eliz
Veteran ne forum
Regjistruar: 16/10/2003
Vendbanimi: Toke
Mesazhe: 1679
|
Ja po lexoja kete,thash ta ndaj...
Thesari im__Charles Baudelaire
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
...Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç¢veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s¢të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s¢të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s¢ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K¢të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.
__________________
E vetmja here qe nuk do ia arrish,do te jete perpjekja e fundit.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|