDERE?PO JU DUARTROKET SËRBIA ME ANASTASIN O JU MARTË LUMI!

KU JE VASO PASHKO....KU JE TË SHOHËSH KOKA TË PAGDHËNDURA EDHE ANTISHQIPTARE TË CILËT VAZHDOJNË TË MBETEN "TURPI I KOMBIT".....VORIOLESHËT JANË SHQIPTARË TË FEËZUAR......EDHE SHQIPTARI I FEËZUAR ËSHTË MË GJAKATARI PËR SHQIPËRIN EDHE GJUHËN SHQIPE..........NDAJ TURPI TË BJERI MBI JU EDHE ATA QË RISOLLËN KOLERËN SËRISHTË NË SHQIPËRI....KOLERËN QË NUK DONTE MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE!

FRY MOJ ERË ,TË IKI KJO KOLERË!.

__________________
Ca thon kam fe,ca thone kam din/njani thote jam turke e tjetri latin/do thone jam greke shka ca te tjere/POR JENA VLLAZEN MORE TE MJERE/Priftnit me Hoxhet ju kan hutue/me u demue me u shkatrrue ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Gusht 2007 00:31
alfeko sukaraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të alfeko sukaraku Kliko këtu për të kontaktuar me alfeko sukaraku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të alfeko sukaraku't! Kërko mesazhe të tjera nga: alfeko sukaraku Shto alfeko sukaraku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto alfeko sukaraku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Muhejminu
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/11/2006
Vendbanimi: www.erasmusi.org
Mesazhe: 193

ti mesojme pak jhistori heroit

Tani meqe e zgjate me shume se cduhet po te jap nje leksion historie qe e gjen tek historia shqiptare


Gjatë viteve 70 të shek. XIX u duk qartë se politika 40-vjeçare tanzimatiste e qarqeve sunduese osmane nuk arriti të ndalte procesin e shthurjes së mëtejshme të perandorisë së sulltanëve. Plogështia e strukturës shtetërore, arbitrariteti i hallkave administrative dhe korrupsioni i aparatit burokratik, që Perandoria Osmane kishte trashëguar nga sistemi i mëparshëm feudal-ushtarak, u shtuan më shumë. Në vitet 70 ekonomia e saj ndodhej në një amulli të përgjithshme. Gjatë dy dekadave të fundit vërshimi i mallrave të industrisë evropiane ishte trefishuar. Më 1875 niveli i eksportit përfaqësonte çerekun e importit. Kriza e saj financiare ishte acaruar në kulm. Porta e Lartë ishte e detyruar të merrte çdo vit nga jashtë borxhe të reja, pasi me të ardhurat buxhetore nuk përballonte dot as gjysmën e shpenzimeve të veta. Më 1875 të ardhurat ishin 800 milionë franga ari, kurse borxhet e saj të jashtme kapnin 5,3 miliardë franga ari. Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje të shlyente jo vetëm këstet e kredive, por as kamatën e tyre të përvitshme.
Me gjithë përpjekjet e tyre gjysmëshekullore, qarqet sunduese osmane nuk i siguruan dot Perandorisë së tyre as qetësinë e brendshme politike. Kryengritjet e masave popullore kundër shtypjes feudale dhe ato të kombësive joturke kundër zgjedhës osmane, vazhduan të shpërthenin në të katër anët e Perandorisë. Për më tepër, tani kishte dalë në skenë, si forcë e re kundërshtare, edhe lëvizja liberale demokratike turke, e përfaqësuar nga organizata e “Osmanëve të Rinj”, e cila synonte të zhdukte despotizmin feudal teokratik të sulltanëve.
Edhe gjendja ndërkombëtare po zhvillohej në dëm të saj. Gjatë viteve 70 kishte dalë në skenë Perandoria Gjermane, e cila kishte filluar të trondiste pozitat ndërkombëtare të dy perandorive koloniale, të Anglisë dhe të Francës. Disfata që pësoi Franca nga Prusia (1871), i dha rast Rusisë cariste të hidhte poshtë nenet e Traktatit të Parisit (1856), që e pengonin të armatosej në Detin e Zi kundër Perandorisë Osmane. Po ashtu, Austro-Hungaria, pas disfatës që kishte pësuar politika e zgjerimit të saj në Gjermani e në Itali, kishte filluar të aktivizohej në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe të detit Egje. Gjatë kësaj kohe edhe Italia, e cila kishte përfunduar bashkimin e saj politik dhe kishte hyrë në radhët e Fuqive të Mëdha, ndonëse ishte ende e dobët, aspironte të vinte një këmbë në bregdetin lindor të Adriatikut.
Si pasojë e këtyre ndryshimeve, përballë Anglisë e Francës, të cilat përpiqeshin si edhe më parë ta mbanin në këmbë Perandorinë Osmane, tani, gjatë viteve 70, qëndronin dy fuqi të tjera të mëdha që dëshironin shembjen e saj të shpejtë - Rusia cariste dhe Austro-Hungaria. Për të vënë në jetë planin e saj ekspansionist, Rusia filloi të nxiste popullsitë e shtypura të Turqisë Evropiane për kryengritje kundër Portës së Lartë dhe sidomos shtetet sllave ballkanike për luftë kundër Perandorisë Osmane. Për këtë qëllim ajo doli me flamurin e “pansllavizmit”, i cili në të vërtetë çonte në nënshtrimin e kombësive sllave dhe josllave ndaj politikës cariste.
Në këto rrethana shpërtheu në korrik të vitit 1875 kryengritja çlirimtare kundërosmane në Hercegovinë. Muajin tjetër ajo u shtri në Bosnjë. Në kryengritjet e të dy vendeve morën pjesë vetëm popullsitë sllave të krishtere.


Banorët sllavë myslimanë, të cilët në Bosnjë përfaqësonin shumicën e popullsisë, qëndruan jashtë kryengritjes, madje pjesërisht anuan kundër saj. Me gjithë ndihmën që patën nga Serbia e Mali i Zi, kryengritësit nuk i bënë dot ballë kundërveprimit ushtarak osman. Në vjeshtë e në dimër, hovi i kryengritjeve ra, por në pranverën e vitit 1876 ato u gjallëruan përsëri. Për më tepër, në prill 1876 shpërtheu kryengritja çlirimtare në Bullgari. Megjithatë Porta e Lartë mundi përsëri t’i shtypte kryengritjet bullgare, boshnjake dhe hercegovinase.

tani lexoje me vemndje ket qe po te shkruaj me poshte, se te duhet per veten tate

Sapo shpërtheu kryengritja në Hercegovinë e në Bosnjë, Serbia e Mali i Zi u përpoqën ta shtrinin zjarrin e saj edhe në popullsitë e tjera të shtypura të Turqisë Evropiane. Ato i nxitën për kryengritje kundërosmane edhe shqiptarët, por këta nuk lëvizën, sepse panë që Beogradi dhe Cetina kishin qëllime aneksioniste ndaj trojeve të tyre. Në qershor 1876, kur u pa se plani i shpërthimit të kryengritjes së përgjithshme të popujve të shtypur të Ballkanit kishte dështuar, Beogradi e Cetina kaluan në aksion të hapur. Serbia më 30 qershor dhe Mali i Zi më 1 korrik 1876 i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Serbia e Mali i Zi patën përkrahjen e Perandorisë Ruse, e cila u dërgoi armatimet e nevojshme dhe, së bashku me to, edhe 30 mijë “vullnetarë” rusë për të luftuar për çlirimin e “vëllezërve” sllavë nga zgjedha osmane.

Por lufta e dy monarkive ballkanike kundër Turqisë krijoi një situatë tepër të ndërlikuar në arenën ndërkombëtare. Cilido që të ishte përfundimi i saj, ajo do të tërhiqte ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha për të rregulluar, secila sipas interesave të vetë, hartën politike të Evropës Juglindore. Në të vërtetë, një javë pas fillimit të luftës, më 8 korrik 1876, Rusia dhe Austro-Hungaria bënë me anën e dy notave të veçuara një marrëveshje të fshehtë në Rajhshtat (Reichsttadt) të Bohemisë për ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave të tyre ekspansionistë. Vjena e Peterburgu vendosën të mos ndërhynin ushtarakisht në konfliktin e Serbisë e të Malit të Zi me Turqinë. Por të dyja palët ranë në ujdi që, po ta fitonte luftën Perandoria Osmane, nuk do të bëhej asnjë ndryshim në hartën politike të Gadishullit Ballkanik. Megjithatë, në këtë rast do ta detyronin Portën e Lartë të zbatonte në favor të popullsisë sllave disa reforma si ato që iu dhanë Kretës më 1886, ndërsa po ta fitonte luftën pala tjetër (Serbia e Mali i Zi), Bosnja do të kalonte nën zotërimin kryesisht të Austro-Hungarisë dhe pjesërisht të Serbisë, e cila do të merrte gjithashtu një pjesë të Kosovës, kurse Mali i Zi një pjesë të Hercegovinës. Bullgaria do të bëhej një shtet autonom dhe Rumelia një vilajet autonom. Në këtë rast Vjena vuri conditio sine qua non që të mos krijohej një shtet i madh sllav në Gadishullin Ballkanik. Kjo do të thoshte që as Serbia nuk duhej të shtrihej deri në Adriatik, as Bullgaria nuk duhej të përfshinte Maqedoninë, sepse, si njëra, si tjetra, do ta pengonin ekspansionin e Austro-Hungarisë drejt Egjeut. Në notën austro-hungareze parashihej krijimi i një shteti autonom shqiptar, kurse nota ruse nuk e përfillte fare fatin e Shqipërisë. Në Rajshtat çështja shqiptare hyri për të parën herë në qerthullin e diplomacisë evropiane si çështje politike. Megjithëse aty nuk u mor asnjë vendim, qysh në hapin e parë u shfaqën dy qëndrime të kundërta, që do ta karakterizojnë, tani e tutje, trajtimin e çështjes shqiptare nga kancelaritë e mëdha: njëri i Rusisë, që mohonte krejtësisht të drejtat kombëtare të shqiptarëve, tjetri i Austro-Hungarisë, që kërkonte, veçse pjesërisht, respektimin e tyre. Edhe ideja e Vjenës për krijimin e një formacioni politik shqiptar, ishte e kushtëzuar me futjen e këtij shteti nën protektoratin e saj.

Fillimi i Krizës Lindore i gjeti shqiptarët në marrëdhënie të acaruara me Perandorinë Osmane. Asnjë nga kërkesat e ngritura prej tyre gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm nuk ishte pranuar nga Porta e Lartë. Shqipëria nuk gëzonte asnjë të drejtë kombëtare. Në viset e saj, administrata e vilajeteve ndodhej gjithnjë në duart e nëpunësve turq. Në krahinat malore vazhdonte presioni i pushtetit qendror për t’ua hequr malësorëve venomet tradicionale dhe për t’i futur nën zgjedhën e administratës burokratike centraliste. Vendi nuk ishte lehtësuar as nga pesha e rëndë e taksave, as nga shërbimi i gjatë i nizamit. Me masat centraliste që Porta kishte ndërmarrë pasi shpalli dekretin e dytë të Tanzimatit (Hatt-i Humayun i vitit 1856), gjendja e Shqipërisë u keqësua më shumë. Kudo mbretëronte varfëria ekonomike, administrata shtetërore e shthurur, korrupsioni pa skrupull i qeveritarëve dhe krimet e pandëshkuara të hajdutëve. Banorët e Shqipërisë ndodheshin, sipas shprehjes së një dëshmitari të huaj, në “kulmin e varfërisë”. Gjykatat burokratike perandorake, të urryera nga shqiptarët, vinin duke u forcuar vazhdimisht. Po aq e rëndë ishte edhe gjendja politike dhe ajo e arsimit në Shqipëri. Porta e Lartë vazhdonte t’i diskriminonte shqiptarët, të mos i njihte si komb më vete dhe shqiptarët e tri besimeve si elementë të të njëjtit komb. Ngritja e shkollave shqipe vijonte të ishte e ndaluar, në një kohë kur rrjeti i shkollave të huaja po zgjerohej nga viti në vit. Trojet shqiptare qëndronin të copëtuara ndërmjet vilajeteve të ndryshme. Me këtë copëtim, Porta e Lartë vijonte t’ua mohonte atyre karakterin etnik shqiptar.
Megjithatë, regjimi policor e teokratik nuk kishte mundur ta asgjësonte idenë e çlirimit të Shqipërisë nga zgjedha shekullore osmane. Ndikimi i ideve çlirimtare e patriotike ishte shtrirë në të katër anët e atdheut. Malësorët qëndronin të gatshëm për të mbrojtur autonominë e tyre lokale nga çdo ekspeditë e befasishme osmane. Shqiptarët kishin filluar të bindeshin se shpëtimi i vendit mund të arrihej vetëm me një kryengritje të përgjithshme çlirimtare dhe me formimin e një shteti kombëtar e të veçantë shqiptar ose, siç shprehej një vëzhgues i huaj, të një principate të lirë shqiptare.
Me qëllim që të largonte rrezikun e shpërthimit të kryengritjes çlirimtare në Shqipëri, Porta e Lartë shpalli në verën e vitit 1875 se tani e tutje nuk do t’i përsëriste më ekspeditat ushtarake për vendosjen e pushtetit të saj centralist në krahinat e panënshtruara. Por ky vendim, me të cilin Perandoria Osmane vuloste fundin e periudhës së Tanzimatit në trojet shqiptare, nuk e ndryshoi gjendjen e brendshme të Shqipërisë. Orvatjet e saj për t’i mobilizuar shqiptarët në masë kundër kryengritësve hercegovinas e boshnjakë dështuan. Thirrjes së saj iu përgjigjën vetëm pak feudalë derebej, të cilët për më tepër qëndruan pasivë në prapavijat e frontit.
Në fillim të Krizës Lindore, Shqipëria kishte, pra, forca të gatshme për të shpërthyer një kryengritje çlirimtare kundërosmane. Megjithatë, qarqet politike shqiptare nuk u treguan të prirura për shpërthimin e saj. Në ngurrimin e tyre ndikoi jo aq mungesa e një organizate kombëtare që t’i grumbullonte rrëketë krahinore në lumin e kryengritjes së përgjithshme çlirimtare, sesa koniunktura negative për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare. Kriza Lindore e viteve 70 i gjeti shqiptarët të rrethuar nga mospërfillja e Fuqive të Mëdha, asnjëra prej të cilave nuk ishte shprehur publikisht për njohjen e të drejtave të tyre kombëtare.

lexoma me vemndje rreshtin e fundit te lutem.

Në radhë të parë ishte rreziku që kryengritja shqiptare të shkaktonte ndërhyrjen në favor të Portës së Lartë të Fuqive të Mëdha, të cilat nuk dëshironin që të prishej status quo-ja në Gadishullin Ballkanik. Por edhe sikur kjo të prishej, qarqet patriotike shqiptare ishin të bindura se Fuqitë e Mëdha, meqenëse nuk e përkrahnin, qoftë edhe në parim, idenë e pavarësisë politike të Shqipërisë, madje as atë të autonomisë së saj administrative, do të shfrytëzonin rastin ose për ta okupuar atë ushtarakisht (Austro-Hungaria dhe Italia), ose për ta copëtuar atë midis shteteve fqinje (Rusia, Anglia, Franca). Gjendjen ndërkombëtare të çështjes shqiptare e ndërlikonte sidomos politika e tri monarkive fqinje ballkanike. Krahas mobilizimit ushtarak për luftën kundër Perandorisë Osmane, Serbia, Greqia e Mali i Zi po zhvillonin një veprimtari të dendur diplomatike e propagandistike, për të siguruar nga ana e Fuqive të Mëdha miratimin e aspiratave të tyre mbi trojet shqiptare.
Kriza Lindore krijoi kështu një situatë mbytëse, madje të rrezikshme për kryengritjen çlirimtare kundërosmane në Shqipëri. Ajo e ktheu mundësinë e copëtimit të Shqipërisë nga një rrezik potencial në një rrezik real. Në këto rrethana qarqet politike shqiptare nuk e shtruan çështjen e kryengritjes së armatosur për pavarësinë e Shqipërisë. Derisa të krijohej gjendja e favorshme ndërkombëtare, ato i vunë vetes si qëllim të vijonin përpjekjet për të arritur bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet autonom në kuadrin e Perandorisë Osmane, zgjidhje kjo që nuk e cenonte politikisht status quo-në në Evropën Juglindore dhe që do të krijonte kushtet për sigurimin e tërësisë e të paprekshmërisë së territoreve shqiptare.
Krijimi i një vilajeti autonom shqiptar u bë kështu, në fillim të Krizës Lindore, program i përbashkët politik si për atdhetarët më radikalë rilindës, ashtu dhe për qarqet atdhetare të moderuara. Megjithatë, ndërmjet programit autonomist të të dyja rrymave kishte ndryshime në këto drejtime: të parët e vlerësonin autonominë administrative si një etapë drejt pavarësisë kombëtare të Shqipërisë; të dytët e shikonin si qëllim në vetvete, si program maksimal të aspiratave të tyre politike; të parët mendonin ta realizonin vilajetin autonom me rrugën e kryengritjes; të dytët, që kishin besim në dashamirësinë e sulltanit, shpresonin ta arrinin me anën e reformave që do të bënte Porta e Lartë.


Me platformën për krijimin e vilajetit autonom shqiptar nuk u bashkuan vetëm bajraktarët e disa krahinave malore të veriut dhe, në mënyrë të veçantë, kapedani i Mirditës, Preng Bibë Doda, biri i Bibë Dodë pashës.

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik. Me shpresë se do të shmangte kundërshtimin e fuqive të tjera të mëdha, Rusia nuk mori për vete asgjë nga këto territore. Ajo u kufizua vetëm duke i shkëputur Rumanisë, të cilën e kishte aleate në luftën që fitoi, krahinën e Besarabisë në veri të lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina që zotëronte Perandoria Osmane, në jug të Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e Batum). Synimet e saj hegjemoniste në Evropën Juglindore Rusia cariste do t’i siguronte kryesisht nëpërmjet Bullgarisë së madhe autonome që u krijua me Traktatin e Shën-Stefanit. Bullgaria do të ishte një principatë autonome me qeverinë e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi i saj ishte në vetvete një hap pozitiv, pasi e çlironte popullin bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi një Bullgari të madhe, të cilën ajo do ta kishte si një satelite të saj me qëllim që të vendoste nëpërmjet saj zotërimin e vet në Gadishullin Ballkanik. Në kufijtë e saj do të përfshihej shumica dërrmuese e tokave që i shkëputeshin Perandorisë Osmane. Kjo do të shtrihej në lindje deri në Detin e Zi, në jug deri në detin Egje, në veri deri në Danub dhe në perëndim deri në malet e Voskopojës. Sado që Bullgaria e madhe do të mbetej nën sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartë nuk do të kishte të drejtë të vendoste brenda kufijve të saj asnjë garnizon ushtarak osman. Pjesa tjetër e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi, që ktheheshin nga principata autonome në shtete të pavarura. Greqia nuk përfitonte asgjë. Ajo do të mbetej ashtu siç ishte, një shtet i pavarur brenda kufijve të saj të paraluftës.
Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike. Bullgaria do të merrte, përveç të tjerave, krahinat shqiptare të Korçës, të Bilishtit, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Kërçovës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut etj. Serbia, e cila do të shtrihej kryesisht drejt jugperëndimit, do të aneksonte edhe viset veriore e verilindore të Kosovës, deri në afërsi të Mitrovicës. Mali i Zi, sipërfaqja e të cilit do të rritej më tepër se tri herë, do të përfshinte brenda kufijve të tij gjithashtu një varg krahinash shqiptare, si atë të Ulqinit, të Krajës, të Anamalit, të Hotit, të Grudës, të Tuzit, të Kelmendit, të Plavës, të Gucisë dhe të Rugovës. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shën-Stefanit trojet shqiptare do të copëtoheshin ndërmjet katër shteteve të huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kështu rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë dhe e vështirësonte në kulm luftën e popullit shqiptar për krijimin e shtetit kombëtar.
Zemërimin e thellë që shkaktoi në Shqipëri Traktati i Shën-Stefanit e rriti më tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarët e viseve të pushtuara prej tyre dhe shpërngulja me dhunë nga këto krahina e dhjetëra mijë familjeve shqiptare, të cilat vërshuan si muhaxhirë në krahinat e papushtuara nga ushtritë ballkanike. Vetëm në vilajetin e Kosovës endeshin rreth 100 mijë burra, gra e fëmijë, të shpërngulur nga zona e pushtimit serb. Gati 38 mijë veta të dëbuar nga ushtritë ruse e bullgare qenë shpërndarë, sipas konsullit anglez Blunt, në viset e vilajetit të Manastirit. Sipas të dhënave të konsullit austro-hungarez Lipih (Lipich), mbi 26 mijë shqiptarë, të dëbuar nga zona e pushtimit malazez, ishin vendosur në vilajetin e Shkodrës. Por numri i shqiptarëve të shpërngulur ishte më i madh, po të kemi parasysh se jo pak prej tyre mërguan në vilajetet e Selanikut, të Stambollit, të Izmirit, të Adanasë e të Sirisë.

Gjendja e re që u krijua nga vendimet e Shën-Stefanit dhe nga ngjarjet që rrodhën më pas, në mars-prill 1878, kur u duk qartë se Fuqitë e Mëdha perëndimore ishin të vendosura të mbronin me çdo kusht sundimin e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin të prirura të merrnin parasysh të drejtat kombëtare të shqiptarëve, Komiteti Qendror i Stambollit arriti në përfundimin se si kryengritja e armatosur kundërosmane, ashtu edhe kërkesa për pavarësinë e Shqipërisë nuk mund të qëndronin më si pika kryesore të programit të tij politik. Tani që copëtimi i trojeve shqiptare filloi të vihej në jetë dhe doli në plan të parë detyra e mbrojtjes së tërësisë tokësore të Shqipërisë, kryengritja e armatosur kundër Perandorisë Osmane jo vetëm që nuk e zgjidhte çështjen shqiptare, por e ndërlikonte edhe më keq atë e fatin e atdheut. Në rrethana të tilla ndërkombëtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit adaptoi, për aq kohë sa do të vijonte kjo gjendje e ndërlikuar, një platformë të re politike, e cila kërkonte mobilizimin e mbarë vendit për plotësimin e dy detyrave kryesore: për të kundërshtuar me luftë të armatosur, në emër të kombësisë shqiptare, çdo vendim që do të merrnin Fuqitë e Mëdha, qoftë edhe me pëlqimin e Perandorisë Osmane, në dëm të tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe, në të njëjtën kohë, për të arritur bashkimin e të gjitha trojeve të atdheut në një vilajet të vetëm shqiptar, të pajisur me disa të drejta autonomiste, që mund të realizoheshin pa hyrë në konflikt me Portën e Lartë.

me sa duket vete fuqit e evropes se krishtere deshin ta mbanin shqiperin ne ate gjendje te mjerueshme, prandaj dhe Gjergj Fishta i shan evopen dhe e quan deri ne nje kurv te epur per gjak.......mso noj cik noj her

Një nga çështjet kryesore, që u shtrua gjatë pranverës së vitit 1878, në mbledhjet popullore të krahinave të vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin kombëtar të së cilës e mbrojtën si patriotët radikalë, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurë për formimin e saj udhëheqësit politikë vendosën të shfrytëzonin traditën e lashtë shqiptare. Sipas kësaj tradite, sa herë që vendin e kërcënonte rreziku i jashtëm, secila krahinë thërriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj përfaqësuesit e tyre mblidheshin në një kuvend të jashtëzakonshëm, i cili formonte, sipas rastit, besëlidhjen ndërkrahinore ose lidhjen e përgjithshme. Ekzistenca, në pranverën e vitit 1878, e besëlidhjeve lokale ose e komisioneve të vetëmbrojtjes, e lehtësonte punën e udhëheqësve politikë. Duhej vetëm thirrja e kuvendit të përgjithshëm dhe organizimi me sukses i punimeve të tij.
Nismën për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm e mori Komiteti i Stambollit. Por, për të mos shkaktuar reagimin e hapur të organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe më parë, në rrethanat e fshehtësisë së plotë. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut. Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qysh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare të moderuara, Ali bej Gucia (më vonë: Ali pashë Gucia), pronar i madh tokash dhe kundërshtar i vjetër i Tanzimatit e i Traktatit të Shën-Stefanit.
Lëvizja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar u gjallërua në kulm gjatë gjysmës së dytë të majit. Sapo u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, në viset e të katër vilajeteve u zhvilluan mbledhje për të zgjedhur delegatët që do të niseshin për në Prizren. Nga viset shqiptare të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegat për në Prizren asnjë nga elementët sulltanistë. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osmanë, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, bënë që në ato kaza, ku banonin në mënyrë të përzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarë të islamizuar), të caktoheshin si delegatë edhe mjaft pashallarë e bejlerë sulltanistë.
E shqetësuar nga zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Porta e Lartë nuk e la fatin e politikës së saj në Shqipëri vetëm në duart e autoriteteve shtetërore të vilajeteve, por ndërhyri edhe vetë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer Prizrenin, Ahmet Koronicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t’i detyruar që t’i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. Personalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, Porta u përpoq t’i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. Por ata u nisën për në Prizren pa lejen e saj. Prizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. Përveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysafirë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur.
Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. Por atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen Pashës. Po ashtu, nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë (njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi të tjerët ishin ende në udhëtim. Nga të dhënat e derisotme dokumentare nuk ka qenë e mundur të përcaktohet lista e plotë e delegatëve, as numri i saktë i atyre që u ndodhën të pranishëm në ditën e hapjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes. Njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës. Ishin këta përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore, çifligarë e agallarë, tregtarë e zejtarë, klerikë e nëpunës, bajraktarë e malësorë. Kishte personalitete të shquara politike të së kaluarës, por edhe emra të rinj që po hynin në jetën politike të vendit, figura që kishin marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit ose që kishin luftuar prej kohësh kundër ushtrive të monarkive fqinje ballkanike. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Zija bej Prishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri etj. Në Prizren kishin ardhur gjithashtu delegatë disa feudalë sllavë e sulltanistë nga viset e Bosnjë-Hercegovinës.
Kuvendi i Prizrenit i filloi punimet në ditën e caktuar, me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (13 qershor 1878). Kuvendi i Përgjithshëm i zhvilloi punimet në një nga sallat e medresesë së ndërtuar në shek. XVII nga Mehmet Pasha; kjo ndërtesë ndodhet pranë xhamisë ose Bajrak-Xhamisë, siç quhej nga qytetarët prizrenas. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati më i moshuar, Iljaz pashë Dibra (Qoku)?.

tani lexo pak programin qe ju cua sulltanit

Aktet e para të Kuvendit të Përgjithshëm ishin: një peticion për çështjen shqiptare, dërguar Kongresit të Berlinit, një peticion, dërguar Portës së Lartë, Kararnameja (Akti i Vendimeve-Kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa).
Të dyja peticionet u miratuan më 15 qershor 1878. Ato u pajisën me nënshkrimet e disa mijëra përfaqësuesve të popullsisë shqiptare në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Me anën e tyre kërkohej nga Kongresi i Berlinit dhe nga qeveria turke që të mos i jepnin shteteve të huaja asnjë pëllëmbë tokë nga atdheu i tyre. Edhe në këto dokumente të Kuvendit të Lidhjes shprehej vendosmëria e përfaqësuesve shqiptarë për të luftuar deri te njeriu i fundit për të kundërshtuar çdo vendim që do të cenonte tërësinë territoriale të atdheut. Veç kësaj, në peticionin që iu dërgua Portës së Lartë, parashtrohej edhe kërkesa për të bashkuar të gjitha trojet shqiptare në një vilajet të vetëm shqiptar ose, siç thuhet në peticion, në një “vilajet të bashkuar” (Tevhidi vilajet) me një “kuvend të bashkuar” në krye dhe me administratë, buxhet e ushtri të veçantë, pra të pajisur me autonomi administrative e kulturore.

Por ky program i autonomisë (krijimi i vilajetit të bashkuar me autonomi administrative) nuk u përfshi në të dy dokumentet e tjera që u miratuan nga Kuvendi, më 17 qershor 1878, në Kararnamenë dhe në Talimatin. Kjo shpjegohet me ndikimin e qarqeve konservatore në punimet e vendimet e Kuvendit, të cilat nuk ishin të interesuara për ndryshime të raporteve të Shqipërisë me Perandorinë Osmane. Ndikimi i këtyre qarqeve, me të cilat qenë bashkuar edhe delegatët boshnjakë, u forcua, përkohësisht, në krahasim me atë të grupimit të delegatëve autonomistë kosovarë, edhe për shkak se në Kuvendin e Përgjithshëm nuk kishin arritur ende delegatët e krahinave të tjera të Shqipërisë, sidomos ata të vilajeteve të Shkodrës e të Janinës, të cilët ishin të gjithë përkrahës të autonomisë. Por, veç këtij faktori, në mungesën e kërkesës në Kararname të një vilajeti të bashkuar shqiptar, me autonomi administrative, ndikoi edhe rreziku i jashtëm, ai i copëtimit të Shqipërisë, që nxirrte në plan të parë dhe si detyrë më të ngutshme mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare.

Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një mareshal turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit.
Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale.
Edhe shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomiste. Këtë kërkesë ia përcolli me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.

Megjithëse kjo platformë e autonomisë ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t’u paraqiten Fuqive të Mëdha edhe kërkesa të tjera, që parashikonin formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Kështu, në memorandumin, që një grup atdhetarësh shkodranë i dërguan më 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild, kryetar i delegacionit anglez në Kongresin e Berlinit, pasi flitej hollësisht për rrezikun që i kanosej tërësisë territoriale të Shqipërisë nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja më e përshtatshme për çështjen shqiptare, në kushtet në të cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i një shteti shqiptar të pavarur. Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do të krijonte në Ballkan një mburojë kundër pansllavizmit rus dhe do të shërbente si një element ekuilibri në lindje.
Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.
Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi i Berlinit. Të mbledhura për të rishikuar Traktatin e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha morën përsipër që të hartonin në Kongresin e Berlinit një hartë të re politike të Gadishullit Ballkanik. Në Kongres Fuqitë e Mëdha nuk u udhëhoqën nga parimi i lirisë së popujve, por nga interesat e tyre të veçantë, të cilët ishin në kontradiktë të thellë ndërmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte për të sanksionuar kushtet e Traktatit të Shën-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinë përpiqeshin të pakësonin sa më shumë përfitimet e Rusisë dhe t’i përforconin pozitat e tyre në Evropën Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej të kënaqte Austro-Hungarinë për të mos e lënë që të bashkohej me Francën dhe ta neutralizonte kundërshtimin e Rusisë, duke provokuar keqësimin e marrëdhënieve të saj me Perandorinë Britanike. Synimi kryesor i Francës ishte izolimi politik i Gjermanisë, kurse Italia, nga ana e saj, kërkonte zgjidhje të tilla që do të çonin në dobësimin e pozitave të Austro-Hungarisë në Gadishullin Ballkanik.
Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit.
Sipas traktatit të ri, përfitimet politike e territoriale të Rusisë u pakësuan si në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe në Azinë e Vogël. Ideja e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, mbeti në fuqi, por kufijtë e saj u zvogëluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi që territori i saj të shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jug të maleve Ballkan do të formonin një provincë autonome të Perandorisë Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë, së bashku me krahinat lindore të Shqipërisë, të cilat me Traktatin e Shën-Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin gjithashtu nën sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarësinë Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mëparshëm për t’i dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore dhe për t’i shkëputur asaj provincën e Besarabisë në favor të Rusisë. Kufijve të Serbisë e të Malit të Zi ai u bëri ndryshime të rëndësishme. Me këmbënguljen e Austro-Hungarisë u vendos që Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore (në drejtim të Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës, të cilat Vjena i lakmonte për vete), por nga ana juglindore, duke i dhënë asaj krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës e të Nishit; këto, me Traktatin e Shën-Stefanit, i qenë premtuar Bullgarisë. Për të njëjtën arsye, me këmbënguljen e Vjenës, Malit të Zi iu pakësuan së tepërmi përfitimet territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës dhe të Novi Pazarit. Sipas Traktatit të Berlinit, ai do të zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do të merrte krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës e të Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte të drejtën që anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës.
Përfitime tokësore në kurriz të Perandorisë Osmane patën sidomos dy fuqi të mëdha, të cilat nuk kishin marrë pjesë fare në luftën ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi të drejtën për të pushtuar ushtarakisht, gjoja për t’i administruar, Bosnjën dhe Hercegovinën, përveç limanit Spic, në brigjet jugore të Dalmacisë, të cilën e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi të drejtën për të mbajtur garnizone ushtarake në sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit në Kongres si mbrojtësja më e flaktë e Perandorisë Osmane, i shkëputi kësaj ishullin e Qipros.
Me përkrahjen e Anglisë e të Francës, Kongresi i Berlinit mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë, e cila gjithashtu nuk kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke. Athina pretendonte të aneksonte Thesalinë, Maqedoninë, Kretën dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinës). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrë parasysh kundërshtimin që bëri Anglia për Kretën dhe Rusia për Maqedoninë, nuk pranoi që këto t’i jepeshin Greqisë, ndërsa për pretendimet greke në Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do të ishte i rrezikshëm për të dyja palët, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisë, ashtu dhe Turqisë. Më në fund u vendos që kufiri në Thesali dhe në Epir të caktohej nga një komision turko-grek. Megjithatë, Kongresi rekomandonte si vijë kufiri lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali. Në rast se Greqia e Turqia nuk do të merreshin dot vesh ndërmjet tyre, thuhej në nenin 24, atëherë do të ndërhynin Fuqitë e Mëdha.
Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), sikundër edhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit). Bullgarisë nuk iu njohën viset e Shqipërisë Lindore, por, nga ana tjetër, iu dhanë Greqisë (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën-Stefanit), viset e Çamërisë. Veç kësaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe një rrezik tjetër për trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, përveç pushtimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës, fitonte gjithashtu të drejtën të vendoste garnizone ushtarake dhe të ndërtonte rrugë strategjike në sanxhakun e Novi Pazarit “deri përtej Mitrovicës”. Me këto koncesione Vjena hidhte hapin e parë për të pushtuar një ditë krejt Kosovën dhe për të dalë pastaj në Selanik.
Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy çështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane. E para trajtohej në nenin 23 të traktatit. Sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868. Me qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaçme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për çdo vilajet, thuhej në po këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore. E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr.13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon ab antiquo” (që në kohët e lashta). Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.

Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme.

keto sihin shkaqet qe shqiperia u sulmua nga turqia sepse neve mbrotjem trojet tona qe evropa ja fali serbit e malazesit ndersa nga ana tjeter deklaroi se nuk ka komb shqiptar. mso historin e pastaj hajde fol nese ka qen autonomi apo pavaresi.....lidhja ka kerkuar autonomi qe te mbrohej nga Serbet dhe te ishte nen protektoratin turk. i vetmi qe kerkoi pavaresi ishte vetem Dodo Prenga qe mbehstetej nga serbet e nga ruset qe me pas ia ben kobin.

hajrt shnet e mso mos harro

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Gusht 2007 02:10
Muhejminu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Muhejminu Kliko këtu për të kontaktuar me Muhejminu (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Muhejminu't! Kërko mesazhe të tjera nga: Muhejminu Shto Muhejminu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Muhejminu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
alfeko sukaraku
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 14/07/2007
Vendbanimi: Tiranë
Mesazhe: 429

muhjemiu!

Të më falësh që jamë pak jashtë teme ...pasi këtë periudhë e njoh vetëm nga dijesimi në shkollë?

Nuk mundë të marim për bazë edhe për shumë seriozishtë "historin e shqipëris"pasi kjo histori u shkruajt me kalllashnikov në kokë nga ideologjia komuniste.....në se dijetarë SHQIPTARË nga greqia,turqia,bullgari,maqedonia,kosova,mali i zi,italia edhe shqipëria......do ulen edhe me anë të dokumenteve do rishkruajnë historin e shqipëris nga e para atëherë mundë ta përmëndim këtë gjë?

Kujtoj se historia e shqipëris është turpi i shqipëris pasi nuk studion rrënjët e saj në shkollën shqipe.....përmënd vetëm dy fjalë duke mohuar prejardhjen tonë pellazge....ndaj nuk kemi çti besojmë këtyre historishkrujtësve komunistë.

HISTORIA E SHQIPËRIS NUK ËSHTË DEBATI EDHE LUFTA MINDIS TË KRISHTERVE EDHE MYSLMANVE SEPSE KJO ÇONË UJË NË MULLARIN E MILOSHEVIÇVE,ANASTASVE,MUXHAHEDINVE,EDHE PAPËS.....KJO LLOJ HISTORIE ËSHTË TRADHËTIA E SHQIPËRIS!.

__________________
Ca thon kam fe,ca thone kam din/njani thote jam turke e tjetri latin/do thone jam greke shka ca te tjere/POR JENA VLLAZEN MORE TE MJERE/Priftnit me Hoxhet ju kan hutue/me u demue me u shkatrrue ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Gusht 2007 11:21
alfeko sukaraku nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të alfeko sukaraku Kliko këtu për të kontaktuar me alfeko sukaraku (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të alfeko sukaraku't! Kërko mesazhe të tjera nga: alfeko sukaraku Shto alfeko sukaraku në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto alfeko sukaraku në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:46 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Besimi fetar te shqiptarët.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.